Ora që paralajmëron apokalipsin

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
1485428372doomsday-905x395.jpg


Quhet Doomsday Clock dhe është simbol i afrimit të botës me zhdukjen e saj, dhe ka qënë shumë afër mesnatës vetëm në një rast. Ora supozohet të parashikojë apokalipsin.

Vetëm në 1953 ajo ishte shumë afër mesnatës, kur Amerika prodhoi bombën e hidrogjenit. Në këtë kohë thonë shkencëtarët koha u vendos 2 minuta para mesnatës.

Ndërsa më larg se mesnata ka qënë në 1991, afërsisht 17 minuta, kohë që përkonte me deklarimin e fundit të Luftës së Ftohtë mes Rusisë dhe SHBA duke hequr armët bërthamore.

Që nga 2015 ora ka qënë tre minuta nga mesnata, por me presidencën e Donald Trump, ndryshimet klimaterike dhe rritja e kërcënimit në botë, përfshi dhe terrorizmin, shkencëtarët e Bulletin of the Atomimc Scientists thonë se ora mund të lëvizë sërish këtë të enjte dhe të shkojë 2 minuta nga mesnata.

Muajin e kaluar në një deklaratë shkencëtarët thanë: “Tensionet mes SHB-ve dhe Rusisë që mbeten në nivele që të kujtojnë Luftën e Ftohtë, rreziku i ndryshimeve klimaterike, dhe shqetësimi për armët bërthanmore, përfshi edhe testin e fundit nuklear të bërë nga Korea e Veriut, mbeten faktor ndikues në vendimin për ndonjë çrregullim që mund të bëhet ndaj Doomsday Clock”.

Ja një historik i Doomsday Clock, ora që u krijua në 1947 nga ekspertët e Bulletin of the Atomic Scientists, dhe çfarë ka thënë:

1947– u vendos ora me 7 minuta nga mesnata

1949– 3 minuta nga mesnata. Bashkimi Sovjetik testoi bombën e parë atomike duke nisur zyrtarisht garën e armëve bërthamore

1953- 2 minuta nga mesnata. SHBA dhe BRSS testuan pajisjet termonukleare, 9 muaj nga njëri tjetri.

1960– 7 minuta nga mesnata. SHBA dhe BRSS ranë dakord që të firmosnin një marrëveshje për të mos përdorur armë bërthamore në vendet në konflikt, siç ishte ajo e kanalit të Suezit.

1963- 12 minuta nga mesnata. SHBA dhe BRSS firmosën marrëveshjen për dënimin pjesërisht të testeve, që do të thoshte kufizimi i testeve bërthamore në atmosferë.

1968– 7 minuta nga mesnata. Ishte koha kur SHBA intensifikoi luftën në Vietnam.

1991- 17 minuta nga mesnata. SHBA dhe BRSS firmosën Marrëveshjen e parë Strategjike për Reduktimin e armëve bërthamore, dhe kjo është koha më e madhe e vendosur ndonjëherë.

Dita
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ora që paralajmëron apokalipsin

A vini ndonje foto ne keto tema per tu erdhur sadopak ne ndihme dhe atyre qe i postojne keto tema ne faqen e fb te forumit se kshu edhe s'terheqin fort vemendjen e vizitoreve..?!
Ndoshta eshte vendosur por mua s'me del gje!

Vecse thash mos thoni pastaj "se dinim" :)
 
Titulli: Ora që paralajmëron apokalipsin

auto_Capture1485434780.jpg
Un e solla Oren .se as un nuk e shoh aty ..
 
Titulli: Ora që paralajmëron apokalipsin

Oren nuk e solle ti, ora ishte dhe eshte ketu mes jush, ti thjeshte nuk e sheh lol

Tani se e solle shkrimin nuk do diskutim..ama ora nuk ishte aty dhe e solla un kuptohet...:pc:e rendesishme se e pan shumica se kush e solli oren.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top