Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
ohri_295237735.jpg


Ohri deri ne vitin 2020 do te jete nje destinacion turistik i klasit boteror, me infrastrukture dhe komune me mjedis te rregulluar me trashegimi te ruajtur natyrore dhe kulturore, kurse turizmi do te jete industria kryesore ne fushen e ekonomise. Kjo parashikohet ne strategjine per zhvillimin e turizmit ne Komunen e Ohrit.

Autoritetet e qytetit pranojne se kjo nuk do te jete e mundur pa nje mbeshtetje serioze nga sektori i biznesit dhe shtetit. Eshte e qarte se problemet jane evidente sidomos ne pjesen e infrastruktures se dobet.

”Ne kemi potencial per 12 muaj turizem. Asgje nuk eshte me e mire Venecia ose nje nga qytetet e botes qe vazhdimisht veprojne.

Ne kemi shume pak kapacitete per strehim, kemi vetem nje hotel me pese yje. E gjithe kjo eshte e domosdoshme qe ne te behemi nje destinacion i klasit boteror. Me angazhimet tona u soll investitori i pare SORAVIA qe duhej te ndertoje prane INEKS-it, por e gjithe puna u komplikua. Ka investitore, te cilet jane te gatshem per te investuar, por ne nuk kemi toke te mjaftueshme qe mund ta ofrojme”, deklaroi Goce Simonovski, drejtor i Sektorit te Turizmit.

Personat e perfshire ne turizem thone se Ohri aktualisht nuk ka kapacitete qe te matet me destinacionet turistike te botes. Thone se kjo eshte vetem nje deshire e disa njerezve.

”Kjo do te jete vetem nje iluzion dhe enderr e parealizuar e atyre qe jane te perfshire ne turizem. Turizmi nuk mund te zhvillohet me rruge me gropa dhe aeroportin ku kohe pas kohe fluturojne aeroplanet.

Me nje situate te tille ekonomike dhe politike asnje brend i hoteleve nuk do te deshiroje te investoje ne Oher. Ju nuk mund te promovoni dicka nese me ata qe jane te perfshire drejtperdrejti ne sferen turistike nuk keni bashkepunim te mire”, u shpreh Verica Hajba, punetore turistike.

Njerezit te cilet e udheheqin turizmin sillen sikurse amatoret. Nje ceshtje e dhimbshme jane paraqitjet e dobeta te Maqedonise ne panairet e turizmit, nuk ka material te mjaftueshem propagandistik, kurse mjetet qe ndahen per kete destinim jane minimale. Andaj, informacionet se si prezantohet vendi ne boten e jashtme nuk jane inkurajuese.

Me vjen keq qe parate shteterore shpenzohen, kurse nga kjo nuk ka efekt kthyes, thote Hajba. Ne drejtim te permiresimit te menaxhimit me turizmin, komuna parashikon formimin e tri qendrave informative turistike, qe do te vendosen ne hyrje te qytetit te Shkupit, ne Manastir dhe ne Peshtan.

Ne keto pika, turistet do te marrin informacione per vendosjen ne kapacitetet e strehimit te vellimit te vogel, te hoteleve dhe informacione te tjera te dobishme ne lidhje me oferten turistike te qytetit dhe blerjen e suvenireve. Miki Trajkovski
Infoal​
 
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

shume bukur eshte :) mendoj se investimet per turizmin jane te nevojshme per zonat turistike shqiptare, pasi jane nje mundesi e mire per promovimin dhe njohjen e vlerave te verteta te ketyre vendeve
 
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

Ohri nje perle per tu exploruar si shum vende te tjera te Shqiperis,mungesa e investimeve,e ka rrenuar sektorin e turizmit ne Shqiperi.
Te shikosh sektoret e shteteve Europiane,bie ne dukje zhvillimi ne at sektor mbi 50%,ndersa ne Shqiperi rreth 28%.
Nga shtet qe nuk jan ne BE (Kroacia,Maqedonia,Serbia,Bosnja.....)kemi nje dallim te dukshem me keto vende,duke par sektorin e turizmit.
 
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

Liqeni i Ohrit, syri dhe shpirti i Pogradecit [TABLE="width: 100%"]
[TR]
[TD]51386.jpg[/TD]
[/TR]
[TR]
[TD][/TD]
[/TR]
[/TABLE]

Korani, mjelmat dhe lulet….e pastaj vargjet lasgushiane! Mjafton të përmendësh këto fjalë kyce dhe kuptohet se fjala është për një nga mrekullitë e natyrës në vendin tonë, liqeni I Ohrit, syri shpirti dhe jeta e Pogradecit. I shpallur në vitin 1980, nga UNESKO, si vend i trashëgimisë të kulturës natyrore me rëndësi botërore, liqeni i Ohrit është ndër perlat ujore më të spikatura në të katër stinët e vitit. Kur Pogradeci zbardhet në dimër, ai është një sy I kaltër, I gjallë që konstraston bukur me bardhësinë e dëborës. Nëse kalon fundjavë apo ditë vere në Pogradec padyshim që liqeni është vendi protagonist I pushimeve të kujtdo që stacionohet në këtë qytet qoftë edhe për një fundjavë të vetme. Liqeni i Ohrit u krijua 5 milionë vjet më parë nga një shembje e tokës në pjesën perëndimore të Alpeve Dinarike. Origjina e tij njihet si tektonike fundosëse dhe vazhdon të jetë akoma aktiv. Në të gjithë botën ka vetëm pak liqene me këtë origjinë midis të cilëve më të njohurit janë liqeni Bajkal dhe Tanganika. Eshtë një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe sipas matjeve thellësia e tij rezulton 288 metra, por besohet të jetë akoma edhe më I thellë.
PARQET E POGRADECIT
Duke shëtitur përgjatë liqenit mund të gjeni shumë bare dhe restorante, shtëpit pushimi dhe hotele të cilat ofrojnë mundësi akomodimi të ndryshme. Por mos harroni të shijoni edhe parqet e luleve, një traditë e ruajtur me fanatizëm edhe në ditët e sotme. Ju mund të shëtisni në shëtitoren “1 Maji”, përgjatë plazhit te qytetit dhe të shijoni peisazhin e mrekullueshëm të “liqerit që dremit”

Ekskursione ne Pogradec
Por nëse nuk doni të mjaftoheni vetëm me liqenin, mund të eksploroni Pogradecin nëpërmjet ekskursioneve të ndryshme. Kështu mund të vizitoni Linin, një gadishull i vogël në brigjet perëndimore të Liqenit ku ngrihet edhe një fshat me të njëjtin emër. Në jug të tij,në thellësinë 2-3 metra ndodhen disa palafite. Ai është një vendbanim i tipit liqenor ndërtuar në sipërfaqe të liqenit. Katër kilometra nga Pogradeci, në Tushemisht mund të vizitoni pikën turistike të Drilonit, që ka marë emrin nga lumi që buron aty . Pemët e shumta dekorative dhe bimët e ndryshme janë në harmoni të plotë me ujrat e kristalta të lumit Drilon, rrugicat për shëtitje, urat karakteristike prej druri dhe zogjtë. Tushemishti ka një histori të veçantë sepse edhe mbreti Zog edhe ish diktatori Hoxha kalonin pushimet e Verës në këtë vend special. Ju mund të vizitoni ndërtesën ku ata kanë ndenjur, e cila tani është kthyer në hotel dhe restorant me kuzhinë të shkëlqyer vendase dhe kontinentale! Një tjetër sugjerim për ekskursion është edhe fshati i Potkozhanit. Shtëpitë janë shumë të bukura. Rrugët midis tyre janë të shtruara me kalldrëm, ndërsa pjergullat dhe pemët e manit mbulojne muret dhe varen mbi rrugicat. Banoret mikprites te fshatit ofrojne strehim per turistet ne shtepite e tyre dhe ushqim tradicional me specialitete te ndryshme vendase. Guri Kamjes është një tjetër sugjerim për ata që preferojnë natyrën. Formacioni natyror shkëmbor është krijuar nga erozioni dhe erërat në shekuj. Ai ka mjaft 0shpella me vizatime me skena gjuetie. Studiuesit debatojnë nëse ato datojnë nga prehistoria ose nga mesjeta e hershme.
Piknik ideal mund të bëni në Burimet e Kabashit të cilat gjenden vetëm 2 km nga Pogradeci. Nëse ngjiteni përgjatë rrjedhës së lumit do të zbuloni burimet me ujë të kristaltë, lëndina te gjelberuara dhe hije te freskëta.
Nëse jeni të pasionuar pas arkeologjisë atëherë mos lini pa vizituar varret e Selcës. Pesë varre të lashta monumentale që datojnë nga shekulli IV para Krishtit janë pjesë e kolonisë të lashtë të Pelionit (ku ka jetuar mbreti Ilir, Klit). Aty janë gjetur objekte që datojnë nga epoka e Bronzit rreth mezit të shekullit VI duke përshirë thesare Jonike, objekte bronzi dhe qeramike, armë dhe sende ari. Pogradeci është I pasur edhe me kisha të vjetra që mund të vizitohen. Ndër to sugjerohen kisha e Shëm Marenës dhe ajo e Shën Bitrit.
(Shkrimi u botua ne te perjavshmen FUNDJAVA, te gazetes Shqiptarja.com)
 

Attachments

  • 51386.jpg
    51386.jpg
    30.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Liqeni i Ohrit, kjo perlë e natyrës

Ohri, Historiani latin Pani dhe Januvani, i vellaj Janko Mdise, i cili ka ndertuar Stambollin, kane shkruar gjersisht per kete qytet. Ohri eshte shume i pasur, aq sa Persepolisi(!), Bagdati, Egjypti, Maqedonia, Kavalla e Kostandinia(!). Nga prodhimet e keti qyteti arkes se shtetit i vine me qindra thesare, e per kete i ka terhqur lakmine e 7 mbreterive. Ka qene kjo lakmi qe ky qytet te jete nje shesh luftimesh te rrepta, qe i ka sjelle Ohrit mjaft tronditje e rrenime.
Kur nderlufuesit kur e pane se "gjahu" per te cilen po luftonin, po shkatrrohej, u moren vesh me njeri tjetrin dhe vendosen qe ta sundojne Ohrin bashkarisht. Pas traktatit qe lidhen u dergua nje vezir per te siguruar administrimin e qytetit.
Mbreterit qe sunduan Ohrin sipas kesaj marrveshje jane(ishin) Tekfuri i Bizantit, Duka i frances, despoti i Shpanjes(duhet tejete nje deformim i fjales shpiperi), dhe Vijnik Bani.
Ohri ne kete shekull(16') ka qene si Jeruzalemi, pasi ne Xhamine e Aja Sofise(Shen Sofise) qe tani eshte faltore myslimanesh, te krishteret here pas here merren vesh me portieret(duhet te jene rojet) hyjne brenda e i falen Perendise sipas dogmes se tyre.

Evlia çelebi i kushton disa faqe Ohrit, liqenit dhe vendeve per rreth ne ditarin e tije te asaje kohe. Me nje pershkrim shume te holle, interesant, dhe mjaft realist sa qe kur e lexon te duket vetja sikur je afer atije ne 1600-en..:)

ps. e pashe te nevojshme ti bej nje biografi te shkurter historik, sipas nje diplomati turk ne ate kohe, Evlia çelebi
 
Titulli: Liqeni i Ohrit, kjo perlë e natyrës

Liqeni i Ohrit

Liqeni i Ohrit me lashtësine e tij prej 4-10 milion vjetësh është një nga liqenit me të vjetër jo vetëm në Europë por edhe në botë. Prejardhja e tij është prej periudhës terciale me origjinë tektonike, në shtratin e liqenit ka 50 milijarde m3 ujë dhe i takon liqeneve subtropikale dhe asnjëherë nuk ngrin. Ngjyra e ujit të këtij liqeni është e gjelbërt si ulliri kurse sa më shumë shkon në brendësin e liqenit ujti është më i kaltër si qielli i paster, i kulluar sepse buron prej burimi mu per atë edhe tejdukshmëria e ujit është deri më 21,5m. Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë. Ai gjendet në një lartësi mbidetare prej 695 metrash dhe ka një siperfaqe prej 349 km2. ثshtë i gjatë 31 km dhe i gjërë 14 km. Pika më e thellë e liqenit është 289 metra. Pjesa më e madhe e liqenit i takon Maqedonisë, kurse pjesa tjetër i takon Shqiperise. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të medha: Ohri dhe Struga në Maqedoni si dhe Pogradeci ne Shqipëri.


Vetit e liqenit te ohrit



Uji i Liqenit të Ohrit është më i ngrohtë gjatë muajit gusht me një temperatur mesatare prej 23 grad celsius , gjatë qershorit 22,5 grad celsius kurse temperatura mesatare vjetore e ujit sillet rreth 12 grad celsius. Uji i liqenit është shum i kthjellët prandaj edhe tejdukshmeria është e madhe dhe arrin deri në 21,5 metra. Temperatura e ujit, kthjelltësia dhe pastërtia e tij, temperatura e ajrit, hapsira ku shtrihet ,bukurit natyrore, ujërat e pasura me peshq, tërheqin turistët e shumtë dhe e bëjne nga liqenet më të vizituar të vendit.


Flora dhe fauna



Liqeni i Ohrit eshte shtepia e shume kafsheve endemike, te cilat vijne vetem ne ujerat e tij. Ne liqen rriten 40 specie te rralla, nder me te njohurat dhe ekonomikisht me te rendesishmet eshte peshku i paster i llojit Salmo letnica , (Korani), "Salmothimus ohridanus" , (Belushka) . Nje pjese e Bregut te liqenit se bashku me qytetin e Ohrit eshte emeruar nga UNESCO si trashegimi boterore.



Krijimi


Liqeni i Ohrit llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në mbarë botën. Mosha e tij llogaritet të jetë 2 deri më 5 milion vjet. Liqeni u krijua nga një shembje e tokës. Këtë e vërtetojnë aktivitetet e shumta tektonike si dhe ekzistenca e një mali prej 100 metrash nën nivelin e liqenit.


Furnizimi me ujë


Liqeni i Ohrit nuk ka një burim të vecantë. Ai furnizohet me ujë nga burimet e shumta përreth. Një nga burimet më të mëdha gjendet pranë kufirit shqiptaro-maqedon pranë Manastirit të Shën Naumit në Maqedoni. Aty buron uji që vjen nga liqeni i Prespës, niveli i të cilit është 200 metra më i lartë se ai i liqenit të Ohrit. Në anën e Shqiperisë gjendet gjithashtu një burim i madh në parkun e Drilonit pranë fshatit Tushemisht. Uji largohet nga liqeni në drejtim të Veriut nëpërmjet lumit Drini i Zi, i cili rrjedh përmes qytetit të Strugës.
 
Titulli: Liqeni i Ohrit, kjo perlë e natyrës

Mosha 4-10 apo 2-5 miloin vjet..?
 
Titulli: Liqeni i Ohrit, kjo perlë e natyrës

Kam pas nje shoqe nga Ohri ketu ne forum, por me duket se nuk eshte me aktive...Isra...sa per qytetin, eshte nje vend i rralle dhe i bukur...Sa per informat me kujtohet kur me kane treguar se ne Oher ka 365 kisha, nje per secilen dite te vitit...qe ne vitin 1980 eshte pjese e UNESCO-s...Numri me i madhi vizitoreve eshte nga Serbia, mirepo numer te madh ka edhe nga vendet tjera te Ballkanit qe jane te interesuar per kulture dhe monumente, si dhe nga e gjithe bota...shpesh me ka ndodh te takoj turist te huaj si nga Norvegjia, Belgjika ose Gjermania...
 
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

Wow, me beri pershtypje qe paska nje teme enkas per Ohrin :)

Evlia çelebi i kushton disa faqe Ohrit, liqenit dhe vendeve per rreth ne ditarin e tije te asaje kohe. Me nje pershkrim shume te holle, interesant, dhe mjaft realist sa qe kur e lexon te duket vetja sikur je afer atije ne 1600-en..

Sa do doja ta lexoja kete librin e Evlia اelebi... Ka nje xhami te vogel ne Oher (Imareti) ne te shkruan Sinan اelebi... nuk pata kohe te kerkoj ne int. se cfare kane te perbashket keto te dy pervec mbiemrit? Di ti gje?

943161_100180960189303_1460197113_n.jpg


946374_100180523522680_1527665291_n.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

shum i bukur ohri do shkoj ses ben kete ver rruges do pij edhe nje kafe me Sweetie :P
 
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

Kshu nga fotot te merka ne qaf , por vall do jet kaq i bukur ne realitet ??Gjithsesi mu sme pelqen ohri , liqeni jo e jo .
 
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

@Sweetie, c'do thote imaret?
Mes te tjerash çelebi thote: "....Ohri zadeja ka edhe keto hajrate: nje han, nje strehe vorfnore(imaret), nje medrese dhe nje banje"
Me poshte vazhdon: "...Qytetit i Ohrit eshte i bukur e i pasur si Shami (Damasku). Ai ka 17 xhami. Perpara kalase se brenshme, ne nje tumbe eshte xhamia e Ohri Zades, shtepi fisnike. xhamia eshte ndertuar per kujtim te sulltan Pjajazitit te shenjte dhe, pas kesaj veper i dhane edhe nje emer te dyte: xhamia me dy minare e Hynqarit." akoma me poshte: "...ne anen tjeter te xhamise mblidhen femijet e luajne e sterviten me perdorimin e armeve. Mbi porten e xhamise eshte shkruar arabisht " Muhameti eshte i derguari i Zotit"

Nqs kjo foto qe solle ti eshte eshkruar e njejta fraze, duhet te jete kjo xhami, pasi qenka shume vite me e vjeter se koheqendrimi i çelebi-it.
Gjithsei me ben pershtypje fakti qe ne kohen qe behet fjale ne liber thote qe: "..banoret e Ohrit flasin sllavisht, greqisht, truqisht. Shqip nuk dine(!) sepse ky qytet nuk eshte Shqiperi"
ps. Ky beu Ohri Zades paska qene pasanik i madh..:) ne ate kohe kishte 300 stane me 70'000 berre e dhen..;)
 
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

Nuk u cmenda te them te drejten personalisht Struga mu duk qytet me interesant plus qe ne Struge flisje shqip per qef ketej shume pak do gjesh ne Shqip por nga ana strukturore ishte shume kohe para Pogradecit te masakruar nga cdo wanna be arhidhtek dhe ndertues pa gusto ......

Kete vit do mundohem ta bejme xhiron e liqenit prap por me me qetesi ......

Ps : Te pi nje shishe Aleksander te bardhe se me ka marre malli
 
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

Nuk u cmenda te them te drejten personalisht Struga mu duk qytet me interesant plus qe ne Struge flisje shqip per qef ketej shume pak do gjesh ne Shqip por nga ana strukturore ishte shume kohe para Pogradecit te masakruar nga cdo wanna be arhidhtek dhe ndertues pa gusto ......

Ne fakt ke te drejte. Kam vizituar te dyja disa here por me shume Ohrin ku nga disa vizita kam kaluar thuajse nje muaj. Struga mundesit e zhvillimit i ka shume me te medha se sa vet Ohri. Ka shume arsye per kete e nje nder tjera eshte se pervec Liqenit qe e ndan me Ohrin ka edhe nje lum te bukur mes per mes Drinin e Zi.

Megjithate duke patur parasysh se Ohri, permban ne numer shume te vogel shqiptaresh diku 6000, dhe kryesisht banohet nga Maqedonasit eshte shume me i zhvilluar ne infrastrukture. Ishte ne fakt me i zhvilluar ngase te gjitha ato resore hotelesh jane ndertuar ne kohen e ish-Jugosllavise perfshi edhe villat e Titos. Gjithashtu ka nje kala dhe kishat qe kane rendesin e vet, por kam pershtypjen se Struga ne te ardhmen, nese punohet ne te, do te behet vend shume interesant per vizitor.
 
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

Ne fakt ke te drejte. Kam vizituar te dyja disa here por me shume Ohrin ku nga disa vizita kam kaluar thuajse nje muaj. Struga mundesit e zhvillimit i ka shume me te medha se sa vet Ohri. Ka shume arsye per kete e nje nder tjera eshte se pervec Liqenit qe e ndan me Ohrin ka edhe nje lum te bukur mes per mes Drinin e Zi.

Megjithate duke patur parasysh se Ohri, permban ne numer shume te vogel shqiptaresh diku 6000, dhe kryesisht banohet nga Maqedonasit eshte shume me i zhvilluar ne infrastrukture. Ishte ne fakt me i zhvilluar ngase te gjitha ato resore hotelesh jane ndertuar ne kohen e ish-Jugosllavise perfshi edhe villat e Titos. Gjithashtu ka nje kala dhe kishat qe kane rendesin e vet, por kam pershtypjen se Struga ne te ardhmen, nese punohet ne te, do te behet vend shume interesant per vizitor.
Une personalisht u mahnita nga Drini i zi dhe urrat e qytetit ne Oher pashe nje qytet qe i ngjasonte shume Pogradeci dhe nuk me terhoqi si e thashe shume here me i mire se qyteti jone por te ngelesha me goje hapur jo ...

Ps : Dhe pogradeci kishte gjith mundesite te beheshe nje perle por na mungon ajo finesa ajo e krijimtarise te bejme dicka te bukur
 
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

@Lauri
"Imareti" ka qene xhamia e 11-te e qytetit te Ohrit, qe do te thote se aktualisht aty kane mbetur 10 objekte fetare islame. Imaret do te thote kuzhine per njerez. Ne kohet e atehershme imaretet jane ndertuar per qellim qe tu ndihmojne njerezve. Ne fillim jane perdorur per udhetaret, mysafiret qe kane ardhur nga larg dhe per te varferit, i kane ndihmuar me ushqim dhe veshmbathje. Me vone jane perdorur vetem per ushqim. E mbaj mend me para njerezit ne muajin e majit shkonin ketu, ndiznin qirinj dhe luteshin… aty afer kishte dhe nje pus te thelle dhe hidhnin te holla.. si pune fati e shihnin. Por ne ditet e sotme te rralle jane ato persona qe shkojne ta vizitojne... dhe para ca vitesh mbi te eshte ndertuar kisha e Klimentit „Shen Pantelejmon“.

Eshte e vertet ajo qe Ohri dikur ka pasur 17 xhami, kurse sot kane mbetur vetem dhjete prej tyre.

Edhe mua me beri pershtypje ajo… mesa di une ne ate kohe ne Oher ka pasur ndoshta dhe me teper shqiptare se sa ka sote… por i kane vrare e i kane masakruar mizorisht dhe ua kane marre pronat…
 
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

Kam qene disa here zyrtarisht ne Oher dhe Struge dhe me besoni qe cdo here kam mbetur i mahnitur me bukurine qe ofrojne te dy vendet...Ohri me liqenin, kurse Struga me Drinin qe derdhet ne liqen...i mahnitshem vendi i bashkimit..Dhe Sweetie, nuk eshte cudi qe sllavomaqedonasit i kane vrare shqiptaret te ua zaptojne tokat perreth Ohrit...Nuk eshte asgje e re....
 
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

@Sweetie. Shih sa interesante po del kjo teme..:) Une s'kam qene kurr ne ato ane, perveç Pogradecit e Korces. Njeriu duke lexuar gjene konfermat e gjerave te nje vendi qe s'i ka shkelur kurr me kembe. Ti flet per nej pus qe e ke pare, une te them sa i thelle eshte pa e pare kurr..:) Ja c'flet Evlia: "....Nder mrekullite e Ohrit duhet te permendet pusi i thelle 80 pash. Ky pus eshte bere i famshem si rrjedhoje e punes e mjeshtrise se habitshme te mjeshtrit i cili e ka shpuar token krejt shtrese guri me llagem(c'do thote llagem?) per te sjelle kete pus mbi bazen e parimeve gjeometrike, pastaj me dollape te veçante qe levizin ne menyre mekanike terheq ujet, te cilet e percjell neper kroje e imarete"[ e vertete kjo Swee?]

Une dua te di nqs ka mysliman maqedonas!!Pasi ne vitin 1680 Evlia thote se jane 50% mysliman dhe 50%te krishtere(kutohet pak a shume). Ndersa shenimet e ditarit te anglezit Edward Lear ne 1828 ne librin "Albania-rruget e botes" (ne italisht) mes te tjerash ne f.24 thote qe ne Oher pasi eshte plot muhamedane fantike me detyruan te mbaje ne koke nje fez te kuq(duhet te jete qeleshja kuqe tipike turke) pasi nuk duheshin te me shiheshin floket nqs nuk do te haja gur apo nje dru kokes gjate rruges, ndonse isha mysafyr tek Beu.... . Ata pak femra qe shiheshin ne xhiro jane te mbuluara me vel si ne Stamboll. Perjashtuar ndonje femer te krishtere qe ketu jane shume pak. Grate e turqeve kur spostohen nga nje vend ne tjetrin me karroca te terhequar me buaj(bulle), shoqerohen sikur karroca te jete e ngarkuar me ar".

As anglezi Edward nuk e permend fjalen shqiptar ne Oher ne 1828. Me nje ane keshtjellen e Ohrit dhe panoramen rreth e rrotull me fjalet me te mira..:)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

Ti flet per nej pus qe e ke pare, une te them sa i thelle eshte pa e pare kurr.. Ja c'flet Evlia: "....Nder mrekullite e Ohrit duhet te permendet pusi i thelle 80 pash. Ky pus eshte bere i famshem si rrjedhoje e punes e mjeshtrise se habitshme te mjeshtrit i cili e ka shpuar token krejt shtrese guri me llagem(c'do thote llagem?) per te sjelle kete pus mbi bazen e parimeve gjeometrike, pastaj me dollape te veçante qe levizin ne menyre mekanike terheq ujet, te cilet e percjell neper kroje e imarete"[ e vertete kjo Swee?]
wow, sa mire e paska pershkruar, une e mbaj mend kete pusin pa uje… kishte disa dritare te vogla dhe nga aty e kam pare, e kam ende ne mendje ate pamje, ato koridoret e ngushta te ndara me dyer prej hekuri… e gjitha e ndertuar me gure te medhenj. Vitin e kaluar ishte zone e ndaluar pasi qe nje grup arkeologesh benin germime te reja… Maqedonasit bejne c’mos per ti zhdukur gjurmet, nuk e di se per cfare qellimi? paramendo edhe rruget e qytetit qe ishin te shtruara me kallderma i nxorren dhe i zevendesuan me gure te rinj…
Llagem – e perktheva nga turqishtja, jane ato rrugica te ngushta nentokesore qe perdoren per te shpetuar nga luftrat, nga armiku…


Une dua te di nqs ka mysliman maqedonas!! Pasi ne vitin 1680 Evlia thote se jane 50% mysliman dhe 50% te krishtere (kutohet pak a shume).
Mysliman maqedonas nuk ka pasur ndonjeher dhe as sot e kesaj dite nuk ka. Flas per ne Oher dhe Struge. Por edhe ne qytetet tjera sbesoj se ka.


Ndersa shenimet e ditarit te anglezit Edward Lear ne 1828 ne librin "Albania-rruget e botes" (ne italisht) mes te tjerash ne f.24 thote qe ne Oher pasi eshte plot muhamedane fantike me detyruan te mbaje ne koke nje fez te kuq(duhet te jete qeleshja kuqe tipike turke) pasi nuk duheshin te me shiheshin floket nqs nuk do te haja gur apo nje dru kokes gjate rruges, ndonse isha mysafyr tek Beu.... . Ata pak femra qe shiheshin ne xhiro jane te mbuluara me vel si ne Stamboll. Perjashtuar ndonje femer te krishtere qe ketu jane shume pak. Grate e turqeve kur spostohen nga nje vend ne tjetrin me karroca te terhequar me buaj(bulle), shoqerohen sikur karroca te jete e ngarkuar me ar".

As anglezi Edward nuk e permend fjalen shqiptar ne Oher ne 1828. Me nje ane keshtjellen e Ohrit dhe panoramen rreth e rrotull me fjalet me te mira..
Interesant! – Me ke sjelle nje ide ne koke, qe te shkruaj nje liber per historine e shqiptareve ne Oher :)… se me te vertet ka shume pak material, shume pak libra (mbase dhe hic) ne lidhje me kete… Kerkova ne tre gjuhe, maqedonasit dhe turqet normal i mohojne shqiptaret, e fshehin te verteten dhe shkruajne sic u konvenon atyre.
E dije ti se qyteti i vjeter Lychnidos (sot Oher) dhe Enhallon (sot Struga) eshte themeluar nga Enkelejtet, dmth nga paraardhesit tone??
Gjeta nje shkrim, e vitit 1257, shkruhet qarte se qyteti i Ohrit ka qene vendbanim shqiptar:
1257 | George Acropolites: An Albanian Uprising


Gjeta edhe nje foto qe duket pusi :)

800px-Sv._Kliment_i_Pantelejmon_Plao%C5%A1nik_08.jpg
 

Attachments

  • 800px-Sv._Kliment_i_Pantelejmon_Plao%C5%A1nik_08.jpg
    800px-Sv._Kliment_i_Pantelejmon_Plao%C5%A1nik_08.jpg
    137.9 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

Ohri, (pa shq. Ohër,maqedonisht: Охрид), është qytet i cili ndodhet në pjesën jug-perendimore të Maqedonisë pranë liqenit me të njëjtin emër dhe ka diku rreth 50 000 banorë.

Pak histori:

Ohri është ndërtuar nga ilirët, më drejt enkelejtë, që banonin ne këtë rajon. Ne vitin 1462 Skënderbeu me ushtrine tij zoteronte edhe Ohrin si qytet.

270px-Ohrid-Old-Town.jpg

Statistika
Koordinatat 41°07.01N & 20°48.06E
Popullsia
-dendësia 55.749 banorë
142,97 banorë/km²
Sipërfaqja 392 km²



Demografia:

Ohri ka 42.033 banorë (2002), prej tyre 80,39 % ose 33.791 Maqedonas dhe 7,02 % ose 2.959 Shqiptarë.
 

Attachments

  • 270px-Ohrid-Old-Town.jpg
    270px-Ohrid-Old-Town.jpg
    16.8 KB · Shikime: 0
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

Ja dhe ca te dhena ne anglisht:

Ancient:
The earliest inhabitants of the widest Lake Ohrid region were the Dassaretae, an ancient Greek tribe and the Enchelei, an Illyrian tribe. According to recent excavations by Macedonian archaeologists it was a town way back at the time of king Phillip II of Macedon. They conclude that Samuil's Fortress was built on the place of an earlier fortification, dated to 4th century B.C. During the Roman conquests, towards the end of 3rd and the beginning of 2nd century BC, the Dassaretae and the region Dassaretia were mentioned, as well as the ancient Greek city of Lychnidos (Greek: Λυχνιδός). The existence of the ancient Greek city of Lychnidos is linked to the Greek myth of the Phoenician prince Cadmus who, banished from Thebes, in Boeotia, fled to the Enchelei and founded the town of Lychnidos on the shores of the modern Lake Ohrid. The Lake of Ohrid, the ancient Greek Lacus Lychnitis (Greek: Λυχνίτις), whose blue and exceedingly transparent waters in antiquity gave to the lake its Greek name; it was still called so occasionally in the Middle Ages. It was located along the Via Egnatia, which connected the Adriatic port Dyrrachion (present-day Durrës) with Byzantium. Archaeological excavations (e.g., the Polyconch Basilica from 5th century) prove early adoption of Christianity in the area. Bishops from Lychnidos participated in multiple ecumenical councils.

E qe normal e mohojne parcialisht si qytet ilir (shiko tekstin ne bolld dhe te nenvizuar)
 
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

@Lauri
E di cfar me beri pershtypje tek keto fotot e Edward Lear (Oher, 1848)? - Veshja e meshkujve (tek disa duket qarte), nuk eshte veshje tipike tradicionale shqiptare? :)

734267_431789773573518_160413047_n.jpg


577729_431789783573517_592621305_n.jpg


71984_431789806906848_1208838829_n.jpg


3536_431789796906849_521787829_n.jpg
 
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

Sweetie, kjo qe po vej re une, eshte veshje tradicionale turke e kohes se osmanllinjeve...
 
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

Sweetie, kjo qe po vej re une, eshte veshje tradicionale turke e kohes se osmanllinjeve...

Turq me Fustanella?? Analizoi mire disa prej tyre, prsh te fotoja e dyte ai ne te djathte...
 
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

Turq me Fustanella?? Analizoi mire disa prej tyre, prsh te fotoja e dyte ai ne te djathte...

Me shume e kisha per fesin (kapelen e kuqe) qe mbanin ne koke, qe nuk eshte e tradites shqiptare
 
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

@SWEETIE me le pa mend ne koke lool!!!!!!!! Fotot-pikturat, jane pikerisht te Edward Lear. Nuk e permenda me siper qe ai ishte nje piktor qe po vinte nga stambolli per ne Angli, dhe pasi ndalej neper vende per pushimet e rruges bente vizatime...!! Cfare koncidence :) Ne vizatimet qe solle ti ka daten 21 shtator Ochrida(Ohri) qe po e lexoj ne ditarin e tije i cili thote: me 21 ra pak shi, dhe mendova qe do keqsohet me shume, por diten tjeter nuk kishte asnje re ne qiell e keshtu urdheruam kuajt per nje dite eskursioni ne Petrina(fjale italisht, ne shqip duhet ta dishe ti),- eshte mali qe kemi kaluar me daten 20- shkuam atje sepse kisha deshiren te pikturoja paesazhin. Morem me vete nje trote te madhe te kripur dhe kaluam nje dite te mrekullueshme.
Me 24 dolem nga Orchida; sapo mbarova pikturat qe deshirova ikem nga ky vend.....drejt Elbasanit

Po te zumohen fotot duhet te jene te firmosura pa tjeter ne emrin e tije..:)

Sa per zhdukjen e shqiptarve nga Ohri nuk mund te mendoj keshtu. Pasi nuk ishte ne interes te askujt kjo gje ne ate kohe. Pasi keto shkrime nuk jane hulumtime te ndonje historiani qe mund te jete fanatik i ndonje ideologjije. Shkrimet qe solla une jane ditare private te personave; si Evlia çelebi dipllomat turk qe thote ketu nuk di shqip asnjeri nga qe nuk eshte Shqiperi, dhe Edward Lear nje piktor qe i kalon rruga andej, ndonse ai thote gjithmone "muhamedane truq", por kjo nuk do thote qe nuk kene qene shqiptar qe fisnin turqisht. Pasi shikohet edhe ne pikturat e tije qe njerzit jane me fustanelle ..;)

Une jam me se i bindur qe per te krijuar nje bindje te shendoshe mbi historine e vjeter te nje vendi, do merrja per baze pikerisht ditaret private te kalimtarve. Ata jane te pa "infektuar"

ps. nqs te interesojne materjalet qe kam une ti kaloj ne pm. Te garantoj qe do habitesh me gjera kaq intime, dhe detaje te vogla por njekohesisht te medha per sot per te ndretuar sa do pak historine e jetes qe zhvillohej ne ate kohe.
 
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

@Lauri
Ke te drejte, mund te jete ashtu sic thua ti, ose sic e shkruan اelebi…se ai ka shkruar ate qe e ka pare, ska pse te genjej, edhe Lear njelloj… po i mendoja tani turqet e sodit qe jetojne ne Oher. Te them te drejten shumica (ato qe i njoh une) kane preardhje shqiptare, edhe pse nuk e pranojne, kam hyre shume here ne debate, nese hyn me thelle, babai, gjyshi apo stergjyshi i tyre del shqiptare, pra kane ardhur ne Oher nga ndonje fshat i banuar me shqiptare… Flas per 3 brezat e fundit. Turq te paster mund te kete sot vetem 3-4 familje (ashtu sic me ka treguar gjyshi im)…
Mund ta paramendoj edhe ateher, ne ate kohe… kur kane filluar te flasin turqisht, u eshte dukur vetja "qytetare"…
Ps. po nese nuk perton dhe nese ke kohe mi kalo ;)


Po te sjell nje shkrim, vetem sa per info, nese te intereson :)

*Rezistenca shqiptare kundër coptimit të 1913 që mungon në librat e historisë*

Në Ohër, 40 qytetarët më të njohur, i therrën dhe i hodhën në pusin e kalasë, që u quajt "Pusi i gjakut". Fshati Bukovë u zhduk nga faqja e dheut. Në Strugë vranë e burgosën pa gjyq me qindra shqiptarë, që kishin marrë pjesë në kryengritje, por edhe njerëz të pafajshëm. "Dora e zezë" dhe "Narodna Odbranes" bënë kërdinë tek shqiptarët e pambrojtur.

Ja ç'shkruan në një letër drejtuar familjes një ushtar serb:

"Këtu ndodhin gjëra të tmerrshme. Mua më rriqethën flokët dhe gjithnjë pyes veten: a mund të jetë njeriu kaq barbar? Kjo është e lemerishme. S'guxoj dhe nuk kam kohë të shkruaj më gjerësisht. Kudo kufoma, hi dhe pluhur. Ka fshatra me 100, 150 e 200 shtëpi, ku nuk ka mbetur njeri i gjallë. I mbledhin njerëzit grupe-grupe dhe i masakrojnë me bajoneta…"
Sipas të dhënave statistikore që jep Komisioni Ballkanik, shpërnguljet e dhunshme të shqiptarëve nga trojet e tyre janë alarmante. Vetëm për në Selanik u shpërngulën 135.000 vetë. Për në Shqipëri e Turqi edhe më shumë. Për në Bullgari 50.000. U shkretuan 180 fshatra me 10.934 shtëpi.

Koloneli austro-hungarez, Mitzel, anëtar i komisionit të caktimit të kufijve lindorë e verilindorë, në ditarin e tij të datës 29 tetor 1913, shkruan: "Në fshatin Ladorisht, komisioni për caktimin e kufijve u ndal aty nga mesi i tetorit 1913, kur para syve të anëtarëve të komisionit u shfaq një pamje e tmerrshme: Nga 320 shtëpi që ka pasur Ladorishti, 300 prej tyre ishin djegur nga serbët dhe nga 1500 banorë që ka pasur ky fshat, kishin mbetur vetëm 100 vetë" (nga Ditari i kolonelit Mitzel, dt. 29 tetor 1913. AIH.)
 
Titulli: Ohri, destinacion turistik i klasit boteror

Fatkeqsisht Sweetie nuk na vjen me ne fv. Ca shkrime te vjetra per qytetin e Ohrit. Nga Evlia çelebi, nje historian turk.

ev2_zpslpntso4f.jpg

ev1_zpszkki1qul.jpg
 
Back
Top