Ora e lindjes e përcakton karakterin

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ora e lindjes e përcakton karakterin

Data e lindjes nuk është një kornizë e mjaftueshme për ta përcaktuar karakterin e dikujt. Saktësia e analizës së karakterit në masë të madhe varet nga ora e lindjes.

Nëse jeni të lindur...

Nga ora 0 deri në orën 01 Këta persona i karakterizon agresiviteti (dashi) i shoqëruar me qëndrueshmërinë (Saturni). Rrethina i konsideron kokëfortë, aspak diplomatikë dhe së tepërmi krenarë. Në rrethana të favorshme, ky konstelacion mund të sjellë arritje të pabesueshme krijuese.

Nga ora 01 deri në orën 02
Fuqia, autoriteti dhe statusi për ju përfaqësojnë gjithçka. Për shkak të kësaj më së shpeshti vuajnë më të afërmit tuaj. Jeni të suksesshëm në jetë falë faktit se dini ta drejtoni energjinë e madhe të cilën e dispononi. Për ngjitjen tuaj drejt kulmit duhet t’i jeni mirënjohës ndihmës së gjithanshme të personave (bricjapi) me ndikim (Jupiteri).

Nga ora 02 deri në orën 03 Me kënaqësi, në të njëjtën kohë, u përkushtoheni disa detyrave. Jeni dinamikë dhe të aftë që të ngazëlleheni (Marsi), por në të njëjtën kohë shumë shpejt e humbni interesimin për punët që i keni filluar. Nganjëherë jeni përjashtues dhe jotolerantë, ndaj pak më shumë durim nuk do t’ju bënte keq.

Nga ora 03 deri në orën 04 Jeni subtilë dhe të ndjeshëm, ndaj lehtë prekeni. Janë këto shenja të qarta të përkushtimit dhe të dashamirësisë (Venera). Për ju janë njësoj të rëndësishme edhe familja edhe shtëpia (gaforrja). E adhuroni sigurinë financiare. Mund të thuhet se me i përdorni paratë mjeshtërisht.

Nga ora 04 deri në orën 05
Mendimet tuaja (Merkuri) gjithnjë janë të përqendruara drejt një caku konkret. Janë përplot me përqendrim dhe vullnet të fuqishëm. Për këtë në secilën punë ju bëheni autoritet (Luani). Mirëpo, megjithatë, ju jeni një luan sallonesh. Mirëpo, kur u kushtoni më shumë vëmendje marrëdhënieve shoqërore përfundoni në depresion.

Nga ora 05 deri në orën 06
Më së miri ndiheni kur keni rastin që nga kaosi ekzistues të krijoni rregull. Dashuria juaj (Dielli) u takon detajeve (virgjëresha), me ç’rast e keni të vështirë që ta dalloni të rëndësishmen nga e parëndësishmja. Gjithnjë rrezikoni që t’i harxhoni paratë në gjëra të cilat për ju fare nuk janë të rëndësishme. Në punë jeni të përkushtuar dhe detyrat tuaja i kryeni në mënyrë të përkryer.

Nga ora 06 deri në orën 07 Jeni sharmant dhe visheni mirë (peshorja). Banesa juaj është e rregulluar me shije dhe gjithashtu përbën një vend ku shpesh tubohen miqtë tuaj. Jeni shumë dashamirës me çdokënd. Rreziku më i madh qëndron në faktin se siguria juaj emocionale (Hëna) varet nga të tjerët dhe jo nga ju.

Nga ora 07 deri në orën 08
Gjërat i emërtoni ashtu sikundër janë dhe në këtë pikëpamje nuk keni qime në gjuhë. Ju e thoni (Merkuri) atë që e mendoni (akrepi). Mirëpo, ju dini edhe të heshtni si i pagojë. Për suksesin tuaj në punë duhet t’i jeni mirënjohës gatishmërisë suaj që gjithçka t’ia nënshtroni një qëllimi dhe imagjinatës së bujshme. Intrigat dhe mosbesimi mund t’ju nxjerrin nga takti.

Nga ora 08 deri në orën 09 Loja, sporti dhe aktiviteti në ajër të pastër për ju janë gjëra shumë të rëndësishme (shigjetari). Gjithnjë përpiqeni që t’i kapërceni kufijtë, pavarësisht nëse është fjala për kufijtë shoqërorë, shpirtërorë, apo shtetërorë. Ju tërheqin të huajt. Miqësia e re (Venera) duhet t’ju ofrojë diçka që ende s’e keni përjetuar. Jeni aventurierë të lindur.

Nga ora 09 deri në orën 10
Për ju në mënyrë të vazhdueshme janë të domosdoshme arsyet konkrete (bricjapi) që të mund të jeni aktivë (Marsi). Falë talentit të madh për organizim dhe disiplinë gjithnjë e realizoni qëllimin të cilin ia keni vënë vetes. Ndiheni mirë kur i ndihmoni të tjerët, para së gjithash anëtarët e familjes suaj. Veç kësaj keni edhe vlera të tjera.

Nga ora 10 deri në orën 11
Për ju të gjithë njerëzit janë të njëjtë. Për ju nuk ekzistojnë dallimet klasore, gjithkujt ia lejoni pikëpamjet personale dhe zhvillimin vetjak. Keni ndjeshmëri për t’u marrë me gjëra okulte, keni mirëkuptim të plotë (Jupiteri) dhe gjithnjë jeni të hapur për ide të reja (ujori). Pasi që aq shumë i doni njerëzit, në rastet më të shpeshta jeni të rrethuar me miq të sinqertë.

Nga ora 11 deri në orën 12
Veçmas jeni të suksesshëm kur bëni punë "prapa kulisave". Në një rast të tillë vërtet mund të arrini gjëra të mëdha. Sa herë që ia dilni të siguroni qetësi të mjaftueshme (Saturni) që t’i mbushni bateritë (peshqit), realizoni karrierë të shkëlqyeshme në fushë të artit dhe në këtë drejtim asgjë nuk mund t’jua zërë rrugën.

Nga ora 12 deri në orën 13
اdo pune i shkoni deri në fund. Me këtë rast arsyeja ju ndihmon që të mos harxhoni shumë kohë në gjëra të parëndësishme. Siguria materiale (demi) në kuadër të familjes është më e rëndësishmja për qetësinë tuaj shpirtërore (Hëna). Shumë rrallë keni vetiniciativë. Kontaktet i vendosni rrallë, vetëm në rastet kur njerëzit ju drejtohen.

Nga ora 13 deri në orën 14
Mendime e të tjerëve shpeshherë i merrni afër zemrës. Për këtë arsye nganjëherë mendoni se çdo gjë që është thënë ose është bërë ndërlidhet vetëm me ju. Jo rrallë, për të vërtetë e merrni vetëm atë që ju mendoni se është e vërtetë. Ndoshta pikërisht kjo veçori ju sjell suksese të jashtëzakonshme në punë.

Nga ora 14 deri në orën 15
Partnerit tuaj jetësor i qëndroni besnik deri në fund të jetës (Venera). Mirëpo në qoftë se e hetoni se në jetën e tij nuk zini një vend qendror (luani), menjëherë kërkoni partner tjetër. Arti dhe aktrimi zënë vend të rëndësishëm në jetën tuaj. Për fëmijët je i gatshëm që të sakrifikosh gjithçka.

Nga ora 15 deri në orën 16
Afirmim të plotë përjetoni vetëm në atë veprimtari (Marsi) në të cilën mund t’i investoni ndjenjat tuaja (gaforrja). Jeni persona të përzemërt që shkëlqeni nga vetëkënaqësia. Mirëpo dini edhe të pezmatoheni kur ju refuzojnë. Shfryjeni hidhërimin tuaj. Në atë mënyrë do t’i shmangni agresivitetin, fjalët e rënda dhe fyerjet.

Nga ora 16 deri në orën 17 Paraja për ju luan rol të rëndësishëm. Për këtë shkak mendoni (demi) se në pjesën e parë të jetës duhet të arrini diçka (Jupiteri). Në tërë këtë ju bën mirë aftësia juaj që të ngriheni mbi përditshmërinë dhe mashtrimet e imëta, sikundër edhe mundësia që gjërat t’i parashikoni që më parë.

Nga ora 17 deri në orën 18
Përderisa të jeni i varur nga perfeksionizmi juaj, njerëzit do t’ju vlerësojnë edhe privatisht edhe në biznes. Jeni person shumë praktik dhe me sukses ia dilni me njerëzit që u kundërvihen planeve tuaja. Me këtë rast prirja juaj për detajet (virgjëresha) shpesh di t’jua zërë rrugën drejt realizimit të qëllimeve (Saturni).

Nga ora 18 deri në orën 19
Vetëm në marrëdhënie me njerëzit e tjerë (peshorja) mund t’i realizoni qëllimet tuaja jetësore (Saturni). Në miqësi ju duhet shumë durim në mënyrë që t’ia dilni në krye me vetveten. Rreziku më i madh qëndron në faktin se partneri mund t’ju mbulojë me kërkesa të mëdha, të cilat ju në shtigje të gjata nuk mund t’i përmbushni.

Nga ora 19 deri në orën 20
Prirja juaj për të rrezikuar do t’ju mundësojë ngritje të madhe në shoqëri. Për shkak të kërkesave seksuale (akrepi) të theksuara (Venera), rrezikoni që të humbni vlera të tjera në një lidhje të qëndrueshme, sikundër janë besnikëria, kujdesi i dyanshëm dhe interesat shpirtërore. Në esencë, për gjithçka që bëni do të duhej të kishit masë.

Nga ora 20 deri në orën 21
Ekscitimi i të riut dhe të panjohurit (shigjetari) ju nxit për ndërmarrje kulmore (Marsi). Eliksir jetësor i keni udhëtimet e largëta në vendet ekzotike. Besnikëria deri në varr llogaritet ndër karakteristikat tuaja. Falë optimizmit, pas rënies së madhe përsëri do të qëndroni në këmbët tuaja.

Nga ora 21 deri në orën 22
Nga frika se mos ju lëndojnë (peshqit), njerëz të tjerë shpesh mendojnë se jeni i ngadalshëm dhe inert. Mirëpo, kur ju njohin, binden se rrethit i ofroni shumë ngrohtësi dhe bashkëndjesi. Kujdes të madh u kushtoni dëshmive të dukshme të dashurisë (Venera) dhe befasoheni shumë nëse gjërat nuk janë ashtu sikurse i keni menduar.

Nga ora 22 deri në orën 23
Jeni jashtëzakonisht inteligjentë (ujori) dhe shpesh mendoni ndryshe nga të tjerët (Merkuri). Për këtë shkak ia dilni mbanë edhe me problemet më të vështira. Gjithnjë jeni në përparësi ndaj të tjerëve. Për këtë nuk do të duhej të ishit arrogantë dhe të narcisoidë. Modestia, megjithatë, është virtyt!

Nga ora 23 deri në orën 24
Me orën tuaj sundon i ashtuquajturi diell i natës. Ai simbolizon dritën e brendshme. Jeni të prirë (akrepi) për veprimtari okulte (Dielli). Në jetën e përditshme nuk i doni kompromiset. Motoja juaj jetësore është: "gjithçka ose asgjë", ndërsa në dashuri jeni të prirë për posesivitet dhe xhelozi.
telegrafi
 
Zbulojeni se kush jeni permes orës së lindjes

Ashtu siç çdo ditë e muajit ka vibrimin e vet numerik, ashtu edhe cilado orë e ditës ka frekuencën astrologjike të caktuar, gjë që me shumëçka ndikon në oscilimet e potencialit tonë bioenergjitik. Kjo ka rëndësi të veçantë për orën e lindjes sonë, kur e dimë se ndikimi i planetëve të caktuar ndërron në mënyrë alternative në kuadrin e njëzet e katër orëve. Në të vërtetë, nuk është krejt njësoj se a kemi lindur në mëngjes, në mesditë, apo vonë në mbrëmje. Disa veprime tonat, qëndrime e disponime kemi për t’i kuptuar më mirë po qe se e dimë vibrimin numerik të orës së lindjes sonë.
Rrethi prej njëzet e katër orësh është i ndarë në gjashtë stacione numerike. Stacioni i parë numerik është në mes të zeros dhe orës katër; e dyta në mes orës katër dhe tetë; e treta në mes orës tetë dhe dymbëdhjetë; e katërta në mes orës dymbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë; e pesta në mes të orës gjashtëmbëdhjetë dhe njëzet; dhe e gjashta, e fundit, në mes të orës njëzet dhe njëzet e katër, d.m.th. të orës zero.

Për të lindurit në mes të zeros dhe orës katër

Keni natyrë të qetë dhe të heshtur. Dëshironi të ëndërroni dhe ndërtoni kulla në re. Keni imagjinatë të bujshme, porse vështirë gjendeni në botën e realitetit fizik. Jeni fantazues dhe poet i lindur, andaj njerëzit vështirë ju kuptojnë. Ngapak jeni të përhënur dhe hutaq, por, jo: zemrën e keni fisnike.

Për të lindurit në mes të orës katër dhe tetë

Ju ju karakterizojnë shkathtësia dhe harmonia. Jeni këmbëngulës dhe të qëndrueshëm në të gjitha punët, e sidomos në gjërat praktike. Si rrallëkush gjendeni në botën e realitetit të rëndomtë. Synoni drejt asaj që të tjerëve t’iu bëheni shembull, që nga çasti në çast ta tregoni dhe ta vërtetoni këtë.

Për të lindurit në mes të orës tetë dhe dymbëdhjetë

Ju jeni krijesë e besimit, e shpresës dhe optimizmit. Jeni të gjallërishëm, të zhdërvjelltë, përgjithmonë në trazimin kijues. Gjithkund rrezatoni dashuri joegoiste dhe ngrohtësi magnetike. Jeni sensualë dhe spirituozë. Keni prirje kah artet dhe filozofia, ju pajisin virtytet dhe talenti.

Për të lindurit në mes të orës dymbëdhjetë
dhe gjashtëmbëdhjetë

Jeni të kthjellët, të gjallërishëm, të shkathtë, të lëvizshëm, plot energji. Për ju, si të përcaktuara nga natyra, janë punët praktike. Jeni orator të mirë, matematikanë dhe fizikanë. Por po aq do të mund të ishit edhe shkrimtar, vetëm po qe se do të mund ta orientonit energjinë në atë drejtim. Me një fjalë, ju jeni person gjithanshmërisht i talentuar; në shumë profesione e zeje mund të shprehet me sukses shpirti juaj krijimtar.

Për të lindurit në mes të orës gjashtëmbëdhjetë
dhe njëzet

Ju keni shpirt të trazuar, bredhëritës. Ngapak jeni nervoz dhe të hutuar. Lëvizjet i keni dinamike, fjalët të ashpra e të fuqishme; shpejt mendoni dhe veproni. Dëshironi që sa më shumë të rrëmbeni nga jeta. E doni jetën në të gjitha trajtat dhe format. Shpesh i ndërroni vendimet dhe qëndrimet. Ndërmerrni në të njëjtën kohë nga disa punë. Kush nuk ju njeh mirë, do të mendjojë se jeni mendjelehtë, por ju jeni të ndërgjegjshëm sa s’ka më për të gjitha ato që bëni.

Për të lindurit në mes të orës njëzet
dhe njëzet e katër

Jeni të matur, rezistentë dhe të qëndrueshëm në të gjitha fushat. Synoni kah ajo që të dominoni mbi çështjet dhe situatat. Keni prirje për filozofi dhe letërsi. Jeni racionalë dhe spirituozë. Ndikoni magnetikisht në rrethin tuaj. Jeni autoritet në familje dhe shoqëri, në mesin e miqve dhe të farefisit. Ngapak veproni mendjemadhësisht dhe krenar, e kjo vjen shkaku se për së tepërmi besoni në vetvete, se jeni plot vetëbesim, si dhe energji jetësore e kreative.

NANDA
 
:ok..............:ok
 
Për të lindurit në mes të orës katër dhe tetë

Ju ju karakterizojnë shkathtësia dhe harmonia. Jeni këmbëngulës dhe të qëndrueshëm në të gjitha punët, e sidomos në gjërat praktike. Si rrallëkush gjendeni në botën e realitetit të rëndomtë. Synoni drejt asaj që të tjerëve t’iu bëheni shembull, që nga çasti në çast ta tregoni dhe ta vërtetoni këtë.

Fiks fare me pelqen:ok:ok:ok:ok
 
Ju ju karakterizojnë shkathtësia dhe harmonia. Jeni këmbëngulës dhe të qëndrueshëm në të gjitha punët, e sidomos në gjërat praktike. Si rrallëkush gjendeni në botën e realitetit të rëndomtë. Synoni drejt asaj që të tjerëve t’iu bëheni shembull, që nga çasti në çast ta tregoni dhe ta vërtetoni këtë.
 
Mami im se mban mend oren kur kam lindur une...Por jam e bindur qe pershkrimi do me pershatet mua....:D
 
Nga ora 07 deri në orën 08
Gjërat i emërtoni ashtu sikundër janë dhe në këtë pikëpamje nuk keni qime në gjuhë. Ju e thoni (Merkuri) atë që e mendoni (akrepi). Mirëpo, ju dini edhe të heshtni si i pagojë. Për suksesin tuaj në punë duhet t’i jeni mirënjohës gatishmërisë suaj që gjithçka t’ia nënshtroni një qëllimi dhe imagjinatës së bujshme. Intrigat dhe mosbesimi mund t’ju nxjerrin nga takti.
une jam ne oren 8
 
Shume e cuditshme, sepse jam dhe shenja e gaforres!
Sinqerisht me ka habitur, ndoshta eshte dhe kocidence...

_________________________
Nga ora 15 deri në orën 16
Afirmim të plotë përjetoni vetëm në atë veprimtari (Marsi) në të cilën mund t’i investoni ndjenjat tuaja (gaforrja). Jeni persona të përzemërt që shkëlqeni nga vetëkënaqësia. Mirëpo dini edhe të pezmatoheni kur ju refuzojnë. Shfryjeni hidhërimin tuaj. Në atë mënyrë do t’i shmangni agresivitetin, fjalët e rënda dhe fyerjet.
 
nga ora 0 deri ne 01 prandaj jam agresive une qekam aspak diplomatike dhe shume kokforte , me te keqijat paskam po nejse ky agresiviteti me pershtatet shume ..gjithe kohes e tille jam po ca ti bej une qe ne kte ore kam lind ...do doja te kisha lind nga ora 8 - 9 ,, hajt mo ndonjeher me leverdis te jem keshtu si jam
 
Titulli: Ora e lindjes e përcakton karakterin

Nga ora 22 deri në orën 23
Jeni jashtëzakonisht inteligjentë (ujori) dhe shpesh mendoni ndryshe nga të tjerët (Merkuri). Për këtë shkak ia dilni mbanë edhe me problemet më të vështira. Gjithnjë jeni në përparësi ndaj të tjerëve. Për këtë nuk do të duhej të ishit arrogantë dhe të narcisoidë. Modestia, megjithatë, është virtyt!

Për të lindurit në mes të orës njëzet dhe njëzet e katër

Jeni të matur, rezistentë dhe të qëndrueshëm në të gjitha fushat. Synoni kah ajo që të dominoni mbi çështjet dhe situatat. Keni prirje për filozofi dhe letërsi. Jeni racionalë dhe spirituozë. Ndikoni magnetikisht në rrethin tuaj. Jeni autoritet në familje dhe shoqëri, në mesin e miqve dhe të farefisit. Ngapak veproni mendjemadhësisht dhe krenar, e kjo vjen shkaku se për së tepërmi besoni në vetvete, se jeni plot vetëbesim, si dhe energji jetësore e kreative.

:kercim: :kercim:

Sa me pelqejne keto teste, me bejne te ndihem mire, e verteta? Eh e verteta eshte pune tjeter, rendesi ka qe tani ndihem mire :dance:
 
Titulli: Ora e lindjes e përcakton karakterin

Ora e lindjes e përcakton karakterin

Data e lindjes nuk është një kornizë e mjaftueshme për ta përcaktuar karakterin e dikujt. Saktësia e analizës së karakterit në masë të madhe varet nga ora e lindjes.

Nëse jeni të lindur...
Nga ora 0 deri në orën 01 Këta persona i karakterizon agresiviteti (dashi) i shoqëruar me qëndrueshmërinë (Saturni). Rrethina i konsideron kokëfortë, aspak diplomatikë dhe së tepërmi krenarë. Në rrethana të favorshme, ky konstelacion mund të sjellë arritje të pabesueshme krijuese.

LOL LOL LOL ke gjet vetem kete me te kuqe...nuk jam agresive fare:(:(
gjths,shpresoj ne arritje te pabesueshme krijuese:D:D:P
 
Titulli: Zbulojeni se kush jeni permes orës së lindjes

Për të lindurit në mes të zeros dhe orës katër

Keni natyrë të qetë dhe të heshtur. Dëshironi të ëndërroni dhe ndërtoni kulla në re. Keni imagjinatë të bujshme, porse vështirë gjendeni në botën e realitetit fizik. Jeni fantazues dhe poet i lindur, andaj njerëzit vështirë ju kuptojnë. Ngapak jeni të përhënur dhe hutaq, por, jo: zemrën e keni fisnike.
NANDA

:dong::dong::dong:
pupupupupu qa zemre kam:D:D:D
 
Titulli: Ora e lindjes e përcakton karakterin

Për të lindurit në mes të orës njëzet
dhe njëzet e katër

Jeni të matur, rezistentë dhe të qëndrueshëm në të gjitha fushat. Synoni kah ajo që të dominoni mbi çështjet dhe situatat. Keni prirje për filozofi dhe letërsi. Jeni racionalë dhe spirituozë. Ndikoni magnetikisht në rrethin tuaj. Jeni autoritet në familje dhe shoqëri, në mesin e miqve dhe të farefisit. Ngapak veproni mendjemadhësisht dhe krenar, e kjo vjen shkaku se për së tepërmi besoni në vetvete, se jeni plot vetëbesim, si dhe energji jetësore e kreative.

NANDA

Nga ora 22 deri në orën 23
Jeni jashtëzakonisht inteligjentë (ujori) dhe shpesh mendoni ndryshe nga të tjerët (Merkuri). Për këtë shkak ia dilni mbanë edhe me problemet më të vështira. Gjithnjë jeni në përparësi ndaj të tjerëve. Për këtë nuk do të duhej të ishit arrogantë dhe të narcisoidë. Modestia, megjithatë, është virtyt!

Paskam gjithe keto virtute dhe te gjitha fale ores te lindjes? LOL Jam njeri i perkryer LOL LOL LOL
 
Titulli: Ora e lindjes e përcakton karakterin

Nga ora 10 deri në orën 11
Për ju të gjithë njerëzit janë të njëjtë. Për ju nuk ekzistojnë dallimet klasore, gjithkujt ia lejoni pikëpamjet personale dhe zhvillimin vetjak. Keni ndjeshmëri për t’u marrë me gjëra okulte, keni mirëkuptim të plotë (Jupiteri) dhe gjithnjë jeni të hapur për ide të reja (ujori). Pasi që aq shumë i doni njerëzit, në rastet më të shpeshta jeni të rrethuar me miq të sinqertë.

E gjete .....:D
 
Pe: Ora e lindjes e përcakton karakterin

Nga ora 12 deri në orën 13
اdo pune i shkoni deri në fund. Me këtë rast arsyeja ju ndihmon që të mos harxhoni shumë kohë në gjëra të parëndësishme. Siguria materiale (demi) në kuadër të familjes është më e rëndësishmja për qetësinë tuaj shpirtërore (Hëna). Shumë rrallë keni vetiniciativë. Kontaktet i vendosni rrallë, vetëm në rastet kur njerëzit ju drejtohen.

E ka mbyt....
 
Pe: Ora e lindjes e përcakton karakterin

Di qe kam lindur pas gjysmes se nates, pak pasi kendoi kendusi i pare, aty pas shporetit :syze: po oren kush shikonte atehere :syze: tere lagjeja kishte nje ore :D
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ora e lindjes e përcakton karakterin

Nga ora 05 deri në orën 06
Më së miri ndiheni kur keni rastin që nga kaosi ekzistues të krijoni rregull. Dashuria juaj (Dielli) u takon detajeve (virgjëresha), me ç’rast e keni të vështirë që ta dalloni të rëndësishmen nga e parëndësishmja. Gjithnjë rrezikoni që t’i harxhoni paratë në gjëra të cilat për ju fare nuk janë të rëndësishme. Në punë jeni të përkushtuar dhe detyrat tuaja i kryeni në mënyrë të përkryer.
P.s lekve ju bej zbor :p
 
Back
Top