Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Pa e zgjidhur problemin me Kosovën, s’ka BE për Serbinë

Serbia duhet ta ndryshojë politikën e saj ndaj Kosovës nëse dëshiron të vazhdojë rrugën e filluar evropiane, ka porositur eurodeputetja gjermane Doris Pack në një tryezë të rrumbullakët në Berlin.


Gjithnjë, sipas saj, derisa të mos zgjidhet problemi me Kosovën, Serbia nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian.

As ndarja eventuale e Kosovës – sipas eurodeputetes – nuk do të zgjidhte problemin ekzistues. "Ai mund të zgjidhet vetëm nëse serbët në Kosovë marrin fatin në duar të veta", porositi Pack.

Problemi më i madh i Serbisë është ai që Kosova është fqinji i saj më i afërt, të cilin nuk dëshiron ta njohë, tha ajo. "Qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës është jashtëzakonisht i keq dhe ai duhet të ndryshojë, konsideron Pack.

"Serbët e Kosovës duhet të aktivizohen dhe të përfshihen në hartimin e politikës së vendit të vet, ndërsa shansin më të madh e kanë në zgjedhjet lokale gjatë të cilave do të mund të të fitojnë vende në këshillat komunale të Kosovës", vlerëson ajo.

"Nëse serbët në Beograd serbëve të Kosovës u thonë se nuk duhet të angazhohen politikisht në zgjedhje ose të mos dalin në zgjedhje, sepse në të kundërtën nuk do të marrin ndihmën financiare, atëherë mendoj se kjo nuk është rruga e drejtë me të cilën do të vendosej raporti i mirë fqinjësor", tha Pack.

"Serbët në Kosovë këtë vërtet edhe duhet ta bëjnë. Në këtë mënyrë do të kontribuojnë që shteti i vogël i Kosovës të mbetet i qëndrueshëm. Kjo është në interesin e serbëve dhe tërë rajonit", theksoi euro-deputetja Pack. /qik/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back