Зngjεll
___________
-
- Anëtarësuar më
- Dec 5, 2008
-
- Mesazhe
- 2,095
-
- Reagimet e mara
- 131

Papa Benedikti, frakturë në kyçin e dorës
Papa Benedikti 16-të ka përfunduar papritur në spitalin e Aosta-s, ndërkohë që burime spitalore pohojnë se nuk ka asgjë serioze për shëndetin e tij.
Mediat italiane konfirmojnë se Papa është rrëzuar në shtëpinë e tij të pushimit, duke dëmtuar kyçin e dorës së djathtë.
Ati i Shenjtë mbërriti dje në spital për ekzaminim, ku iu nënshtrua edhe një radiografie qe evidentoi frakturën.
Menjëherë pas saj mjekët vendosën të ndërhyjnë, edhe pse kanë vlerësuar se Ati i Shenjtë nuk ka asnjë problem fizik. /gazetaexpress/