Ora 11:11:11 e datës 11/11/11, çast perfekt apo thjesht fiksim?

ida angel

:)
V.I.P
Nga këndvështimi matematik, e premtja do të jetë unike në llojin e vet. Por sipas psikologëve është thjesht fiksim...



Images.jpg


Më shumë se thjesht 11 nëntor 2011. E premtja e 11 nëntorit do të jetë një “ditë perfekte”, të paktën nga këndvështrimi matematik, ndonëse vetëm për një sekond të asaj dite: pikërisht në ora 11 e 11 minuta e 11 sekonda të datës 11 të muajit të 11-të të vitit 2011. Bëhet fjalë për të gjashtin “moment gjashtëfish” nga viti 2000 deri më sot (i fundit ishte më 10 tetor të vitit të kaluar), por për të parin që është i formuar vetëm nga një shifër dhe si rrjedhojë është unik në llojin e vet përsa i takon të gjithë shekullit.


Për cinikët është një rastësi e pashmangshme, pasi nuk është një gjë e çuditshme e prodhuar me dashje, edhe sepse në fund të fundit është një datë që shkruhet 11.11.2011. Edhe psikologët janë të mendimi se ky është një rast klasik i "apofenisë", ose prirja e njeriut për të gjetur kuptimin apo modele te disa data të rastësishme. Kurse për supersticiozët është një moment, nga i cili duhet përfituar. Kështu, të shumta janë martesat nëpër të gjithë botën, që janë caktuar pikërisht në këtë datë, edhe për ta mbajtur mend sa më mirë, me kalimin e viteve.

Ndërsa skenaristi Darren Lynn Bousman e ka përdorur si frymëzim për filmin “11/11/11”, një histori horror në lidhje me një përbindësh që hyn botën tonë në ora 11:11, përmes portës së numër 11 të Parajsës. Gjithashtu, 11-a shihet si numër i favorshëm për kumarxhinjtë. Megjithatë, sesi do të jetë vërtetë kjo datë 11.11.11, shoqëruar edhe me orën, minutat dhe sekondat e ngjashme, më mirë se kushdo tjetër do ta kuptojë secili prej jush kur të vijë e premtja....IKUB.AL
 
Pe: Ora 11:11:11 e datës 11/11/11, çast perfekt apo thjesht fiksim?

Ida gjithmone ben diferencen ...;)
 
Pe: Ora 11:11:11 e datës 11/11/11, çast perfekt apo thjesht fiksim?

Bëhet fjalë për të gjashtin “moment gjashtëfish” :col: Ore seq kam pershtypjen se ketu behet fjale per te shtatin “moment shtatëfish”:syze: nga se behet fjale per daten 11-te, muajin 11-te, te vitit 2011-te dhe pikërisht në ora 11 e 11 minuta e 11 sekonda e 11 -te te qindetat :shsh:

Pra cuna e goca, beni kujdes kete dite dhe kete moment te vecante qe ju jepet mundesi jo shpesh. :lekund:Pra nese doni qe kjo nate te jete e vecante per ju, ju keni rastin qe kete te shtatin “moment shtatëfish” ta ktheni ne moment te dhjetin ''moment dhejtëfish'' :merzitje:E si behet kjo pyetni ju? :merzitje:Shume e lehte :yahoo:Pra, me daten 11-te, muajin 11-te, te vitit 2011-te dhe pikërisht në ora 11 e 11 minuta e 11 sekonda e 11 -te te qindetat beni dashuri per 11 minuta, 11 sekonda e 11 te qindtat :kolltuk::puthjee::ok Mos e humbni kete moment se nuk ju vie cdo dite. Bejeni te dhjetin ''momentin dhjetëfish'' :plakush::cheer:



 
Pe: Ora 11:11:11 e datës 11/11/11, çast perfekt apo thjesht fiksim?

thjeshte fiksim per mendimin tim..
 
Pe: Ora 11:11:11 e datës 11/11/11, çast perfekt apo thjesht fiksim?

Per mendimin timthjesht jan fiksimet te numarve :D
 
Pe: Ora 11:11:11 e datës 11/11/11, çast perfekt apo thjesht fiksim?

Une sdi te them se cfare eshte por di te them qe me pelqen shume te mendoj se dikush me mendon kur ze oren me numra te njejte :D
 
Pe: Ora 11:11:11 e datës 11/11/11, çast perfekt apo thjesht fiksim?

mu me pelqen ca do date te jete .....se me pelqen shume dita e premte.....ngaqe mendoj...neser do jete e shtune ahahha
 
Pe: Ora 11:11:11 e datës 11/11/11, çast perfekt apo thjesht fiksim?

SI besoj kta gjera edhe pse me rastis shpesh ora 11:11
 
Pe: Ora 11:11:11 e datës 11/11/11, çast perfekt apo thjesht fiksim?

fixim...megjithese mua ma ka qefi te mendoj qe do jet nje moment "magjik" sepse 11 esht nje nga numrat e mi te preferuar, dhe e premtja gjithashtu :mah
 
Pe: Ora 11:11:11 e datës 11/11/11, çast perfekt apo thjesht fiksim?

Edhe.....?
 
Pe: Ora 11:11:11 e datës 11/11/11, çast perfekt apo thjesht fiksim?

Qenkam cinike me sa duket :P
 
Pe: Ora 11:11:11 e datës 11/11/11, çast perfekt apo thjesht fiksim?

Dicka pa piken e lidhjes,pa piken e kuptimit...Gje pa rendesi,ndonjehere harroj ca date eshte,jo te bej krahasime e gjera te tilla...
 
Une sdi per ju por keto fiksimet e ores jan fiks per mu. Une pa vetdije kapi oren me nr njelloj
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top