Ora

BeniT

Donatorë
Ora nuk mund të shihet, por imazhi i sajë përmblidhet ne dy imazhe-gjarpnin dhe shqipnonjën. Ora asht Qenja -- shansi, vullneti, destinimi, momenti, urtësia, phronesis, da-sein).


SHQIPNOJA - MENDJA, E ARDHMNA, LARGSIA HAPSINORE

Shqiponja përfaqson larpamsin dhe qartsinë e shikimit. Metaforikisht, atij që i ndihmon Ora sheh gjithçka dhe në të njâjtën kohë asht vrojton me vigjilencë gjithçka që mund të jetë me interes, ose që mund të paraqesi rrezik për përsonin.

Ora, simboli i urtësisë dhe larpamsisë drejton përsonin në shteg të mbarë. Por Shqipnoja âsht vetëm intelekt, nji ide, nji doktrinë--hamendje.

Në terma psikologjike, ora përfaqëson vetëm mendjen ngase ajo asht nâlt dhe vëren horizontin.

Në aspektin kohor shqipnoja përfaqson të ardhmen te kaluemen. Shqiponja âsht tepër larg me pa të tashmen..

Në aspektin hapsionr, Shqiponja përfaqson largësinë - mbajtjen e përsonit jashtë rrrezikut. Shqiponja asht tepër larg me krye veprime me precision. Jane keto aresyet qe njeriu quhet sy shqiponje.



Po kto aresye na bajne me mendue se nji person syshqiponje asht trim, por jo i urte, sepse syshqiponja nuk mendon për momentin. Momenti i përket atij qe quhet i idhtë si gjarpni.

GJARPNI-NDJENJAT/VEPRIMI; E TASHMJA/AFERSIA

Kur flasim për gjarpnin, ne permendim dy gjana, gjuhen si gjilpan dhe helmin e idhte.



Gjilpana perfaqeson precizionin e pakrahasueshem te gjarpnit, ndersa helmi perfaqeson ndjenjat. Por ndjenjat e gjarpnit nuk jane te ngrohta si ato te njeriut. Dhe kjo ka aresyet e veta. Precizioni kerkon ftohsine e gjakut dhe mendjes, lypë kontroll të vetvetes. Prandaj ne kundershtim me njeriun i cili asht i dobet, i brishte, i debult, dhe pertac dhe te cilin per te gjitha keto aresye e quajme goj-mjalte, gjarpni asht i fort, i pacenueshem, jetplote, punetor. Ne e kemi cmire prandaj i japim atije te gjitha ato cilesi qe do te deshironim t'i kishim vete. Pervec nji murgeshe ose nji prifti jezuit, çdo person do te zgjidhte ne jeten e perditeshme me qjene si gjarpni, i idhet si helmi dhe thumbues si gjuha e gjarpnit. Por njeriut asht patetik dhe nuk ja mban me qene i tille. Prandaj ai asht gojemjalte. Prandaj njeriut i dhemb shpirti kur ndigjon kange te tilla si "mbeçë more shokë mbeçe..." sepse njeriu, edhepse jo ne lufte, identifikohet me ushtarin e mbetun ne fushe te betejes i cili e veren jeten prej poshte tue u mundue me i shpetue patkojve te kuajve qe turren ne betej. Nji kale qe do te kalonte mbi gjarpnin do te gjente vdekjen, por nji kale qe kalon mbi njeriun e din se ai pa frike mund t'i nguli patkojt e tij ne rrashten e njeriut qe i mshehun mbas shkurreve i bjen cylës diare dhe i kendon ures se qabese..."



Kur njeriu asht i dobët ai friksohet nga ajo që shikon, dhe i dridhet dora e kamba kur vjen puna me egzekutue veprimet te cilat do te cilat do te çonin ne permbushjen e deshirave.

Tue qene i brishte e i dobet, njeriu asht gjithmone i trembunnga jeta, frikacak dhe pertac. Per kete aresye njeriut i dobesohet shpirti dhe kerkon mbrojtje nga njerzit e fuqishem, zotat, armet, ose krijesat e mbinatyreshme.



Gjarpni përfaqson precizionin kohsor dhe hapsinor te veprimeve të përsonit. Ai përfaqson të tashmen dhe afërsine hapsinore.

Kjo rrjedhë nga fakti se gjarpni, ashtu si ndjenjat janë të mshehuna ne mbrendesi të qënjes njerzore, ashtu edhe gjarpni âsht i mshehun ne bar, mbas gureve, nen gjeth, i mbeshtjellun ne deget e pemeve. Gjarpni e ka te pamundun me veprue me egzaktsi dhe precision pa largpamesine e shqiponjes.







1) Ora perfaqeson - Shansin - Casti Na Poq Ora

2) Ora Perfaqeson - Vullnetin - Dekte Ora. E pac Oren ne krah te djathte

3) Ora perfaqeson - Destinimin - Ora kjofte me ty

4) Ora Perfaqeson - Momentin - Si ju dha. I diq ora. Nuk i ndihmoi ora

5) Ora perfafqeson - Qenjen - Kur te des Ora ke deke edhe ti.
(Dekte ora/Oredekun nuk dmth. me deke, por dmth me qene i plogesht/coftinë)



Natyra e Ores: Ora duhet kuptue ne nocionin Will to Life (Vullnet me Egzistue) te Schopenhauer. Cdo qenje ka menyren e vet te egzistences; cdo qenje ndersehet, ka vullnet me egzistue. Por edhe ma ndej dhe ma e nderlikueme âsht se cdo gja ka Oren e Vet-- pema, zarzavatja, kafsha, mali, pylli, Njeriu, familja (p.sh. GjoLulajt) fisi (p.sh. Leshai/Rugova), krahina (p.sh. Malcia), kombi (p.sh Shqipnia) kontinenti, rraca, feja, Toka, Universi.

Egzistenca e Ores: Menyra ma e mire me kuptue egzistencen e Ores âsht nocioni i Da-sein te Martin Heidegger. Ora âsht kudo. Ora âsht Esenca e Qenjes.

Funksioni dhe Konshienca e Ores: Ora mundet me qene konshiente ose jo per vete egzistencen e saj. Me qene konshient ndaj Ores âsht e barabarte me qene konshient ndaj vetegzistences. Per njeriun me kuptue Oren e vet âsht si me kuptue Qellimin e Vete Egzistences se tij. Shumica e njerezve nuk e kuptojne as qellimin e Ores as nuk e ndjejne Egzistencen e ores. Ora âsht nji revelim qe mund te krahasohet me revelimet fetare ose shkencore. Muji ne kangen "Fuqia e Mujit" frymezohet prej Zanave por sic shihet gjate te gjitha Kangeve Epike, Zanat kurre nuk e ndihmojne Mujin direkt. Ai del prej situatave me forcen e vet. Edhe ne duelin me Behurin, Muji frymezohet prej Zanave me gjete menyren se si me e vra Behurin e Fuqishem, por âsht vete ai, Muji, qe ja ngule thiken Behurit.

Ora âsht dicka qe njeriu e gjene kur ai/ajo gjen vetvetin. Ora âsht ne vetveti, kur njeriu ka guxim me "qendrue ne kambet e tij" dhe kur ai zbulon urtesine me perdore aftesite e veta specifike dhe unike qe vete natyra ja dhuron cdo njeriut ne momentin kur ai konceptohet ne bark te nanes.

Ora âsht Perendia e Urtesise, Fisniknise, the Trimnise por ne kuptimin se si ky triptik perdoret me rrite probabilitetin e egzistences.. Ora duhet imagjinue ashtu si Dietite Protestane--, dmth, Imazhet Egzakte te Ores nuk jane te pershtateshme sepse ora âsht kudo dhe ne cdo forme. Ora gjithashtu nuk definitizohet as ne lidhje me gjinine. Duke qene se gjithkush ka Oren e vet, atehere Ora âsht femen per femnen dhe mashkull per mashkullin, por tiparet e Ores, jane ma teper te tradites mashkullore sesa femnore

Fishta ne Lahuten e Malcise e pershkruan Oren si femen, por kjo bjen ne kundershtim me Oren e Shtepise qe âsht gjarpni. Vete gjarpni âsht mashkull ne traditen e mendimit shqiptare (megjithese biologjikisht kjo nuk âsht e vertete). Versioni femen i gjarpnit âsht rreshqaja dhe bolla.

Ora duhet imagjinue jo si nji qenje e prekeshme objektive por si nji force. Presenca e ores âsht e ngjashme me prezencen e vete jetes, egzistences. Ora e ndihmon njeriun mire ose aktive ne te gjitha ndermarrjet por vetem atehere kur njeriu ka besim ne Oren. Kjo ndodhe sepse Ora nuk e ndihmon njeriun drejtperdrejte. Ai e inkurajon njeriun me perdore forcen e vet maksimale ne manyre aktive me me realizue ate te cilen vete potenca e tij/saj ja lehon.

Ora i perngjan Shejtit Mborjtes, por ajo nuk duhet konceptue si e tille sepse ora mundet me e ndihmue njeriun e keq ose reaktiv me vra, me vjedhe, me plackite ashtu sic mundet njeriun me e vu gjuthe jeten e tij/saj ne sherbim te miresise, artit, shkences filantropizmit. Ora âsht personale dhe nuk mund te gjykohet moralisht nga pikpamja kristiano apo islame. Ai âsht ne nji menyre i pagjykueshem sepse ndihmon njeriun me bâ ate per te cilen vete njeriu "ka linde", dhe disa njerez natyrisht kane linde me vecori dhe tipare qe bien ne kundershtim me skenaret e shoqnise, fese dhe kodit pena, ldhe disa edhe me vete natyren e vertete njerezore si rezultat i dobesise morale e shpirtnore te cilen ata ose e trashigojne ose e mesojne. Ora âsht E VERTETA por vetem ne aspektin personal.

Si pershkruhet personaliteti i njerezve ne lidhje me Oren: Nji njeri qe nuk ka fuqi me "qendrue ne kambet e veta" por gjithmone lype keshilla prej te tjereve ose nuk ka aftesi me marre vendim se cka me bâ, thuhet se e ka Oren Fjetun. Ai qe nuk âsht i afte me arrite gja ne jete me forcat e vete, p.sh. nji lypes, nji i droguem, nji pijanec apo nji prostitute, thuhet se e ka Oren Dekun. Kur dikush âsht i shkathet, kryen pynet ne kohe dhe ashtu sic duhet, punon me pasion dhe rregull, rrin large drogave, kumarit, nikotines, alkoholit, dembelizmit dhe te tjera si keto, thuhet se e ka Oren Cuet.

Personaliteti i njeriut âsht i njajte me ate te Ores se Tij/Saj. Ora e tij/saj, Qenja e Tij âsht Vullneti i Jetës, i cili mundet me qene non-egzistues, i dobet, ose i fuqishem. Njeriu mundet me pase Vullnet per Jeten, Vullnet per Fuqi, ose Vullnet per Asgja.

Si e di njeriu se ka Zbulue Orën e Vet?: Kjo pyetje âsht sikur me pyete, si e din njeriu se ka ra në dashni. Pergjigja âsht se Zbulimi i Ores nuk âsht intelektual, as nji formule qe mund t'i mesohet dikuj, as apifani Xhoisjane, por âsht nji ndjenje personale e cila ban qe njeriu m'u ngritë mbi vetvetin - me pa te ardhmen e vet, me pa thellesite e qenjes se vet - me pa origjinen e vetvetit, te kaluemen qysh nga koha primordiale, dhe me qenë i afte me funksionue me vertetesi dhe urtesi ne ato momente to shkurta sa shkrepatja e synit, të cilat te mbledhuna bashkë, perbajne vete jeten e njeriut.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top