Pakistani, i sinqerte kunder terrorizmit

eGo0sTyle

System Engineer
Pakistan-ISI-chief-Lt-Gen-Ahmed-Shuja-Pasha.jpg


Gjenerali Shuja Pasha: “Do godasim nje baze sekrete me 20 qershor, ora 5:23”

Islamabad- Sherbimi Sekret pakistanez, ISI, ritheksoi te marten angazhimin e tij per luften kunder terrorizmit, duke deklaruar bashkepunimin e plote me forcat amerikane me rastin e sulmit te ardhshem kunder nje baze te Al Kaedes, qe do te zhvillohet me 20 qershor, ne oren 5:23 te mengjesit, prane qytezes se Razmanit ne rajonin e larget te Vaziristanit Verior.

Ne nje konference shtypi te thirrur me ngut, shefi i ISI, gjenerali Ahmed Shuja Pasha e cilesoi partneritetin me SHBA-ne “me te forte se kurre”, duke rrethuar me laps ne nje harte te detajuar, bazen sekrete terroriste qe do sulmojne bashke me amerikanet. “Ja, tek kjo shtepia ketu fshihen disa terroriste shume te rrezikshem, te cileve do t’ua tregojme vendin pikerisht ne oren 5:23 te dates 20”. “E perseris”, iu drejtua ai kamerave, “ne oren 5:23 te dates 20 qershor 2011”.

Gjenerali vleresoi lart koordinimin me forcat amerikane gjate planifikimit te sulmit, duke thene se ora ne fjale u vendos per t’i zene terroristet te papergatitur, ne menyre qe ata te mos kene mundesi te rreshqasin pergjate kufirit te ruajtur keq me Afganistanin, sidomos ne zonen prane fshatit Shirhani, ku hyjne e dalin shpesh njerezit e talebaneve. Ahmed Shuja Pasha pohoi para mediave se avione pa pilote do ta mbeshtesin sulmin nga perendimi, helikopteret Apaci do patrullojne zonen, ndersa rreth 30 agjente amerikane do te jene te pranishem me armatimet me te fundit. Gjenerali pakistanez falenderoi para mediave informatorin e fshehte te CIA-s ne rajon, Aban Cangvani, qe eshte i infiltruar ne rradhet terroriste prej disa muajsh me emrin Shafik. “Me ndihmen e informatave te Cangvanit, ja ky ketu”, tha Pasha duke treguar nje foto te fundit te informatorit, “ne do t’u bejme gjemen terroristeve. Ata kete here nuk do te na shpetojne dot permes rrugekalimit te Shangazit, sepse e kemi bllokuar”. Ushtaraku i larte pohoi gjithashtu se per hir te sigurise se misionit, jane nderruar edhe kodet qe do perdoren me amerikanet. Keshtu, kodet nuk do te jene me Tango, Pinakell, Burbon, Serum, Rotari, por Bekpek, Brunet, Halluej, Sajklon dhe Brik. Ato do te komunikohen ne valet UHF te radiomarreseve, ne parametrat sekrete 1123.22.678.

Drejtori i CIA-s Leon Paneta e lavderoi sinqeritetin e gjeneralit Pasha, duke e quajtur homologun pakistanez nje aleat te cmuar ne luften kunder terrorizmit. “Pavaresisht se kemi patur disa divergjenca, une e vleresoj shume palen pakistaneze per transparencen dhe ndershmerine qe ka treguar gjate gjithe bashkepunimit tone”, tha Paneta. “Edhe pse disa elemente te ISI-t kane shprehur simpati te vazhdueshme ndaj Al Kaedes, jam i bindur se ne krye agjencise kemi nje njeri te besuar”. Pastaj Paneta beri te njohur edhe paketen e re te ndihmes prej 3 miliarde dollaresh qe qeveria amerikane do t’i jape ISI-t, shume e cila qe nga 11 shtatori 2001, ka arritur ne 20 miliarde.



Te gjithe shmangin Shemen

Askush nga koleget nuk pranon te rrije me te ne ashensor

Tirane- Me shume se kater ne pese punonjes te studios se njohur arkitekturore “Ura me tri harqe”, me seli ne njeren nga shumekateshet me me shume kate ne kryeqytet, preferojne me mire te punojne edhe ca pas orarit zyrtar, sesa te hypin ne te njejtin ashensor me Shemen. Nje studim i brendshem i kompanise, zbuloi se te gjitha opsionet mund te jene te pelqyeshme per stafin e studios, pervec atij te qendrimit afer Shemes. “Nje shumice derrmuese e te intervistuarve jane gati te punojne edhe gjysme apo nje ore me teper – qofte kjo edhe dite e shtune kur njerezit mezi c’presin te shkojne ne shtepi – sesa te ndajne te njejten hapesire fizike per 20 sekonda bashke me Shemen, deri poshte ne kat te pare”, pohoi menaxheri i studios, Derman Katrani. Sipas Katranit, kur e shohin se Shemja ndodhet ne ashensor, 45 perqind e te pyeturve perpiqen ta shmangin duke kerkuar xhepat e xhaketes, gjasme sikur kane harruar celesat; 29 perqind te tjere shtiren sikur telefoni nuk ka vale dhe bejne si te shqetesuar, ndersa vec 2 perqind mendojne se mbase nuk eshte ndonje hata e madhe te zbresin poshte bashke me Shemen.

Nga ana tjeter, kreret e larte te kompanise jane shprehur te gatshem ta ngrejne ne pozite Shemen, pasi ai ka ndikuar ne rritjen e volumit te punes se kompanise me 13 perqind.



Shkurt

Heroizmi i shikuesit

Durres- Me nje gjest qe deshmitaret e cilesuan si “kurajoz dhe nje altruizem i papare”, 35 vjecari Adnan Kanoni u turr me guxim ne sallen e kinemase se qytetit te henen e kaluar, e cila ishte pothuajse bosh, per te shpetuar kater vende per orarin 6.30 pasdite, te filmit “Piratet e Karaibeve 10”. Djali kurajoz ja doli te shtyje tutje nje grup vajzash adoleshente dhe nje cift te moshuarish, dhe me inteligjence zuri kater karrige ne menyre te rrufeshme, duke shperndare mbi to disa sende personale: Nje pale celesa, celularin, nje xhakete te lehte dhe nje qese patatina. Karrigen e peste e zuri duke bertitur: “Ajo atje eshte e zene!” “Adnoni vuri ne rrezik karrigen e vet per te siguruar vendin tim, te Soniles, te Xhenit te kadastres dhe Hioyueijdes”, tha i mallengjyer miku i tij, Sofoja, “nuk do t’ja harroj kurre”. Vete Adnani nuk i dha rendesi aktit te tij. “Kushdo do ta kishte bere kete qe bera une”, tha ai modestisht.

Shakaja nuk kuptohet

Tirane- Pretendimi se e kishte kuptuar barcaleten qe kishte te bente me KQZ-ne, Kolegjin Zgjedhor dhe nje ambasador te huaj, deshtoi keqaz per te riun i poshter Beqiri javen e kaluar, kur ai ishte ulur me nje grup miqsh ne lokalin “Sufllaqet e baxhanakut”. Duke qeshur me zor bashke me grupin, Beqiri qe s’kishte kuptuar gje prej gjeje, tha “E forte kjo” dhe mori nje kartopecete gjasme per te fshire lotet nga e qeshmja. “Uh, mor ambasador c’na bere”, vijoi te shtirej ai, duke e bere edhe me te qarte se po ja fuste kot.
 
Back
Top