Optimizmi është një defekt cerebral

Guest2

Antarë i Respektuar
Të jesh optimist i pashërueshëm është një “defekt” cerebral. Këtë tezë e mbështesin një grup studiuesish në Universitetin e Londrës, të cilët kanë shpjeguar se një defekt në pjesën qendrore të trurit i bën njerëzit ta shohin gotën gjysmë plot, edhe nëse ajo ka brenda vetëm një pikë ujë. Kërkuesit janë bazuar në një eksperiment me 19 vullnetarë, të cilët i janë nënshtruar rezonancës magnetike ndërkohë që përballeshin me ndodhi të pakëndshme apo situata të sikletshme. Gjatë këtij eksperimenti, kërkuesit kanë vërejtur se pjesëmarrësit ishin shumë më tepër optimistë dhe truri i tyre kryente një aktivitet më të madh në pjesën qendrore të tij kur përballeshin me lajme të këqija, apo me ndodhi të pakëndshme. Përfundimi i këtij eksperimenti ishte se sa më shumë optimist të jesh, aq më shumë nuk i konsideron ndodhitë negative, që në shumicën e rasteve është gjë shumë e mirë.
Revista Psikologji.
 
Titulli: Optimizmi është një defekt cerebral

Cdo gje e tepert eshte e demshme!
Keshtu dhe per optimizmin!
:)
 
Titulli: Optimizmi është një defekt cerebral

Me kujtoi ate temen e mbremshme rreth sinqeritetit...edhe sinqeriteti i tepert eshte budallek ose ndryshe i demshem!
 
Titulli: Optimizmi është një defekt cerebral

Normalisht disa zona neurotike ne trurin e njeriut,kordihohen ne marrje-dhenie informacioni me shume ose me fuqishem se tjerat.
Keshtu qe me mire kjo e optimizmit se sa ajo e budallallekut dhe e pesimizmit qe te con ne depresion hahahaha.
 
Titulli: Optimizmi është një defekt cerebral

Kur qenka optimizmi defekt,po pesimizmi ca i bie me qene,vetevrasje?!!
 
Titulli: Optimizmi është një defekt cerebral

Kur qenka optimizmi defekt,po pesimizmi ca i bie me qene,vetevrasje?!!

Optimizmi i tepert eshte ne rastin kur fluturon,pret shume cka dhe ne fund ska asgje....si i thone asaj shprehjes qendro me kembe ne toke se po fluturove nje dite do te biesh e do te thyesh kembet :P pra cdo gje ne doze te tepruar gjithnje eshte e demshme....

Nejse ceshtje kendveshtrimesh prap :)
 
Titulli: Optimizmi është një defekt cerebral

Optimizmi i tepert eshte ne rastin kur fluturon,pret shume cka dhe ne fund ska asgje....si i thone asaj shprehjes qendro me kembe ne toke se po fluturove nje dite do te biesh e do te thyesh kembet :P pra cdo gje ne doze te tepruar gjithnje eshte e demshme....

Nejse ceshtje kendveshtrimesh prap :)
Me mire nje budalla te gezuar,sesa nje budalla te mbytur ne deshperim :P
 
Titulli: Optimizmi është një defekt cerebral

Eh mire qe e paskeni mesuar e kete... :P heret a vone prap nje budalla mizer mbetesh po he lol
 
Titulli: Optimizmi është një defekt cerebral

Ashtu ashtu,por ky budallai lumtur jeton me gjate :P
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Optimizmi është një defekt cerebral

Ndaj jam depresionuese une se e dija qe kjo ish e demshme lol
 
Back
Top