Ontario, copa meteori mbi makine

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Nje familje ne Kanada ka perfunduar ne faqet e para te te gjitha gazetave vendase per shkak te nje “zbulimi” qe ka bere kryefamiljari. Ne fakt, familja nuk ka asnje lidhje me shkencen, pasi gjithcka ka ndodhur pa dijenine e tyre. 30 vjecari Tony Garchinski me banim ne Ontario te Kanadase ka dale ne mengjes per te shkuar ne pune, por para makines se tij ka vene re xhama te thyer dhe copa guresh te zinj. Pasi i ka mbledhur guret, ai ka njoftuar policine.

Deri ketu ngjarja nuk meriton ndonje vemendje te madhe, por gjithcka merr permasat e nje mrekullie kur u veretua se guret e zinj i perkasin nje meteori te shkrire ne atmosferen e Tokes. Ne fakt, pak dite me pare nje grup astronomesh nga Universiteti i Ontarios njoftoi per nje gje te tille, duke lajmeruar banoret per nje shi te mundshem guresh nga qielli.

Behet fjale per nje meteor 4.6 miliarde vjet te vjeter qe nuk dihet nga ku eshte nisur. “Eshte e pabesueshme se si ky asteroid mberriti deri ketu. Eshte si te besh nje udhetim ne hapesire me nje anije kozmike dhe me pas te kthehesh ne shtepi me keto gure si dhurate nga nje bote tjeter”, shprehet nje prej kerkuesve.

TCH
 
Back
Top