Osama Bin Laden -Anti Krishti i shek XXI

Lauri

Anunnak
Nga Pirro PRIFTI

Vrasja natën e 1 majit duke gdhirë 2 maj e kryeterroristit Bin Laden kryetarit të organizatës multi-nacionale terroriste Al-Qaeda ishte një ogur i mirë për të gjithë forcat paqedashëse, popujt që kanë vuajtur nga radikalizmi, dhe terrorizmi,

shtetet që e kanë pësuar nga veprimtaria e pamëshirshme, shkatërrimtare, malinjë dhe negativiste e kësaj organizate famëkeqe.
Vrasja e Kryetarit të Al-Qaedës Osama Bin Laden brenda banesës së tij që dallonte nga banesat e tjera në Abottabad rreth 1 km larg akademisë ushtarake në atë qytet të vogël me disa postblloqe ushtarake, ka ngritur një sërë pyetjesh se çfarë do të ndodhë më pas. Do të hakmerret organizata terroriste? Kush do ta drejtojë pas Bin Ladenit apo do të shkrihet? Përse u varros në det? Ku ndodhet gruaja e tij 29 vjeçare me emrin Amal, e plagosur në këmbë dhe ku është vajza e vogël 10 vjeç që pa vrasjen e të atit? Përse SHBA nuk bashkëpunoi më inteligjencien pakistanezë? Përse askush nuk e dinte që Bin Laden banonte prej 5 vitesh aty? Kush e spiunoi? Përse dhe kush rrëzoi helikopterin amerikan me pajisje moderne bashkë me të cili u vra dhe një ushtarak amerikan? Përse SHBA i kërkoi qeverisë pakistaneze që ti dorëzojë sa më parë mbeturinat e helikopterit modern? Mos vallë nga frika se shtete të tjera si Kina, India, Rusia interesohen për teknologjinë apo është thjesht një blof për të larguar vëmendjen nga diçka tjetër?
Mjeshtri i të keqes Bin Laden, lindur në Arabi Saudite më 1957 (vrarë me 2 maj 2011) me një histori 30 vjeçare lufte: si kundër BRSSS (1979-1989) ashtu dhe kundër forcave të Babrak Karmalit deri më 1996 e pastaj kundër SHBA, ishte fëmija i 13 i një miliarderi saudit që kishte 50 fëmijë. Pas vdekjes së të atit ai trashëgoi një pasuri prej 13 milionë dollarësh e cila i u shtua pafundësisht kur Bin Laden shkoi në Aganistan për të luftuar krah për krah me muxhahidinët i ndihmuar nga SHBA kundër rusëve.
Kjo luftë u bë një përvojë e pasur për Krye-terroristin i cili sapo përfundoi me fitore luftën kundër pushtimit rus të Afganistanitdhe kundër forcave afgane proruse, së bashku me Mullah Omar krijoi një qeveri radikaliste të ashtuquajtur islamiste (por që nuk kishte asnjë pikë referimi me fenë Islame, përveç hipokrizisë së sloganeve arrogante dhe të frikshme kundër gjithë njerëzimit, në të cilat shquante parrulla hipokrite ‘luftë kundër të pafeve’ dhe ‘luftë kundër SHBA, aleatëve të saj dhe të krishterëve’) në të cilën kishte ushtarë militantë e terroristë nga e gjithë bota arabe dhe nga radikalistët islamike në SHBA e BE si dhe jashtë saj.
Arsyet e prishjes me SHBA dhe me perëndimin nuk janë të qarta por mesa duket kryeterroristi Bin Laden krijoi organizatën famëkeqe të terrorit me sa duket për tu bërë vetë prijësi i një ideologjie të re të së keqes për të luftuar kundër të gjithë popujve të botës që nuk kishin përqafuar sipas tij fenë islame të sektit synii, por që në fakt nuk ka asgjë të përbashkët me fenë islame e cila dhe nga vetë emri ed.t.th., nënshtrim (ndaj Zotit).
Megalomania e këtij kryeterroristi ngjan si dy pika uji me ideologjinë e Adolf Hitlerit i cili gjithashtu kishte delirin për të vënë racën ariane kundër të gjithëve e mbi të gjithë.
Arsyeja e dytë ishte lufta kundër çifutëve dhe krijimi i një urrejtjeje të re anti-çifute në të gjithë botën, gjithashtu njëlloj si propagandoi edhe Hitleri kundër çifutëve duke vrarë rreth 5 milion të tillë gjatë luftës së dytë botërore.
Nëse megalomania radikaliste për të sunduar botën nëpërmjet terrorit ndryshonte porsa i përket taktikës se si duhej ta sundonte këtë botë me atë të Hitlerit (Hitleri me potencën ekonomiko-militariste dhe ideologjinë e racës ariane, kurse Bin Ladeni me potencën e ideologjisë radikaliste islamike dhe me fuqinë financiare të Al Qaedës e cila financohej nga individë të fuqishëm anti-perëndimorë në përgjithësi, por dhe sociopatë të cilët urrenin njerëzimin dhe bashkësitë e tjera fetare jo radikaliste).
Lufta gati 20 vjeçare (e që mund të vazhdojë dhe në të ardhmen) kundër perëndimit të degjeneruar dhe kundër kristianizmit, pati disa kulme :
- Vendosja e një sistemi fetar obskurantist në Afganistan (drejtuar nga talebanët e Mullah-ut Omar), i cili do të bëhej një model shteti i të ardhmes (njëlloj si shteti militar hitlerian).
- Shkatërrimi i kullave binjake dhe vrasja e 300 vetëve më 11 shtator 2001.
- Lufta 7-8 vjeçare në Irak dhe afganistane që mund të vazhdojë.
- Përdorimi i vazhdueshëm i kontingjenteve vetëvrasëse në të gjitha vendet e botës për të krijuar frikë e terror në të gjitha vendet e botës e kryesisht në vendet perëndimore e kristiane, me vrasjen e vazhdueshme të qindra e mijra të pafajshmëve.
- Investimi dhe dhuna për të krijuar shtete të tjera si modeli Afganistan 1996 i talebanëve.
Sigurisht rritja e ekstremizmit dhe radikalizmit ‘islamik’ erdhi automatikisht si pasojë e humbjes së ideologjisë marksiste-leniniste, për të mbushur boshllëkun që la zhgënjimi nga humbja e ideologjisë komuniste, e si thuhet dhe në Bibël që ideologjitë e krijuara nga njerëzit shuhen vetvetiu ashtu dhe ideologjia me bazë radikaliste ka për të humbur vetvetiu në të ardhmen.
CIA nuk e dinte se Osama Bin Laden ishte strehuar në Abottabad që prej 5 vitesh me familjen e tij (sipas dëshmisë së gruas të marrë nga hetuesit pakistanezë në një vend sekret), megjithëse kishte bashkëpunim me inteligjencien pakistaneze vite me rradhë.
Sipas materialeve të gjetura dhe të sekuestruara nga grupi komando SEAL (Sea, Air, and Land, -pra det, tokë dhe ajër) prej 6 vetësh, Al Qaeda e Bin Laden do të organizonte atentate të tjera të ardhshme në SHBA dhe vende të tjera, pra rreziku i atentateve dhe i terrorit ekziston dhe në një farë mase është planifikuar të ndodhte në muajt e ardhshëm nëse Bin Laden nuk do të vritej.
Përveç problemeve të mëdha të hapura pas vdekjes së Bin Ladenit me qeverinë pakistaneze e cila e cilëson sulmin e papritur në vilën e tij si një ‘cënim të integritetit territorial’ të vendit, ka dhe probleme të tjera të hapura sidomos me komunitetet islamike në të gjithë botën dhe në SHBA se si ato do të reagojnë ndaj kësaj vrasjeje.
Duket se vila apo kompleksi 3 katësh ku banonte prej 5 vitesh Bin Ladeni mund të kthehet në vend pelegrinazhi për ekstremistët ose ndoshta dhe një objekt turistik në të ardhmen, për shkak se një numër personash çdo ditë vizito nga jashtë kompleksin.
Vrasja e Osama Bin Laden-it sipas myslimanëve të SHBA .’do të ulë temperaturën dhe do të përfundojë shoqërimin e Islamit nga terrorizmi’ (CAIR – Këshilli amerikan i lidhjeve islamike, në Southfield, Mich., të hënën, 2 May). Po kjo Lidhje serioze islamike në SHBA tha se ... ‘Bin Laden kurrë nuk ka përfaqësuar myslimanët apo Islamin’.
Operacioni i koduar me emrin ‘Geronimo’ me të cilin cilësohej me emër të koduar vetë Bin Laden, gjithashtu ngriti akuzat e fisit indian që jeton në SHBA me të njëjtin emër PثR ‘mos respekt ndaj emrit të fisit sepse është njollosur nga emri i terroristit famëkeq’.
Shkrimtari amerikan me origjinë nga fiset indiane të SHBA me të njëjtin emër ‘Geronimo’, Debbie Reese, shkroi tek ثall Street Journal sot se: ’.. referenca e emrit të fisit (në këtë operacion të koduar), është një nga ato shkaqe të shumta që ka mbushur më keqinterpretime të asaj që ne kemi qenë dhe që jemi sot. Ka studime që tregojnë efektet negative të kësaj lloj imagjinate për vetëvlerësimin dhe vetefikasitetin e këtyre fëmijëve të këtij fisi nativ indian. Ka studime të tjera që tregojnë shkallën e lartë të vet-vrasjeve dhe pakësimin e konsiderueshëm të lindjeve të fëmijëve tanë...’
Por si mund të paraqitet lufta më shumë se 16 vjeçare e terroristëve të Al Qaedës së Bin Ladenit në sfondin botëror kundër gjithë botës dhe kundër vetë njerëzimit për të vendosur hegjemoninë radikaliste me nuanca islamike në të gjitha shtetet apo siç thonë përkrahësit e tyre në të ashtuquajturat `brigada internacionale` (që na rikujtojnë brigjatat internacionale të cilat morën pjesë në luftën e Spanjës 1936-1939) të përbëra nga individë nga të gjitha vendet arabe, radikalistë islamikë, por dhe amerikanë, europinaë, arabë që banojnë në europë, çeçenë, boshnjakë, shqiptarë (numërohen me gishta), turq, etj, etj?
Na kujtojnë komunizmin internacionalist për të krijuar ‘një botë të re, pa shfrytëzues e pa të shfrytëzuar’, por me dallimin se ideologjia është me veshje fetare por që në fakt nuk ka asgjë të përbashkët me komunitetet myslimane të urta që janë kundër dhunës e vrasjeve.
Urrejtja dhe mllefi që ka transmetuar dhe që tejçon edhe sot Al Qaeda është e një natyre të frikshme dhe i ngjan të dy rrymave: nazi-fashiste për të vendosur racën ariane mbi të gjithë- pra Al Qaeda ka natyrë raciste e sidomos kundër çifutëve, por ka dhe natyrë të vendosjes së shteteve tip ‘talebane’ të ngjashme me shtetet komunisteve të para `90.
Nga kjo pikëpamje Bin Ladeni si organizatori i të keqes në botë këto 20 vite i ngjan Mesisë së rreme apo Anti Krishtit, veçse në këtë rast është Anti-Krishti i shekullit të 21.
ا do shekull ka patur Anti-Krishtin e vet që ka sjellë mesazhe negative për botën. Nostradmus e ka cilësuar që tre shekuj pas tij do të vinte një `Hissler` që do të persekutonte çifutët dhe botën. Ka thënë që pas vdekjes së Papa Gjon Palit të II, do të ketë edhe një papë tjetër e pastaj do të çfaqet Anti-Krishti që do të sjellë terror në botë. Po kështu dhe Bibla dhe Kurani përmendin Mesi-në e rremë dhe Anti-Krishtin i cili dot ë persekutojë botën dhe do të shkaktojë tmerre dhe vdekje.
Mesa duket kemi një grup të veçantë Anti-Krisht të cilët shfaqen në periudha të ndryshme kohore që persekutojnë botën dhe pasi largohen, bota bëhet një vënd më i mirë për të jetuar. Ja disa nga pasazhet e Biblës dhe të Kuranit të cilat ngjasojnë me veprën makabre të Bin Ladenit, këtij Anti-Krishti të Shekullit 21, dëmet dhe fatkeqësitë e të vilit do të vazhdojnë dhe në vitet e ardhshme sepse, nëse ai u vra lufta kundër terrorizmit me ngjyrë fetare do të vazhdojë mesa duket edhe për disa kohë.
“Më parë duhet të vijë rënia nga feja dhe të faqet Mesia i rremë, që bashkon gjithçka të keqe dhe i cili është caktuar për rrënim. Do të ngrejë krye kundër gjithçkaje dhe do të ngrihet përmbi gjithçka që është hyjnore dhe e denjë për nderim. Ai do të ngrejë fronin e tij në tempull të perëndisë duke pohuar se është vetë Perëndi.” (Testamenti i Ri- Pali- 2. selanikasve, 1,2:3.4.5).
“...Unë erdha në emër të Atit tim por ju me refuzoni. Por kur ndonjë tjetër të vijë në emër tim ju do ta pranoni...” (Testamenti i Ri-Gjoni, 5:42,43)
“Unë e vura re sepse briri foli me fjale të mëdha: unë e vura madje deri kur shtaza u masakrua dhe trupi i tij u shkatërrua dhe u dogj në flakë...” (Danieli -Testamenti i Vjetër 7:11)-vine re strofën e cila është tek Apokalipsi ( Dita e Gjykimit Anti –krishti përmendet nën emërtimet: Dragon, Shtaza, Profeti i Rremë dhe Prostituta e Babilonit.
Islami përmend Anti –krishtin me emrin Masih Ad Dajjal në arabisht: ?????????, që do të thotë fjalë për fjalë- Mesia mashtrues. Masih Ad –Dajjal (daxhal) është një figurë djallëzore në eshatologjinë (eshatologji - studimi i teologjisë, filozofisë së të ardhmes) islamike dhe do të pretendojë se është Zoti në një kohë të ardhme, përpara Ditës së Gjykimit që në arabisht është Dita e Qametit. Ky individ do të udhëtojë përreth Globit duke hyrë në çdo qytet përveç Meka-s dhe Medina’s, duke i detyruar njerëzit të besojnë tek ai sikur të jetë Zoti. Besohet gjithashtu nga Myslimanët se Jezusi do të zbresë nga qielli me një shtëpi të bardhë të ndritshme në Damask Siri, duke vendosur duart e tij në shpinën e dy engjëjve në kohën e Fjr. Kjo do të ngjasë (sipas Islamit) në kohën e Dajjal dhe Jesusi (Isa) do të jetë ai që do të shkatërrojë Dajjal-in duke e vrarë atë me heshtë.
Së fundmi, mendoj se parashikimet e Bbiblës dhe Kuranit, ashtu si dhe rekomandimet e shkencëtarëve duhen marrë seriozisht përsa i përket daljes së individëve malinjë (të cilët janë pjellë e Djallit) që terrorizojnë botën herë pas here, por dihet vetëm një gjësë ardhja e Jezusit do të bëhet papritur dhe askush nuk e di se kur do të vijë për të vënë drejtësinë në tokë. Shfaqja e Anti-Krishtit mund të jetë fundi i kohëve dhe paralajmëruesi i një kohe të re ndoshta më të mirë.
 
Back
Top