Orhan Pamuk

Katia

Hmm kureshtar-e?
V.I.P
Ferit Orhan Pamuk (7 qershor 1952, Stamboll, Turqi), është shkrimtar turk. Fitues i اmimit Nobel për letërsi për vitin 2006.
Orhan Pamuk ka lindur në Stamboll, në një familje e cila ishte, siç' thotë ai vet “me orientim euro-perendimor” (për ndryshim nga e vjetra osmane). Studioi arkitekturën dhe merret me pikturë, pastaj e braktis arkitekturën (pas tre vitesh) dhe fillon gazetarinë ku diplomon më 1976. Jetën e vet dhe mendimet detalisht i përshkruan në veprën autobiografike Stambolli: qytet i kujtimeve.

Veprat

Cevdet Bey ve Oğulları, 1982
Sessiz Ev, 1983
Beyaz Kale, 1985
Kara Kitap, 1990
Gizli Yüz, 1992
Yeni Hayat, 1994
Benim Adım Kırmızı, 1998
ضteki Renkler, 1999
katunar, 2002
İstanbul: Hatıralar ve Şehir, 2003
Masumiyet Müzesi, 2008
Babamın Bavulu, 2007

Veprat në gjuhën shqipe

Unë jam e kuqja, 2007
Kështjella e bardhë, 2008
Bora, 2008
Baulja e babait, 2008
Jeta e re , 2009

اmimet

اmimi Milliyet Press për romanin "Xhevdet-begu dhe djemtë e tij"
اmimi Independent për letërsi të huaj 1990 (Independent Award for Foreign Fiction) për romanin "Kështjella e bardhë"
اmimi letrar ndërkombëtar IMPAC Dublin 2000, për romanin "Unë jam e kuqja"
Peace Prize of the German Book Trade 2005, çmim letrar gjerman, si vlerësim pë opusin e tij letrar
اmimi Nobel për Letërsi 2006.
 
Pe: Orhan Pamuk

اdo njeri ka një yll ,
çdo yll ka një mik ,
dhe çdo person ka një " dikë " që i ngjan
një ylli të ngjashëm me të tijin
që mban përbrenda besim...
 
Pe: Orhan Pamuk


Orhan Pamuk për vete dhe veprat e tij:

"Unë jam fetar. Feja ime është arti i romanit"

"Unë u rrita në Stamboll… në shoqërinë e njerëzve. Unë doja të isha si evropianët. S'mund ta shihja se si do të mund të isha një evropian me një Zot, që u kërkon grave ta mbulojnë veten me shami."
"Njerëzit thonë se unë duhet të kem patur besim të madh tek vetvetja që kam duruar kaq gjatë pa u botuar. Mbase kjo është e vërtetë, por në të vërtetë, unë e kisha lënë gjithçka pas dhe nuk mund të kthehesha më pas. Unë e dija se duhet ta mbërrija atë breg dhe kështu unë e kam arritur atë."
"Një kohë reputacioni im ndërkombëtar filloi të rritej, vendet islamike dhe laike më thanë: 'Ti nuk je turk aq sa duhet, ti shkruan me sytë e Perëndimit'. Ata më kanë sulmuar gjithë kohën. Ironia është se kur hodha këmbën jashtë Turqisë, ata më përshkruan si 'turk' gjithë kohën. Kritikët nuk më thërrasin mua Pamuk, ata më thërrasin 'ky autori turk'. Kjo e sterilizon artin tim. Kur Prusti shkruan për dashurinë, është Prusti që shkruan për dashurinë. Kur unë shkruaj për dashurinë, është dashuri turke. Dhe unë mërzitem. Jam i vendosur ta shkatërroj këtë."
"Ka autorë si Nabokov, Naipaul dhe Konrad që ndryshuan qytetarinë e tyre dhe kombin, madje edhe gjuhën. ثshtë ide shpresëdhënëse dhe mahnitëse në letërsi, por në një sens jam i preokupuar që s'e kam bërë këtë. Unë kam jetuar virtualisht në të njëjtën rrugë gjithë jetën time dhe ende jetoj në apartamentin ku edhe jam rritur. Por kjo kështu duhej të ishte dhe kjo është çfarë unë pëlqej. Të shoh nga pamja ime. Prej këtej nuk është dhe aq e vështirë ta shoh botën."
"Duket sikur kur ti shkruan letërsi në atë anë botës (Perëndim) nacionaliteti yt nuk është i rëndësishëm, por po të shkruash letërsi këtu (në Turqi) nacionaliteti, madje ca më keq, etniteti yt, është i rëndësishëm. Kur një shkrimtar anglez flet për marrëdhënie dashurore, ai shkruan për marrëdhënie dashurore njerëzore, por kur unë shkruaj për për marrëdhëniet dashurore, unë flas vetëm për marrëdhëniet dashurore turke."
"Ne duhet të mësojmë një gjë nga civilizimi: Njërëzit janë kudo njëlloj dhe kjo gjë duhet të sjellë paqe. Por Bush asnjëherë nuk është sjellë kësisoj. Me luftën në Irak, ai i bëri qytetarët e zakonshëm të vendeve islamike të zemëruar kundër Amerikës dhe Perëndimit. I gjithë arti im është bazuar në premisat që Lindja dhe Perëndimi duhet të jenë bashkë."
"اfarë kam shkruar nuk është rreth përplasjes së civilizimeve apo konfliket mes Lindjes dhe Perëndimit. Unë i urrej të dyja, edhe konceptin, edhe realitetin e botës muslimane në përplasje me Perëndimin. Ajo për çfarë kam qenë i interesuar në veprën time është ajo që në termat sociologjike mund të quhet 'ndryshime kulturore', apo në në terma psikologjike, më personale, 'probleme të identitetit'."
 
Pe: Orhan Pamuk

Dashuria...

1 – Më dhemb barku, por jo nga ndonjë e keqe që kam ngrënë

2 – Pres

3 – Nuk mund të lexoj libër

4 – Në kinema, kur të gjithë fillojnë e qeshin, mua më duket vetja si një “i shkretë” dhe rri aty brenda jo për të parë filmin, por për të kaluar kohën

5 – Kam shumë frikë se të gjithë do mësojnë se sa “i shkretë” jam

6 – Vazhdimisht mendoj vetëm një gjë

7 – Nevrikosem me të gjithë për shkak se të gjithë nuk janë njësoj si unë

8 – Në filmin që po xhiroj në imagjinatën time, ne po martohemi

9 – Tavani që është mbi krevatin tim qenka kështu, kordoni i llampës qenka kaq i çuditshëm dhe unë nuk i paskam vënë re më parë

10 – Askush nuk mund të më ndihmojë

11 – Nevrikosem shumë me të gjithë që flasin duke qeshur për këto tema

12 – Nuk punoj dot si më parë

13 – Gjatë vakteve ha vetëm ëmbëlsirat dhe darkave pi alkool

14 – Nevrikosem me veten time se përse nuk jam si të gjithë

15 – Më paska ikur puçra që kasha në këmbë

16 – Të ishte verë, hyja në det dhe, ndoshta, më bënte mirë

17 – Dua të jem vetëm

18 – Këto që thashë mos ia tregoni askujt, nuk dua aspak t’i dinë njerëzit. Po sikur t’i dinte ajo do të kishte ndonjë përfitim? Nëse nuk do të kishte, më mirë të mos dijë gjë fare

19 – Jam shumë i shkretë, por ajo që ka rëndësi nuk është kjo.



ا’është dashuria?



Dashuria është dorëzimi. Dashuria është shkaku i dashurisë. Dashuria është të kuptosh. Dashuria është një muzikë. Dashuria dhe shpirti fisnik janë e njëjta gjë. Dashuria është poezia e trishtimit. Dashuria është vështrimi i shpirtit të thyer në pasqyrë. Dashuria është kalimtare. Dashuria është të mos thuash kurrë që jam penduar. Dashuria është kristalizim. Dashuria është të japësh. Dashuria është ndarja e një çamçakëzi. Dashuria kurrë nuk vihet re. Dashuria është një fjalë boshe. Dashuria është të takosh Zotin. Dashuria është një dhimbje. Dashuria është të jesh sy më sy engjëllin. Dashuria është tek lotët. Dashuria është pritja në kokë të telefonit. Dashuria është një botë e tërë. Dashuria është kapja dorë për dore në kinema. Dashuria është një dehje. Dashuria është një bishë. Dashuria është një verbëri. Dashuria është të dëgjosh zërin e zemrës. Dashuria është një qetësi e shenjtë. Dashuria bëhet temë nëpër këngë. Dashuria i bën mirë fytyrës. Dashuria është malli ndaj një personi që do ta përqafosh fort dhe të duash të rrish me të. ثshtë të dëshirosh se duke përqafuar atë harron gjithçka në botën e jashtme. ثshtë malli i njeriut për të gjetur strehë të sigurt për shpirtin e tij.

(Marrë nga libri :Ngjyrat e tjera)

 
Pe: Orhan Pamuk

Nuk dua te me largohesh per asnje çast- tha Ka, - sepse kam rene kaq brenda ne ty. - Ti as qe me njeh mua - iu pergjigj Ipeku. - Ka dy lloj burrash,- foli Ka me nje ton prej mesuesi, - I pari, para se te bjere ne dashuri, kerkon te dije se si e ha sanduiçin kjo vajze, se si i kreh floket, me çfare budalleqesh e lodh koken, perse zemerohet me babane e saj apo histori te tjera qe kane lidhje me te. Ndersa i dyti, dhe une jam njeri prej tyre, duhet te dije sa me pak gjera qe te bjere ne dashuri...
- Ti po thua se ke rene ne dashuri me mua, pikerishte se nuk me njeh? Sipas teje kjo eshte dashuri? - tha Ipeku. - E tille eshte dashuria per te cilen njeriu jep gjithçka, - tha Ka. - Dashuria jote do te marrka fund pasi te shohesh se si e ha sanduiçin dhe seç bluaj ne koke. - Por deri atehere afersia e krijuar midis nesh do te thellohet dhe do te kthehet ne nje deshire qe pushton trupat tane, ne lumturi dhe ne kujtime qe na lidhin me njeri - tjetrin- U pergjigj Ka. - اfare duhet te bej qe te biesh ne dashuri me mua? - pyeti embel Ka. - Ji vetvetja - ja preu Ipeku...

“Bora"
 
Titulli: Orhan Pamuk

Un Jam e Kuqja....
 
Vizitat te Keskinët gjatë kësaj periudhe prej dy vjet e gjysmë, vështrimet që shkëmbeja me Fysunin, darkat me ta, bisedat rreth tryezës, shëtitjet buzë Bosforit me makinë, që tani i kishim shtrirë edhe në dimër, kishin marë formën e së përditshmes (dhe bukurisë) që përsëritej e përsëritej në një kohë të pakohë.
………………………………….
  • Më pëlqen puna jote e kujdesshme dhe plot durim, Fysun, - i thashë me zë thuajse pëshpëritës.
  • Ja kam thënë edhe unë. Duhet të hapë një ekspozitë! - tha Feriduni pas meje me të njëjtin zë pëshpëritës. - Po Fysuni është shumë i ndrojtur…
  • Unë këto i bëj vetëm për të kaluar kohën, - u përgjigj Fysuni.
  • Pjesa më e vështirë janë këto pulpat e shndritshme mbi kokë. A i shihni?
  • Po i shohim, - i thashë unë.
Ps.
Pjesë të shëputura nga kapitulli 62 “Sa për të kaluar kohën”, i cili pasohet nga kapitulli 63 “Rubrika e thashethemeve” 😁

Muzeu i pafajësisë / Orhan Pamuk
 
Vizitat te Keskinët gjatë kësaj periudhe prej dy vjet e gjysmë, vështrimet që shkëmbeja me Fysunin, darkat me ta, bisedat rreth tryezës, shëtitjet buzë Bosforit me makinë, që tani i kishim shtrirë edhe në dimër, kishin marë formën e së përditshmes (dhe bukurisë) që përsëritej e përsëritej në një kohë të pakohë.
………………………………….
  • Më pëlqen puna jote e kujdesshme dhe plot durim, Fysun, - i thashë me zë thuajse pëshpëritës.
  • Ja kam thënë edhe unë. Duhet të hapë një ekspozitë! - tha Feriduni pas meje me të njëjtin zë pëshpëritës. - Po Fysuni është shumë i ndrojtur…
  • Unë këto i bëj vetëm për të kaluar kohën, - u përgjigj Fysuni.
  • Pjesa më e vështirë janë këto pulpat e shndritshme mbi kokë. A i shihni?
  • Po i shohim, - i thashë unë.
Ps.
Pjesë të shëputura nga kapitulli 62 “Sa për të kaluar kohën, i cili pasohet nga kapitulli 63 “Rubrika e thashethemeve” 😁

Muzeu i pafajësisë / Orhan Pamuk

#kumerrteveshaingaatogjonaaman
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top