Pan-Shqiptarizmi: Sa ështëi i madh kërcënimi për stabilitetin e Ballkanit?

alfonci

Veri investigatio
PثRMBLEDHJE EKZEKUTIVE DHE REKOMANDIME

Pan-shqiptarizmi nga shumë vëzhgues është parë si kërcënim serioz për stabilitetin e Ballkanit. Lëvizja për një shekull e kufinjëve i ka lënë shqiptarët të shpërndarë në Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Maçedoni dhe Greqi. Ushtria اlirimtare e Kosovës (UاK), Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) në Maqedoni, dhe grupe të tjera kanë zhvilluar fushata violente në mbështetje të fitimit të të drejtave për shqiptarët etnik. Cili është qëllimi i ambicjeve të tilla shqiptare?

Hulumtimet e ICG-së tregojnë se nocionet e pan-Shqiptarizmit janë shumë më shumë të shtrira dhe komplekse sesa çështja e karakteristikave të zakonshme të shqiptarëve etnik thjesht që synojnë arritjen e Shqipërisë së madhe ose Kosovës së madhe. ثshtë domethënëse çështja se UاK dhe AKSH filluan të marrin mbështjetje nga popullata në Kosovë dhe Maqedoni pikërisht dhe përkatësisht në kohën kur pjestarë të tyre lëvizën nga qëllimet nacionaliste pan-shqiptare dhe u kocentruan në të drejtat e popullit të tyre. “Armata Kombëtare Shqiptare” (AKSH) që prej kur hapurazi plasoi agjendën lidhur me një “Shqipëri të madhe”, kurrë nuk arriti të fitoj kredibilitetin e popullatës. Dhuna e ushtruar për kauzën e Shqipërisë së madhe, ose të çfarëdo lloj lëvizje të kufinjëve nuk është politikisht popullore e as moralisht e arësyetuar.

Në Shqipëri, që prej vendosjes së politikës multi-partiake, varfëria dhe konflikti i brendshëm partiak kanë errësuar çdo lloj aspirate që shpien në drejtim të zgjerimit të kufinjëve shtetëror. Shqipëria është më shumë e interesuar për zhvillimin e lidhjeve ekonomike dhe kulturore me Kosovën, përderisa të dyja të ruajnë shtetësitë e ndara; dhe qeveritë e njëpasnjëshme shqiptare kanë zgjedhur partneritetin strategjik me Maqedoninë për shkak se të dyja aspirojnë drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Mbetet një rrezik i konfliktit në Kosovë, ku nuk është zgjedhur ende çështja e statusit të ardhshëm të sajë. Dëshira e pjesës më të madhe të popullatës së Kosovës për pavarësi është përkrahur nga shumica e shqiptarëve nga çdo pjesë e Ballkanit. Sidoqoftë, një Kosovë e pavarur është krejt e ndryshme nga opcioni për Shqipërinë e madhe. Problemi i Bashkësisë Ndërkombëtare është që të menaxhoj procesin që ka të bëj me statusin final të Kosovës pa destabilizuar fqinjët e sajë.

Dihet se edhe në Maqedoni edhe në Luginën e Preshevës së Serbisë Jugore, konflikti ka përfunduar më 2001 me ndërmetësimin ndërkombëtar të marrëveshjeve të paqes, përkatësisht të Marrëveshjes së Ohrit dhe të Planit të Qoviqit. Ndonëse ekziston pakënaqësia lidhur me shpejtësinë e implementimit të këtyre marrëveshjeve dhe zhvillimin e reformave të premtuara, kjo pakënaqësi ende nuk ka arritur stadin e krizës; nga ana tjetër përpjeket e AKSH-së për të kapitalizuar pakënaqësinë vendore në Maqedoni dhe në Serbinë Jugore kanë dështuar. Vëmendja e vazhdueshme ndërkombëtare do të jetë e domosdoshme për të përmbushur premtimet për të gjitha palët. Shqiptarët e Malit të Zi në anën tjetër i kanë rezistuar çdo lloj aktiviteti të organizimit paraushtarak.

Komunitete të diasporës së madhe të shqiptarëve të Kosovës që jetojnë në SHBA, Gjermani dhe Zvicër kanë pasur dhe do të vazhdojnë të kenë një rol kyç në zhvillimet aktuale ekonomike, sociale, politike në Kosovë, tani dhe në të ardhmen si dhe do të vazhdojnë të drejtojnë ngjarjet e formacioneve ushtarake në këto hapsira. Ato shumë lehtë do të hapnin fronte të reja nëse do të dëshironin të mbanin tensionin e ngritur karshi çështjeve të pazgjidhura shqiptare. Për këto arësye do të ishte mirë që Qeveria Shqiptare dhe ajo Greke të provojnë të përpilojnë një marrëveshje të qëndrueshme dhe afatgjate të çështjes së popullatës اame të zhvendosur nga Greqia më 1945, para se kjo çështje të ketë marrë hov dhe eksploduar nga nacionalistët ekstremist, atëherë kur ankesat legjitime të اamëve do të ishin humbur në çështje më të thella kombëtare.

Në afat më të gjatë, nacionalizmi shqiptar do të zbutej me zbatimin e tërësishëm të marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin ndërkombëtar për shqiptarët në Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi si dhe me mbajtjet e vazhdueshme të presionit ndaj ekstremistëve dhe politikanëve shqiptarë të cilët i nxisin ata. Procesi do të ndihmohet nga integrimi evropian, atëherë kur kufinjtë të hapen ndërmjet Shqipërisë dhe dhe fqinjëve verior me çrast gjasat për integrim ekonomik dhe arsimim në regjion në përgjithësi të jenë rritur. Decentralizimi i pushtetit në Maqedoni, dhe dhënja me kusht e pavarsisë së Kosovës me qëllim të sigurimit nga ana e të gjitha etniteteve shqiptare në Ballkan se kufinjtë e tanishëm të Evropës Jug-lindore në Evropë do të mbesin të pandryshuar, do të ndihmoj gjithashtu në stabilizimin e situatës.
 
Titulli: Pan-Shqiptarizmi: Sa ështëi i madh kërcënimi për stabilitetin e Ballkanit?

Rekomandime

Për Qeverinë e Shqipërisë:

1. Të vazhdohet me përpjekjet për neutralizimin e grupeve paramilitare dhe grupeve të politikanëve ekstremist duke ndërmarrë masa energjike kundër të gjitha trafikimeve të armëve ilegale si dhe duke bërë grumbullimin dhe ruajtjen e armëve në Shqipëri si dhe vënien e ligjit për bashkëpunim me shetet fqinje dhe Unionin Evropian.

Për UNMIK-un dhe KFOR-in:

2. Të behët intensifikimi i përpjekjeve për siguri kundër krimit të organizuar dhe militantëve politik, në veçanti të bëhet sigurimi i kufinjëve të Kosovës në mënyrë me efikase.

3. Të përgaditet një proces paqësor, legal dhe demokratik lidhur me zgjidhjen e statusit final për Kosovën, duke përfshirë këtu nëse është e domosdoshme edhe ndalimin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Për Qeverinë e Maqedonisë:

4. Të vazhdohet me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit duke përfshirë edhe reformat në sektorin e sigurisë dhe centralizimin.

Për Qeverinë e Serbisë:

5. Të bëhet ndërtimi i trupit koordinues për Serbinë jugore.

6. Frenimi elementëve ekstremist në forcat e sigurisë.

7. Shtrëngimi i kontrollave doganore përgjatë kufirit administrativ me Kosovën si dhe të luftohet krimi i organizuar.

Për Qeverinë e Malit të Zi:

8. Të ndihmohet në themelimin e një kolegji trajnues të gjuhës shqipe në Tuz ose Ulçin, me qëllim të trajnimit të mësuesve të shkollave të ardhme fillore dhe të mesme.

Për Qeverinë e Greqisë:

9. Të ndërmirren masa të menjëherëshme për përmirësimin e të drejtave të njeriut për të gjithë shqiptarët me banim në Greqi.

10. Të hapen negociata lidhur me rivendosjen e të drjtave të duhura për اamët.

Për liderët politik shqiptarë në tërë Ballkanin:

11. Flisni hapur kundër politikanëve ekstremist dhe grupeve violente të cilët kërkojnë të minojnë marrëveshjet paqësore të pesë viteve të fundit.

Për Komunitetin Ndërkombëtar, në veçanti Unionin Evropian dhe shteteve anëtare:

12. Të vazhdohet me implementimin e marrëveshjes së Ohrit dhe planit të اoviqit.

13. Të bëhet presion për rritjen e asistencës për qeverinë shqiptare dhe qeveritë fqinje për të mundësur luftën e vendosur kundër tregtisë ilegale dhe kontrabandës.

14. Të ndihmohet mënjanimi i pengesave për zhvillimin e tregtisë ndër-shqiptare

15. Të lehtësohet dhënja e vizave për banorët e Evropës Jug-lindore që dëshirojnë të punojnë ose vizitojnë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

16. T’i ipet reagim pozitiv aplikimit të Maqedonisë për antarësim në Unionin Evropian, si dhe të kurajoj aspiratat e Shqipërisë për antarsim në BE dhe të përkrahen aspiratat e Shqipërisë dhe Maqedonisë për anëtarsim në NATO.

17. Të vazhdohet me monitorimin e aktiviteteve të ekstremistëve shqiptarë dhe politikanëve që i mbështesin ata.

Tiranë/Bruksel, 25 shkurt, 2004
//crisisgroup.org//
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top