‘Pafajësia e Myslimanëve’ i kthen në Islam mbi 360 000 amerikanë

Ado

FISEBILIL-LAH
Filmi blasfemik ‘Pafajësia e Myslimanëve’ i kthen në Islam mbi 360 000 amerikanë

Filmi amerikan “Pafajësia e Myslimanëve”, realizuar nga një amerikano-izraelit ka ndez gjakrat në lindjen e mesme.

Në protestat në Egjipt dhe Libi tek kjo e fundit ka përfunduar me vrasjen e ambasadorit amerikan në këtë vend.

Ndryshe gjithë e kanë dënuar filmin blafsemik që ka provokuar këto protesta, siç kanë dënuar edhe mënyrën e vrazhdë të protestimit, veçanërisht të atyre në Libi që përfundoj me një akt makaber.

Aktualizmi edhe pse në kontekst negativ, i ka bërë që shumë amerikanë ti rikthehen kërkimeve për Islamin e apostrofuar nga filmi në fjalë.

Këto kërkime të tyre vetëm për pak ditë kanë bërë që mbi 360 000 amerikanë ta pranojnë Islamin sipas të dhënave të faqes së Thirrëseve Islam Wajdi Goneim, nga Qendrën Islamike në Washington.

Ngjashëm ka ndodh që pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001 shumë amerikanë të interesohen për Islamin dhe të kërkojnë sa që prej atëherë e kanë pranuar Islamin me miliona amerikanë vendas dhe Islami është feja e dytë në Amerikë.
 
Back
Top