Pali në këndvështrimin hebraik

Kresha

A pretty face can never trick me
Kaufmann Kohler

Themeluesi i vërtetë i Kishës së krishterë si një njësi e kundërt me Judazimin, ka lindur para vitit 10 (e.r.s.) dhe ka vdekur pas vitit 63 (e.r.s.). Dokumentet të cilat përmbanin këndvështrimet dhe opinionet e kundërshtarëve të Palit dhe të rrymës së tij (Paulinizëm) nuk kanë mbijetuar deri në ditët tona, dhe historia e kishës së hershme është ngjyrosur nga shkrimtarë të shekullit të dytë, të cilët ishin të shqetësuar për të ndrydhur apo sheshuar polemikat dhe debatet e shekullit të parë, siç dëshmohet qartë nga libri Veprat e Apostujve si dhe nga fakti se letrat të cilët i atribuohen Palit, siç kanë dëshmuar edhe kritikët bashkëkohorë, janë pjesërisht të rreme (Galatasve, Efesianëve, I dhe II Timoteu, Titusi etj) dhe pjesërisht të ndërshtira (në tekstin original të Palit).

Jo një shkollar hebre, por një helenist


Sauli (nifka romake e të cilit ishte Paul; shih Veprat xiii. 9) ishte lindur nga prindër hebrenj gjatë dekadës së parë të erës sonë në Tarsus të Kilikia (Veprat ix. 11, xxi. 39, xxii. 3). Pohimi që gjendet tek Romakëve 9:1 dhe Filipjanëve 3:5, sipas së cilëve Pali ishte nga fisi i Benjaminit, fakt ky i sugjeruar nga ngjashmëria e emrit të tij me atë të mbretit të parë Izraelit, është, gjithnjë nëse pasazhi është i saktë, një pohim i rremë. Asnjë listë fisnore apo prejardhjeje nuk ka ekzistuar në atë kohë (shih Eusebius, "Hist. Eccl." i. 7, 5; Pes. 62b; M. Sachs, "Beitrنge zur Sprach- und Alterthumsforschung," 1852, ii. 157), po ashtu në shkrimet e Palit nuk gjendet asnjë e dhënë apo argument që të dëshmoj faktin se ai kishte marrë trajnimin rabinik që të krishterët, të hershëm dhe modern, pohojnë se ai zotëronte. E aq më pak mund të ketë ai, siç pretendohet tek Veprat 22:3, dishepull i Gamalielit I, Hilleliti i butë. Citimet e tij të shkrimit hebraik, të cilat janë marrë të gjitha, direkt apo përmes memories, nga version grek i shkrimeve hebraike, dëshmojnë se ai nuk ka qenë familjar me tekstin original hebraik. Burimet e Palit për sistemin e tij teologjik dhe eskatologjik kanë qenë vetem libra të tillë si Libri i urtësisë dhe apokrife të tjerë, si edhe tekstet e Filemonit të Aleksandrisë (see Hausrath, "Neutestamentliche Zeitgeschichte," ii. 18-27; Siegfried, "Philo von Alexandria," 1875, pp. 304-310; Joëett, "Commentary on the Thessalonians and Galatians," i. 363-417). Pamvarësisht nga shpehja empatike, e cila gjendet tek Filipianëve. 3:5, sipas së cilës ai ishte “hebre nga hebrenj” – një term krejt i pazakontë ky, i cili duket se i referohet sjelljes dhe formimit të tij nacionalist (krahaso Veprat 21:40 dhe 22:2), duke qenë se origjina e tij hebraike pohohet në fjalët pararendëse përmes shprehjes “nga kombi i Izraelit”- gjithsesi mund të themi se ai, nëse letrat që mbajnë emrin e tij kanë me të vërtetë atë për autor, ka qenë krejtësisht helenist në mendimet dhe ndjenjat e tij. Si i tillë ai ka qenë i mbushur me konceptin se “i gjithë krijimi rënkon” për çlirimin nga “burgu-shtëpi i trupit”, nga kjo ekzistencë e cila si pasojë e ndotjes së saj nga mëkati dhe vdekja është shndërruar në diçka thellësisht të ligë (Galatasve. i. 4; Romakëve. v. 12, vii. 23-24, viii. 22; I Korintasve. vii. 31; II Korintasve. v. 2, 4; comp. Filo, "De Allegoriis Legum," iii. 75; idem, "De Vita Mosis," iii. 17; idem, "De Ebrietate," § 26; and Wisdom ii.24). Si helenist ai, gjithashtu, bënte dallimin midis një Adami tokësor dhe një Adami qiellor (I Korintasve xv. 45-49; krahaso Filo, "De Allegoriis Legum," i. 12), dhe rrjedhimisht midis jetës së ulët psikike dhe asaj të lartë shpirtërore, e cila mund të arrihej vetëm përmes asketizmit (Romakëve xii. 1; I Korintasve vii. 1-31, ix. 27, xv. 50; krahaso. Filo, "De Profugis," § 17; etj). Krejt gjendja e tij mendore dëshmon për ndikimin e dijeve teozofike apo gnostike të Aleksandrisë, veçanërisht të literaturës të Hermesit e sjellë në dritë kohët e fundit nga Reizenstein në veprën e tij të rëndësishme "Poimandres," 1904 (shih Index, s. v. "Paulus," "Briefe des Paulus," and "Philo"), kjo shpjegon edhe besimin e tij të çuditshëm në fuqitë mbinatyrore (Reizenstein, l.c. pp. 77, 287), në fatalizëm, në të "folurit në gjuhë të ndryshme " (I Korintasve xii.-xiv.; krahaso Reizenstein, l.c. p. 58; Dieterich, "Abraxas," pp. 5 et seq.; Weinel, "Die Wirkungen des Geistes und der Geister," 1899, pp. 72 et seq.; I Korintasve. xv. 8; II Korintasve xii. 1-6; Efesianëve iii. 3), dhe tek misteret apo sakramentet (Romakëve xvi. 25; Kolosianëve i. 26, ii. 2, iv. 3; Efesianëve i. 9, iii. 4, vi. 19)— një term i huazuar krejtësisht nga ritet pagane.

Epilepsia e tij


Përgjatë shkrimeve të Palit gjendet një element irracional apo patologjik i cili do të shihej si i neveritshëm nga dishepujt e rabinëve. Me shumë mundësi gjendja e tij shpirtërore pesimiste ka qenë rezultat i kushteve të tij fizike, sepse ai vuante nga një sëmundje e cila prekte si trupin ashtu edhe shpirtin e tij. Ai flet për të si “një gjemb në mish” dhe si një goditje e rëndë nga “një engjëll i Satanait” (II Korintasve xii. 7), i cili shpesh bënte që ai të kuptonte paaftësinë e plotë të tij, dhe e bënte atë një objekt keqardhjeje dhe tmerri (Galatasve iv. 13). Kjo sëmundje ka qenë, siç ka treguar në mënyrë bindëse edhe Krenkel-i ("Beitrنge zur Aufhellung der Geschichte und Briefe des Apostels Paulus," 1890, pp. 47-125), epilepsia, e quajtur nga grekët “sëmundja e shenjtë”, e cila shpesh e vendoste atë në një gjendje dalldie. Një formë mendore kjo e cila mund të ketë lënë përshtypje të mëdha tek dëgjuesit e tij xhentilë (jo hebrenj), por që hebrenjve mund ti ketë shkaktuar vetëm frikë dhe largim nga ai, duke qenë se për hebrenjtë Zoti është mbi të gjitha Zot i arsyes (krahaso II Korintasve v. 13; x. 10; xi. 1, 16; xii. 6). Koncepti i një feje të re, gjysmë pagane dhe gjysmë hebraike, siç ka predikuar Pali, dhe ndjeshmëria ndaj ndikimeve të saj, ishte krejtësisht e huaj për natyrën e jetës dhe mendimit hebraik. Për Judaizmin, religjioni është shenjtërimi i kësaj jete përmes përmbushjes së detyrimeve të shumta ta saj (shih zërin Judaism), ndërkohë që Pali zmbrapsej prej kësaj botë të cilën e shihte si pronë të Satanait dhe të ushtrisë së tij, dhe dëshironte shpëtimin përmes vdekjes së të gjitha dëshirave për jetë, dhe përpiqej për një botë tjetër të cilën ai e kishte parë në vizionet në ekstazë të tij. Përshkimi i mëposhtëm i Palit është ruajtur në "Acta Pauli et Theclو," një libër apokrif i cili është vërtetuar se është më i vjetër dhe në disa aspekte me vlerë historike më të madhe se libri kanonik Veprat e apostujve (shih Conybeare, "Apollonius' Apology and Acts, and Other Monuments of Early Christianity," pp. 49-88, London, 1894):


"Një burrë me shtat mesatar, me flokë me onde, këmbë të shtrembërta, sy të kaltërt, me vetulla të ngjitura, hundëmadh, ndonjëherë ngjante si një njeri, ndonjëherë tjetër si engjëll, Pali, erdhi dhe i predikoi njerëzve të Iconium-it: 'Të bekuar janë ata të cilët ruajnë përkorjen e tyre [nuk martohen]; sepse ata do të jenë tempulli i Perëndisë. Të bekuar janë ata të cilët poshtërojnë trupat dhe shpirtrat e tyre; sepse atyre do ti flasë Perëndia. Të bekuar janë ata të cilët përbuzin botën, sepse ata do të jenë të kënaqshëm për Perëndinë. Bekuar qofshin trupat dhe shpirtrat e virgjëreshave, sepse ata do të marrin shpërblimin për përkorjen e tyre.”


Përmes këtij predikimi ai “zuri në grackë shpirtrat dhe djemve dhe vajzave të reja, duke i nxitur ata të mbeten beqarë” "(Conybeare, l.c. pp. 62, 63, 67; comp. ib. pp. 24-25; Gal. iii. 38; I Cor. vii. 34-36; Matt. xix. 12; Clement of Rome, Epistle ii. § 12).


Qëndrimi anti-hebraik


Cilado qoftë analiza fiziologjike apo psikologjike e temperamentit të Palit, duhet të themi se koncepti i tij për jetën nuk është hebraik. Po ashtu edhe armiqësia dhe antipatia e tij e paprecedent ndaj Judaizmit, siç dëshmohet në letrat e tij, nuk mund të shpjegohet ndryshe vetëm se duke supozuar se, ndonëse hebre për nga lindja, Pali nuk ka qenë asnjëherë simpatizues apo familjar me doktrinat e shkollave rabinike. Madje edhe mësimet hebraike kanë shkuar tek ai përmes rrugëve helenike, siç dëshmohet edhe nga theksi i vënë mbi “ditën e zemërimit të Perëndisë” (Romakëve i. 18; ii. 5, 8; iii. 5; iv. 15; v. 9; ix. 22; xii. 19; I Thesalonikasve i. 10; Kolosianëve iii. 6; krahaso Sibillines, iii. 309 et seq., 332; iv. 159, 161 et seq.; etj), si dhe nga këshillat e tij etike, të cilat janë marrë në mënyrë tepër kontradiktore nga kodet hebraike të ligjit për prozelitët, Didakeja dhe Didaskalija. ثshtë krejtësisht e natyrshme, atëherë, që jo vetëm hebrenjtë (Veprat xxi. 21), por edhe hebreo-krishterët e kanë konsideruar Palin si një “renegat të ligjit” (shih Eusebius, l.c. iii. 27; Irenوus, "Adversus Hوreses," i. 26, 2; Origen, "Contra Celsum," v. 65; Clement of Rome, "Recognitiones," i. 70. 73).


Personaliteti i tij


Nëse do të gjykojmë nga përmbajtja e atyre letrave duken se janë shkruar vërtet nga Pali dhe na japin një këndvështrim real rreth natyrës së tij, na duhet të themi se Pali kishte një temperament të zjarrtë, impulsiv dhe i flaktë në ekstrem, me ndryshime të përhershme gjendjesh shpirtërore, një çast ngazëllehej nga një gëzim i pakufishëm dhe në çastin tjetër shumë i dëshpëruar dhe i trishtë. I shfrenuar dhe i papërmbajtshëm si në dashuri ashtu edhe në urrejtje, në bekim dhe në mallkim. Ai zotëronte një fuqi të jashtëzakonshme mbi njerëzit dhe kishte një siguri të pakufishme në vetvete. Ai fliste dhe shkruante si një njeri i ndërgjegjshëm për misionin e madh providencial, si një shërbëtor dhe lajmëtar i një kauze të lartë dhe unike. Filozofët dhe hebrenjtë mund të dallojnë shumë nga ai për sa i përket çdo argumenti dhe këndvështrimi të shprehur nga ai, por ata duhet të pranojnë se ai ishte një luftëtar i fuqishëm për të vërtetën, dhe se këndvështrimi i tij për jetën, njeriun dhe Zotin ishte shumë i rëndësishëm. Tërë koncepti i religjionit është, padyshim, thelluar nga ai, për shkak se kuptimi i tij mendor ishte i gjerë dhe gjithëpërfshirës dhe mendimi i tij ishte i spikatur, agresiv, kërkues, dhe në të njëjtën kohë sistematik. Në të vërtetë, ai modeloi mendimin dhe besimin e krejt Krishterimit.


Prozelitizmi hebraik dhe Pali


Para se të analizojmë vërtetësinë e historisë së të ashtuquajturit konvertim të Palit, është e nevojshme që të marrim në konsideratë nisur nga këndvështrimi hebraik këtë pyetje: Përse Pali e pa të nevojshme të krijonte një sistem të ri besimi për të përfshirë [brenda tij] edhe xhentilët [johebrenjtë], duke pasur parasysh se faktin se Sinagoga kishte hapur, pothuajse dy shekuj më parë, dyert e saj dhe, me ndihmën e literaturës helenike, kishte arritur një propagandë të suksesshme, siç dëshmohet edhe nga vetë ungjijtë? (Matt. xxiii. 15; see Schürer, "Gesch." 3d ed., iii. 102-135, 420-483; J. Bernays, "Gesammelte Abhandlungen," 1885, i. 192-282, ii. 71-80; Bertholet, "Die Stellung der Israeliten und Juden zu den Fremden," 1896, pp. 257-302.) Bertholet (l.c. pp. 303-334; but see Schürer, l.c. i. 126) etj., në mënyrë që të ruanin pohimin e universalizmit të krishterimit, mohuan ekzistencën në Judaizëm të prozelitëve të parrethprerë dhe keqinterpretuan pohime të qarta talmudike dhe si dhe pohime të tjera të cilat bënin fjalë për besimtarë xhentil. (Bertholet, l.c. pp. 338-339); ndërsa doktrina e Palit në lidhje me besimin universal të Abrahamit (Romakëve iv. 3-18) është i bazuar mbi interpretimin tradicional të Zanafillës xii. 3 (see Kuenen, "Prophets and Prophecy in Israel," pp. 379, 457) dhe mbi këndvështrimin tradicional i cili e shihte Abrahamit si prototipin e një misionari i cili e sjell botën pagane nën krahët e Shekinah (Gen. R. xxxix., duke ju referuar Zanafillës xii. 5; shih zërat Abraham; Judaism; Proselyte). Në fakt, vetëm propaganda Judaike e zhvilluar përgjatë detit mesdhe e bëri të mundur të Palin dhe ithtarët e tij që të themelonin krishterimin në mes të xhentilëve, siç gjendet shprehimisht e pohuar tek Veprat (x. 2; xiii. 16, 26, 43, 50; xvi. 14; xvii. 4, 17; xviii. 7); dhe është pikërisht nga manuale të tilla për prozelitët, si Didakeja dhe Didaskalia, nga ku ka rrjedhure mësimi etik që gjendet në letrat e Palit dhe të Pjetrit. (see Seeberg, "Der Katechismus der Urchristenheit," 1903, pp. 1-44).


Përgjigja [për pyetjen e bërë] mbështetet nga fakti se prozelitizmi hebraik kishte si bazë të tijin kombin, siç tregohet edhe emrat "ger" dhe "ger toshab" të përdorura për "prozelitët". Një prozelit ndaj të cilit nuk ishin kryer ritet abrahamike mbetej një i huaj. Kështu që, ishte shumë e rëndësishme për Palin që ata të cilët konvertoheshin në krishterim të konsideroheshin të barabartë me anëtarët e tjerë të Kishës dhe se çdo shenjë dallimi midis hebrenjve dhe xhentilëve do të zhdukej në gjendjen e re të ekzistencës në të cilën të krishterët jetojnë duke pritur ardhjen e dytë të Krishtit. Këndvështrimi mbizotërues i sinagogës ishte ai politik dhe social, ndërsa ai i Kishës ishte eskatologjik. A mund të pranohen në bashkësinë e shenjtorëve, duke pritur botën e ringjalljes, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë vulën e besëlidhjes të Abrahamit mbi mishin e tyre apo që nuk përmbushin krejtësisht ligjin [hebraik]? Kjo ishte një pyetje në diskutim midis dishepujve të Jezusit dhe atyre të Palit. Të parët ndiqnin këndvështrimin e esenëve, i cili, gjithashtu, ishte edhe këndvështrimi i Jezusit, ndërsa pala e dytë përvetësoi një qëndrim të pavarur i cili nuk buronte nga hebraizmi, por nga këndvështrimi johebraik. Pali modeloi një Krisht të tijin, një kishë të tijën, dhe një sistem besim të tijin; e duke qenë se në teologjinë e tij gjendeshin shumë element mitologjik dhe gnostik, për pasoj mesazhi i tij joshte më shumë johebrenjtë se sa hebrenjtë, ai e ktheu botën pagane në besimin e tij.


Krishti i Palit


Në plan të parë ndaj të gjithë mësimeve të tjera të Palit qëndronte vizioni i tij i veçantë për Krishtin, të cilit ai në mënyrë konstante i referohej si prova dhe e drejta e tij e vetme për statusin e tij apostolik. (I Korintasve ix. 1, xv. 8; II Korintasve xii. 1-7; Filipjanëve iii. 9; Galatasve i. 1, 12, 16, rreth të cilave shih më poshtë). Apostujt e tjerë e dëshmuan Jezusin në mish, ndërsa Pali e pa atë kur, në një gjendje magjepsjeje, ai u mor në parajsë në qiellin e tretë, ku “dëgjoi fjalë të patregueshme, që nuk është e lejuar të thuhen nga njeri (II Korintasve xii. 2-4).


Qartësisht ky përfytyrim i Krishtit duhet të ketë zënë që më parë një vend kryesor në mendjen e Palit, njësoj si Metatroni (Mithra) dhe Akteriel-i në mendjen e mistikëve hebrenj. (shih zërat Angelology; Merkabah). Për të Mesiah ishte biri i Perëndisë në kuptimin metafizik të fjalës, “imazhi i Zotit” (II Korintasve iv. 4; Kolosianëve i. 15), "Adami qiellor" (I Korintasve xv. 49; i ngjashëm me Adam Kadmon-in e Filonit dhe të kabalës, ndërmjetësin midis Zotit dhe botës (I Korintasve viii. 6), " i parëlinduri i çdo krijese, sepse në të u krijuan të gjitha gjërat” (Kolosianëve i. 15-17), i njëjtë me Frymën e shenjtë të manifestuar përgjatë historisë izraelite (I Korintasve x. 4; II Korintasve iii. 17; Krahaso Urtësia x. 1.-xii. 1; Philo, "De Eo Quod Deterius Potiori Insidiari Soleat," § 30; shih edhe Jeë. Encyc. x. 183b, s.v. Preexistence of the Messiah).


Gjithsesi, është kryesisht si “Zoti i lavdisë” (1 Korintasve ii.8), si sundimtari i fuqive të dritës dhe jetës së përhershme, që Jezu Krishti do të manifestoj fuqinë e tij kozmike. Ai duhet të asgjësojë Satanain apo Belialin, sunduesin e kësaj bote të errësirës dhe vdekjes, së bashku me të gjithë ushtrinë e tij të së ligës fizike dhe morale (I Korintasve xv. 24-26). “Gnosticizmi” i Palit (I Korintasve viii. 1, 7; II Korintasve ii. 14; I Timoteu vi. 20) është një ringjallje e dualizmit persian, i cili e bënte të gjithë ekzistencën, qoftë kjo fizike, mendore apo shpirtërore, një luftë midis dritës dhe errësirës (I Thesalonikasve. v. 4-5; Efesianëve v. 8-13; Kolosianëve i. 13), mishit dhe shpirtit (I Korintasve xv. 48; Romakëve viii. 6-9), prishjes dhe përhershmërisë (I Korintasve xv. 50, 53). Objektivi i Kishës është të siguroj për anëtarët e saj shpirtin, lavdinë dhe jetën e Krishtit, “kokën” e tij, dhe ti çliroj ata nga robëria dhe besnikëria ndaj mishit dhe fuqive tokësore. Në mënyrë që të bëhen pjesëmarrës në shpëtimin që ka ardhur dhe në ringjalljen që po afrohej, shenjtorët duhet të braktisnin veprat e errësirës dhe të vishnin parzmoren e dritës, parzmoren e dashurisë dhe helmetën e shpresës (Romakëve xiii. 12; II Korintasve x. 4; Efesianëve vi. 11. I Thesalonikasve v. 8; krahasao Urtësia v. 17-18; Isaiah lix. 17; "armët e dritës së popullit të Izraelit," Pesiḳ, R. 33 [ed. Buber, p. 154]; Targ. Yer. to Ex. xxxiii. 4; "njerëzit e mburojave ["ba'ale teresin"], një emër i përdorur për gnostikët e rangut të lartë, Ber. 27b; po ashtu edhe "rroba e dritës " nëMandوan lore, "Jahrbuch für Protestantische Theologie," xviii. 575-576).


Mesia i kryqëzuar


Si mund të mposhtet kjo botë e mallkimit dhe e të ligës, e mëkatit dhe vdekjes dhe të arrihet jeta e vërtetë? Kjo pyetje, e cila sipas legjendës talmudike (Tamid 32a), Aleksandri i madh ia drejtoi njeriut të urtë të Jugut, mesa duket ka qene mbizotëruese edhe në mendjen e Palit (shih Kabisch,"Die Eschatologie des Paulus," 1893); dhe përgjigja i erdhi Palit në formën e Krishtit të kryqëzuar e cila ishte të “vdesësh në mënyrë që të jetosh”. Ky vision, i parë në një gjendje ekstaze, ishte për të më shumë se sa thjesht një realitet”; ai ishte një zotim (“erabon-i” i ringjalljes dhe jetës rreth së cilës ai ishte në kërkim). Duke parë “frytin e parë të atyre që kanë fjetur” (I Korintasve xv. 20-24; Mesia është quajtur “i parëlindur” edhe në Midr. Teh. to Ps. lxxxix. 28, and in Ex. R. xix. 7), ai u ndje i sigurt për jetën e re që të gjithë “bijtë e dritës” duhej të bashkëndanin. Më pas tek ai u bë mbizotëruese ideja se bota e ringjalljes, apo “mbretëria e Perëndisë” kishte ardhur, ose do të vinte së bashku me rishfaqjen e shpejtë të Mesias, se ai Krishti do të rrethonte me fuqitë e larta “të përzgjedhurit” e tij, të cilët do të merrnin pjesë në këtë jetë të shpirtit. Në botën e udhëhequr nga shpirti nuk mund të ketë mëkat apo pasione sensual. Po ashtu në një botë ku njerëzit jetojnë si engjëj nuk haset nevoja e ekzistencës së ndonjë ligji (krahaso "Të vdekurit janë të lirë nga çdo obligim i ligjit” Shab. 30a, 151b; Niddah 61b). Mesa duket ëndrra e Palit ka qenë rikthimi i gjendjes parajsore dhe zhbërja e mëkatit të Adamit, veprës së gjarprit, i cili solli vdekjen në botë. Pagëzimi kishtar, në të cilin janë të ftuar për të kryer si mëkatarët ashtu edhe shenjtorët, burrat dhe gratë, hebrenjtë dhe johebrenjtë, nënkuptonte për të zhveshjen e Adamit tokësor dhe veshjen e Adamit qiellor (Romakëve vi). Ai ishte i bindur se falë fuqisë së besimit të tij, i cili bënte të mundur të gjitha mrekullitë e shpirtit në Kishë (I Korintasve xii., xv.), edhe besimtarët në Krisht, gjatë rishfaqjes së tij, do të ngriheshin në mënyrë të mrekullueshme drejt reve dhe do të transformohen në trupa shpirtërorë për të fituar jetën e ringjalljes (I Thesalonikasve iv.; I Korintasve xv.; Rom. viii.). Këto janë elementët e teologjisë së Palit, një sistem besimi i cili orvatej të bashkonte të gjithë njerëzit, por kjo në kurriz të arsyes së shëndoshë dhe mendimit praktik.


Konvertimi i Palit


ثshtë e mundur që të ketë diçka të vërtetë në historinë e treguar tek libri i veprave (vii. 58-ix. 1-31, xxii. 3-21, xxvi. 10-19), sipas së cilës, ndërsa ishte rrugës për në Damask, i ngarkuar me detyrën për të asgjësuar lëvizjen e krishterë e cila ishte kundërshtare ndaj Tempullit dhe Ligjit (ib. vi. 13), Pali pati një vizion në të cilin Jezusi iu shfaq atij duke i thënë: “"Saul, Saul, përse më përndjek?" (krahaso I Samuel. xxvi. 18); më pas si pasojë e këtij vizioni Pali, me ndihmën e Ananias, u bë një prej profetëve të krishterë, “një enë e zgjedhur tek unë (Krishti), për të mbartur emrin tim para xhentilëve". Sipas librit të Veprave (vii. 58; ix. 2; xxii. 5; xxv. 1, 10-12), Pali ishte një djalë i ri i ngarkuar nga Sanhedrini i Jeruzalemit për të ekzekutuar Stefanin dhe arrestuar dishepujt e Jezusit. Sidoqoftë, pohimi se, duke qenë një zbatues i zellshëm i ligjit të etërve, “ai persekutoi Kishën deri në vdekje”, mund të jetë bërë vetëm në një kohë kur nuk njihej më fakti se çfarë dallimesh të mëdha ekzistonin midis kryepriftërinjve saducenj dhe pleqve nga njëra anë, të cilët kishin një interes jetësor në shuarjen e lëvizjes së krishterë, dhe farisenjve nga ana tjetër, të cilët nuk kishin asnjë arsye për të dënuar Jezusin apo Stefanin me vdekje. Në fakt, ky pohim gjendet tek letra drejtuar Galatasve (i. 13-14), pavërtetësia e të cilës është dëshmuar nga Bruno Baur, Steck dhe më bindshëm nga Friedrich Maehliss ("Die Unechtheit des Galaterbriefs," 1891). Situata është e njëjtë edhe me pasazhet që gjenden tek Filemoni iii.5, Veprat xxii. 17-18, të cilat tregojnë për një tjetër vizion të cilin Pali e përjetoi ndërkohë që ishte në Tempull. Në këtë vizion, Jezusi i thotë Palit të largohet nga Jeruzalemi dhe të shkoj së bashku me ungjillin e tij tek xhentilët (johebrenjt). Pali, në mënyrë të qartë, konceptin e Birit të Perëndisë e ka zotëruar më parë se ta shprehte atë pas vizionit të tij, por identifikimi i Krishtit të tij gnostik me Jezusin e kryqëzuar të Kishës të cilët ai e kishte luftuar më parë, me shumë mundësi ka qenë rrjedhojë një krize mendore të cilën ai e përjetoi në formë vizionesh.


Barnaba dhe helenistët e tjerë


Nëse kanë ushtruar apo jo ndikim mbi Palin helenistët që jetonin në Jeruzalem, në krye të të cilëve qëndronte Stefani, Filipi dhe të tjerë të emërtuar tek Veprat vii. 1-5, nuk mund të përcaktohet me siguri. ثshtë e sigurtë se Barnaba, i cili kishte lindur në Qipro, ka ndikuar tek mendimet e Palit. Ai ishte shoqëruesi më i vjetër i Palit, në dukje me staturë më madhështore (Veprat xiv. 12), dhe sipas Veprave ix.27, ishte pikërisht Barnaba ai që e paraqiti Palin tek apostuj dhe e shtyu atë (xi.25) të bashkpunonte me të në Kishën e Antiokut. Ata të dy udhëtuan së bashku si mbledhës të lëmoshave për të varfërit e kishës së Jeruzalemit (po aty xi. 30, xv. 2; shih zërin Apostle), si edhe si predikues të ungjillit (po aty xiii. 3, 7, 13, 14, 43, 46, 50; xiv. 14, 20; xv. 2, 12, 22, 35), duke e shndërruar Palin shumë shpejt në predikuesin më të fuqishëm. Së fundmi, për shkak të disa mosmarrveshjeve, me sa duket të një natyre shumë më serioze se çfarë pohohet tek Veprat xv. 36-39 or Gal. ii. 13, ata u ndanë. Fakti që si Pali ashtu edhe Barnaba kishin këndvështrime të ndryshme nga ato të dishepujve të tjerë mund të kuptohet edhe nga 1 Korintasve ix. 6. Po ashtu edhe marrëdhëniet e Palit me Apollon kanë qenë, me sa duket, të ngjashme me ato të një bashkëpuntori të ri me një homolog më të vjetër dhe më të ditur. (I Korintasve i. 10, iii. 5-23, xvi. 12).


Udhëtimet e tij misionare


Sipas librit të Veprave xiii., xiv., xvii-xviii (shih Jew. Encyc. ix. 252-254, nën zërin New Testament), Pali filloi të punonte përgjatë linjave tradicionale hebraike duke ungjillëzuar në sinagoga të ndryshme ku prozelitët e dyerve e takoheshin me hebrenjtë. Vetëm pasi ai dështoi që ti bindte hebrenjtë për këndvështrimet e tij, duke hasur kundërshti dhe persekutim të fortë nga ata, Pali iu kthye botës xhentile pasi kishte rënë dakord fillimisht me apostujt e Jeruzalemit për të pranuar xhentilët në Kishë vetëm si prozelitë të dyerve, d.m.th. vetëm pasi të kishin pranuar ligjet e Noeut (Veprat xv. 1-31). Kjo paraqitje e veprave të Palit është, gjithsesi, në mospërputhje me qasjen e treguar nga ai, tek letrat e tij, kundrejt hebrenjve dhe ligjit hebraik. Po ashtu nuk mund ti vishet asnjë lloj vlere historike pohimet që gjendet tek Galatasve ii. 1-10 sipas së cilit, përmes një ujdie të kryer nga ai me shtyllat e Kishës [apostujt e Jeruzalemit], puna [e ungjillëzimit] u nda në dy pjesë të barabarta midis Pjetrit dhe Palit, “ungjilli i rrethprerjes” iu ngarkua të parit, ndërsa “ungjilli i të parrethprerëve” të dytit; kjo për arsye se sulmet e hidhura dhe shpesh mizore që Pali ia drejtoi si hebrenjve ashtu edhe apostujve të Kishës judeo-krishtere (tek Filipianëve iii.2 ai i quan ato “qenër”) do të kishin qenë të pajustifikueshme dhe të pafalshme. Në të vërtetë e vetmja gjë e përbashkët që Pali kishte të përbashkët me apostujt e Jezusit ishte vetëm emri dishepull. Fusha e tij e veprimit ishte kryesisht, për të mos thënë tërësisht, e drejtuar tek xhentilët. Ai kërkoi një tokët të virgjër ku të mbillte farën e ungjillit dhe ia arriti qëllimit të themelonte përmes Greqisë, Maqedonisë dhe Azisë së vogël, kisha të ndryshme ku nuk kishte as “hebrenj e as xhentil”, por vetëm të krishterë të cilët i drejtoheshin njëri-tjetrit si “vëllezër” ose “shenjtorë”. Sa i përket udhëtimeve të tij të mëdha misionare ashtu siç përshkruhen në librin Veprat e apostujve apo në dokumentet e mëvonshme shih Jew. Encyc. l.c. pp. 252-254. Sa i përket kronologjisë nuk mund të mbështetemi plotësisht as tek Galatasve i. 17-ii.3 e as tek libri i Veprave me gjithë pohimet kontradiktore që ai përmban.

Nga pasazhi që gjendet tek libri i dy Korintasve xi. 24-32 (krahaso po aty vi. 4; I Korintasve iv. 11) mund të mësojmë se vepra e tij misionare ishte e rrethuar me vështirësi të pazakonta. Ai punonte rëndë ditë e natë si çadërpunues për të siguruar jetesën (Veprat xviii. 3; I Thesalonikasve ii. 9; II Thesalonikasve, iii. 8; I Korintasve iv. 12, ix. 6-18). Ai pohonte (II Korintasve ix) se ishte burgosur, dënuar me fshikullime kamzhiku dhe kishte jetuar në fije të perit si në det ashtu edhe në tokë më shumë se çdo apostull tjetër. Pesë herë ai ishte dënuar në sinagogë me 39 fshikullime, kjo me sa duket për shkak të ndonjë shkeljeje publike të ligjit (Deutoronomi xxv. 3); tre herë ishte rrahur me shkopinj, me shumë mundësi nga gjykatësi i qytetit (krahaso Veprat xvi. 22); njëherë tjetër ishte qëlluar me gurë nga njerëzit; dhe tre herë të tjera ai kishte vuajtur nga mbytja e anijes, duke ndenjur në ujë një ditë dhe një natë. Në Damask ai u burgos nga mbreti Areta i cili ishte nxitur, jo nga hebrenjtë, siç pohohet nga historianët modern, por nga autoritetet e Jeruzalemit; dhe ai shpëtoi duke duke u ulur nga një dritare përgjatë murit me një shportë (II Korintasve xi. 24-32; krahaso Veprat xxvii. 41). Përveç kësaj ai shqetësohej vazhdimisht nga sëmundja e tij, e cila bënte që ai shpesh të “rënkonte” për çlirim (I Thesalonikasve ii. 2, 19-iii. 1; II Cor. i. 8-10, iv. 7-v. 5, xii. 7; Gal. iv. 14).


Në Greqi


Korinti dhe Efesi, dy qendra të mëdha tregtare, me popullatën e tyre të përzier, të trazuar dhe imorale, përbënte për Palin një fushë të gjerë për veprën misionare të tij; dhe meqenëse hebrenjtë ishin të pakët dhe pa ndikim, ai kishte fushë dhe mundësi të gjëra për të themeluar një kishë sipas planeve të tij. Ndihmë shumë të madhe, në këtë synim, i dha edhe mbrojtja romake që ai gëzonte (Veprat xviii. 12-17, xix. 35-40). Sidoqoftë, për sa kohë që Kisha e Jeruzalemit nuk ishte nën ndikimin e tij, Pali nuk gjente ngushëllim dhe kënaqësi në rezultatet që kishte arritur, ndonëse ai me krenari numëronte sukseset që kishin shënjuar udhëtimet e tij përgjatë tokave të ndryshme. Përpjekjet e tij anuan më shumë nga Roma, e jo nga Athinasit, urtësinë e të cilëve Pali e dënoi si “marrëzi” (I Korintasve i. 17-24). Qyteti perandorak i Romës, sistemin administrativ i së cilës ai e admironte, e joshi dhe e magjepsi mendjen e tij me fuqinë dhe horizontin e saj të përbotshëm. Në mënyrë të ndërgjegjshme apo të pandërgjegjshme, ai punoi për një Kishë qendra e së cilës do të ishte Roma në vend të Jeruzalemit. Si një i burgosur në vitet 61-63 (Filipianëve i. 7, 16), e me shumë mundësi edhe si një martir në Romë, Pali hodhi themelet për dominimin botërorë të Krishterimit pagan (Për detaje biografike të mëtejshme, të cilat kanë qenë objekt diskutimesh midis të krishterëve, por të cilat janë të parëndësishme për lexuesin hebre shih artikullin “Paul” në Hauck, “Real-Encyc.” Në Hasting, “Dict. Bible” etj.)


Kisha e Palit kundrejt Sinagogës


Në mënyrë që ta kuptojmë plotësisht organizimin dhe qëllimin e Kishës, ashtu siç tregohet nga vetë Pali në letrat e tij, është e nevojshme që ta krahasojmë këtë strukturë kishtare me organizimin dhe punën e sinagogës, përfshi këtu edhe me atë të bashkësisë Esene. اdo bashkësi judaike kur organizohej si një kongregacion ishte e nevojshme që të zotëronte në, ose së bashku, me sinagogën edhe një institucion (1) për adhurimin e përbashkët, (2) për edukimin e të rinjve dhe të vjetërve në Torah dhe (3) një për bujarinë dhe bamirësinë sistematike. Këto tre institucione zakonisht i ngarkoheshin një njeriu me status të lartë shoqërorë, i spikatur si në dituri ashtu edhe në devotshmëri. Niveli dijes dhe e përpikërisë në ndjekjen e udhëzimeve të Torahut përcaktonte gradën e anëtarëve të sinagogës. Midis anëtarëve të vëllazërisë esene, jeta e përditshme së bashku me ngrëniet e përbashkëta ishin vendosur nën rregulla të veçanta shenjtërie, njësoj si lutjet, lëmoshat apo vizitat ndaj të sëmurëve që kryheshin prej tyre. Fryma e Shenjtë e cila kërkohej veçanërisht prej tyre si një faktor hyjnor, i përgatiste ata, gjithashtu, edhe për Mbretërinë e Perëndisë e cila pritej me padurim prej tyre. (shih zërin Essens). Kisha e krishterë duke përvetësuar emrin dhe formën e Kishës esene (Εκκλησία; shih zërin Congregation), i shtoi si banjës (shih zërin Baptism) ashtu edhe ngrënies së përbashkët të ushqimit (shih zërin Agape) një karakter krejt të ri.


Ndikimi i fesë së mistereve greke


Pali, helenisti, gjatë futjes së veçorive të reja në Kishë, duket se, dashur pa dashur, e ka përvetësuar kultin pagan të shoqërimit si model për të (shih Anrich, "Das Antike Mysterienëesen in Seinem Einfluss auf das Christenthum," 1894; Wobbermin, "Religionsgeschichtliche Studien zur Frage der Beeinflussung des Urchristenthums Durch das Antike Mysterienëesen," 1896, p. 153; Hatch, "Influence of Greek Ideas and Usages upon the Christian Church," 1890, pp. 281-296; Cumont, "Die Mysterien des Mithra, Deutsch von Gehrich," 1903, pp. 101, 118-119; Anz, "Ursprung des Gnosticismus," 1897, pp. 98-107; Reizenstein and Kabisch, l.c.). Për të pagëzimi nuk është më një rit simbolik që të sjell ndërmendje pastrimin apo rigjenerimin, ashtu siç kuptohej në rrethet hebraike dhe judeo-krishtere (shih zërin Baptism), por një rit mistik përmes së cilit personi që hynte në ujë dhe ridilte sërish pësonte një transformim të vërtetë, duke vdekur me Krishtin për botën e mishit dhe mëkatit dhe duke u ngritur me të në botën e shpirtit, në jetën e re të ringjalljes. (Rom. vi. 1-10).


Ishte pjesëmarrja në bukën dhe verën e ngrënieve të përbashkëta, e ashtuquajtura “Darka e Zotit”, që i shndërroi mjetet e unionit mistik me Krishtin, “një pjesëmarrje në gjakun dhe trupin e tij”, ekzaktësisht ashtu siç ishte darka mithraike një pjesëmarrje e vërtetë në gjakun dhe trupin e Mithrës (shih Cumont, l.c.). Për Palin, Fryma e shenjtë në vetvete nuk është fuqi etike, por një fuqi magjike e cila vepron në shenjtërim dhe shpëtim. Ajo është një substancë mistike që përshkon Kishës si një forcë dinamike, duke i shndërruar të gjithë anëtarët e saj në shenjtorë, duke derdhur hirin e saj, tek anëtarët e bashkësisë, përmes dhuntive të ndryshme, të tilla si dhuntia e profetizimit, të folurit në gjuhë të ndryshme, interpretimit të zërave dhe dhuntive të tjera të shpalosura gjatë mësimit, administrimit të bamirësisë dhe aktiviteteve të tjera kishtare të ngjashme to (Romakëve xii. 4-8; I Korintasve xii., xiv.; see Kabisch, l.c. pp. 261-281). Kisha përbën “trupin e Krishtit” jo në një kuptim figurative, por përmes të njëjtin realitet mistik si të atyre kulteve pagane ku pjesëmarrësit, përmes mistereve apo sakramenteve, bëheshin pjesë e hyjnive. Ky këndvështrim është shprehur qartazi nga Pali kur ai ballafaqon “kupën e Krishtit” me “kupën e demonëve” (I Korintasve x. 20-21). Ndonëse Pali huazoi nga literature propagandistike hebraike, veçanërisht nga vepra Sibiline, idenë e zemërimit hyjnorë që godet veçanërisht ato të cilët kanë kryer mëkatet kapitale të idhujtarisë dhe incestit (kurvërimit) si edhe të dhunës dhe mashtrimit (Romakëve i. 18-32; I Thesalonikasve iv. 5), dhe ndonëse ai në përputhje me këtë këndvështrim dëshironte që paganët ti braktisnin zotat e tyre për tu orientuar drejt Zotit të vërtetë, me dëshirën për tu shpëtuar nga biri i Tij (I Thesalonikasve i. 9-10), përsëri Kisha e tij, njësoj si edhe Judaizmi, zotëronte përsosmërinë morale të gjinisë njerëzore e cila ishte e nevojshme për të përmbushur qëllimet e vëna nga ai. Vetëm shpëtimi, d.m.th. shpengimi nga kjo botë e humbjes dhe e mëkatit, përftimi i jetës së përsosur, është objekti i synuar; ndonëse është një privilegj vetëm i të përzgjedhurve dhe të paracaktuarve “që të jenë të ngjashëm me shëmbëlltyrën e Birit të tij” (Romakëve viii. 28-30). Si rrjedhojë nuk është merita personale apo përpjekja morale që bën të mundur shpëtimin, por një lloj veprimi arbitrarë i hirit hyjnor i cili shfajëson një grup njerëzish dhe dënon një grup tjetër (ib. ix.). Nuk është ndershmëria, madje as besimi – në kuptimin hebre të besimit të përsosur në të Zotin dhe Atin e Gjithëmëshirshëm dhe të Dashur- ai që të dërgon drejt shpëtimit, por besimi në fuqinë çlirimtare të vdekjes së Krishtit, e cila në një mënyrë mistike apo ligjore shfajëson ato që nuk e meritojnë (Romakëve iii. 22, iv., v.; krahaso zërin Faith; për të kuptuar konceptin mistik të termit besim, πίστις, në helenzëm përgjatë gnozës, shih Reizenstein, l.c. pp. 158-159).


Misteri i kryqit


Koncepti i Kishës për sigurimin e unionit mistik me Hyjin përmes riteve sakramentale ishte pagan për nga natyra, po kështu ishte edhe koncepti i Palit për kryqëzimin e Jezusit. Ndonëse ai pranoi këndvështrimin judeo-krishterë për fuqinë shpenguese të vdekjes së Jezusit si Mesia i përvuajtur (Romakëve iii. 25, viii. 3), përsëri kryqëzimi i Jezusit si biri i Perëndisë kishte marrë për të, që nga fillimi, karakterin e një misteri që i ishte shpallur atij, “skandal për Judenjtë dhe marrëzi për Grekët” (I Korintasve i. 23-ii. 2, ii. 7-10). Për të kryqëzimi ishte një akt kozmik përmes së cilit Zoti pajtohej me veten e Tij. Zoti dërgoi “birin e tij në shëmbëllim mishi mëkatarë” në mënyrë që të qetësonte zemërimin e Tij përmes vdekjes së Krishtit. “Ai nuk e kurseu Birin e vet, por e dha për të gjithë ne”, në mënyrë që përmes gjakut të tij të shpëtohen të gjithë njerëzit. (Rom. v. 8; viii. 3, 32). Për një mendje hebraike e kultivuar me mprehtësinë rabinike ky nuk është monoteizëm i pastër, por një mendim mitologjik. Koncepti i Palit për “Birin e Perëndisë” është, më shumë se sa Logosi i Filemonit, një nëpërkëmbje e unitetit absolut të Perëndisë. Ndonëse atributi “Zot” i është aplikuar Jezusit tek Titusi ii. 13 me shumë mundësi ky pohim i duhet veshur shkollës së Palit [që rrodhi pa tij] dhe jo vetë atij. Përgjatë gjithë letrave të Palit Jezusit i është atribuuar një lloj hise në hyjni, në një mënyrë të tillë që zvogëlon madhështinë e Zotit. Ai është ose së paku kështu pritet, quajtur “Zot” (I Kotintasve i. 2; Romakëve x. 13; Fil. ii. 10-11). Koncepti i Palit për një Zot i cili heq dorë nga të nga pasuria e të qenurit Hyj dhe zbret në varfërinë e jetës tokësore në mënyrë që të behet një shpëtimtarë i gjinisë njerëzore (I Korintasve xv. 28, duke ju referuar Psalmeve viii. 6-7; Fil. ii. 6-10), nuk mund ti jetë sugjeruar Palit vetëm se nga ideja pagane e “Zotit-njeri” apo e “Zotit të dytë”, zanafilluesi i botës, dhe “biri i Perëndisë” (tek Platoni, në literaturën e Hermes-Tot ashtu siç është treguar nga Reizenstein, l.c.), apo nga ideja e një mbreti të dritës që zbret në Hades, ashtu siç tregohet tek literature Mandease-Babilonase (Brandt, "Die Mandنische Religion," 1889, pp. 151-156). Vetëm nga gnosticizmi aleksandrin apo, siç ka treguar në mënyrë bindëse edhe Reizenstein (l.c. pp. 25-26; comp. pp. 278, 285), nga panteizmi pagan mund të ketë rrjedhur ideja e Palit për “pleroma”, “plotësia hyjnore” e Zotit që banon në Krishtin si kreu i çdo elementi dhe fuqie, si ai që “është shëmbëllesa e Perëndisë së padukshëm, i parëlinduri i çdo krijese sepse në të u krijuan të gjitha gjërat” (Kolosianëve i. 15-19, ii. 9).


Kundërshtia e Palit ndaj ligjit


Qasja e Palit ndaj ligjit nuk ka qenë që nga fillimi apo në parim armiqësore, ashtu siç paraqitet nga letra e ndërshtirë sipas Romakëve dhe nga letra drejtuar Galatasve, e cila i atribuohet në mënyrë të rrejshme Palit. Po ashtu ai nuk ishte as kundër karakterit ligjor (nomistic) të fariseizmit judaik, në ndryshim nga Jezusi i ungjijve; e as nuk ishte i nxitur nga dëshira për të dalluar midis ligjeve morale dhe ceremoniale në mënyrë të të theksonte anën shpirtërore të religjionit. E aq më pak ishte ai i nxitur nga metoda alegorizuese për të cilin Filo ("De Migratione Abrahami," § 16) tregon se ka dërguar shumë njerëz që të mospërfillin disa ligje ceremonial, të tilla si rrethprerja (M. Friedlنnder, "Zur Entstehungsgeschichte des Christenthums," pp. 149, 163, Vienna, 1894). Të gjitha këto interpretime nuk marrin parasysh denoncimin që Pali i bënte çdo ligji, moral apo ceremonial, si thelbësisht të ligë (Hausrath, "Neutestamentliche Zeitgeschichte," 2d ed., iii. 14). Sipas argumentimit të tij ishte (Romakëve iii. 20, iv. 15, vii-viii.), ishte pikërisht Ligji që kishte shkaktuar mëkatin dhe kishte sjellë zemërimin, sepse pa ligj nuk ka shkelje dhe për pasojë mëkat. “Sepse unë nuk do ta kisha njohur lakminë, po të mos thoshte ligji: ``Mos lakmo!``. (po aty vii.7). Ai nuk kishte besim në fuqinë morale njerëzore: “Në fakt unë e di se në mua domethënë në mishin tim nuk banon asgjë e mire” (po aty. vii. 18). Qëllimi i Palit me këto fjalë është se gjendja e mëkatshmërisë së mishit është tejkaluar plotësisht falë shpirtit të Krishtit i cili është “përfundimi i Ligjit” (po aty x.4), sepse ai është fillimi i ringjalljes. Për Palin, të ishte një anëtarë i Kishën do të thoshte të ishte mbi Ligjin dhe të shërbeje në risinë e frymës nën ligjin sipërorë (po aty vii. 4-6, 25). Sepse është pikërisht në Krishtin, d.m.th. në pranimin e besimit se me të ka filluar bota e ringjalljes, që njeriu është bërë “një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar” (II Korintasve v. 17). Për Palin bota ishte e dënuar: ajo është mish e rrethuar nga mishi dhe krejtësisht e ligë; prandaj shtëpia, jeta familjare, urtësia botërore, të gjitha kënaqësitë tokësore janë të pavlera, duke qenë se ata i përkasin një botë të kaluar (I Korintasve vii. 31). Duke pasur parasysh fillimisht vetëm paganët, Pali pohoi se anëtarët e Kishës janë për Krishtin; kështu që trupat e tyre duke i duhen kushtuar vetëm atij dhe jo kurvërimit (po aty vi. 15). Në fakt, ato duhet të jetojnë në beqari, dhe lejohet që të martohen vetëm nëse nuk i rezistojnë dot joshjeve të Satanait për tu dhënë pas epshit (po aty vi. 18-vii. 8). Sa i përket ngrënies dhe pirjes, veçanërisht të flijimet dedikuar idhujve, të cilat i ishin ndaluar prozelitëve të dyerve (proselyte of gate: ata xhentil të cilët e njihnin nënshtrimin e tyre ndaj Izraelit, dhe dëshironin të adhuronin Zotin përmes Izrealit, duke mos qenë të rrethprerë dhe jo të detyruar për të ndjekur ligjet e hebrenjve) nga të krishterët e hershëm si edhe nga hebrenjtë (krahaso Veprat xv. 29), Pali mbajti një qëndrim krejtësisht të veçantë sipas së cilit gnostikët, ata të cilët zotërojnë dijen ë lartë ("gnosis"; I Korintasve viii. 1, xiii. 2, xiv. 6; II Korintasve iv. 6; krahaso Reizenstein, l.c. p. 158), janë “ata të fuqishmit” të cilët nuk duan t'ia dinë për pastërtinë apo papastërtinë e gjërave dhe dallimeve rituale të ngjashme (Romakëve xiv. 1-23; I Korintasve viii. 1-13). Vetëm ata të cilët janë “të dobët në besim” kujdesen për këto gjëra; dhe skrupujt e tyre duhen marrë parasysh nga të tjerët. Parimi gnostik i shpallur nga Porfiri ("De Abstinentia" i. 42) se: "Ushqimi që hyn në trup mund ta fëlliqë njeriun e lirë po as sa mund ta ndotë oqeanin, burimin e thellë të pastërtisë, një papastërti e hedhur në të (comp. Mateu xv. 11), në sistemin teologjik të Palit ka marrë një karakter eskatologjik: "Sepse mbretëria e Perëndisë nuk është të ngrënët dhe të pirët, por drejtësia, paqja dhe gëzimi në Frymën e Shenjtë." (Rom. xiv. 17; krahaso Ber. 17a; Jew. Encyc, v. 218, s.v. Eschatology). Siç është shprehur edhe ai tek I Korintasve ix. 20-22: "Kështu e kam bërë vetën time Juda me Judenjtë për t`i fituar Judenjtë; e kam bërë veten time si një që është nën ligj me ata që janë nën ligj për t`i fituar ata që janë nën ligj; me ata që janë pa ligj e kam bërë veten time si pa ligj (ndonëse nuk isha pa ligjin e Zotit, por nën ligjin e Krishtit), për të fituar ata që janë pa ligj. E kam bërë veten time të dobët me të dobëtit, për të fituar të dobëtit; e kam bërë veten time gjithçka për të gjithë, që të mund të shpëtoj me çdo mënyrë disa njerëz."


Për rrjedhoj qasja e Palit ndaj Ligjit nuk ishte ajo e kundërshtisë siç paraqitet në letrën drejtuar Romakëve dhe veçanërisht tek Galatasit, por ajo e transcendencës së pretenduar. Ai dëshironte që “të fuqishmit” të vepronin para ligjit si “mësues” (Gal. iii. 25). Ligji e skllavëron njeriun, Krishti i bën “bij të Perëndisë”. Domethënë, natyra e tyre transformohet në një natyrë ëngjëllore, për të mos thënë krejtësisht hyjnore. (Romakëve viii. 14-29; I Korintasve vi. 1-3).


Ligji për prozelitët


Vetëm pasi i pranoi paganët në kishën e tij, Pali filloi të ndiqte praktikat tradicionale hebraike të theksimit, gjatë inicimit të prozelitëve, të “ligjit të Zotit”, që konsistonte në “ta duash të afërmin tënd si veten tënde” Levitiku xix. 18 (Romakëve xiii. 8-10 nuk përmban asnjë aludim për mësimet e Jezusit). Gjithashtu, në mënyrën e përgatitjes së prozelitëve – duke i specifikuar atyre urdhërimet e detyrueshme dhe ndaluese në formën e një liste virtytesh dhe detyrash dhe një liste mëkatesh, duke e bërë prozelitin të premtojë se do ta praktikoj të parën dhe, në formën e një “widdui” (rrëfimi mëkatesh), se do të shmangë të dytën- Pali dhe shkolla e tij ndoqën, në përputhje me apostujt e tjerë, zakonin tradicional, siç mund të mësohet nga I Thesalonikasve iv. 1-10; Kolosianëve iii. 5-14; Romakve i: 29 (krahaso J. Rendel Harris, "The Teaching of the Apostles," 1887, pp. 82-84; Galatasve v. 13-23, kopjuar nga Romakëve l.c.; kështu edhe tek Efesianët ii.-vi.; I Pjetri ii-iii.; I Gjoni iii.-iv.; Hebrenjve xiii.; shih Seeberg, "Der Katechismus der Urchristenheit," 1903, pp. 9-22, dhe Didache-në). Një krahasim i Didaskalisë me këshillat e ndryshme të Palit haset në letrat e tij, tregon se sa shumë i ishte borxhli ai mësimeve të Esenëve. (See Jew. Encyc. iv. 588-590, s.v. Didascalia, ku është treguar se në një sërë rastesh prioriteti i përket Didaskalisë hebraike dhe jo, siç besohej, Palit. Po ashtu “kthimi nga terri në dritë” (I Thesalonikasve v. 4-9; Romakëve xiii. 12; Efesianëve v. 7-11; etj) është një shprehje e huazuar nga përdorimi hebraik në lidhje me prozelitët të cilët “kanë dalë nga falsiteti i idhujtarisë drejt të vërtetës së besimit (shih Filo, "De Monarchia." i. 7; idem, "De Pœnitentia," §§ 1-2; krahaso "Epistle of Barnabas," xix. 1-xx. 1). ثshtë tepër e vështirë të harmonizosh këto urdhëresa morale me konceptin e Palit sipas së cilit, meqenëse ligji sjell mëkatin, atëherë Kisha nuk duhet udhëhequr nga asnjë ligj. Gjithsesi, duket se Pali përdor shpesh termin gnostik τέλειος= "perfekt" "i pjekur" (I Thesalonikasve v. 4, 10; Fil. iii. 12, 15; I Korintasve ii. 6, xiii. 12 et seq., xiv. 20; Efesianëve iv. 13; Kolosianëve i. 28). Ky term, i huazuar nga feja greke e mistereve (shih Light-foot, "Epistles to the Colossians," ad loc.) e përdorur, gjithashtu, edhe tek Urtësia iv. 13, ix. 6, sugjeron një asketizëm i cili në disa qarqe shenjtorësh ka dërguar në një jetë joseksuale për hir të arratisjes nga epshi (Urtësia iii. 13-14; Philo, "De Eo Quod Deterius Potiori Insidiatur," § 48; Mateu xix. 12; shih Conybeare, l.c. p. 24). Kështu që për Palin, synimi i të krishterëve ishte të qenurit të pjekur dhe të gatshëm për ditën kur gjithçka do të “rrëmbehet bashkë me ata mbi retë, për të dalë përpara Zotit në ajër” dhe do të jetë me të përgjithnjë (I Thesalonikasve iv. 16-17). Të jesh me Krishtin “në të cilin fle plotësia e Hyjnisë”, do të thotë të bëhesh i “plotë” e të jesh mbi rregullat e trupave qiellorë, përmbi “traditat e njerëzve”, përtej ligjeve të rrethprerjes, ushqimit, pirjes, pushimeve, hënës së re dhe Sabatit, të cilat nuk janë gjë tjetër vetëm se “një hije e gjërave që do të vinë”. Kjo do të thotë të jesh i vdekur për botën dhe gjërat e saj, të ndryshëm mishin, “të heqësh dorë nga njeriu i vjetër” me veprat dhe pasionet e tij dhe të bëhesh një njeri i ri, i cili nuk përtërihet më asnjëherë për njohjen e lartë të Zotit (gnozë), kështu që “Këtu nuk ka më Grek e Jud, rrethprerje dhe parrethprerje, Barbar e Skithas, shërbëtor e i lirë, por Krishti është gjithçka dhe në të gjithë. (Kolosianëve ii. 9-iii. 11; krahaso I Korintasve v. 7: "Hiqni, pra, majanë e vjetër, që të jeni një brumë i ri").


Konflikti me Judaizmin dhe Ligjin


Larg së qenuri antagonizmi ndaj Ligjit pikënisja e aktivitetit apostolik të Palit, siç është pretenduar, nën ndikimin e letrës drejtuar romakëve, nga thuajse të gjithë teologët e krishterë, me përjashtim të të ashtuquajturës “shkolla hollandeze e kritikëve” (shih Cheyne and Black, "Encyc. Bibl." s.v. "Paul and Romans, Epistle to the"), përkundrazi gjenden prova të brendshme që tregojnë se armiqësia e Palit si ndaj Ligjit ashtu edhe ndaj Hebrenjve ishte rezultat i konfliktit të tij me këto të fundit dhe me apostujt e tjerë. Në Letrën e parë drejtuar Thesalonikasve nuk haset asnjë armiqësi e hidhur apo antagonizëm ndaj Ligjit (1 Thesalonikasve ii. 14b-16 është një ndërshtirje e mëvonshme që i referohet shkatërrimit të Tempullit), e as tek Letra drejtuar Kolosianëve, 1 Korintasve (xv. 56 është një pasazh qartësisht i ndërshtirë), apo 2 Korintasve (ku iii. 6-iv. 4, pas një shqyrtimi të imtësishëm, del se është një shtesë e mëvonshme që shkatërroni kontekstin e tekstit). Pali shfaq të njëjtën tendencë edhe në letrat drejtuar pikësëpari ndaj xhentilëve, sa që tek 1 Korintasve xiv. 21 ai citon si “ligj” – d.m.th. Torahu i kuptuar si revelatë- një pasazh nga Isaiah xxviii. 11; ndonëse në pjesë të tjera të shkrimeve të tij ai e shmang termin “ligj” (νόμος), duke i shpallur të gjitha urdhëresat si mësimeve të pavlera njerëzore (Kolosianëve ii. 22).


Antinomianizmi [1] dhe urrejtja ndaj hebrenjve


Ky aspekt i teologjisë së Palit është shprehur qartësisht tek Letra drejtuar Romakëve shumë pjesë të së cilës, gjithsesi, janë produkt i Kishës së shekullit të dytë me urrejtjen e saj të egër për hebrenjtë. P.sh. pasazhe të tilla si Romakëve ii. 21-24, që akuzon hebrenjtë për vjedhje, tradhti bashkëshortore, sakrilegj dhe blasfemi, apo ix. 22 dhe xi. 28 (krahaso iii. 2). Motivi themelor i Palit—shembja e murit ndarës midis hebrenjve dhe xhentilëve- është shprehur më mirë se kudo tek Efesianëve ii. 14-22, ku pohohet se xhentilët nuk janë më "gerim" dhe "toshabim" (d.m.th. "të panjohur” dhe të “huaj”), por “bashkëqytetar me shenjtorët” e Kishës dhe anëtarë me të drejta të plota të “familjes së Zotit”. Në mënyrë që të përmbushte qëllimin e tij, Pali argumentonte se siç ishte e pamundur që paganët ti shpëtonin zemërimit të Zotit, duke pasur parasysh mëkatet e tmerrshme të kryera prej tyre përmes adhurimit të idhujve, po aq e pamundur ishte edhe që hebrenjtë të shpëtonin përmes Ligjit të tyre. Kjo për arsye se “sepse ligji prodhon mëkat dhe zemërimin (Rom. iv. 15). Në të vërtetë, në vend që të mënjanojë farën e vdekjes të ardhur në këtë botë nga Adami, Ligji nuk bën gjë tjetër vetëm se shton mëkatin duke e bërë gjithnjë e më të madhe nevojën për mëshirën hyjnore e cila duhet të vij përmes Krishtit (Adami i Ri) (po aty v. 15-20). Më pas duke gjarpëruar fjalët biblike të marra nga Zanafilla xv.6, për të cilat ai pohoi se nënkuptonin se besimi i Abrahamit u bë një forcë shpëtuese për të, dhe nga Zanafilla xvii.5, për të cilën ai pohonte se pasazhi në fjalë nënkuptonte që Abahami do të bëhej ati i xhentelivë në vend të ati i kombeve, ai argumentoi se fuqia shpëtuese e hirit hyjnor qëndron tek besimi (d.m.th., tek besimi i verbër) dhe jo tek veprat e ligjit. Rrjedhimisht ai e shpalli vdekjen shëlbyese të Jezusit si mjeti i përligjjes dhe shpëtimit në sytë e Zotit dhe jo Ligji, i cili kërkonte bindje dhe nënshtrim, ndërsa shpirti i Krishtit i bënte njerëzit bij të Zotit. (Romakëve iv.-viii.). Urrejtja e Palit për hebrenjtë u shtua (shih po aty ix.-xi., dhe krahaso ix. 31)- e cila është provë e qartë për origjinën e vonshme- dhe arriti kulmin tek Galatasve iii., ku, përveç përsëritjes së argumentit të marrë nga Zanafilla xv. 6 dhe xvii. 5, Ligji është shpallur një mallkim, duke ju referuar Ligjit të Përtërirë xxviii. 26 dhe Hab. ii. 4 (krahaso Romakëve i. 17), nga i cili pritej që Krishti – duke qenë sipas Ligjit vetë një “mallkim” (Ligji i Përtërirë xxi. 23; me shumë mundësi një argument i marrë nga debatet me hebrenjtë)- ti shpengonte besimtarët e tij. Një tjetër argument sofist kundër Ligjit, i gjendur tek Galatasve iii. 19-24, dhe i përsëritur shpesh në shekullin e dytë (Hebrenjve ii. 2; Veprat vii. 38, 53; Aristides, "Apologia," xiv. 4), është se Ligji ishte shpallur nëpërmjet engjëjve, me anë të një ndërmjetësi (Moisiut) – një koncept i çuditshëm ky i bazuar tek Ligji i Përtërirë xxxiii. 2, LXX.; krahaso Josephus, "Ant." xv. 5, § 3 – prandaj nuk është Ligji i Zotit ai që është ligji jetëdhënës për punëmirët. Mbi të gjitha ligjet e hebrenjve dhe praktikat e idhujtarëve janë barazuar nga Pali si njësoj të ulta dhe si thjesht skllavëri e “elementëve të dobët dhe të varfër” (="planetet"; Galatasve iv. 8-11), ndërkohë që ata të cilët janë “veshur” me Krishtin përmes pagëzimit janë ngritur përmbi çdo dallim race, klase, apo seksi dhe janë bërë bij të Perëndisë dhe trashëgimtarë të Abrahamit (po aty iii. 26-29; se çfarë kuptimi kanë fjalët "nuk ka as mashkull as femër" që gjenden tek verseti 28 mund të mësohet nga Galatasve v. 12, ku këshillohet tredhja; shih B. Weiss's shënimin ad loc.).


Dhiata e Vjetër dhe e Re.


Shkolla Pauline duke shkruar në emër të Palit, dhe jo Pali vetë, ka përpunuar teorinë, duke u mbështetur tek Jeremia xxxi. 30-31, sipas së cilës Kisha e Krishtit përfaqëson besëlidhjen e re në vend të asaj të vjetrës (Romakëve xi. 27; Galatasve iv. 24; Hebrenjve viii. 6-13, ix. 15-x. 17; dhe, duke ndjekur këto pasazhe, I Korintasve xi. 23-28). Ngjashëm personi që ka ndërshtirë pasazhin tek II Korintasve iii. 6-iv. 4, në lidhje me po aty iii. 3, vë përballë njëra tjetrës Dhiatën e Vjetër me atë të renë: Ku e para përmes germës së Ligjit nuk ofron gjë tjetër vetëm se mallkim dhe vdekje për shkak se “veli i Moisiut” është mbi të duke e penguar lavdinë e Zotit nga shikimi i njerëzve; ndërsa e dyta është shpirti jetëdhënës që i është ofruar të drejtëve, d.m.th. përligjja dhe drita e dijes (gnoza) për lavdinë e Perëndisë ashtu siç reflektohet ajo në fytyrën e Jezu Krishtit. ثshtë e tepërt të themi se ky koncept gnostik për shpirtin nuk ka asnjë lidhje me konceptin e saktë religjioz i cili citohet shpesh duke e marrë nga I Korintasve iii.6: "sepse shkronja vret, por Fryma jep jetë." Privilegji i shikimit të lavdisë së Perëndisë ballë për ballë njësoj si Moisiu, ngjashëm si në pasqyrë, por mënyrë të errët, pohohet tek I Korintasve xiii. 12 (krahaso Suk. 45b; Lev. R. i. 14). Shikimi i lavdisë së Perëndisë nga shenjtorët, si një fuqi në zotërim të besimtarëve të krishterë, në të ardhmen pohohet tek II Korintasve iii. 18 dhe iv. 4. Shpresa më e madhe e njeriut konsiderohet si e përmbushur nga shkrimtari, i cili sheh përpara në banesën qiellore si një çlirim nga tabernakulli tokësorë. (II Korintasve v. 1-8).


Shkrimet e rreme që i atribuohen Palit


Ky këndvështrim jo i shëndetshëm i jetës i mbajtur nga Pali dhe ndjekësit e tij të afërt, u ndryshua nga Kisha në çastin kur organizimi i saj u shtri mbi të gjithë botën. Disa letra janë shkruar në emrin e Palit me synimin që të vendosnin një marrëdhënie më miqësore me shoqërinë dhe me qeverisjen se sa bëhej nga Pali dhe të krishterët e hershëm. Ndonëse Pali i paralajmëronte anëtarët e kishës së tij që të mos i dërgonin çështjet e tyre të diskutimit tyre përpara të “padrejtëve”, term ky i cili për Palin nënkuptonte xhentilët (I Korintasve vi. 1; krahaso Jew. Encyc. iv. 590), megjithëkëtë kjo fuqi pagane e Romës, në një vend tjetër të shkrimeve Pauline, shihet si shërbyese e Perëndisë dhe hakmarrëse kundër të ligës (Rom. xiii. 1-7). Dhe ndonëse tek 1 Korintasve xi. 5 gratë lejohen që të profetizojnë dhe të luten me zë të lartë në Kishë, me kushtin që ato të mbulojnë kryet e tyre, një kapitull më pas, qartësisht i ndërshtirë, ne gjejmë shprehjen" Gratë tuaja të heshtin në kishë” (po aty xiv. 34). Kështu që beqaria (po aty vii. 1-8) është shpallur si gjendja e preferuar, ndërsa martesa është lejuar vetëm për hir të parandalimit nga kurvërimi, ndërsa në një vend tjetër martesa është urdhëruar dhe deklaruar si një mister apo sakrament që simbolizon marrëdhënien e Kishës, simbolizuar si nusja, me Krishtin, i simbolizuar si dhëndëri. (shih zërin Bride).


Një ndryshim më rrënjësor kundrejt Ligjit mund të vërehet edhe në të ashtuquajturat letrat baritore. Në to Ligji shpallet si i mirë dhe si një parandalues i veprimeve të gabuara (I Timoteu i. 8-10), urdhërohet martesa dhe pohohet se shpëtimi i grave qëndron vetëm në përmbushjen e detyrave të tyre amësore (po aty ii. 12, 15), ndërsa është dënuar asketizmi dhe beqaria (po aty iv. 3). Në këtë mënyrë të gjitha marrëdhëniet shoqërore rregullohen në një shpirt botëpohues dhe nuk trajtohen më, siç ndodh në letrat e mirëfillta të shkruara nga Pali, nën frymën e botës tjetër (po aty ii.-vi.; II Tim. ii. 4-6; Titus. ii.-iii.; krahaso edhe Didaskalinë). Nuk është e qartë nëse, gjatë mbledhjes së lëmoshave për të varfrit e Kishës gjatë ditës së Diel (1 Korintasve xvi. 2), ka themeluar një traditë apo thjesht ka ndjekur zakonin e krishterëve të hershëm, nga burimi “Ne” që gjendet tek Veprat xx.7 duket se anëtarët e Kishës e kishin zakon të mblidheshin, ditën e parë të javës (e diel), për të ngrënë në tryeza të përbashkëta në kujtim të Krishtit të ringjallur. Me shumë mundësi sepse ata besonin që drita ishte krijuar atë ditë e në këtë mënyrë ajo simbolizonte dritën e Shpëtimtarit që kishte zbritur për ta (shih literaturën në Schürer," Die Siebentنgige Woche," in "Zeitschrift für Neutestamentliche Wissenschaft," 1905, pp. 1-2). Po ashtu është e pagjasë historikisht vërtetësia ngjarjes të rrëfyer tek Veprat xviii. 18, sipas së cilës Pali solli në Tempull një sakrificë Nazarite, duke qenë se për Palin gjaku i Krishtit ishte e vetmja sakrificë e vlefshme. Vetëm më pas, ku krishterimi Paulin dhe ai Judaik u shkrinë së bashku, u morr përsëri parasysh, në kundërshtim me sistemin teologjik të Palit, Ligji i Moisiut në lidhje me sakrificat dhe priftërinë. Kështu që Letra drejtuar Hebrenjve u shkrua duke pasur parasysh paraqitjen e Jezusit si ‘kryeprift nga Perëndia sipas rendit të Melkisedekut” i cili shpengoi nga mëkatet e kësaj bote përmes gjakut të tij (Hebrenjve iv. 14-v. 10, vii.-xiii.). Gjithsesi, emri i Palit, i lidhur nga tradita kishtare me letrat baritore, nuk gjendet shprehimisht i dëftuar tek vetë teksti i këtyre letrave, siç ka ndodhur me letrat e tjera.


Pali dhe Paulinizmi


Nëse mbetet apo jo Pali, pas gjithë kësaj analize e cila bënte dallimin midis shkrimeve të shkuara me të vërtetë nga ai dhe shkrimeve të rrejshme apo të ndërshtira në tekstet e tij, “gjeniu më i madh religjioz” apo “organizuesi i madh” i Kishës së krishterë, është një çështje që nuk mund të diskutohet këtu. Megjithëkëtë, atij i mbetet merita që dërgoi mësimet e të vërtetave monoteiste dhe të etikës hebraike, ndonëse e përzier me gnosticizmin dhe asketizmin pagan, tek bota pagane në një formë shumë joshëse për një botë të etur për një Zot në formë njerëzore dhe për disa mjete shpengimi në mes të një ndërgjegjeje të përgjithshme të mëkatit dhe korrupsionit moral. Ndryshe nga Simon Magus-i, një bashkëkohës i tij, me të cilin armiqtë e Palit në mënyrë dashakeqe e kishin identifikuar atë, në sistemin e të cilit mbizotëronte sensualiteti dhe profania, Pali me jetën e tij asketike e bëri shenjtërinë judaike parullën e tij. Mbi të gjitha, njësoj si hebrenjtë e tjerë, edhe Pali synonte themelimin e Mbretërisë së Perëndisë, ndaj të cilës edhe Krishti i tij e kishte nënshtruar vetveten, duke ja dorëzuar, pas aktit të tij të shpëtimit, mbretërinë Atit të tij, në mënyrë që Perëndia të jetë gjithçka në të gjithë (I Korintasve xv. 28). Ai ishte një instrument i providencës hyjnore për ti bindur kombet pagane për drejtësinë e Zotit të Izraelit.


Sistemi i tij i besimit


Nga ana tjetër, ai ndërtoi një sistem besimi i cili fillimisht ishte radikalisht në konflikt me frymën hebraike: (1) Ai e zëvendësoi besimin natyror e fëminor të njeriut në Zotin e gjithpranishëm dhe Ndihmëtarin në çdo situatë, ashtu siç paraqitet kudo Ai në Dhiatën e Vjetër, me një besim të verbër dhe artificial, i urdhëruar dhe i imponuar nga jashtë dhe i cili është llogaritur si një veprim i merituar. (2) Ai e zhveshi jetën njerëzore nga impulset e saj të shëndetshme, shpirtin njerëzor nga besimi në rigjenerimin dhe fuqitë e tij, nga besimi në veten e tij dhe në prirjen e qenësishme drejt së mirës, duke e shpallur mëkatin, që nga koha e Adamit, si një fuqi gjithëpushtuese të së ligës, të rrënjosur thellë në mishin njerëzor. Një mëkat i cili synon dënimin e përhershëm të njeriut, mjegullën vdekjeprurëse të Satanait, princit të kësaj bote, nga kthetrat e të cilit vetëm Jezusi, Krishti i ringjallur dhe princi i botës tjetër, mundi të shpëtonte njerëzimin. (3) Në përpjekjen për të shpëtuar njerëzimin nga zgjedha e Ligjit, ai u detyrua të përvetësoi këndvështrimet dhe shpresat e shkrimtarëve të krishterë apokaliptik me terrorin e mallkimit dhe të ferrit për jobesimtarët, duke mos lënë asnjë shpresë për këdo që nuk pranonte Krishtin e tij si shpëtimtarë, dhe në këtë mënyrë e ndau gjininë njerëzore midis të shpëtuarve dhe të humburve (Romakëve ii. 12; I Korintasve i. 18; II Korintasve ii. 15, iv. 3; II Thesalonikasve ii. 10). (4) Duke shpallur mëkatin si shkaktarin e dënimit dhe të mallkimit dhe duke e vendosur shpëtimin apo hirin në vendin e tij, ai nuk morri parasysh të vërtetën e madhe sipas së cilës vetëm detyra dhe “urdhërimi” hyjnor e bëjnë jetën e shenjtë; se mbi të flenë çdo etikë individuale apo shoqërore. [5] Duke dënuar, mbi të gjitha, të gjithë urtësinë, arsyen dhe ndjesinë e zakonshme njerëzore si "marrëzi" dhe duke u mbështetur vetëm tek besimi dhe vizioni, ai i hapi dyert çfarëdolloj misticizmi dhe supersticioni. [6] Mbi të gjitha, në vend të dashurisë të lartësuar në lëvdata entuziaste tek I Korintasve xiii.— një kapitull ky që çuditërisht ndërpret lidhjen midis kapitulli xii. dhe xiv.— Pali rrënjosi në Kishë, përmes fjalëve të tij të dënimit për hebrenjtë si "enët e zemërimit që qenë bërë për prishje" (Romakëve ix. 22; II Korintasve iii. 9, iv. 3), vreri i urrejtjes që e bëri tokën të papërballueshme për njerëzit priftërinj të perëndisë (hebrenjtë). Me shume mundësi, Pali nuk mund të konsiderohet përgjegjës për këtë fanatizëm kaq shpërthyes, por padyshim që Paulinizmi është përgjegjës për këtë. Kjo qasje dërgoi në profanizimin dhe shpifjen ndaj Dhjatës së Vjetër nga ana e Marcionit dhe ndjekësve të tij, të cilët përfunduan në një gnosticizëm kaq të korruptuar dhe tronditës saqë solli si rezultat një reagim në Kishë në favor të Dhjatës së Vjetër kundër antinomianizmit Paulin. Protestantizmi përtëriu këndvështrimet dhe konceptet Pauline dhe me një opinion të njëanshëm për Judaizmin dhe Ligjine tij ai mbizotëroi tek shkrimtarët e krishterë dhe është mbizotërues deri në ditët tona (krahaso, e.g., ثeber, "Jüdische Theologie," 1897, ku Judaizmi është paraqitur thjesht si "Nomismus"; përshkrimi i Schürer-it për jetën e hebrenjve "nën ligjin" në veprën e tij "Gesch." 3d ed., ii. 464-496; Bousset, "Religion des Judenthums in Neu-Testamentlichen Zeitalter," 1903, p. 107; dhe vepra më popullore e Harnack-ut, etj.; shih gjithashtu edhe Schechter in "J. Q. R." iii. 754-766; Abrahams, "Prof. Schürer on Life Under the Jeëish Laë," ib. xi. 626; and Schreiner, "Die Jüngsten Urtheile über das Judenthum," 1902, pp. 26-34).


Përktheu: Rezart Beka



Referenca

[1] Në teologji kjo shprehje përshkruan doktrinën apo besimin se ungjijtë i çlirojnë të krishterët nga ndjekja e çdo ligji, qoftë shkrimor, civil apo moral, dhe se shpëtimi arrihet vetëm përmes besimit dhe dhuratës së hirit hyjnorë.

For other Pauline doctrines see Atonement; Body in Jewish Theology; Faith; Sin, Original.

Bibliography: Cheyne and Black, Encyc. Bibl. s.v. Paul, ëhere the main literature is given;
Eschelbacher, Das Judenthum und das ثesen des Christenthums, Berlin, 1905;
Grنtz, Gesch. 4th ed., iii. 413-425;
Moritz Loeëy, Die Paulinische Lehre vom Gesetz, in Monatsschrift, 1903-4;
Claude Monteflore, Rabbinic Judaism and the Epistles of Paul, in J. Q. R. xiii. 161.K.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top