Padukshmëria, jo thjesht iluzion

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
invisibility.jpg

Fuqia e padukshme ka hipnotizuar njeriun për një kohë të gjatë, dhe ka frymëzuar autorë dhe filozofë të mëdhenj. Një studim sudez thotë se iluzioni i të pasurit një trup të padukshëm ndryshon përgjigjen fizike ndaj stresit në situata të ndryshme.

Historia e letërsisë përmban shumë vepra të njohura mbi padukshmërinë dhe efektin e saj në mendjen e njeriut. Platoni në një dialog në librin Republika flet mbi mitin e unazës së Gyges që plotësonte dëshirën për t’u bërë i padukshëm, ndërsa HG Wells shkroi romanin fantastiko-shkencor Njeriu i Padukshëm.

Kohët e fundit edhe shkenca është marrë me çështjen e padukshmërisë së objekteve dhe njerëzve. Megjithatë, mbetet e panjohur se si padukshmëria do të ndikojë trurin në perceptimin e trupit.

U shqyrtua përvoja e 125 personave. Për të demonstruar se iluzioni vërtet jep rezultat, shkencëtarët bënë një lëvizje të plagosjes me thikë drejt hapësirës boshe që përfaqësonte barkun e një trupi padukshëm. Djersa e pjesëmarrësve që panë thikën u shtua, çka tregon se truri interpreton kërcënimin në hapësirë ​​të zbrazët si kërcënim drejtuar trupit të vet.

Në një pjesë tjetër të eksperimentit, shkencëtarët shqyrtuan nëse ndjenja e padukshmërisë ndikon ankthin, duke i vendosur pjesëmarrësit para një audience të huaj.

Niveli i stresi ishte i ulët tek personat që përjetuan iluzionin e padukshmërisë, në krahasim me ata që fizikisht dolën përpara audiencës. Kjo tregon se perceptimi fizik i trupit mund të ndryshojë mënyrën se si truri përpunon ngjarjet.

Sigurisht, studimet të tjera nevojiten për të parë nëse ndjenja e padukshmërisë ndikon në marrjen e vendimeve morale, për të siguruar që padukshmëria nuk e bën njeriun të humbasë ndjenjën e të drejtës dhe të gabuarës, që Platoni e vlerësoi më shumë se 2000 vjet më parë.
B:VOA
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top