“Oj zonjë o më trego dashnorët, o unë në rrugën time, ti në tjetër”

LeVoyageur

RDM 33 NSOE

Burri hedh akuzat e rënda ndaj gruas në mes të emisionit: Nuk tallesh dot me krahët e mia ti!​

-800-0-60ec1428e50d6.jpg

Në rubrikën ‘Shihemi në gjyq’ dje ishte Besniku, i cili akuzon bashkëshorten e tij Besniken se e tradhton dhe flet gjatë gjithë kohës në telefon me të dashurit, prandaj janë larguar nga njëri-tjetri. Besnikja e cila është infermiere nuk i pranon këto akuza të forta dhe kështu është krijuar një debat i fortë mes tyre në studio.

Ardit Gjebrea: Në fakt edhe fakti që ajo flet në telefon nuk më duket se është ndonjë gjë e madhe për të dyshuar.

Xhevdeti: Për mua është shumë gjë e madhe. Moj zonjë o më trego mua dashnorët ose unë në rrugën time, ti në rrugën tjetër. Trego dashnorët moj zonjë.


Besnikja: Çfarë dashnorësh ore, ku i kam këta dashnorë? Pse s’smë ke shoqëruar? Të të vijë zor ty në këtë moshë.

Xhevdeti: Ty të të vijë zor, të kesh turp që flet në telefon me burrin e huaj.

Ardit Gjerbea: Po i ka pacientë.

Xhevdeti: Pse të gjithë pacientë i ka?

Besnikja: Pse s’më shoqëroje ti mua?

Xhevdeti: Nuk jam truproja jot.

Besnikja: Po je burri im, je më shumë se truprojë. Ishte 24 orë pandemia.

Xhevdeti: Le të jetë sa të dojë, për mua t’i ke mbaruar.

Besnikja: Po nuk tallesh ti me krahët e mi, nuk ke shans të tallesh.

Xhevdeti: Rrugën nga erdhe ik.


Sot.com.al
 
Besoj se eshte 100% e sajuar si histori
Besoni se nje infermiere me boten e saj do katandisej atje duke mos dit cte thoshte?Kishte sens debati?
Pfff gjynah
 
Cfare negativiteti social.
 
?‍♀️

Ti kisha cu te gjith ishat e mi te Arditi me ket akuz, do i kisha mbush programin dhe do kisha bo edhe lek... dhe me ato lek do kisha ftu gjith forumin per dark ????????
 
Neveritje ai gjygj. Ne gjithe kete situat mu dhimbs ai burri

Te dhimbsen edhe kur tradhtojne partneren gjat shtatzanis?
Apo kur i thon te abortoj dhe me pas zbulohet qe kishte tjeter dhe i gjith halli ishte aty?!
Me vjen keq,
Qe sme vjen me keq per njeri.

Ai mund ta shoqeronte shum mire, e ka grua... apo mos ishte ai i zene me telefonin ne dor?!
Pyetje koti kjo e imja.
 
Te dhimbsen edhe kur tradhtojne partneren gjat shtatzanis?
Apo kur i thon te abortoj dhe me pas zbulohet qe kishte tjeter dhe i gjith halli ishte aty?!
Me vjen keq,
Qe sme vjen me keq per njeri.

Ai mund ta shoqeronte shum mire, e ka grua... apo mos ishte ai i zene me telefonin ne dor?!
Pyetje koti kjo e imja.
Mu dhimbs qe ajo gruja tij e degjeneroi ne ate menyre. Pastaj disa gjera mes çiftit nuk ka pse i merr vesh bota. Per cfare e coi aty? Te jepte shfaqe? Pse kishte dy vjet qe nuk e pranonte burrin afer? Une jam qe femra duhet respektu por ndonjeher po kalohet cdo limit .i ben meshkujt sikur skan pik vlere.
 
E sajuar apo e vertet si kauze....
por me erdhi shume keq niveli i shoqerise dhe i "familjes" shqiptare... jemi cop cop,
nuk po flas me per emisjonet apo mesazhin qe percjellin...
pa fjale
 
Mu dhimbs qe ajo gruja tij e degjeneroi ne ate menyre. Pastaj disa gjera mes çiftit nuk ka pse i merr vesh bota. Per cfare e coi aty? Te jepte shfaqe? Pse kishte dy vjet qe nuk e pranonte burrin afer? Une jam qe femra duhet respektu por ndonjeher po kalohet cdo limit .i ben meshkujt sikur skan pik vlere.
Tani spo marr vesh
Eshte ai qe e coi ne program apo ajo?
Se nga akuza, mu duk e qart qe e ka cuar ai ?

Ps: jan show per audience ? o te pakten kshu shpresoj.
 
Sa rënd, nëse vërtet ske bërë asgje e të akuzojnë. Ky burri ka për vete e sdi si të heq qafe gruen, dhe bën shpifje mbi të.
 
Po çfarë i duhet komentuar ketij "artikulli"???

Ky eshte vete zot, vet shkop lool
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top