Palestina nëpër kohë

Kresha

A pretty face can never trick me


1 - 3000 p.e.s Arabët e fisit Kenan e ndërtuan qytetin e Kudsit.

2 - Babai i pejgamberëve Ibrahimi a.s. shkon nga Iraku – Sham – Egjipt – Sham.

1850 p.e.s. Ibrahimi a.s. takohet me Mbretin besimtarë dhe të drejtë.

3 – Babait të Pejgambereve Ibrahimit a.s. i lindi djali Ismaili a.s. nga gruaja Haxhere e pas tij për dhjetë vite edhe djali Ishaku nga gruaja Sara.

4 – Meka ku e ndërtoi Mesxhidi Haramin (Qaben) me djalin e tij Ismailin. Pas dyzet viteve të ndërtimit të Mesxhidi Haramit Ibrahimi a.s. e ndërton edhe “Mesxhidi Aksan” në Palestinë.

5 – Jakubi është vet Israili tek Jahuditë. E rikthen ndërtimin e falltores në vendin e vet të kupollës së verdhë.

6 – Zotëriu ynë Jusufi a.s. i kalon – transferon - Beni Israilët nga Bejtul Kuds në Egjipt.

7 – Musai a.s. së bashku me Beni Israilët del nga Egjipti. I shpëton ata nga torturat e Faraonit dhe i nisë për Palestinë por nuk hynë në të. Beni Israilët nuk pranojn të luftojn që ta çlirojn e Allahu xh.sh i dënoi me bredhje nëpër shkretërirën e Sinas dyzet vite.

8 – Jusha bin Nun e trashëgon pejgamberllëkun pas Musait a.s. dhe niset me gjeneratën e dytë të endacakëve dhe nuk kishte mbetur asnjë nga gjenerata e parë. Hyri në tokën e shenjtë si fitues dhe e vendosi kapelën e Musait mbi vendin e kupolës.

9 - Vijon periudha e qeverisjes së gjykatësve për 400 vite.

10 – Periudha e mbretërive (kohrat më të lulzuara) Beni Israilët kërkojn nga pejgamberi i tyre një mbret që të luftojn nën flamurin e tij.

11 – Mbreti Talut i udhëhoqi ata e Davudi a.s. ka qenë njëri nga ushtarët e tij i cili e mbyti Xhalutin.

12 – Davudi a.s. vjen mbret pas Talutit. E çliroi qytetin e shenjtë në vitin 977 p.e.s. dhe e ktheu tabutin (në të cilin kishte gjurmë të Musait dhe Harunit a.s.) dhe e ktheu sipërfaqen toksore për ta ndërtuar aty Mesxhidi Aksan mirëpo vdekja nuk ia mundësoi atë.

13 – Sulejmani a.s. (ثshtë Mbreti që nuk ka nevoj më të jetë kush mbret pas tij) sundoi dyzet vite (931 – 970 p.e.s. e ka ndërtuar Mesxhidi Aksan pjesën të cilen sot jahudit e quajnë muri apo skeleti.

14 – Mbretëria e Jehudhës në jug me kryeqytetin Orshilim. Mbretëria e Israilit në veri me kryeqytetin Nablus që ishte më e madhe se ajo e jugut dhe nga ajo ishin shumica e priftërinjeve të Beni Israilëve.

15 – Mbreti Oshirion (Serxhon) e shkatërroi mbretërin e Israilit dhe e vari mbretin e fundit të saj dhe e dëboi popullin e saj në vitin 721 p.e.s.

16 – Faraoni i Egjiptit e shkatërroi mbretërin e Jehudhas pastaj e sulmoi mbretërin e veriut dhe e pushtoi, të cilën e udhëhiqte Oshirioni.

17 – Mbreti i Babilonit “Bahtansiri” hidhërohet për kapitullimin e mbretëris veriore nga duart e Faraonit e sulmon Palestinën e mposht Faraonin dhe i merr nga ai të dy mbretërit. E shkatërron Mesxhidi Aksan (shkatërrimi i parë) dhe i nënshtron Beni Israilët (periudha e nënshtrimit babilonas) në vitin 587 p.e.s.

18- Ahmini Kursh mbreti Persian e pushtoi Babilonin dhe Jahudit i ktheu në tokën e jehudhas (qysh nga ajo periudhë Beni Israilët u quajtën Jehud dhe feja e tyre jahudizmi.

19 – Pas qeverisjes së Persis, qeverisjes së Aleksandër Maqedonit, Ptolemeut në vitin 63 p.e.s. romakët e sulmuan dhe e morën qytetin e shenjtë. “Herodotin” (Herodos) e emëruan mbret të saj. Jahudit e pranuan atë dhe ai e rindërtoi murin (skeletin) i cili u ndërtua dhe mbeti ashtu deri në kohën e pejgamberit të Allahut Zekerias a.s., të djalit të Jahjas a.s. dhe gjithashtu edhe të Isaut a.s. djalit të tezes së Jahjas a.s. (18-20 p.e.s.)

20 – Isau a.s. Mesxhidi Aksan e mori si seli e vend thirrje e misionit të tij, përderisa jahudit ishin zgjeruar në lumin Nil prej xhamisë së shenjtë. Ata xhaminë e shenjtë e kishin bërë treg i murabitëve dhe fushë lojë e pëllumbave. Isau a.s. i qortoi dhe ua tërhoqi vërejtjen se falltorja do të i zëjë dhe do të shembet mbi ta.

21 – Jahudit i vazhdojnë krimet e tyre duke e mbytyr Zekerian a.s. e sharrojnë atë me sharrë. E mbytën edhe Jahjan a.s. me varje dhe kokën e tij ia dërguan mbretit të padrejtë zullumqar. Beni Israilët me këtë e bënë edhe intrigën e shkatërrimin e dytë.

22 – Deshën ta mbysin edhe Isaun a.s. por Allahu e ngriti lart te Ai dhe ua dërgoi atyre imperatorin romak “Titusin” e dogji qytetin e shenjtë e prishi xhaminë dhe nuk la asnjë gurë të murosur njëri përmbi tjetrin ashtu siç ua pat tërhjekur vërejtjen Isau a.s. dhe prishja e dytë ka qenë në vitin 70 miladi.

23 – Imperatori Romak “Adriani”, mori gjurmët e qytetit të shenjtë dhe ndërtoi një falltore idhujtare me emrin Xhobitar në vitin 135 miladi.

24 – Të krishterët arritën ta marrin Palestinën dhe e prishën falltoren Xhobitar në kohën e Imperatorit Konstantin i cili e deformoi Mesihijen (Mesazhin e Isaut a.s.) dhe futi tek ajo besimin e trinitetit. Ndërtimi i falltores nuk u bë në vendin e falltores idhujtare, 400 – 636 miladi.

25 – Pas feve qiellore të cilat u deformuan radha I erdhi që xhamia të transferohet në udhëheqjen e fesë islame, fesë së drejtë e të fundit për njerëzimin dhe vendi i xhamisë qëndroi i pastër pa idhuj.

26 – Ngjarja e Israsë dhe Miraxhit. Në atë kohë nuk kishte gjurmë të xhamis përveq një pjese të murit dhe murit të Burakut aty ku Muhamedi s.a.v.s. e lidhi kafshën e tij. Kjo ka qenë në kohën e sundimtarit romak Herakliut (Herkulit) 610 – 641 miladi.

27 – Përgezimet e fesë islame për çlirimin e Kudsit.

* Israja dhe Miraxhi

* Lufta në Mu’te

* Lufta në Tebuk

* Ushtria e Usamete bin Zejd ishte pregatitur për në Sham në fund të jetës së të dërguarit të Allahut s.a.v.s.

28 – Ebu Beker Esidiku r.a.

Dërgon Usamete bin Zejdin me ushtri.

E pregatit një ushtri nën komandën e Halid bin Velidit.

(pregatiti 12 mijë ushtarë që ta çlirojn një numër të qytetëve në Sham dhe në Palestinë).

29 – Beteja në Jermuk nën komandën e Halid bin Velidit. 24 mijë muslimanë kundër 200,000 romakëve dhe fituan ndaj tyre dhe vranë 70,000 romak.

Umer bin Hatabi r.a.

• Ebu Ubejde me 5 mijë ushtarë

• Jezid bin Ebi Sufjan me 5 mijë ushtarë

• Sherhabil bin Hasene me 5 mijë ushtarë

U tubuan dhe e rrethuan qytetin katër muaj.

30 – Umer bin Hatabi r.a. i merr çelësat e qytetit në muajin rexheb 17 hixhri e të krishterët kërkuan nga Umer bin Hatabi r.a. të i nxjerr jahudit nga qyteti i shenjtë.

31 – Emevitët interesohen dhe kujdesën për xhaminë Aksa.

* Muaviu zgjedhet halife në Kuds.

* Abdullah bin Mervani dhe djali i tij Velidi kujdesen për ndërtimin e xhamisë së Aksas dhe xhamisë së kupollës së verdhë. Tatimet e ardhura nga Egjipti për shtatë vite u ndalën për ndërtimin e riparimin e saj.

32 - Zgjerimet dhe riparimet në kohën e shtetit Abasi:

(Posaqërisht në kohën e Mensurit, Mehdiut dhe Memunit).

33 – Sundimi i Tulijunëve dhe Ahshediunëve pastaj edhe i Fatimive në vitin 969 hixhri.

34 – Selxhukët e marrin Kudsin nga Fatimit në vitin 456 hixhri 1071 miladi mirëpo Fatimit e kthyen prapë atë.

35 – Luftrat e kryqëzatave e okupojn dhe marrin Kudsin nga Fatimit nën komandën e Patris Nasik. Kudsi pas dyzet ditëve ra në rrethim. Kjo ka qenë ditën e xhuma 23 shaban 492 hixhri 1099 miladi. Të krishterët atë ditë vranë 70 mijë musliman përnjeherë.

I tubuan Jahudit dhe i dogjën ata në kishën sinagogën e tyre. Gjaku arriti deri te këmbët e kuajve dhe vazhdoi vrasja e muslimanëve pa ndërprerë një javë rresht!!

36 – Luftrat e kryqëzatave

* Lufta e parë: 1095 – 1099.

* Lufta e dytë: 1147 – 1149.

* Lufta e tretë: 1189 – 1192.

* Lufta e katërt: 1202 – 1204.

* Lufta e pestë: 1218 – 1221.

* Lufta e gjashtë:1228 – 1229.

* Lufta e shtatë: 1248 – 1254.

* Lufta e tetë: 1270 – 1277 miladi.

37- Komandanti Salahudin Ejubi e çliron Kudsin dhe Xhaminë Aksa të cilen e shkatërruan të krishterët dhe e bënë shtallë të kuajve. Ai çlirim u bë ditën e xhuma 27 rexheb 583 hixhri (që bjen ditën e njëjtë me ngjarjen e Israsë dhe Miraxhit 27 rexheb). E pastroi Xhaminë Aksa pas 88 viteve të okupimit krishter.

38 – Nga 923 – 1336 hixhri / 1517 – 1917 miladi Palestina bjen nën udhëheqjen e Uthmanëve pas luftës së Merexh Dabik në vitin 1516 miladi. Kjo udhëheqje zgjati katër shekuj me radhë deri në vitin 1850 ku Sulltani Abdul Mexhid Hani refuzoi zyrtarisht e publikisht cionistat që të pregatisin jahudit për ti transferuar në Palestinë.

39 – Humbja e Uthmanëve në luftën e parë botërore 1336 / 1917.

40 – Pushtimi Britanik me 1917 / 1948 me marrëveshjen e Belforit 2.11. 1918.

41 – Protesta të vazhdueshme në Palestinë

* Protesta e Irakut 1929.

* Protesta e Kasamit 1935.

* Protesta e Madhe 1936 – 1939.

42 – Dalja në skenë e cionistave me 14. o5. 1948.

43 – Xhamia Aksa nën okupimin Izraelit 07. 06. 1967. datë e njëjtë në të cilen hynë të krishterët në Kuds në vitin 1099 miladi.

44 – 1969 miladi digjet xhamia Aksa nga dora e Australianit të krishterë terrorist.

45 – 1980 miladi qeveria jahudie shpall zyrtarisht Kudsin kryeqytet të vetëm të shtetit Izraelit.

46 – 1989 Protesta Palestineze.

47 – 1993 Marrëveshja e Oslos dhe fillimi i dallimit të besnikëve dhe tradhtarëve në tokat e Shamit.

48 – 1993 Vendimi i gjykatës së drejtësis Izraelite duke e llogaritur hapësirën e xhamisë Aksa tokë të izraelit nën mbrojtjen dhe porosinë e gjeneratës së murit.

49 – Rikthimi i Kudsit nga muslimanët në vitin?

“Nuk ndalen një pjesë e popullit tim duke luftuar në dyert e Damaskut dhe përreth tij dhe në dyert e Bejtul Makdesit dhe përreth tij. Ata nuk ndalen së luftuari haptazi për të drejtën deri në ditën e kiametit.

Marrë nga revista islame në gjuhën arabe: Shpend Hulaj
 
Back
Top