Pakti i BE-së për Imigracionin

alfonci

Veri investigatio
Ministrat e drejtësisë dhe ata të punëve të brendshme të vendeve të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për vendosjen e masave të reja të përbashkëta për imigracionin.

Zyrtarët thonë se ata synojnë që të vendosin një balancë mes kontrollimit të imigracionit të jashtëligjshëm dhe përmirësimit të kushteve për migrantët e kualifikuar dhe azilkërkuesit.

Pakti i Imigracionit dhe Azilit si njihet paketa e masave të reja, është një marrëveshje politike, por nuk ka fuqi ligjore.

Pas miratimit nga udhëheqësit e BE-së muajin e ardhshëm, Pakti pritet që politikisht ta bëjë më të vështirë që qeveritë e vendeve anëtare, të ofrojnë amnisti masive për imigrantët e jashtëligjshëm.

Pjesë e tij është dhe prezantimi i një skeme të re, një Karte Blu të Be-së për të tërhequr emigrantë të kualifikuar, por për këtë ka ende mosmarrëveshje mes vendeve anëtare.

Q:pse e panë të domosdoshme pikërisht tani udhëheqësit e BE-së që të dilnin me nje paketë të re masash për imigracionin?

A: Ky Pakt për Imigracionin dhe Azilin është një nga idetë e mëdha të presidencës franceze të BE-së.

Franca e ka presidencën deri në fund të këtij viti dhe si shumë vende të tjera të BE-së, po përballet me probleme serioze, si në integrimin e imigrantëve legalë, ashtu dhe në përpjekjet për të gjetur punonjës të kualifikuar me një popullsi që po i mplaket me ritme të shpejta.

Për këtë arsye, presidenti i Francës, Sarkozy, ka kërkuar që ky pakt i përbashkët për BE-në, të përfshijë masa më të shtrënguara për të kontrolluar imigracionin e jashtëligjshëm, duke ndihmuar vendet më të varfëra nga të cilat vijnë shumica e imigrantëve të jashtëligjshëm, për t'u ofruar kushte më të mira migrantëve të kualifikuar dhe për të vendosur rregulla më të qarta se kush është e kush nuk është azilkërkues në BE.

Pakti, edhe pse nuk ka fuqi ligjore, ka fuqi politike dhe kjo për shembull, gjen aplikim për një prej shqetësimeve kryesore që ka Franca.

Vendet e saj fqinjë, si Spanja, që në të shkuarën kanë ofruar amnisti masive për imigrantët ilegalë, disa prej të cilëve shkuan më tej në Francë.

Me këtë pakt të ri, ka një angazhim, edhe pse nuk ka detyrim ligjor, që vendet anëtare të BE-së të mos ofrojnë amnisti të tilla masive, por në varësi të rasteve, të forcojnë kontrollet kufitare dhe të ofrojnë burime për të organizuar fluturime për të rikthyer personat pa dokumentacion në vendet nga të cilat kanë ardhur.

Q: A duhet t'i frikësohen më shumë kthimit në vendet e tyre tani imigrantët ilegalë në BE?

A: Ky është një nga drejtimet që po ndjek prej shumë vitesh politika e BE-së dhe Evropa shpesh është akuzuar se është kështjellë (për imigrantët).

Ministri francez për imigracionin, që drejtoi takimin e ministrave të brendshëm në Bruksel, tha se Evropa nuk do që të konsiderohet as si kështjellë, as si bunker, por as si sitë për imigrantët ilegalë.

Me këtë Pakt, synohet që të balancohet qasja e rreptë ndaj imigrantëve ilegalë, me një qasje më mikpritëse për ata imigrantë të cilët Evropës i duhen.

Dhe këta kryesisht janë migratë të kualifikuar, inxhinerë elektronikë nga India, apo infermierë nga Afrika, sepse me një popullatë që po mplaket shpejt, kjo kategori punonjësisht është shumë e nevosjhme.

Problemi është se deri tani ka patur skema kombëtare, kuota kombëtare, projekte kombëtare për këtë, shumë të ndryshëm në të 27 vedne anëtare dhe me këtë pakt dhe me një direktivë të re që po diskutohet dhe që u mbështet në parim nga ministrat, ideja është që të krijohet një skemë më funksionale, më e shpejtë, një Blue Card e BE-së, për të tërhequr më shumë talente nga jashtë për në Evropë.

Q: Po a mundet Evropa që t'u ofrojë më shumë punonjësve të kualifikuar nga çfarë u ofron aktualisht SHBA me Green Card-n e saj psh?

A: Kjo mbetet për t'u parë dhe ka shumë pikëpyetje për këtë të ashtuquajtur Blu Card të BE-së.

Në parim, ideja është që ajo të rivalizojë Green Card-in amerikan dhe do ta bënte një gjë të tillë duke u ofruar qasje më të madhe punonjësve të kualifikuar në tregun e punës të të 27 vedneve anëtare dhe kushte më të mira dhe për familjarët e tyre nga ato që u ofrohen në SHBA.

Deri tani, rreth 55 përqind e imigrantëve të kualifikuar në botë shkojnë në Amerikë, vetëm rreth 5 përiqnd e tyre shkojnë në Evropë.

Problemi me skemën që është pranuar në parim nga ministrat e brendshëm, është se kushtet në bazë të cilëve kjo kategori imigrantësh mund të lëvizte nga një vend, në një tjetër brenda BE-së, janë ende shumë të kufizuara.

Pas 18 muajsh, një inxhiner elektronik indian apo shqiptar psh, mund të vendosë të largohet nga Franca për në Gjermani, por sërish duhet të aplikojë për një kartë të dytë dhe procedura nuk është aq e lehtë.

Por ka dhe një problem tjetër: Republika اeke ka thënë se pse duhet që të ftojë ajo të huaj në tregun e saj të punës, në një kohë kur vende si Gjermania dhe Austria, nuk i lejojnë çekët e polakët që të punojnë në të gjithë sektorët e tregut të tyre të punës.

اekët thonë se deri në momentin kur gjermanët dhe austriakët do t'i hiqnin të gjitha kufizimet për të gjithë punëtorët nga vendet e reja anëtare të BE-së, Karta Blu nuk duhet të hyjë në fuqi, dhe kjo mund të ndodhë deri në 2011.

bbc
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top