Olmert: Erdoani një ndërmjetës i drejtë

Kresha

A pretty face can never trick me
Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert, i cili nuk është pare në skenën politike që kur la detyrën e kryeministrit, ka shprehur mbështetjen ndaj kryeministrit turk Tajip Erdoan duke kritikuar Benjamin Netanjahun për shkak të qëndrimit të mbajtur nga qeveria izraelite ndaj Turqisë.

“ثshtë shumë e lehtë të nevrikosesh ndaj Erdoanit, por është më e arsyeshme të bësh paqe me të. Ai është një ndërmjetës i drejtë. Ne kemi nevojë për negociata të realizuara me ndihmën e një ndërmjetësi turk”, tha Olmert.

Në konferencën e dhënë në universitetin Tel Aviv, Ehud Olmert, kritikoi kryeministrin Netanyanhu për shkak të rritjes së tensionit me Turqinë, të problemeve të pazgjidhura me palestinezët dhe të mungesës së komunikimit me Sirinë. Sipas gazetës “Yedioth Ahronoth”, Olmert lidhur me pranimin apo refuzimin e një ndërmjetësi për të shuar tensionet me Turqinë dhe për të rregulluar marrëdhëniet në mes qeverisë izraelite dhe Sirisë u shpreh kështu:

"Ne mund të arrijmë një marrëveshje me Sirinë për të ndryshuar hartën e Lindjes së Mesme. Duhet të merret një vendim në lidhje me këtë çështje. ثshtë shumë e lehtë të zemërohesh me Erdoanin, por është më e arsyeshme të bësh paqe me të. Ai është një ndërmjetës i drejtë. Ne kemi nevojë për negociata të realizuara me ndihmën e një ndërmjetësi turk."

Duke theksuar edhe më parë se deklaratat e Izraelit nuk pëlqehen edhe nga njerëz të tjerë, Olmert theksoi se përballë kësaj nuk duhen ndezur tensionet, por të bëhen përpjekje për të negociuar dhe për të arritur këtë ai përmendi takimet e zhvilluara me Rusinë dhe Jordaninë në kohën e tij./start/
 
Back
Top