Obama tall Donald Tramp në darkën e korrespondentëve

eGo0sTyle

System Engineer
trump-youre-fired.jpg


Donald Tramp hodhi një hap pas nga Presidenti Barak Obama, pasi “u vu në qendër të vëmendjes” prej tij në darkën e korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë. Tramp u emërua nga komediani i “Saturday Night Live”, Seth Majers, si “belbëzues”, ofertat e të cilit mungojnë (Tramp kishte ofruar të bënte një sallë balloje për Shtëpinë e Bardhë). Komentet e Trampit u bënë në një telefonatë të shpejtë në emisionin “Fox and Friends” të “Foxnews”, një ditë pasi ai “pothuajse u godit në fytyrë me gurë, kur Presidenti dhe Majers e tallën vazhdimisht, duke shkaktuar të qeshura të forta mes të ftuarve. Njerëzit e ulur pranë tij e shikonin vazhdimisht, për të parë se si do të reagonte. “Vërtet e kuptova se ku isha futur, nuk e dija se virtualisht do të isha unë fokusi i vetëm”, tha Tramp. “Besoj se kur udhëheq sondazhet këto lloj gjërash ndodhin. Unë po mendoja se ndërsa ata organizonin këtë mbrëmje gala, populli amerikan vuante nga rritja e çmimeve”, tha Trump, i cili shpreson të garojë për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e 2012 kundër Obamës. Para darkës, pasi kaloi në tapetin e kuq me gruan e tij Melani, Tramp tha se nuk i kishte shkuar ndërmend se mund të vihej në lojë nga Presidenti.
 
Back
Top