Origjina e syve të kaltër

Arfenilla

Themelues i Forumit

sy_1453280869-1825553.jpg
Ky është konkluzioni i një studimi të ri, të publikuar nga IFLScience. Në gjenezë, të gjithë njerëzit kanë patur sy ngjyrë kafe. Më vonë evropianët zhvilluan një mutacion specifik, që u përhap më pas, duke e ndryshuar ngjyrën e irisit të syve.
Variacioni gjenetik i gjenit OCA2 ndryshoi sasinë e pigmentit të prodhuar nga njerëzit, që dalëngadalë i ndryshoi ngjyrën e syve të tyre kafe.

Shkencëtarët ishin në dijeni të këtij fakti rreth gjenit OCA2, por ata nuk kishin arritur që të gjenin burimin e pigmentit blu, të paktën deri më tani.

Pasi studiuan mutacionin e gjenit HERC2, ata zbuluan se ky ishte përgjegjësi i syve blu. Ky gjen ndalonte veprimin e OCA2, dhe përcaktonte sa shumë pigment ngjyrë kafe duhet prodhuar.

Ekspertët besojnë se kjo ka ndodhur kur njerëzit emigruan nga Afrika në Evropë. Të gjithë njerëzit sy blu kanë një paraardhës të vetëm evropian, por identiteti i tij mbetet anonim B: expres
 
Titulli: Origjina e syve të kaltër

Ajaaa... ..
 
Titulli: Origjina e syve të kaltër

Dmth nga mungesa e pigmetation, rezultojne ne sy blu ... Interesante edhe pse artikulli nuk e shpjegon qarte .
 
Titulli: Origjina e syve të kaltër

Po ju jap edhe nje info qe te mos vdisni injorante :P

Ne planet vetem 2% e njerezve i paskan syte blu. E degjova ne radio, jo se jam aq i dijshem.
 
Titulli: Origjina e syve të kaltër

Ne fakt eshte 8% per syte blu, 2% jeshil , 55% kafe ...me interesantja eshte qe shkon 0% per syte e zinj dhe syte gri-ngjyre hiri . E te mendosh qe shume njerez thone qe I Kane syte te zinj . Loool
 
Titulli: Origjina e syve të kaltër

Dmth paska qene per syte jeshil ai 2%-shi.

E 35%-shi i mbetur ciles ngjyre i takon Zana?
 
Titulli: Origjina e syve të kaltër

Po ju jap edhe nje info qe te mos vdisni injorante :P

Ne planet vetem 2% e njerezve i paskan syte blu. E degjova ne radio, jo se jam aq i dijshem.

E njehere qe fole te pergenjeshtroi Zana :ohh

Shko gjej panda shko,sa here te ta them :P
 
Titulli: Origjina e syve të kaltër

E njehere qe fole te pergenjeshtroi Zana :ohh

Shko gjej panda shko,sa here te ta them :P

Ndoshta dola huq me ngjyren e syve, ama te pakten e di si bohen pandat..

how-to-make-panda_large.jpg

:P
 
Attachments

  • how-to-make-panda_large.jpg
    how-to-make-panda_large.jpg
    37.9 KB · Shikime: 0
  • how-to-make-panda_large.jpg
    how-to-make-panda_large.jpg
    37.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Origjina e syve të kaltër

Dmth paska qene per syte jeshil ai 2%-shi.

E 35%-shi i mbetur ciles ngjyre i takon Zana?

Yes - green .

5% amber , 5-8% hazel , 0.6% dy ngjyreshe ... Ndersa pjesa e tjeter ngelet e pa identifikuar, mund te jene ngjyra shume te rralla, k'te te fundit po e them ne baze te llogjikes time .

Ps... Une vete I kam dy ngjyreshe .
 
Titulli: Origjina e syve të kaltër

E lexova para ca kohesh kete, sa me vjen te qesh kur lexoj IFL duket ndonje gje e zgjuar, e eshte akronim per I Fucking Love hahah

Sipas artikullit origjinal domethene ka qene vetem nje njeri edhe ai do kete ardhur nga afrika se prej andej e kemi gjenezen, por domethene ai njeri kur ka ndodhur mutacioni ka qene ne Europe dhe domethene te gjithe njerezit sy kalter kane gjene me origjine nga ai njeri i vetem :)

Sa per syte e kalter, ngjyra e kalter e syve percillet ne menyre recesive, domethene duhet te dy prinderit ta kene nje gjen te tille (ne familje ose vete te jene sykalter) qe femija te kete sykalter, ndersa nese te dy prinderit jane me sy te kalter e femija del me sy kafe ta dini se nuk eshte femija juaj :P

Sa per pigmentin, melanina, ndodhet ne qelizat e ngjyrosura te irisit dhe ne retinen, pjesen e pasme te syrit, e varesisht nga sasia e pigmentit dhe dendesia e shtreses se irisit qe rezulton me reflektimin e drites ndryshon ngjyra e syve. Melanina ka ngjyre te erret, njeriu nuk permban pigment me ngjyre te kalter apo te gjelber.
 
10 ke per sot. Bravo! E paske mesuar msimin permendesh :P
 
Titulli: Origjina e syve të kaltër

Ndoshta dola huq me ngjyren e syve, ama te pakten e di si bohen pandat..

how-to-make-panda_large.jpg

:P

Uaa sipas teje kur ciftohet zezaku me nje te bardhe duhej te kishim edhe femije panda (larushe) ahaha :P
 
Attachments

  • how-to-make-panda_large.jpg
    how-to-make-panda_large.jpg
    37.9 KB · Shikime: 0
  • how-to-make-panda_large.jpg
    how-to-make-panda_large.jpg
    37.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Origjina e syve të kaltër

Ne familje i kan te gjith kafe syt...
Si nga ana e babit si nga ana e mamit... bojqielli i ka pas vetem nje teze e gjyshes nga ana mamit..
Un dola me sy bojqielli shuuum te hapur kurse motra jeshile si ne gri
 
Titulli: Origjina e syve të kaltër

AABB..aabb..kombinimi i gjeneve dominante...
 
Titulli: Origjina e syve të kaltër

Uaa sipas teje kur ciftohet zezaku me nje te bardhe duhej te kishim edhe femije panda (larushe) ahaha :P

Do te kishin dal femije interesant, perafersisht si kjo modelja :P

Nick-Knight-Show-Studio-Winnie-Harlow-Machine-A-04.jpg
 
Attachments

  • Nick-Knight-Show-Studio-Winnie-Harlow-Machine-A-04.jpg
    Nick-Knight-Show-Studio-Winnie-Harlow-Machine-A-04.jpg
    37.5 KB · Shikime: 0
  • Nick-Knight-Show-Studio-Winnie-Harlow-Machine-A-04.jpg
    Nick-Knight-Show-Studio-Winnie-Harlow-Machine-A-04.jpg
    37.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Origjina e syve të kaltër

Duhet ti djegim dmth :P

Pranoje pra qe humbe edhe kesaj here nga nje femer ! :fiu:
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Origjina e syve të kaltër

10 ke per sot. Bravo! E paske mesuar msimin permendesh :P

Ncncncncn shi si tallet me robin e thjeshte e te shkrete kjo, ne vend qe t'thoje uaa sa e zgjuar ja nje like nje thanks e plus rep :P
 
Titulli: Origjina e syve të kaltër

Duhet ti djegim dmth :P

Pranoje pra qe humbe edhe kesaj here nga nje femer ! :fiu:

Nuk eshte djegie por depigmentim :esp:

Ok, e pranoj. Ama e humba vetem betejen, jo edhe luften :P
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top