Pamja e jashtme tregon personalitetin e njeriut

  • Hapësi i temës Hapësi i temës Aki
  • Start date Start date

Aki

misfit
Ideja inspiruese: Arfe
Mbeshtetja psikologjike e statistike: Ultraviolet, Moni, Didi (vetem po doli nje teme e ngjashme pas tere ketij mundimit qe do marr me kete intro ju vrava ju dy te fundit :P )

Per ata qe nuk lexojne statuset, po ju tregoj qe para dy ditesh Arfe kishte vene nje status si titulli siper: 'pamja e jashtme tregon personalitetin e njeriut' dhe mua me pelqeu aq shume sa qe mendova se do bente nje teme te bukur, sidomos pas komentit te Didit qe tha: imagjino njerezit e zinj do ishin vete mortja, domethene sa here qe ne do shohim ndonje zezak do na dukej keshtu

grim-reaper4.png


(sa jemi ne teme mos gaboni te shani te zezen se u vrau Ultraviolet :P )


Ne fakt ideja se pamja ndikon ne personalitetin e njeriut daton qe nga koherat e grekeve te lashte dhe pastaj u popullarizua nga poeti zviceran Johann Lavater dhe merrej per te qene si dicka e vertete deri nga fundi i shekullit 19 kur fizionomia qe nderlidhet dhe me frenologjine (analiza e personalitetit ne baze te kokes/kafkes) filluan te llogariten si pseudo-shkence. Supozohet se nevoja per te analizuar nje person nga pamja per te zbuluar karakterin e tij dhe si rrjedhoje formimi i gjeneralizimeve eshte krijuar si instinkt per te pare nese ka shenja rreziku qe na koherat me te lashta, sic e thote dhe Aleksander Todorov nga universiteti i Princeton. Sipas disa studimeve, qe akoma e mbajne te gjalle idene e vjeter, meshkujt me fytyre me te gjere kane me shume testosteron dhe si rrjedhoje jane me agresiv, nga ana tjeter meshkujt me fytyre te njome rinore jane me te shkolluar, edukuar dhe me te vendosur. Nga ana tejter ka studime qe tregojne se pamja shpesh here e 'tradheton' personalitetin tone, ka studime qe tregojne se njerez me pamje agresive jane me te embel dhe me te bute ne sjellje. Me kujtoi kjo nje shkrim qe kam lexuar njehere per dike qe ka pare ne market nje mashkull gjigand plot muskuj e tatuazhe dhe eshte frikesuar aq shume sa qe ka rrezuar gjerat nga duart e si ai i ka ndihmuar me buzeqeshje e fjale te embla.
Looks-Can-be-Deceiving_web3.jpg

Studimet e shumta kontradiktore ne fakt tregojne se shpesh drejtohemi nga instinktet dhe arsyetimet individuale, duke mos harruar ketu qe ndikojne dhe veshja, qendrimi, veprimet e keshtu me rradhe. Ne fakt kete na tha dhe Arfe, qe ne u keqkuptuam e ajo me shume e kishte pasur per keto pika qe tregojne sjelljen e njeriut, qe prap me kujton disa ilustrime:

tumblr_m8pbftl0rY1qlolyqo1_500.jpg

1338222304977542.jpg


E tani po u pyes ju per mendimin tuaj, sa mendoni se pamja ndikon ne personalitetin e njeriut, e sa percillet nga virtytet e permendura me siper dhe sa eshte e drejte te ndikohemi nga kjo gje, ceshtje sigurie, ndergjegje nga paragjykimi etj... Nese keni na tregoni shembuj kur jeni zhgenjyer nga pamja, ndonje mashkull/femer i bukur i veshur mire qe ka dale vulgar dhe i pasjellshem, ose ndonje mashkull/femer me pamje serioze, te mbushur me pierce e tattoo qe ka qene shume i embel e i sjellshem.
Se fundi ju le me nje video qe me pelqeu qe tregon sa shume ndikohemi nga stereotipet mbi pamjen :)


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Pamja e jashtme tregon personalitetin e njeriut

Aki e nise bukur po e prishe ne fund temen Lol

Jo domosdoshmerisht them une, per te mos thene fare.Eshte ashtu sic thote Moni ferra e madhe mban leprin e vogel dhe anasjelltas fiks ene kjo puna e personaliteti Lol
 
Titulli: Pamja e jashtme tregon personalitetin e njeriut

Te dish te lexosh pamjen e dikuj pertej asaj qe vesh,eshte nje ane e psikollogjis njerzore qe eshte studiuar,studiohet dhe do vazhdoje te studiohet.
Nuk jemi ne nje dicka statike,cka ne con ne mendime dhe situata relative.
Vete psikollogjia,personaliteti dhe parametrat e tij jane nje pershtatje mbi situatat ,emocionet dhe vendimet tona.
Por ajo qe mund te them eshte qe,nese ne dime te lexojme mimiken,shprehit e javes emocionela dhe sjelljen e gjuhes se trupit ,,shume nga anet e ti mund ti zbulojme,ose instiktivisht mund ti parapirjme se si ai/ajo do veproj spo sillet ne nje situat apo veprim.
 
Titulli: Pamja e jashtme tregon personalitetin e njeriut

Tani ne ca raste, nuk po them edhe per Arfen ketu, njerezit pa vetedijshem flasin ca banalitete qe po ju fute thelle e thelle edhe dalin gjenialitete :stres:Pamja e njeriut dhe lidhja e saj me shpirtin e njeriut ka zgjuar, zgjon dhe vazhdon te zgjoje interesimin e njerezimit. Madje mendimet shkojne edhe aq larg sa qe ka te atille qe mendojne dhe pretendojne se edhe veshja eshte nje rruge e mire permes se ciles zbulohet karakteri i njeriut :stres:

Megjithate kjo e jashtmja jo rralle munde te na genjeje :fshesa: meq e keni be te obligueshme me stilizu me raste ja qa me beri vakija mua :stres::vriveten:

Nje vajza atje, jo rralle ma mbyllte njerin sy, kur isha i ri :urra:dhe mua sme zinte gjumi e thashe e hengri :urra::habit:

Pas ca kohe na zuri puna ashtu vetem dhe :hug:hopa doren une asaj :fiu:

Kur ajo: Ore cfare je duke bere? :jo::jo:

Po ja, aso, keso ..., berr, verr - ja po e hjek - ja kthej une :paqe::gazet:

Ore per ta hjek mos e hjek ama pse pa d'vet - tha dreqja :gat::gat::paqe:

Kshu qe se ka keq Arfeja se pamja e jashtme kallxon shume gjera :liber::ole:
 
Titulli: Pamja e jashtme tregon personalitetin e njeriut

Njerezit e medhenj diskutojne idet, te vegjlit njerezit, hape dhe kete teme ;)

Do e lexoj te henen se sot vec nje skan te pergjithshem :)
 
Titulli: Pamja e jashtme tregon personalitetin e njeriut

A nuk ishte e kunderta: personaliteti i njeriut nuk shihet nga pamja e jashtme. Por nga thellesia e shpirtit qe ka..!!
 
Titulli: Pamja e jashtme tregon personalitetin e njeriut

Nen bluzen e nje varfanjaku mund te fshihet nje shpirt i pasur...
 
Titulli: Pamja e jashtme tregon personalitetin e njeriut

Njerezit e medhenj diskutojne idet, te vegjlit njerezit, hape dhe kete teme ;)

Do e lexoj te henen se sot vec nje skan te pergjithshem :)

E kur idete e vogla jane nga njerez te vegjel si i behet?
 
Titulli: Pamja e jashtme tregon personalitetin e njeriut

Ka njerez qe nuk ta mbushin syrin me i pare,por kur fillon e bisedon,kupton qe jane njerez me shume bote.
 
Titulli: Pamja e jashtme tregon personalitetin e njeriut

E kur idete e vogla jane nga njerez te vegjel si i behet?

Diskutohen dhe ato. Cdo gje fillon nga dicka e vogel e behet e madhe pastaj! Mendoj se askush dhe asgje nuk duhet te shperfillet.


Sa per temen tani:

Do thoja jo gjithmone ne fakt. Varet. Shumicen e rasteve te genjen. Plus duhet ndare per c'aspekt te se jashtmes flasim.

Nqs i referohemi elementeve si buzeqeshja, shikimi absolutisht qe shpesh here kane lidhje me personalitetin e anen shpirterore te njeriut. Nje buzeqeshje e bukur s'mund te fshehe nje njeri te keq thone, por perjashtime ka. Nese i referohemi sjelljes: Po ndodh qe shpesh ca ka zemra ta thote goja, dhe normal nje njeri i lig do nxjerre vec ligesi, por, por ka dhe raste kur mund te kemi njohur vetem nje ane te dikujt. Ndoshta per xy arsye nuk shfaqet i teri. Ehuu njeriu eshte sh kompleks, plot te fshehta. S'mund ta kuptosh asnjeher 100%, madje as veten tone. Se di pse mu kujtua dicka qe kam lexuar: Kjo eshte gruaja, kur trishtohet qan, dhe kur gezohet qan. E imagjino c'bote mban brenda nje njeri i vetem?

Nese i referohemi veshjes, bah, pas nje njeriu me demek me klas e firmato mund te fshihet nje egoist, mosmirenjohes, i paedukate.Por ka dhe raste qe nje njeri qe rrin zhul do te thote nuk e don pastertine :P pra thenia eshte e vertete. Ama,
Pas nje njeriu rremujaxhi mund te fshihet nje shpirt i pasur sa me s'ka. PLUS, plus, Kush e vendos pretotipin e mire e te keq njeher??? Ne njerezit jemi te cuditshem, duam te fusim cdo gje ne kornize, kjo e mire kjo e keqe. , Aman.. kundra me del pergjigja.

Tani sa i perket rastit kur thua a keni patur raste kur ju ka dale ndryshe nga mendimi fillestar.
Mua kundrejt te tjereve s'me ka ndodhur ndonjeher per mire, fatkeqesisht. Dmth te kem menduar keq e t'me dale mire. Por po, ka patur raste kur kam patur nje opinion sh te mire e pastaj me ka dale qe s'ka qene aq mire. por pak rendesi ka kjo. Do sjell nje rast qe me ka ndodhur shpesh.

Sa her ndodhem ne ndonje grup diskutimi, apo organizime te dnryshme qe kam patur, kolege, shok perher kan menduar se ose jam teologe ose per shkenca sociale. Kur u thoja arkitekte:Thonin: Reallly??? nuk dukesh. Pse?! Sepse eshte fiksuar ne trurin e njeriut se arkitekti vishet serioz, me taka,firmato, i pelqen vetja dhe per kete arsye s'jane social,kane ate boten e tyre e nuk miksen fort me profesionet e tjera, etj. Ja qe jo te gjithe jane te tille. :)
 
Titulli: Pamja e jashtme tregon personalitetin e njeriut

Po
Un them se po
Perndryshe si e shpjegon reagimin e plakave kur me shohin te veshur goth me make up te zi dhe buz te zeza?
Tmerri ne syt e tyre
Bojne mir ahahahaha
 
Titulli: Pamja e jashtme tregon personalitetin e njeriut

Kan perfunduar ne kosh apo ... sepse do doja tpakten te kisha mundesi ti lexoja citimet
 
Titulli: Pamja e jashtme tregon personalitetin e njeriut

Sa bukur e ka shtjelluar Soul,se kush rrinte te shkruante nje roman prap....Gjithsesi shpesh gjerat nuk jane ashtu sic duken ne shikim te pare (mu kujtuan tradhetaret kur u arsyetohen grave ahaha)...Ashtu edhe njerezit,dikush mund te duket si palaco ne veshje por qendrimi e sjellja e tij te le pa fjale,gje qe se prisje duke u ndikuar nga pershtypja e pare ne shikim,dhe e kunderta e saj...
 
Titulli: Pamja e jashtme tregon personalitetin e njeriut

Bazuar ne keto analizat forumore :yep: kur ndalem e e mendoje thelle e thelle :kohe::kohe: pamja e jashtme nuk perbene asigje :ohhpo qe se edhe jashte eshte si ketu brenda, dhe une mendoje se po, atehere beni mire qe pamjes se jashtme te mos ja fusni fort :hmm::hi:
 
Titulli: Pamja e jashtme tregon personalitetin e njeriut

Sesht e vertet kjo gje, ka plot fytyra si engjej por brenda tyre kan nje zemer te erret te mbushur plot urrejtje dhe etje per tber keq. Kam lexuar dhe kam par qe nese nje njeri npamje tpar te duket i/e bukur apo i/e kendshme po tnisesh tflasesh me ta e ndryshon at opinionin pozitiv qe pate per ta.Flasin krejt tangerllik, flasin krejt indiferenc.
 
Titulli: Pamja e jashtme tregon personalitetin e njeriut

FB_IMG_1465138751627.jpg

Keni gjo kundra ju?
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top