Lauri
Anunnak
Në dhjetor 1980, Nënë Tereza i shkroi Osho-s si përgjigje ndaj një komenti që ai kishte për çmimin Nobel të dhënë.
Këtu është përgjigja e Osho:
'' Vetëm një ditë më parë mora një letër nga Nënë Tereza. Ajo që ka shkruar në letër është e sinqertë, por e pakuptimtë. Nënë Tereza nuk di çfarë shkruan, sepse arsyeton mekanikisht, si robot.
Shkruan: “Sapo dëgjova për fjalimin tuaj. Më vjen shumë keq për të, për atë që tha për çmimin Nobel që më dhanë dhe për fjalët që përdori në emrin tim. E fal me dashuri të madhe”.
Më pëlqeu letra, por ajo nuk i kuptonte fjalët që përdora.
Po t'i kishte kuptuar do t'i vinte keq për veten.
Fjalët që kam përdorur janë: "mashtruese", "sharlatane" dhe "hipokrite".
Çmimi Nobel u jepet atyre që në këtë shoqëri funksionojnë si lubrifikant, në mënyrë që rrotat e shfrytëzimit dhe shtypjes të rrotullohen pa probleme.
Personi me të vërtetë shpirtëror, është rebel.
Shoqëria e dënon atë, në vend që ta shpërblejë. Jezusi u dënua si kriminel dhe Nënë Tereza respektohet si shenjtore. Sharlatanët vlerësohen gjithmonë nga shoqëria për ndihmën në ruajtjen e status quo-së.
Pak kohë më parë kishte një projektligj në Parlamentin Indian për lirinë e fesë. Ky ligj do ta kishte ndaluar konvertimin në një fe tjetër, nëse nuk do të ishte rezultat i zgjedhjes së lirë. Nënë Tereza ishte e para që kundërshtoi.
Ajo u shkroi një letër politikanëve: “Ligji nuk duhet të kalojë sepse bie ndesh me gjithë punën tonë. Ne jemi të vendosur të shpëtojmë njerëzit dhe njerëzit mund të shpëtohen vetëm nëse bëhen katolikë”.
Opozita e sajë ka krijuar shumë bujë në të gjithë vendin. Duke qenë se politikanët nuk donin të humbnin votat e të krishterëve, projektligji u braktis.
Personalisht, unë nuk konvertoj askënd: njerëzit vijnë tek unë. Unë nuk mësoj katekizëm apo ndonjë doktrinë. Unë i ndihmoj të tjerët të heshtin.
Heshtja nuk është as e krishterë, as hindu dhe as myslimane. Heshtja është heshtje. Unë mësoj të duash, dhe dashuria nuk është as e krishterë, as hindu dhe as myslimane. Unë mësoj të jesh i vetëdijshëm dhe vetëdija nuk i përket askujt. Për mua kjo është shpirtërore e vërtetë.
Njerëzit si Nënë Tereza janë hipokritë: thonë një gjë, por bëjnë një tjetër. Për gjërat që i thashë ajo “më fal me shumë dashuri”. Për të falur dikë fillimisht duhet të jesh i zemëruar.
Thuhet se Buda nuk fali askënd për arsyen e thjeshtë se nuk u zemërua kurrë.
Si mund të falësh pa zemërim?
Eshte e pamundur.
Pra, ajo duhet të ketë qenë e zemëruar. Kjo është ajo që unë e quaj pavetëdije: ajo nuk e di se çfarë thotë. Çfarë krimi do të kisha bërë për t'u falur?
Mjaft kjo idiotësi që katolikët vazhdojnë të falin. Unë nuk kam bërë asnjë mëkat, pse më falni? I përsëris të gjithë fjalët dhe shtoj disa prej tyre: është marrëzi dhe mediokër.
Nëse ka ndonjë që duhet të falet, është ajo. Ajo thotë: Unë e luftoj mëkatin e abortit. Nëse aborti është një mëkat, katolikët janë përgjegjës për të, sepse ata kundërshtojnë metodat e kontrollit të lindjes. Ky është shkaku i të gjitha aborteve, ata janë përgjegjës. Për mua ata janë kriminelë të mëdhenj.
Në këtë botë të mbipopulluar, ku njerëzit janë të uritur, kundërshtimi i kontraceptivëve është i pafalshëm.
Kontraceptivët janë një nga kontributet më domethënëse të shkencës moderne për njerëzimin dhe mund ta bëjnë këtë tokë një parajsë.
Katolikët janë kriminelë, por krimi i tyre është i tillë që duhet inteligjencë e madhe për ta kuptuar.
Ajo thotë: “Bekimi i Zotit qoftë me të dhe ia mbushtë zemrën me dashurinë e tij”.
Marrëzi. Unë nuk besoj në asnjë Zot si person, kështu që nuk ka Zot që mund të më bekojë. Zoti është një realizim, ai nuk është dikush për t'u takuar. Është vetëdija jonë e pastruar.
Ajo shkruan për të treguar se sa fetare është, por gjithçka që shoh është një person budallaqe dhe mediokër.''
nga: (Lia Ferrua)
Në shqip by Lauri