Pa bukë, pa ujë, mes mjerimit e lagështirës…jeta e një familje pak kilometra larg kry

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pa bukë, pa ujë, mes mjerimit e lagështirës…jeta e një familje pak kilometra larg kryeqytetit

33964531_2020717194606678_1142473064651423744_n.jpg


Ilda Hoxha


Pak kilometra larg qendrës së kryeqytetit, por shumë larg luksit të tij jeton familja Gezdari. Në fshatin Mjull Bathore të Saukut gjendet një prej shumë familjeve të varfra, që për fat të keq i hasim në vendin tonë. Familja Gezdari ka 5 anëtarë, bashkëshortët dhe 3 fëmijët e tyre të mitur. Shtylla e kësaj shtëpie është e zonja e shtëpisë, 30-vjeçarja Hasime Gezdari, e cila punon si pjatalarëse për te siguruar ushqimin e domosdoshëm për fëmijët e saj.

Banesa e tyre, që për fat të keq vetëm e tillë nuk mund të quhet, nuk është më shumë se 30 m2. Mirëpo, problemi i vetëm nuk është te sipërfaqja e saj, por kushtet dhe gjendja e tmerrshme e kësaj strehe. Sapo futesh, hedh vështrimin përreth të zë syri një orë në mur dhe qeset me ilaçet. Ora ecën pa pushim, por jeta e tyre duket se ka “ngecur”, madje është kthyer shumë e shumë vite pas…

34031928_2020722237939507_1198897201070211072_n.jpg

Pa ujë, pa banjë, pa dush, pa lavamanë, pa shtretër, lagështirë dhe mjerim në çdo cep. ا’jetë është kjo?! Mes lotësh e zonja e shtëpisë na rrëfen sakrificat dhe stresin e çdo dite. Sikur të mos mjaftonin problemet ekonomike, djali i saj prej 7 vitesh vuan nga astma dhe nëna e gjorë e sheh duke vuajtur çdo ditë, por pafuqia e saj ekonomike është më e madhe, e mund atë.

Lagështira e shtëpisë i krijon probleme vogëlushit, të cilit i merret fryma dhe kolla e mundon aq shumë sa net të tëra dimri dhe jo vetëm e gdhin. E më pas, ashtu i lodhur, i ngrënë e i pa ngrënë të marrë rrugën në këmbë e të shkojë në shkollë. “Unë kam 3 fëmijë, e madhja është vajza 11 vjeçe, djalin 9 dhe djali i vogël 6 vjeç.


shtepia.png

Fëmijët shkojnë në shkollë, e kanë gjysmë ore larg, torturohem duke i çuar dhe marrë nga shkolla. Janë tre fëmijë të vegjël, rruga është e vështirë, duhet t’i çoj dhe t’i marr. Këto ditë jam dhe me Ramazan, më thahet goja për ujë, mezi shkoj e vij. Djalin e kam me astmë, e ka kapur që në moshën 2-vjeçare, nga lagështira. Dhoma ishte e ftohtë dhe me lagështirë e ujë, unë e mbaja afër sobës pasi ishte ftohtë, por më keq u bë. Djersinte dhe më ftohej.

Kam vuajtur dhe po vuaj shumë”, tregon nëna e 3 fëmijëve. E vetmja “pasuri” që kanë është një gomar, me të cilin mbushin ujë në burim. Në atë rrugë të vështirë, i duhet çdo ditë të sjellë ujë në shtëpi për të pirë, por edhe për të larë enët e për t’u larë vetë. “Ujë nuk kemi, rrugë nuk kemi, jemi shumë keq. E vetmja gjë që kemi është një gomar sepse na duhet të mbushim ujë”, tregon 30-vjeçarja.

33892879_2020717374606660_2354491700048560128_n.jpg


Duket e pabesueshme që janë kaq pranë kryeqytetit, por kaq larg realitetit. Shpesh jeta është e padrejtë, por për këtë zonjë, jeta është treguar e ashpër dhe mjaft mizore. 30-vjeçarja Hasime Gezdari bën thirrje për ndihmë, jo për veten, por për fëmijët e mitur pasi vuajtjet e tyre janë të mëdha.

33992892_2020716994606698_4873252700734619648_n.jpg


“Jetën time e kam mbyllur, por më dhemb në shpirt për fëmijët. Nuk kam mundësi t’u jap bukë për të ngrënë, nuk kam mundësi t’i bëj analizat e alergjisë djalit me astmë, sepse nuk i ofron shteti dhe në privat kushtojnë shumë. Shtëpia po na bie mbi kokë, mu mbytën fëmijët aty”, apelon nëna e 3 fëmijëve.


33864168_2020716904606707_5893289961607659520_n.jpg


g.shqip
 
Sikur keta palo deputete qe kemi ne pushtet , te linin ato rrogat per keta do ishte kaq mire!
Se ligje nuk bejne, pune s'bejne, le te bejne nje te mire ne jete!
 
me vjen keq per varferine e saj vertet... por tre detaje me vrasin syrin
1.. lavatrice
2 krevati e thote skam krevat..
3.. dhe ajo qe me vrau me shume syrin ishte fakti qe thote jam ne argjerim...
me keto tre detaja nuk dua te them qe sduhet ndihmuar apo qe ska te drejte qe kerkon ndihme.. por ajo qe sduhet te bejne keto prinder eshte te perdorin imazhet e femijeve ....

bashkangjitem me mendimin e monique mbi pushtetaret e shoqatat dhe pushtetin per punen e dobet qe ben ne aspektin social..
jan bere aq shume familhe qe kerkojne nje "frymemarrje" nepermjet tv.. rieteve sociale dhe ajo qeveri qe ne kemi zgjedhur as nuk kujtohet te bej dicka ne kete drejtim...
turp qe ne 2018 nje familje te jetoje ne keto kushte ne nje vend ku grricen me thonj te ulurit ne kolltuke e kerkojne te hyne ne be...
nuk e di ne do munden te perballojne be si jane katandisur..
shume here mendoj qe hyrja ne be do e ul ne gjunje shqiperine...
 
Se qysh lindin femije ne k’te gjendje... nuk e kuptoj ?!
 
Perkujdesja ndaj njerezve ne nevoje, mireqenia per ta, ofrimi i shendetesise dhe arsimimit jane gjerat kryesore qe do te duhej te fokusohej nje vend, se paku, se paku tu mundesonte nje jete sa me te lehte dhe me sa me pak probleme.

Ne fakt kjo eshte edhe arsyeja e funksionimit te aparatit shtetror. Pra me keso raste dora e shtetit detyrimisht duhet te jete prezente dhe e arritshme. Por, keto vite eshte treguar e kunderta ngase perkujdesja ka qene minimale. Them se kjo pakujdesi e treguar ne mireqenie, shendetesi dhe mundesi ofrimi per ta shijuar shtetin te gjithe veq se ka filluar te jap frytet e saj. Shoqeria shqiptare si pasoje e kesaj ndasie veq se ka filluar te jap frytet e para te nje shoqerie shume acaruese, pa asnje mirekuptim dhe me shume urrejtje.

E si mos te na urrejne keta femije?
 
Te pakten ate pune dine ta bejne,tjerat snuk hic :P

Po pra...eshte e cuditshme papergjegjesia e k’tyre monsters , qe I thone vetes se tyre prinder. Sjellin femije ne ate gjendje.

Pastaj hapin syte nga shteti?!
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top