Papë Françesku dhe aleatët e tij shqiptarë

Kosovari

Koha
Papë Françesku dhe aleatët e tij shqiptarë

Olsi Jazexhi

... Kundër Papës u çuan shumë kritikë të cilët e turpëruan për fjalimin agresiv e i përmendën faktin që në rininë e tij kishte qenë një pioner hitlerian.

1.
Dorëheqja në 28 shkurt 2013 e Papë Ratzingerit nga posti i drejtuesit të Kishës Katolike, ishte një ndodhi e cila e ka tronditur rëndë botën katolike anë e mbanë botës. Që prej themelimit të saj në shekullin e katërt, Kisha Katolike, përveç adaptimit të herezisë së besimit në trinitet, nëpërmjet peshkopëve e papëve të saj ka pretenduar se është pasardhëse e apostujve të Krishtit, ndërsa Papët se janë trashëgimtarët e Shën Pjetrit. Që prej kohës kur perandori Kostandin shpiku Krishtërimin Roman e deri në kohën e iluminizmit e revoltës protestante në Evropë, Kisha Katolike ka shërbyer për të krishterët e Perëndimit si një Kalifat i fesë. Pra si një institucion i cili sa me luftë aq edhe me intriga është munduar që të ruaj e imponojë mesazhin romano-katolik nëpër botë. Kisha Katolike ka luajtur një rol me rëndësi edhe në frenimin e mesazhit të profetit Muhamed në Perëndim, pasi falë luftërave që ajo ka nxitur kundër muslimanëve ajo i ka privuar popujt e Evropës për shekuj me radhë nga marrja e mesazhit hyjnor të Kuranit. Edhe pse pas zhvillimit të shteteve kombëtare në Evropë e revolucionit francez, ajo e humbi pushtetin e saj përballë laicizmit, gjatë shekullit të 20 ajo është munduar që të shpëtojë çfarë të mundi nga popullatat e Evropës të cilat e kanë braktisur atë në masë.

Një metodë që Kisha Katolike është munduar të adaptojë gjatë shekullit të 20 për të ruajtur pozitat e saja në shoqëritë e Perëndimit, është që të shfaqet si kampione e nacionalizmit, antikomunizmit dhe e ndershmërisë. Për këtë arsye Kisha është rreshtuar sa me Duçen e Hitlerin, aq edhe me Amerikën gjatë Luftës së Ftohtë. Por rënia e nacionalizmit pas Luftës së Ftohtë e marrja fund e rrezikut komunist ndaj Perëndimit, Kishën sot e ka lënë pa aleatët e saj të fundit ideologjik që ajo kishte. Arma e fundit që Kishës i kishte ngelur për të justifikuar veten e saj si një institucion i mirë në Perëndimin e paskomunizmit ka qenë pretendimi i saj se klerikët katolikë janë njerëz të mirë dhe të virtytshëm. Për këtë arsye Kisha edhe ka shpenzuar me miliona dollarë në dekadat e fundit për të fryrë figurat e papëve, misionareve e priftërijve të saj, të cilët Vatikani i tregon si shenjtorë e njerëz me cilësi mbinatyrale. Këtë strategji të Kishës ne e kemi dëshmuar edhe në Ballkan, ku klerikë që nga Nënë Tereza e deri te Zef Pllumi janë sponsorizuar e rrëfyer si supermenë, nacionalistë e humanistë nga Kisha, e cila nuk di se çfarë mesazhi tjetër ti përçojë botës, e cila gjithnjë e më tepër e ka të vështirë të besojë përrallën e saj mbi Jezu Krishtin.

2.
Por skandalet që e kanë kapur Kishën Katolike në kohët e fundit, librat që janë botuar kundër saj, e për më tepër skandalet ****uale që kanë plasur brenda vetë Vatikanit e kanë kërcënuar më shumë se kurrë ekzistencën e Kishës në Perëndim. Dorëheqja e Papë Jozef Ratzingerit nga posti i Papës që ndodhi pak ditë më parë, dëshmon këtë krizë të madhe të Krishtërimit perëndimor i cili po zhduket shumë shpejt në Perëndim.

Historia e Papë Ratzingerit i cili papëroi nga viti 2005 deri në 28 shkurt 2013, kur ai dha dorëheqje i turpëruar e nën presione – pasi nuk mundi të ndalë dot më sulmin e mediave kundër kolegëve të tij pederastë dhe pedofilë – përmbledh fare qartë situatën ku Kisha Katolike gjendet sot. Papë Ratzingeri i cili trashëgoi papatin nga Papë Karol Vojtila, kur e nisi papllëkun e tij u mundua fillimisht të manipulojë opinionin publik në Perëndim me frymën bushiste “të luftës kundër terrorit” duke sulmuar muslimanët. Në fjalimin që mbajti në shtator 2006 në Universitetin e Regensburgut në Gjermani, ai sulmoi Islamin të cilin e quajti fe të përhapur me shpatë dhe të keqe, duke shpresuar kështu që të gjejë aleatë të rinjë në Perëndim për të përkrahur rolin e Kishës. Por sulmi në vend se ti jepte mbështetje Kishës prodhoi kundërefekt. Kundër Papës u çuan shumë kritikë të cilët e turpëruan për fjalimin agresiv e i përmendën faktin që në rininë e tij kishte qenë një pioner hitlerian.

Roli i Kishës ka pasur rënie të mëtejshme në Perëndim pasi në SHBA president u zgjodh Obama dhe fryma majtiste e ateiste sot dominon pjesën më të madhe të mediave dhe universiteteve perëndimore. Bashkimi Evropjan, qarqet intelektuale e qeveritë e Evropës as që duan të dëgjojnë rekomandimet e Papës. Mosbesimi, droga, homo****ualizmi, ****i jashtëmartesor, e të gjithë llojet e mëkateve dhe pabesive që kanë pushtuar sot Perëndimin e kanë kthyer Kishën Katolike në një institucion të huaj për vlerat e Evropës dhe Perëndimit, dhe Kisha është në hall që të gjejë ide e marifete për të legjitimuar prezencën e saj. Edhe në Itali e cila vite më parë shihej si bastioni i fundit i Katoliçizmit, mileti ka nisur në masë të madhe që të mos pagëzohet e nuk e sheh më veten si katolik. Ndërsa popujt e Evropës nuk e shohin më veten si të Krishterë, e të krishterët e fundit të Kishës vijnë nga Azia, Afrika dhe Amerika Latine, Papa dhe Vatikani janë përballur në këto vitet e fundit me hetime agresive të gazetarëve dhe organeve gjyqësore të cilët ua kanë zhveshur priftërijve mantelin e rremë të shenjtërisë që ata pretendonin të kenë. Botimi i librit me dokumentet private të Papës “Sua Santità. Le carte segrete di Benedetto XVI” nga Gianluigi Nuzzi, e skandalet e njohura si Vatileaks të cilat janë ekspozuar nga gazeta La Repubblica e që përmbajnë dosje prej qindra faqesh që tregojnë mbi një rrjet të mirëorganizuar priftërijshë pederastë që operojnë brenda Vatikanit e kanë shkatërruar imazhin e Kishës njëherë e përgjithmonë në Perëndim. Që nga Amerika, Irlanda e deri në Itali kundër Kishës Katolike rëndojnë një seri akuzash e gjyqesh, ku priftërijtë janë dënuar e po dënohen njëri pas tjetrit për abuzime ****uale që ata kanë bërë me besimtarë e tyre ndër vite me radhë.

3.
Dorëheqja e Papë Ratzingerit si kre i Kishës Katolike në këtë shkurt 2013, ishte dorëheqja e parë që një papë katolik ka bërë që prej vitit 1415, kur Papë Gregori XII dha dorëheqje si pasojë e sherrit për pushtet brenda Kishës. Zëvendësimi i tij me Papën argjentinas, Jorge Mario Bergoglio, i cili ka marrë titullin Papë Françesku, duke kopjuar kështu emrin e misionarit mesjetar Shën Françesku i Asizit, është një përpjekje e re brenda Kishës për të rigjetur veten në zallamahinë në të cilën ajo gjendet sot. Edhe pse propaganda e Vatikanit, Papë Bergoglion po mundohet ta tregoj si njeri të varfër që vjen nga Amerika Latine, përdor autobuzin, ka një mushkëri për të marrë frymë, i lan këmbët të sëmurëve me SIDث dhe që do të sjellë ndryshime rrënjësore në Kishën Katolike, mundësitë që ky papë të sjelli ndryshim në Kishën Katolike dhe Krishtërimin, i cili sot veten e quan Perëndim, janë shumë të pakta. Pa hipur ende mirë në fron, Papë Bergoglio po akuzohet nga britanikët si nacionalist argjentinas, nga të majtët si fajtor në rrëmbimin e mbajtjen peng të dy priftërijve argjentinas nga junta ushtarake në vend, e në Argjentinë i kanë dalë edhe gra që dëshmojnë për mëkatet e tyre më plakun që sot është shpallur Papë.

4.
Në këto kohë furtunash globale kundër Katoliçizmit, ku italianët, gjermanët, amerikanët etj po lëshojnë në masë fenë, dhe ish-besimtarët në të gjithë Perëndimin janë lëshuar kundër priftërijtë sa me gjyqe aq edhe me denoncime, Kisha Katolike duket se të ardhme të sigurtë do të ketë vetëm në Shqipëri në mesin e muslimanëve që i janë bërë asaj aleatë. Kështu psh. kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha menjëherë pas zgjedhjes së Papës i ka çuar një telegram ku i ka thënë që:
“Shqipëria dhe shqiptarët ruajnë lidhje tradicionale të ngushta e të shkëlqyera e me Selinë e Shenjtë e me Atin e Shenjtë” dhe për këtë e ka ftuar për vizitë “në Shqipëri si Ati më i lartë shpirtëror i bashkatdhetarëve tanë të besimit katolik e më gjerë, por edhe si një mik i madh e i shquar i kombit shqiptar”. Në të njëjtën linjë më kryeministrin është deklaruar edhe president Nishani i cili po ashtu i ka thënë Papës se po e pret me padurim “bashkëpunimin tradicional dhe të frytshëm me Selinë e Shenjtë,” dhe në emër të “popullit shqiptar” e ka ftuar ta mikpresi “Shenjtërinë e tij sa më parë në Tiranë.” Në krah të Papë Françeskut qëndrojnë edhe dy media militante katolike të Berishës që drejtohen nga dy ish-muslimanë, gazeta MAPO dhe 55. Ndërsa në gazetën MAPO të Naim-Henri اilit, Katoliçizmin e mbrojnë për çdo javë Dom Gjergj Meta, Dom Ardian Ndreca e Alfred Lela, Vatikani duket se aleatët më të mëdhenjë të tij i ka në gazetën 55 dhe Institutin e Kërkimeve Politike “Alcide de Gasperi” të cilët komandohen nga drejtori vllaho-ortodoks i Bibliotekës Kombëtare në Tiranë Aurel Plasari dhe ish-muslimani Fahri Balliu.

Librat që Fahri Balliu ka botuar nën inspirimin e Aurel Plasarit, si psh. Kujtimet e At Zef Pllumi, botimet për Nënë Terezën, “Lavdia e Klerit Katolik Shqiptar”, dy vëllimet e librit “Jezusi i Nazaretit” shkruar nga Papa Benedikti XVI etj, duket se janë edhe arsyet pse Papë Ratzingeri përpara se të largohet nga posti i tij, i dërgoi një pergamenë mirënjohje Fahriut, me motivacionin «mirënjohjeje për kontributin e tij në mbrojtje të katolicizmit.»

Pra, në këto kohë të vështira të Kishës Katolike në Perëndim, kur papët e priftërijtë jetojnë nën terrorin e mediave dhe gjykatave, Shqipëria duket si e vetmja Kështjellë Graniti që qëndron ende besnike në brigjet e Adriatikut, e ashtu si edhe 600 vite më parë përballë hordhive turke – mbron Katoliçizmin dhe pushtetin e Atërve të Shenjtë që papërojnë në Vatikan. Ashtu si Skënderbeu dikur që mbronte Romën nga ushtritë e Islamit, edhe sot nën udhëheqjen e atletëve muslimanë të Krishtit si Fahri Balliu, Henri Cili e Sali Berisha, Papë Françesku, besoj se duhet të ndjehet i sigurtë që përtej detit ka ende burra që ai i ka për aleatë në këto kohë të vështira për besimin dhe Kishën e Jezu Krishtit në Vatikan.

E Shtunë, 16 Mars 2013; 01:27
 
Titulli: Papë Françesku dhe aleatët e tij shqiptarë

Shqetesoju per xhamijat tuaja qe nuk kane nje gjerarki dhe jane pa koke e pa kembe Deuid. Ne muret e Vatikanin eshte dituria e te gjithe humaniteit, dhe dine t'ja dalin situatave..;)
 
Titulli: Papë Françesku dhe aleatët e tij shqiptarë

hahaha mendova se e ka hapur lauri kte teme,,,por su zhgenjeva,
ne fakt dorheqja e papes ka ndodhur si pasoj e nje tronditje ne dhjetor,,dhe un besoj se do e kishte perjetuar edhe "papa" i muslimaneve nese sdo ti kishte munguar mundesia per te trashiguar ndergjegjen,,
 
Titulli: Papë Françesku dhe aleatët e tij shqiptarë

Po pra Altin, ngela une tek nenforumi i katolik.:p ka mysliman ketu qe mendojne per ta pasuruar me tema nenforumin
 
Titulli: Papë Françesku dhe aleatët e tij shqiptarë

Shqetesoju per xhamijat tuaja qe nuk kane nje gjerarki dhe jane pa koke e pa kembe Deuid. Ne muret e Vatikanin eshte dituria e te gjithe humaniteit, dhe dine t'ja dalin situatave..;)

Xhamiat ne shek 21 . ne cdo cep te Evropes dhe Amerikes vetem sa jane duke u shtuar nga ''Muslimanet Perendimor'' Lauri ! Karavani nuk ka te ndalur per Fene Time , se eshte e Paster si Loti prej se ekziston .
 
Titulli: Papë Françesku dhe aleatët e tij shqiptarë

Xhamiat ne shek 21 . ne cdo cep te Evropes dhe Amerikes vetem sa jane duke u shtuar nga ''Muslimanet Perendimor'' Lauri ! Karavani nuk ka te ndalur per Fene Time , se eshte e Paster si Loti prej se ekziston .

Leri ore xhamijat e botes se jane larg, shiko ato xhamijat rreth bythes sate qe po i leshoni me qera. Ndoshta per stalla lopsh pse jo, mjaftojne te paguajne qerane..;)

xhamiameqera_zps3468d873.png
 
Attachments

  • xhamiameqera_zps3468d873.png
    xhamiameqera_zps3468d873.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Papë Françesku dhe aleatët e tij shqiptarë

Po pra Altin, ngela une tek nenforumi i katolik.:p ka mysliman ketu qe mendojne per ta pasuruar me tema nenforumin
Si te duket i-ja mbi forumin,,me pik???
 
Titulli: Papë Françesku dhe aleatët e tij shqiptarë

Leri ore xhamijat e botes se jane larg, shiko ato xhamijat rreth bythes sate qe po i leshoni me qera. Ndoshta per stalla lopsh pse jo, mjaftojne te paguajne qerane..;)

xhamiameqera_zps3468d873.png

Po per shtall lopeve ndoshta sepse jan shtu shum si ti :D

sidoqoft ketu ke tregu injorancen tende sepse xhamit sjan pron private te leshohen me qera ! apo te shiten sic bejne ne europ amerik me kishat :D

sidoqoft pse thash ke tregu injorancen tende sepse aty jepet me qera ndonje lokal i Xhamis ! qe mundet te perdoret per shitjen e gjerave Islame libra fetare apo X gjana tjera dhe me lekt e qeras te mirmbahet xhamia :D
 
Attachments

  • xhamiameqera_zps3468d873.png
    xhamiameqera_zps3468d873.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Papë Françesku dhe aleatët e tij shqiptarë

@Ado, eshte ndertim pa leje dhe nuk ta marrin me qera xhamine. Vetem 1% e xhamive ne Prishtine jane me leje te rregullt. Qohet ne mengjes nje orator Allahu dhe nderton nje xhami qofte edhe me leje ndertimi dhe ushtron "zanatin" si hoxhe per te mbajt femijet me buk. Ketu qendron edhe ajo gjerarkia e istuticionit fetar qe ju mungon juve.
 
Titulli: Papë Françesku dhe aleatët e tij shqiptarë

Ne Vatikan sheshi mbushet me katolik plot dhe jo vetem. Besimtare te devotshem me shpresen dhe me lutjet e tyre......Ti Deud na del ketu me keto shkrime mediokre dhe vertet jo te denja per nje besimtar te mire i fes tende.

Fet si ajo Islame dhe katolike (dy me te medhat ne bote) kan gabimet e tyre, ose me mire predikimet e tyre jan shpesh dhe per fat te keq te devijuara nga rruga e drejtesis dhe ajo e Zotit (ky eshte mendim personal) sepse me shume nuk po merren me misionin e tyre per te dhen drit, besim, shpres dhe te jet meshirplote me besimtaret e saj por merren me propoganda te pavlera....

Deud nese do fillojm te themi se katoliket jan pedofila e islamiket terrorista....atehere le te prekim kete tem.....keto arsyetime dhe argumentime me duken keqadashese dhe jo te mira per nje besimtar. e kam per ate qe ka bere kete shkrim ne rradhe te pare.
 
Redaktimi i fundit:

Shkrimi eshte nje studim kritik rrethe KISHES e FESE SUAJ ! Une asgje s'kam bere vetem e kam pruar kete shkrim qe permend shume fakte rrethe KISHES dhe rolit te saj ne histori dhe ndaj Muslimaneve ne vecanti .

Fet si ajo Islame dhe katolike (dy me te medhat ne bote) kan gabimet e tyre, ose me mire predikimet e tyre jan shpesh dhe per fat te keq te devijuara nga rruga e drejtesis dhe ajo e Zotit (ky eshte mendim personal) sepse me shume nuk po merren me misionin e tyre per te dhen drit, besim, shpres dhe te jet meshirplote me besimtaret e saj por merren me propoganda te pavlera....

Per kete me shume e kam sjellur shkrimin . Papa i cili ka qene deri dje PAP ! Neve muslimaneve na ka ofenduar qe prej kur eshte bere pAp . Ky neve te na ofendoj paska te drejte . E ne s'kemi te drjte simbas teje ofendimet e tij ti kritikojm . Une te garantoj se , fese time asnje gabim te vetem smund te ja gjejsh . Nese deshiron ta njohesh fene time , ata mund ta njohesh dhe mesojsh vetem athere kur e studion veprimtarin e PROFETIT MUHAMED A.S . Por , kjo bindja e juaj per fene tone , eshte po shkak i KISHES suaj dhe politikes se saj , qe prej Kryqezatave qe Feja ISLAME mos te perhapet . Kane ndodhure 10 Kryqezata ndaj muslimaneve nuk e di a ke lexuar per keto ?
Bella me sa te kuptoj fene ISLAME shume pak e njiheni , sidomos gjeneratate reja ne pergjethesi .

Deud nese do fillojm te themi se katoliket jan pedofila e islamiket terrorista....atehere le te prekim kete tem.....keto arsyetime dhe argumentime me duken keqadashese dhe jo te mira per nje besimtar. e kam per ate qe ka bere kete shkrim ne rradhe te pare.

BELLA lufta mediatike qe po ju behet ISLAMIT si fe eshte lufte edhe me e madhe sesa luftera fizike , por kur don Zoti me perhap fene e Tij asgje smund ta ndale . Ateistet me miliona e miliarda euro kane shpenzuar , kan ber luftera , ne tokat arabe , kane krijuar gurpe kriminale vetem e vetem per etiketimin e fese ISLAME . Por jo qe njerezit qe jane larguar prej kesaj feje , por ka ndodhure ekunderta , njerzit kane treguar me shume per fene ISLAME , dhe ka ndodhure krejte e kuderta me qellimet keqia Atesite . E sot nuk ka vend ne Bote qe nuk ka muslimane .

Pedofilat Prifterinje duhet denuar , dhe ky shkak eshte bere qe Papa eshte larguar . Me mire eshte ti kritikojm Pedofilet sa jane ata , sesa te jemi kudner atyre femijeve perdhunues Bella . Papa Bella , i ka mbuluar krimet e tyre . Nje Pap , i tille se meriton te jete njeri i SHENJET , EDHE NJERI TE SHENJET NUK KA BELLa . SEPSE I SHENJET E I PAGABUESHEM ESHTE VETEM ZOTI .
 
Titulli: Papë Françesku dhe aleatët e tij shqiptarë

@Ado, eshte ndertim pa leje dhe nuk ta marrin me qera xhamine. Vetem 1% e xhamive ne Prishtine jane me leje te rregullt. Qohet ne mengjes nje orator Allahu dhe nderton nje xhami qofte edhe me leje ndertimi dhe ushtron "zanatin" si hoxhe per te mbajt femijet me buk. Ketu qendron edhe ajo gjerarkia e istuticionit fetar qe ju mungon juve.

Te thash Xhamit nuk jepen me qera as nuk shiten sikur si ja bejne per kisha ! kaq.

Nasht kejt Prishtinen / Kosoven , Tiranen , Shqiperin do ta mbushim me Xhamia " pa leje " :D
 
Titulli: Papë Françesku dhe aleatët e tij shqiptarë

Te thash Xhamit nuk jepen me qera as nuk shiten sikur si ja bejne per kisha ! kaq.

Nasht kejt Prishtinen / Kosoven , Tiranen , Shqiperin do ta mbushim me Xhamia " pa leje " :D

Ju jap une leje per ndertimin e xhamijave, dhe i mbulojo une edhe shpenzimet..;) Por me nje kusht: te hyne mbrenda vetem mysliman qe rrine larg turqeve-arab, dhe qe aplikojne fene islame allashqiptarce..;)
 
Titulli: Papë Françesku dhe aleatët e tij shqiptarë

Ju jap une leje per ndertimin e xhamijave, dhe i mbulojo une edhe shpenzimet..;) Por me nje kusht: te hyne mbrenda vetem mysliman qe rrine larg turqeve-arab, dhe qe aplikojne fene islame allashqiptarce..;)

Skem nevoj as per lejen tande sepse as qe vlen naj gje "mendimi" jot lere me "leja jote" apo per lekt e tua :D eshte 1 Islam qe bazohet ne Kur'an dhe ne tradit te Pejgamberit Muhammed s.a.w.s kaq na mjafton :D
 
Shqip i thone postimit tend: "lesh me qime"..!! Ne kuran bazohen edhe kamikazet dhe prersit e kokave. Por nuk ka lidhje me menyren e aplikimit te fese islame tek shqiptaret te celet nuk e bazojne ne shariah, ligjet e Allahut, (O ZOT ME FAL QE NUK TE THIRRA NE SHQIP), por ne nje Kuran te lidhur, ose te shoqeruar me traditat dhe zakonet shqiptare..:)
 
Titulli: Papë Françesku dhe aleatët e tij shqiptarë

Ju jap une leje per ndertimin e xhamijave, dhe i mbulojo une edhe shpenzimet..;) Por me nje kusht: te hyne mbrenda vetem mysliman qe rrine larg turqeve-arab, dhe qe aplikojne fene islame allashqiptarce..;)

O Zef,njateta!

Po Katoliket e aplikojne fene allashqiptarçe? Pa na thuaj ku konsiston ndryshimi midis atij shqiptarçit dhe tjerve?
Kaperceje bregun njiher e shif si e aplikojn disa tjer jo vetem ato qe shef ti apo ato qe komunikon ti.
 
Titulli: Papë Françesku dhe aleatët e tij shqiptarë

Shqip i thone postimit tend: "lesh me qime"..!! Ne kuran bazohen edhe kamikazet dhe prersit e kokave. Por nuk ka lidhje me menyren e aplikimit te fese islame tek shqiptaret te celet nuk e bazojne ne shariah, ligjet e Allahut, (O ZOT ME FAL QE NUK TE THIRRA NE SHQIP), por ne nje Kuran te lidhur, ose te shoqeruar me traditat dhe zakonet shqiptare..:)

askun ne Kur'an nuk ka baz ato " kamikazet" qe thua ti ! por injoranca jote e ster tepruar ke bo shum vjet e ende mbete injoranc ca ti besh :D
 
Titulli: Papë Françesku dhe aleatët e tij shqiptarë

Kaperceje bregun njiher e shif si e aplikojn disa tjer jo vetem ato qe shef ti apo ato qe komunikon ti.

Po kujt i flet o bombastick ? S'ka mbetur Islami tek kaurret qe t'na mesojne si t'jetojme dhe si ta praktikojme Islamin. Por, meqe eshte i lire t'postoje cfare te doje ketu, lere, se perballe ka vetem 1 monitor, me t'cilin flet ::cool::
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top