Pa u lenduar!

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Pa u lënduar!



• ثshtë gabim ti lejosh njerëzit të shkojnë shumë pranë zemrës tënde, sepse njerëzit pranë godasin gjithmonë në shenjë.

• Kur ndihesh vetëm shih diellin dhe hënën...E do të shohësh që edhe ata janë vetëm e pavarsisht nga kjo kurrë nuk e ndalojnë shkëlqimin e tyre...
- Fitimtari është i vetëm.

• Preferoj të jetoj me mendimin që pjesa më e bukur e jetës time nuk ka ardhur akoma ...

- Talenti jepet nga Zoti - prandaj përulu!
- Fama jepet nga njerëzit - ji mirënjohës!
- Mendimin e jep ti vetë - ji i kujdesshëm!

• Ka njerëz që zemërohen shpejt dhe falin shpejt, ka njerëz që zemërohen ngadalë dhe falin ngadalë.
Më i miri prej jush është ai që zemërohet ngadalë por fal shpejt.

• Njeriu duhet çdo ditë të dëgjojë të paktën një këngë të shkurtër, të lexojë së paku një poezi të mirë, të shikojë një pikturë të bukur dhe nëse është e mundur, t'i thotë edhe ca fjalë me mend.

• Dashuria i përngjet një copë llastiku e cila tërhiqet nga dy persona... Pas pak kohësh njëri prej tyre e lëshon dhe i dhëmb atij që e mbajti deri në fund…

• Njeriu nuk bëhet i varfër atëherë kur s'ka çka të ha, por atëherë kur bukën në dorë nuk ka me kënd ta ndajë...

- Kur për shkak të moshës nuk do mundesh të vraposh, ec shpejt.
- Kur nuk do mundesh të ecësh shpejt, vetëm ec.
- Kur nuk do mundesh më të ecësh, përdor shkopin.
- Por kurrë mos u ndal!

• Do doja te kthehem sërish në fëmijëri, sepse gjunjët e vrarë dhembnin më pak se një zemër e "thyer"...

• Njeriu nuk mund të harrojë kurr dy fytyra:
- Atë që i ka kapur dorën në kohë të vështira dhe
- Atë që e la vetëm në kohë të tilla...!

• اdo njeri i cili ecën mbi sipërfaqen e tokës lë gjurmë dhe shenja që tregojnë për lëvizjen e tij.
Atëherë ne mund të pyesim veten, kemi vite që kjo tokë na bart, studijojmë, punojmë dhe jetojmë, kthejmë kokën mbrapa e gjurmë s'shikojm...
Vallë ku kanë përfunduar gjurmët tona?

• Njëriu mund të lodhet nga miqtë me shumë fytyra...të lodhet nga mendimet dhe opinionet e të tjerëve... lodhet nga padrejtësitë, nga pamundësia për të ndihmuar njerëzit që do, lodhet nga luftërat e panevojshme dhe horroret njerëzore të kësaj bote nga vuajtjet e përditshme të njerëzve të pafajshëm...
Por për një gjë nuk duhet të lodhet kurrë në jetë dhe ajo është falënderimi dhe adhurimi i Krijuesit !

• Njeriu i mirë sado të përpiqet për të mos treguar të mirën, ajo del në shesh; i keqi sado të përpiqet ta fshehë ligësinë e tij, ajo e tradhton atë..!

• Mund ta njohësh më mirë një person duke dëgjuar se çfarë ai thotë për të tjerët sesa çfarë të tjerët thonë për të...

• Unë dhe armiku im kemi shumë gjëra të përbashkëta...ndoshta nuk ngjajmë aspak, por të dy merremi me punët e mia...!

• Ndonjëherë është heshtja e vetmja mundësi për të treguar se sa jeni të lënduar.

• Për të gjykuar të tjerët, njerëzit janë gati të punojnë jashtë orarit edhe pa pagesë!

• Jetojmë në një botë ku familja është e vetmja gjë e vërtetë, shoqëria e rrallë...kurse dashuria është shëndrruar në një përrallë...!

• E di që nuk jam engjëll...
Dhe unë mund të kem lënduar njerëz...
Por kurrë nuk kam qeshur me lotët e tyre.

• Nuk janë të nevojshme fjalët aty ku janë të pranishme faktet.

• Do të doja shumë të mund t’i bëja:
REFRESH jetës sime...
DELETE të gjitha problemeve...
UNDO gabimeve dhe
SAVE momenteve të lumtura...

• Mos u mundo të bëhesh në një çështje mësues i të tjerëve(për diçka),kur për atë duhet të jesh ende nxënës i tjetërkujt.

• Dëshiron të dashurosh pa u lënduar?!
Atëherë dashuroje Krijuesin, se është I Vetmi që nuk të lëndon nëse e don!

• Mos u mërzit!

Ka natë... po ka dhe ditë!
Se vështirësia siç vjen... ashtu do t'ikë!
Ndërsa e mira që bën..,t'sjell veç dritë!
E mos ki frikë, se pa fat asnjë nuk lindë!



Autor: Anum


 
Back
Top