Opinionet e njerëzve të mëdhenj për Muhammedin a.s.

Kresha

A pretty face can never trick me


Lamartini

"Në qoftë se madhështia e qëllimit, thjeshtësia e mjeteve dhe rezultatet befasuese janë tre kriteret e gjeniut njerëzor, kush do të mund të guxonte të krahasonte çdo njeri të madh në historinë njerëzore me Muhammedin? Njerëzit më të famshëm krijuan vetëm armët, ligjet dhe perandoritë. Ata themeluan, nëse asgjë më tepër, jo më shumë se materiale të fuqishme të cilat shpesh u thërrmuan përpara syve të tyre. Ky njeri zhvendosi (lëvizi) jo vetëm armët, legjislacionet perandorake, popujt dhe dinastitë, por edhe miliona njerëz me 1/3 e atyre në botën a pabanuar dhe më tepër se kjo ai ndryshoi altarët, perënditë, fetë, idetë, besimet dhe shpirtrat... durimi i tij në fitoren, ambicia e tij e cila ishte plotësisht e devotshme për një ide dhe në njëfarë mënyre orvatje për një perandori, lutjet e tij të pafundme, bisedimet e tij mistike me Zotin, vdekja e tij dhe triumfi i tij pas vdekjes, të gjitha këto vërtetojnë jo për një mashtrim por për një bindje të fortë, e cila i dha atij fuqinë për të rivendosur një besim. Ky besim ishte dypalësh, uniteti i Zotit dhe jomaterializmi i Zotit; treguesi i mëparshëm tregon se çfarë është Zoti, treguesi i mëvonshëm se çfarë Zoti nuk është: përmbysës i perëndive false me shpatë, vendosës ideje me fjalë.

Filozof, orator, apostull, ligjvënës, luftëtar, pushtues i ideve, formulues i dogmave të arsyeshme, i një kulti pa imazhe, themeluesi i 20 perandorive tokësore dhe i një perandorie shpirtërore, ky është MUHAMMEDI.

Në lidhje me të gjitha standardet me të cilat Madhështia njerëzore mund të matet, më duhet t’ju pyes: A ka ndonjë njeri më madhështor se ai? (Lamartini, "Historia e Turqisë", Paris, 1854, vol. II, faqe 276-277).



Bernard Shaw

"Ai duhet të quhet Shpëtimtari i Njerëzimit. Besoj se nëse një njeri si ai do të merrte përsipër drejtimin e botës moderne, ai do t’ia dilte mbanë në zgjidhjen e problemeve të tij rrugës që do të sillte paqen dhe lumturinë e nevojshme (Islami i vërtetë, Singapor, vol. 1, V.8.1976)



Mahatma Gandhi

Mahatma Gandi, duke folur për karakterin e Muhammedit, thotë tek "Young India" (India e Re):

"Do të dëshiroja të njihja nga më të mirët e atyre që mbajnë sot pushtet të padiskutueshëm mbi miliona zemrash të njerëzimit... Unë u binda se nuk ishte shpata ajo që fitoi një vend për Islamin në këto ditë intriga të jetës. Ishte thjeshtësia e plotë e Të Dërguarit, devocioni i fortë i tij për miqtë e vet dhe ithtarët, guximi i tij, besimi i tij absolut tek Zoti dhe me misionin e tij. Kjo dhe shpata mbajtën çdo gjë lart përpara tyre dhe kapërcyen çdo pengesë.



Michael M. Hart

"Zgjedhja ime për Muhammedin si kryesor i listës së personave më me ndikim në botë, do të habisë ndoshta disa lexues dhe do të pyetem nga të tjerë, por ai ishte i vetmi njeri në histori që ishte në mënyrë madhështore i suksesshëm njëkohësisht në besimet fetare dhe nivelet shekullore (M.H. Hart, "100: Lista e personave më me ndikim në histori." New York, 1978, f. 35).



Sarajini Naidu

Duke folur për aspektin e barazisë përpara Zotit në Islam, poetja e famshme indiane, Sarajini Naidu, thotë: "ثshtë feja e parë që predikoi dhe praktikoi demokracinë, sepse në xhami kur dëgjohej thirrja për t’u lutur dhe adhuruesit grumbulloheshin, demokracia e Islamit mishërohej pesë herë në ditë, kur fshatarët dhe mbreti gjunjëzoheshin pranë-pranë dhe proklamonin: "Vetëm Zoti është më i Madh."

"Kam qenë e befasuar sa herë e më tepër nga ky bashkim i padukshëm i Islamit që e bën njeriun instinktivisht një vëlla." (S. Naidu, "Idealet e Islamit").



Albert Einstein

Kurani nuk është libër i algjebrës apo gjeometrisë, por është një përmbledhje rregullash të cilat i udhëzojnë qeniet njerëzore për në rrugën e drejtë, rrugën, të cilën filozofët më të mëdhenj janë të paaftë ta mohojnë.



Johan Volfgang von Goethe (Gëte)

“Qoftë e lavdëruar nata e bekuar, në të cilën, Pejgamberit të Zotit, iu shpall, nga lart, Kur’ani, me përkryeshmërinë e tij.“



Napoelon Bonaparta

“Unë shpresoj se s`do të kalojë shumë kohë, kur të urtët e botës do të bashkohen dhe do t`i zgjidhin problemet e botës, sipas parimeve të Kur’anit. Vetëm ato janë të drejta dhe i garantojnë njerëzimit lumturinë.“



A.S. Pushkin “Imitime të Kuranit”

Në këtë cikël, poeti paraqet të gjitha virtytet e Islamit, të cilat edhe sajojnë mrekullinë e Kur’anit të shenjtë. Prej Kur’anit, zgjedh atë që është më e nevojshme, të vërtetën superiore, dashurinë ndaj Zotit dhe besimit islam. Shkrimtari i shquar rus F. Dostojevski, me rastin e zbulimit të monumentit të Pushkinit, më 1880, thotë: “Vallë a nuk ishte Pushkini musliman i vërtetë? A nuk ndjehet fryma e Kur’anit, madhështia skofiare e besimit dhe fuqia e hatashme e tij?” Një numër i madh pushkinistësh, mendojnë se, ishte Kur’ani që pati ndikim të jashtëzakonshëm, në rilindjen religjioze të poetit. Në vitin 1824, në letrën që ia shkruan vëllait, ai thotë:

“Jam duke lexuar Kur’anin e madhërishëm.”

Kurse, në vjershën e papërfunduar, të vitit 1825, ai shkruan:

“Në shpellën e fshehtë, ditën e ndjekjes, duke lexuar Kur’anin e ëmbël…“

Kur’ani e mahnit poetin, në rrafshin filozofik dhe atë etiko-moral. Nëntë vjershat e ciklit të përmendur, në të vërtetë, janë imitime të sureve, kaptinave kur’anore. Ja disa shembuj:

“Ai (All-llahu) është mëshirues; Ai Muhammedit

Kur’anin e ndritshëm ia zbuloi,

Që të dalim edhe ne në dritë,

Dhe të na bjerë mjegulla sysh.“

Le t’i krahasojmë dy vargjet e para me këto ajete kur’anore:

”Elif, Lam, Ra. (ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty, që me urdhrin e Zotit t’i nxjerrësh njerëzit prej errësirave në dritë; në rrugën e Fuqiplotit, të Falënderuarit.“ (Ibrahim, 1)

Dy vargjet e fundit shprehin metaforën e Kur’anit dhe janë përpunim i motivit nga sureja el Maide.

“All-llahu e vë me të (Kur’anin) në rrugë të drejtë atë, që ndjek kënaqësinë e Tij dhe, me ndihmën e Tij, i nxjerr ata prej errësirës në dritë dhe i udhëzon në rrugë të drejtë.”



Imitimi i shtatë:

“Ngrehu, i frikësuar,

Në shpellën tënde,

Llamba e shenjtë,

Digjet der n`mëngjes.“



Poeti është mbështetur tek sureja el Mudethir, e cila, është ndër të parat sure, që i shpallet Pejgamberit a.s.

“Me lutje të përzemërta



Profet, largo

Mendimet e hidhura,

ثndrrat mashtruese.”

Në këtë imitim, bëhet fjalë për raportin në mes Zotit dhe Pejgamberit a.s. Ai këshillohet që të lutet. Ndërkaq imitimi:



“Deri në mëngjes lutjet,

Bëni pa përtesë,

Librin qiellor

Lexo der n`mëngjes.“

Ky “imitim“ është bazuar në suren el Mudethir, ku Pejgamberit a.s., i urdhërohet që të ngrihet natën për lutje dhe të lexojë Kur’anin e madhërishëm.



Dr. Keith Moore, Profeor Emeritus i anatomisë dhe biologjisë qelizore pranë Universitetit të Torontos, Kanada

Më 1981, gjatë Konferencës së Shtatë Mjekësore në Damam, Arabi Saudite, tha:

“Ishte kënaqësi për mua që të jap ndihmën time në sqarimin e thënieve në Kuran mbi zhvillimin nerëzor. Për mua është e qartë se këto thënie i kanë ardhur Muhamedit nga Zoti, sepse pothuajse e gjithë ajo njohuri nuk është zbuluar deri shumë shekuj më vonë. Kjo ma vërteton mua se Muhamedi duhet të jetë i Dërguar i Zotit”.



Edward Gibon, historian eminent, është shprehur:

“Në sy të Kur’anit, nuk ka ndonjë dallim, një mbret me fuqi të madhe, nga një i vobektë i mjerë. Mbi këto themele dhe në të tilla baza, është trupëzuar dhe kompozuar ligji themelor i Sheriatit, i cili nuk ka shembull në botë. Bazat e Islamit, kanë refuzuar doktrinën e trinitetit, inkarnimin e Zotit dhe inkarnimin (në tërësi). Këto besime e lidhje filozofike, tregojnë ekzistimin e Zotit të trefuqishëm dhe se Krishti është “bir” i Zotit. Mirëpo, këto pretendime, mund t`i ngopin, vetëm të krishterët fanatikë.

Ndërkaq, Kur’ani është i pastër nga të tilla pretendime e dyshime dhe është dokumenti më i shëndoshë i njësisë së Zotit. Një besnik i vërtetë, që mendon drejt, nuk hamendet aspak në të pranuarit e pikëpamjeve islame. Islami është Fe që qëndron lart, për nga shkalla dhe niveli i zhvillimit mendor.“[18]

“Në fenë e Muhammedit, nuk ka vend për t’u hamendur, kurse Kur’ani është dritë e dëshmisë për njëshmërinë e Zotit.“



Will Durant, autor bashkëkohor amerikan. Libri i tij “Historia e civilizimit”, i shkruar në tridhjetë vëllime, konsiderohet si njëri ndër librat më të njohur, i cili flet mbi historinë e civilizimit njerëzor. Në vëll. 13. f. 68, 69, ai shkruan:

“Kur’ani, qysh prej katërmbëdhjetë shekujsh, vazhdon të mësohet përmendësh dhe të ruhet në mbamendjen e muslimanëve, duke ua ndriçuar imagjinatën dhe duke fisnikëruar moralin e miliona e miliona njerëzve.

Kur’ani ka meritën më të madhe për ngritjen e nivelit kulturor dhe moral të muslimanëve dhe është libër, që tek ata ka konstituar rregullat bazë të sistemit shoqëror dhe të unitetit të bashkësisë njerëzore. Ai i nxit ata të pasojnë principe të shëndosha dhe ua pastron trurin nga një mori besëtytnish e iluzionesh, madje dhe nga dhuna dhe vrazhdësia. Ai avancoi pozitën e skllevërve, kurse në zemrën e të diskriminuarve, skaliti krenarinë dhe fisnikërinë. Tek muslimanët ngriti ndjenjën e maturisë dhe të largimit nga pasionet, shembull ky, që s’mund të haset në asnjë vend të rruzullit të populluar nga raca e bardhë njerëzore.

Islami i mëson njerëzit të ballafaqohen me provokimet dhe sfidat e jetës, t`i durojnë ato me gjakftohtësi dhe pa iu kundërvënë fatkeqësive që sjell jeta. Parimisht, ai kërkon nga besimtarët zemërgjerësinë, e cila paraqet veçorinë më fascionuese të muslimanëve, që e mban mend ndonjëherë historia. Ai e ka definuar fenë dhe i ka caktuar në mënyrë precize kufijtë e saj, sa që asnjë i krishterë apo hebre, nuk do të gjejë në të argument, që do të mund ta pengonte për ta pranuar atë.”



Arthur Elejson, dekan i fakultetit elektronik në Universitetin e Londrës. ثshtë marrë me psikologji, shumë vjet ka qenë drejtor i shoqatës për hulumtime shpirtërore dhe psikologjike, në Angli. ثshtë interesuar për Budizmin, Hinduizmin etj, por kur e njohu Islamin, e përqafoi atë.

“Të gjitha të vërtetat shkencore që janë cekur në Kur’anin famëlartë qysh para 14 shekujsh e të cilat po i zbulon shkenca bashkëkohore, më kanë bindur se ato nuk janë rezultat i mendjes njerëzore, por dëshmi e pejgamberisë së Muhammedit a.s.

Bota materialiste perëndimore ka rënë në krizë të thellë dhe e vetmja rrugëdalje e saj, sikurse edhe ka filluar ta kuptojë, është të kthyerit kah feja. Prandaj, kemi obligim të madh që botës, e cila ka humbur rrugën, t’i ofrojmë të Vërtetën. Islami, i cili nuk injoron shpirtin (idenë) dhe as materien, gjegjësisht nuk tregohet mospërfillës ndaj kësaj dhe asaj bote, dhe i cili nuk bie ndesh me shkencën dhe logjikën, por është sintezë e tërë këtyre, ofron zgjidhje të mrekullueshme për një jetë të lumtur për mbarë njerëzimin.“



Dr. Maurice Bucaille, (Moris Bukai)
, doktor dhe shkencëtar, anëtar i akademisë së shkencave të Francës, i cili para disa vitesh pranoi Islamin, në librin e tij “La Bible, Le Coran Et La Science“, që bëri jehonë të madhe në qarqet shkencore, sidomos ato kishtare, thotë:



“Nëse një njeri është autor i Kur’anit, atëherë: Si ka mundur që në shekullin e VII-të të e.s. të shkruajë atë, që sot është vërtetuar se është në përputhje me njohuritë bashkëkohore shkencore? Nuk ka asnjë dyshim: teksti kur’anor, që e kemi sot, është vërtet i njëjti tekst sikurse ai, i kohës kur ai u shpall. اfarë shpjegim njerëzor mund të jepet për këtë konstatim? Për mendimin tim, nuk ekziston kurrfarë shpjegimi, sepse nuk kam pse të besoj se, në kohën kur në Francë sundonte mbreti Dagobert, një banor i Gadishullit arabik, në sajë të kulturës së vet shkencore, ka mundur të ishte para nesh me dhjetëra shekujsh…

ثshtë e papranueshme hipoteza se Muhammedi a.s. është autor i Kur’anit. Si ka mundur një njeri, të sjellë fakte të tilla, të cilat në atë kohë nuk ka mundur t’i elaborojë asnjë qenie njerëzore, dhe të bëhet, nga pikëpamja e vlerës letrare, autori i parë i letërsisë së përgjithshme arabe?.“



Këta ishin disa nga shumë njerëz të mëdhenj që folën për Kuranin dhe Muhammedin a.s.

Për më gjërësisht mund t'i gjeni në librin "Të tjerët mbi Islamin" të autorit Ajni Sinani.
 
Back
Top