Obama merr Nobelin për paqen

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
اmimi Nobel për paqe këtë vit i është dhënë presidentit amerikan, Barack Obama. Komiteti përzgjedhës tha se ai kishte bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të forcuar diplomacinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin.

Komiteti tha se i kishte kushtuar rëndësi të veçantë vizonit të zotit Obama për një botë pa armë bërthamore.
Komiteti tha se shumë rrallë ndonjë person ka dhënë kaq shpresë për një të ardhme më të mirë.
Duke folur për BBC, kreu i Agjencisë atomike bërthamore, Dr Mohamed El Baradei vlerësoi presidenti amerikan.
"Askush sot sipas pikëpamjes time nuk e meriton më shumë atë çmim se Barack Obama. Në më pak se një vit, ai solli ndryshim radikal në mënyrën se si shohim veten, në mënyrën se si shohim botën. Ai po rivendos vlerat bazë me të cilat ne duhet të jetojmë. Dialogu, respekti, demokracia të drejtat e njeriut, sistemi i sigurisë që nuk varet tek armët bërthamore. Angazhimi i tij, dedikimi ndaj këtyre vlerave ringjallin shpresën se më në fund mund të kemi një botë në paqe me veten."
اmimi habiti shumë vëzhgues pasi vjen brenda vitit të parë të Obamës si president.
 
Presidenti amerikan, Barack Obama, është fitues i çmimit Nobel për Paqe për këtë vit, njoftoi Komiteti për اmimin Nobel i Norvegjisë në Oslo. Ky komitet njoftoi se për presidentin Obama kishin arritur më tepër se 200 nominime.

Në arsyetim të Komitetit, pos tjerash, thuhet se po e nderonte Obaman me këtë çmim për “përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për forcimin e diplomacisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin ndërmjet popujve”.

“Shumë pak njerëz kanë qenë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, në shkallën siç ishte Obama, që popullit të tij i ka dhënë shpresë për të ardhme më të mirë”, tha Komiteti Norvegjez për çmimin Nobel.

Po ashtu, u tha se e rëndësisë së veçantë është vizioni i presidentit Obama për të punuar për një botë pa armatim bërthamor.

“Si president, Obama ka krijuar një klimë të re në politikën ndërkombëtare. Diplomacia multilaterale përsëri e ka zënë pozitën kryesore, me theks në rolin, që duhet ta luajnë Kombet e Bashkuara dhe institucionet e tjera ndërkombëtare”, theksoi Komiteti Norvegjez. /REL/
 
Bravo Obama...

Kam frike se do behen komente negative me kete teme (jo ketu ne forum, ne boten jasht e kam fjalen). Nejse, une prap mendoj se ai e meriton.
 
Pse e meriton? Ka pak kohe ne "luften" per paqe....sme duket se e meritonte kete vit..
 
nuk e di se ku e ka vene kete paqe ky se nuk po e marrim vesh?
afganistan,irak apo se tha qe do ulin mbajtjen e armeve berthamore dhe e quani paqe

nejse ta gezoje
 
E meriton ???? u prishen dhe keta te Nobleshve po e japin me mik !!!!!
 
Nuk shikohet nese ai e ka vene paqen. Ai ka bere punen dhe mundimin e tij. Kemi vite me rradhe flasim per paqe, dhe ku kemi dal? Paqja nuk vihet tak fak. Secili shikon me syrin e vete, dhe jo te gjithe shikojme njelloj. Une mesa kam pare, them ate qe thash. Por e perseris, jo te gjithe e shohim me te njejtin sy.
 
Po ate po themi dhe ne qe paqja nuk vihet tak fak, por ne kohe....e ai ska pasur kohen qe duhet per te bere paqe...prandaj me duket parakohe ky cmim....
 
Ps: mundime mund te bejne te gjithe....por svlersohen mundimet...por FAKTET
 
Bravo Obama!

Une mendoj se e ka merituar sepse ka bere shum....
 
Guandanamo akoma nuk po mbyllet......
 
Ai , Barrak Obama , ishte befasuar dhe çudirur kur ja kishin komunikuar se kishte fituar çmimin Nobel per paqen , dhe madje kishte deklaruar qe nuk e meritonte dhe do bente patjeter nje gje per ta merituar . Te shohim çdo bej .Ishalla nuk ia plas ndonje fronti te ri lufte.
Ne fakte pothuajse gjithçka sot behet me interes , me servilizem dhe me kurvellek ,
biles dhe shkenca ka filluar te ndjeke te njejtat principe .Bote e çuditshme .
 
Reagimi i Obamës


Nuk e prisja të çohesha këtë mëngjes e të merrja një lajm të tillë. Vajzat ma njoftuan të parat. Jam njëherazi i befasuar dhe shumë modest nga vendimi i Komitetit të Nobelit. Më lejoni të jem i qartë. Unë nuk e shoh këtë çmim si një vlerësim për arritjet e mia, por si një afirmim të lidershipit amerikan në emër të aspiratave të njerëzve në të gjithë botën. Ndershmërisht nuk mendoj se e meritoj që të jem në radhë me kaq shumë persona që kanë transformuar botën, flas për ata që e kanë marrë tashmë këtë çmim, për ata gra e burra që më kanë frymëzuar mua dhe tërë botën përmes rrugës së tyre plot kurajë në kërkim të paqes. Por e di se ky çmim reflekton atë botë që këta gra e burra dhe të gjithë amerikanët duan të ndërtojnë, një botë që u jep jetë premtimeve të dokumenteve tona themeltare. Unë e di që çmimi i paqes nuk është përdorur për të ndërruar vetëm arritje të caktuara, por është përdorur edhe si mjet nxitës për një sërë kauzash. Kjo është edhe arsyeja që unë e pranoj këtë çmim si thirrje për veprim, thirrje drejtuar gjithë kombeve për të përballuar sfidat e shekullit të 21-të. Tani, këto sfida nuk mund të përballohen nga një lider i vetëm apo nga një komb i vetëm dhe kjo është arsyeja që administrata ime po punon për krijimin e një epoke të re marrëdhëniesh në të cilën të gjitha kombet të marrin përsipër përgjegjësitë për botën që ne kërkojmë. Ne nuk mund të tolerojmë një botë në të cilën armët bërthamore përhapen nëpër vende të ndryshme dhe në të cilat terrorizmi i një holokausti bërthamor vë në rrezik shumë njerëz. Kjo është arsyeja se përse ne kemi nisur të ndërmarrim hapa konkretë për të pasur një botë pa armë bërthamore. Të gjitha vendet kanë të drejtë që të zhvillojnë teknologjinë bërthamore për qëllime civile, sikundër të gjitha vendet kanë përgjegjësinë që të tregojnë qëllimet e tyre paqësore. Nuk mund të pranojmë rritjen e kërcënimit nga ndryshimet klimatike, që mund ta dëmtojnë botën tonë përgjithmonë dhe përpara se t‘ua lëmë në dorë fëmijëve tanë. Kjo është arsyeja që të gjitha kombet duhet të pranojnë përgjegjësitë e tyre në transformimin e mënyrës se si e përdorim energjinë. Ne nuk mund të lejojmë që diferencat mes njerëzve të përcaktojnë mënyrën se si ne shohim njëri-tjetrin. Kjo është arsyeja se përse duhet që të nisim një fillim të ri mes njerëzve të besimeve të ndryshme, të racave të ndryshme, një mënyrë bazuar në interesin dhe respektin reciprok. Ne duhet që të bëjmë të gjithë pjesën tonë për të zgjidhur këto konflikte që kanë shkaktuar kaq vështirësi dhe dhimbje për vite të tëra, Kjo përpjekje duhet të përfshijë një zotim të palëkundur për të kuptuar më në fund të drejtën e të gjithë izraelitëve dhe palestinezëve për të jetuar në paqe dhe siguri në kombet e tyre. Ne nuk mund të pranojmë një botë në të cilën njerëzve u mohohen mundësitë dhe dinjiteti për të cilin të gjithë kemi aq nevojë, mundësia e shkollimit dhe e një jete normale, siguria që nuk duhet të jetosh në frikë nga sëmundjet, dhuna e pa shpresë për të ardhmen.
Edhe pse përpiqemi për të kërkuar një botë në të cilën konfliktet zgjidhen në mënyrë paqësore dhe begatia u përket të gjithëve, ne na duhet të përballemi me botën që është si ajo që e njohim sot. Unë jam shefi i ushtrisë së një vendi që është përgjegjës për përfundimin e një lufte dhe punën në një tjetër teatër konfrontimesh dhe kundërshtish të pamëshirshme. Jam gjithashtu i bindur se ne kemi të bëjmë me ndikimin e një krize ekonomike që ka lënë miliona amerikanë të papunë. Ja përse ky çmim duhet të ndahet me të gjithë ata që përpiqen për drejtësi dhe dinjitet, me gruan e re që ecën heshtur në rrugë dhe të drejtën e saj për t‘u dëgjuar edhe pse në rrezikun e përballjes me shkopin e gomës, apo me plumbat, me lideren që mbahet e burgosur në shtëpinë e saj sepse ka refuzuar që të braktisë zotimin për demokraci, me ushtarin që sakrifikon për një çështje që ndodhet një botë larg shtëpisë së tij, me të gjithë ata burra dhe gra në të gjithë botën që sakrifikojnë sigurinë e tyre dhe lirinë dhe shpesh edhe vetë jetën në emër të kauzës së paqes. Kjo ka qenë gjithmonë kauza e Amerikës dhe kjo më mbush plot besim se Amerika do të vazhdojë të udhëheqë.
Ju faleminderit shumë!
 
Obama, nobelist paqeje për rilindjen e shpresës
"Ndihem i përulur dhe e ndaj me të gjithë ata që luftojnë për një botë më të mirë"​
Presidenti amerikan, Barak Obama, është shpallur fitues i çmimit "Nobel" të paqes për vitin 2009 në një iniciativë që synon të inkurajojë përpjekjet e saponisura të Presidentit amerikan për një mënyrë të re të bërit të politikës ndërkombëtare dhe për rëndësinë e madhe që i ka dhënë ai dialogut të zgjidhjes së konflikteve botërore. Shumë vëzhgues kanë mbetur të çuditur nga zgjedhja e papritur e cila ndodh në fillim të një presidence shumë të vështirë. Një numër i madh liderësh dhe personalitetesh e kanë mbështetur këtë vlerësim, të tjerë e kanë vënë në dyshim. Pasi, sipas tyre, Obama nuk e ka provuar veten ende konkretisht dhe nuk ka ende ndonjë arritje të madhe. Përzgjedhja reflekton në njëfarë mënyre dhe deri diku divergjencat transatlantike në lidhje me Obamën. Jashtë Amerikës ai gëzon shumë më tepër konsideratë se në vendin e tij. Ai është kritikuar si një President që ndjek vetëm axhendën e tij personale. Por është fakt se zgjedhja e tij dhe mënyra se si e ka drejtuar deri më tani politikën e jashtme e kanë përmirësuar shumë imazhin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në botë. Ndërkohë, puna e Obamës është shumë larg finalizimit dhe këtë e di edhe vetë Presidenti që në fjalën e tij e quajti çmimin një çmim "inkurajues‘ të cilin ai e ndante me të gjithë njerëzit që, sipas tij, përpiqeshin për një botë ndryshe dhe një botë më të mirë. Deri Shumë vëzhgues kanë mbetur të çuditur nga zgjedhja e papritur e cila ndodh në fillim të një presidence shumë të vështirë. Komiteti i Nobelit mori një tërësi prej 205 kandidaturash për "Nobelin" e këtij viti dhe nuk dihet ende se kush apo cili institucion e kandidoi Obamën. "Gjëja më me vlerë e çmimit tonë është se ai i jepet një personi që mund të bëjë shumë për paqen", ka deklaruar Kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg.G. Shqip
 
Teksti i çmimit
Komiteti norvegjez i "Nobelit" ka vendosur që çmimin "Nobel" të paqes për vitin 2009 t‘ia akordojë Presidentit amerikan, Obama, për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme në forcimin e diplomacisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin mes popujve. Komiteti i ka kushtuar shumë rëndësi vizionit dhe punës së Obamës për një botë pa armë bërthamore. Obama, si President, ka krijuar një klimë të re në politikën ndërkombëtare. Diplomacia shumëpalëshe ka zënë një vend të rëndësishëm e njëherazi i është kushtuar vëmendje edhe rolit që duhet të luajnë OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Dialogu dhe negociatat janë mjetet e preferuara për zgjidhjen e konflikteve, madje edhe atyre më të vështira ndërkombëtare. Vizioni i një bote pa armë bërthamore ka nxitur çarmatimin dhe negociatat për kontrollin e armëve. Falë iniciativave të Obamës, Shtetet e bashkuara po luajnë tani një rol shumë më konstruktiv në arritjen e sfidave të mëdha për mbrojtjen e klimës dhe ambientit. Demokracia dhe të drejtat e njeriut duhet të forcohen. Shumë rrallë ka ndodhur që një njeri i vetëm të ketë tërhequr vëmendjen e botës mbarë për shpresën që i ka dhënë vendit të tij për një të ardhme më të mirë. Obama është një njeri i tillë. Diplomacia e tij bazohet në konceptin që ata që duhet të qeverisin botën duhet ta bëjnë një gjë të tillë në bazën e vlerave dhe qëndrimeve që miratohen nga shumica e popullsisë së botës. Për 108 vjet Komiteti Norvegjez i Nobelit ka synuar që të nxisë pikërisht këtë politikë ndërkombëtare dhe ato mënyra veprimi përçues botëror i të cilave është aktualisht vetë Obama. Komiteti mbështet thirrjen e Obamës se "Tani ka ardhur koha për të gjithë ne që të marrim pjesën tonë të përgjegjësisë në kundërpërgjigjen ndaj sfidave botërore".
 
U pa kjo pune tashi , edhe Nobeli me shoqeri , ose do te kete futur ndonje lek nen dore.
PO te pakten ta linin per vitin qe vjen ,
PO paqe jo po lere mos e pyet , mire qe eshte ne lufte me Irakun dhe Afganistanin , , por dje i ka shpallur lufte edhe henes ...
Me keto te tokes i ka kollaj ai , po te kete kujdes andej nga hena se mos i del ndonje Alien ..
Gjithsesi kam simpati per te, por nuk ishte momenti tani per Nobel , mbase vitin e ardhshem apo pas dy vitesh ..
 
Asgje Ska bo Obama , ne fushat ka premtu mbylljen e Guantanamos ( nuk e mbylli u be 1 vit gati ne krye.shtet ) pat premtu largimin ose heqjen e ushtareve nga afganistani , iraku , as keta nuk po i hek por eshte ka mendon te shtoj at'her qfare paqe paska arrit ?
 
Nobëli Obamës, bota bën 'WOW'. Komisioni: Ringjalli shpresë. Mediat: اmim kundër Bushit

Termi WOW qe shpreh habi ishte sot ne shumicen e titujve te gazetave te Europes.
Gazetat e sotme në Europë dhe SHBA shprehin në editorialet dhe citimet e tyre, aprovime dhe disaprovime për çmimin Nobel akorduar Presidentit te SHBA-ve, Obama.
Por mbi te gjitha, habi.
Reagimet janë deri ekstreme. Daily Mail në Londër psh, e quan komisionin e Nobëlit, një "tallje", kurse një fitues i meparshem i Nobelit per Paqe, Les Valesa, e kritikoi ashper këtë përzgjedhdje të sivjteshme.
Kancelarja gjemrna eMerkel, kur u pyet për çmimin fillimisht, bëri një gjest habie dhe pyeti: "Mos është 1 prilli s ot?". Me pas ajo dha nje deklarate ne mbeshtetje te z.Obama dhe perpjekjeve te tij, sidomos ne Lin djen e Mesme.
Komisioni Nobel tha se "çmimi u dha sepse askush me pare nuk ka dhene kaq shume shprese per ndryshime ne bote, si z.Obama".
Obama eshte nje orator i klasit te larte, por oponenca ndaj reformave te tij eshte ne rritje.
Ne pergjithesi vezhguesit dhe analistet e kane pare cmimin si "çmim kundër Bushit"

***********


Presidenti amerikan Barack Obama u nderua me çmimin Nobel për paqe për vitin 2009. Reagimet e para në SHBA janë më të përmbajtura se në botën e jashtme. Vetë Obama reagoi me një modesti demonstrative.
Presidenti amerikan Barack Obama e mori vesh të premten në mëngjes (9.10.), pak para orës gjashtë, se është nderuar me çmimin Nobel për paqe. Zëdhënësi i tij, Robert Gibbs, e zgjoi Presidentin me telefon dhe i kumtoi lajmin e befasishëm. "Nuk e kam pritur një zgjim të tillë", deklaroi ai para gazetarëve dhe tregoi, "kur e mora lajmin, erdhi vajza ime Malia dhe më tha: "Baba ti e ke fituar sot çmimin Nobel ndërsa sot e ka ditëlindjen edhe qeni ynë Bo."

ثshtë mirë të kesh fëmijë, theksoi Obama, i cili para gazetarëve doli me modesti dhe jo si fitues. Ai nuk kishte ndjenjën se e ka merituar këtë nderim, që të vihet krahas personaliteteve më të njohura ndërkombëtare, që janë nderuar me këtë çmim. Por ai natyrisht e pranoi mirënjohjen.
"Jam i befasuar dhe thellësisht i përulur. Më duhet të them hapur, se këtë shpërblim nuk e shoh si meritën time, por si përforcim të objektivave të mia për SHBA-në dhe botën", theksoi Obama.

Erdhi çmimi Nobel për Obamën tepër herët?

Modestia e Obamës përputhet me reagimet tjera në SHBA, ku gati të gjithë janë të përmbajtur. Shumë janë të befasuar me këtë vendim, sepse Presidenti i ri ka ardhur në këtë post para vetëm nëntë muajve dhe nuk ka pasur kohë të tregojë rezultate.
"Besoj se ky çmim ka ardhur tepër herët në karrierën e tij politike. Ka shumë njerëz të tjerë që janë angazhuar më shumë për paqen në botë dhe e kanë merituar këtë çmim. Shpresoj se do të dëshmojë që çmimin Nobel e ka marrë me meritë", thotë një grua.

Barack Obama e ka të qartë se çfarë peshe ka ky nderim. 48-vjeçari deri tani ka arritur pak rezultate në përpjekjet për zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare, si në Lindjen e Afërme, konfliktin rreth programit atomik me Iranin apo mbrojtjen e klimës. Edhe gjendja në Afganistan është keqësuar. Por Presidenti bëri të ditur, se do të angazhohet edhe më tej për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Ndikimi i çmimit në politikën e brendshme
Mbetet të shihet është nëse çmimi do t'i ndihmojë Obamës edhe në planin e brendshëm politik. Një qytetar amerikan pohon, se Barack Obama duhet të vazhdojë punën për reformën shëndetësore dhe reformat tjera. Në planin e brendshëm vazhdojnë kritikat edhe nga republikanët në opozitë. Kryetari i Partisë Republikane, Michael Steele shtroi pyetjen: çfarë ka arritur Obama në të vërtetë?
Barack Obama është Presidenti i tretë amerikan që ka fituar çmimin Nobel për paqe. Para tij me këtë çmim janë nderuar Theodor Roosevelt (në vitin 1906), Woodrow Wilson (1919) dhe Jimmy Carter, por shumë vite pas përfundimit të mandatit si President.





***********************************


اmimi Nobel është një çmim ndërkombëtar i cili është dhënë çdo vit nga Komiteti Norvegjez Nobel sipas udhëzimeve të përcaktuara në vullnetin e Alfred Nobel. اmimi për Paqen është një nga pesë çmimet që janë dhënë çdo vit që nga viti 1901 nën kujdesin e Fondacionit Nobel në Stokholm për kontributet e shquara në fushat e fizikës, kimi, fiziologji dhe mjekësi, letërsi, dhe paqes.


اmimi përfshin një medalje, një diplomë personale dhe një shumë të madhe parash.


Jetëshkrimi i presidentit amerikan, Barack Obama:
MOSHA: 47 vjeç
DITثLINDJA: 4 gusht 1961
VENDLINDJA: Honolulu, Havai
ARSIMIMI: Universiteti i Kolumbias; Shkolla e Drejtësisë e Harvardit
BASHKثSHORTJA: Michelle Robinson
FثMIJث: Dy vajza
BESIMI FETAR: Kisha e bashkuar e Krishtit
FAMILJA: Barack Obama ka lindur në Havai nga një baba kenian dhe një nënë e bardhë amerikane. Babai i tij, Barack Obama Sr, u martua me nënën e tij, Ann Dunham, ndërsa ishte student në Universitetin e Havait. اifti u nda dy vjet pas lindjes së Obamës. Babai i tij u kthye përfundimisht në Kenia, ku u bë një ekonomist me emër. Ai vdiq në një aksident me makinë në vitin 1982.
Martesa e dytë e nënës së Obamës ishte me një indonezian të quajtur Lolo Soetoro. Familja u shpërngul në Indonezi dhe Obama qëndroi atje deri në moshën dhjetë vjeç, ndërsa më pas u shpërngul sërish në Havai dhe jetoi me gjyshërit e tij, ndërkohë që kishte fituar një bursë në Akademinë e elitës Punahou.
Ai ka shtatë vëllezër dhe motra nga martesat e tjera të babait në Kenia, dhe një motër nga martesa e dytë e nënës, Maya Soetoro-Ng, mësuese në Havai.
KARRIERA: Pasi përfundoi kolegjin në vitin 1983, Obama punoi për një organizatë këshillimore financiare në Nju Jork. Ai gjeti punë në اikago në vitin 1985 si organizator për Projektet e Zhvillimit të Komuniteteve, një grup me bazë kishën që kërkonte të përmirësonte kushtet e jetesës për periferitë e varfëra.
Pas tri vjetësh, Obama shkoi në Shkollën e Drejtësisë së Harvardit, ku u bë presidenti i parë me ngjyrë i revistës ligjore. Ai punoi si ortak sezonal gjatë kohës së verës në Firmën ligjore Austin të اikagos, ku u takua edhe me bashkëshorten e tij të ardhshme. Pas diplomimit në Harvard në vitin 1991, Obama ka ushtruar të drejtat ligjore civile në një firmë të vogël në اikago, dhe më pas u bë lektor për të Drejtën Kushtetuese në Universitetin e اikagos në vitin 1993.
KARRIERA POLITIKE: Obama fitoi një vend në Senatin e Shtetit të Ilinoisit në vitin 1996. Gjatë legjislaturës ai punoi për legjislacionin mbi etikën dhe mirëqenien, si dhe për një masë që kërkonte regjistrimin elektronik të seancave pyetëse nga policia dhe rrëfimet në rastet e hetimeve për vrasje.
Obama fitoi një vend mjaft të kontestuar në Senatin e SHBA-së në vitin 2004, duke fituar 53 për qind të votave paraprake demokrate në një garë me tetë kandidatë. Më pas fitoi fare lehtësisht në zgjedhjet e përgjithshme. Në Senat ai ka hartuar një relacion për votimin liberal, por ka qenë një nga demokratët e paktë që mbështeti masën për frenimin e padive kundër vetë të zgjedhurve. Ai kundërshtoi caktimin e kryegjykatësit John Robert dhe gjykatësit Samuel Alito në Gjykatën e Lartë.
Gazeta e pavarur "National Journal" e renditi Obamën si anëtarin më liberal të Senatit amerikan në fillim të këtij viti, bazuar mbi të dhënat e votimeve të tij në 2007. Ai i u rendit i dhjeti në radhën e më liberalëve në 2006 dhe i gjashtëmbëdhjeti në 2005. (atsh)
 
Personalisht mendoj qe Obama ka sjell disi "paqe" .
Problemi per mendimin tim esht mjaf i thjesht qe SHBA ka te njejten politik si Obama si Bush etj .
Obama esht nxjerr si figure per te rregulluar disi imazhin e SHBA per te mbuluar disi gabimet e bera nga BUSH.
 
sa i paskan ekzagjeruar gjerat dhe kta..me duket se po ulet shume rendesia e nje cmimi Nobel..aq me teper per paqen
mos ka ber ai aq sa bene luther king, mandela, apo apo nene tereza..apo ka ber me shume se kta ky tipi?
dreqi ta haje,esht tjeter te kesh deshire, tjeter te besh perpjekje dhe tjeter te kesh arritje
gjithsesi ta gezoje
 
Pse fitorja e çmimit Nobel për paqe mund ta dëmtojë Obamën

Habia e Shtëpisë së Bardhë, “Uau” e “E papritur”

Presidenti amerikan Barack Obama dje ka marrë çmimin Nobel për Paqe 2009. Komiteti i Oslos ka vendosur që të nderojë presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili ndodhet ne krye të Shtëpisë së Bardhë për më pak se një vit. Motivacioni lidhet me përpjekjet për dialog, treguar fuqishëm nga Obama në fillim të mandatit te tij. Kreu i SHBA-ve ka treguar impenjim të jashtëzakonshëm për të forcuar diplomacinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin mes popujve. Më tepër për zgjedhjen e Obamës mes kandidatëve të tjerë, janë bërë edhe apelet e vazhdueshme për reduktim të arsenaleve bërthamore dhe impenjimet e tij për paqen në botë. Obama ka kërkuar çarmatimin bërthamor dhe po punon që prej nisjes së mandatit të tij për çëhtjen në Lindjen e Mesme. Vendimi për dhenien e çmimit presidentit të parë me ngjyrë në Shtëpinë e Bardhë është marrë në unanimitet nga anetarët e komisionit. "E papritur". Shtëpia e Bardhe nuk e priste marrjen e çmimit Nobel për paqen nga Barack Obama. Reagimi vjen nga disa funksionarë të Administratës Amerikane të pyetur nga CNN. Ndërkohe zëdhënësi presidencial Robert Gibs i është pergjigjur mediave me një pasthirrmë habie: UAU, shkruar me gërma të mëdha. Obama nuk është i pari drejtues i Shtëpisë së Bardhe që vlerësohet me këtë çmim. Në vitin 1906 i takoi Theodor Roosvelt, në 2002 Jimmy Carter e në 2007 ish-zëvendëspresidentit Al Gore.
Por Nobeli për Paqen duket se nuk ka shkaktuar të njëjtin efekt tek mediat amerikane të cilat kanë profetizuar se kjo mund ta lëndojë presidentin Obama. Revista prestigjoze “Time” shkruan se
اmimi Nobel është një nga platformat më të fuqishme në botë. Fituesit marrin vëmendje të menjëhershme globale dhe mundësinë për të takuar dhe ndikuar tek udhëheqësit dhe qeveritë e gjithë botës. Mendojeni atë si një altoparlant të denjë nëpërmjet të cilit, por shumë shpesh i turbullt, aktivistë ose politikanë ose ambientalistët mund të shpalosin mesazhin e tyre për turma njerëzish. Kjo është vetëm një nga arsyet e vendimit të Komitetit Nobel këtë vit për çmimin Nobel të Paqes për Barack Obamën, është një surprizë mahnitëse. Obama ka platformën më të fuqishme në botë: Shtëpinë e Bardhë. Dhe ju nuk keni nevojë për një megafon, kur jeni President. Ju flisni dhe njerëzit dëgjojnë. Pesë anëtar të Komitetit Nobel në Norvegji tha se Obamës i ishte dhënë اmimi i Paqes për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për forcimin e diplomacisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin mes popujve "dhe vuri në dukje përpjekjet e Obamës në forcimin e organeve ndërkombëtare dhe promovimin e ç’armatimit bërthamor. "Ndodh shumë rrallë kur një person për të njëjtën masë ashtu si Obama tërhoqi vëmendjen e botës dhe i dha shpresë popullit të tij për një të ardhme më të mirë," Komiteti norvegjez tha në shpalljen e çmimeve. "Diplomacia e tij është e themeluar në konceptin që ata që janë udhëheqin botën duhet ta bëjnë këtë në bazë të vlerave dhe qëndrimeve që ndahen nga shumica e popullsisë në botë." Kjo është e gjitha e vërtetë. Por, Obama ka qenë në zyrën e tij për tetë muaj. Shpresat e tij ambicioze për një marrëveshje paqeje në Lindjen e Mesme dhe një botë të lirë pa armët bërthamore janë vetëm në nisje. Nuk ka dyshim se Komitetit Nobel do që ky çmim të shtojë vrullin në këto plane. Por edhe çmimin rrezikon duke shtuar barrën e madhe të shpresave që Obama ka mbajtur që kur ai hyri në zyrë. Realiteti i qeverisjes ka treguar tashmë se sa qesharake ishin shumë prej këtyre shpresave. Dhe tani Obama është fituesi i اmimit Nobel të Paqes. "Sinqerisht duket e parakohshme, kur ai ende nuk ka qenë në zyrë akoma pa mbushur viti dhe nuk ka arritur ende vërtetë qëllimet e parashtruara edhe pse ai me siguri ka bërë disa përpjekje shumë të rëndësishme," thotë Mark Fitzpatrick, një zyrtar i lartë, për mos përhapjen e armëve bërthamore i Institutit Ndërkombëtar të Studimeve Strategjike me bazë në Londër. "Unë mendoj se ai do të jetë i zënë ngushtë nga ky çmimi kjo nuk do ta ndihmojnë në mjedisin vendas." Kjo është një shfaqje. Siç vëren Mark Halperin i “Time”, "Kritikët e Barack Obamës kanë e akuzuar gjatë atë për të qenë një njeri 'vetëm i fjalëve’, në vend të veprime konkrete dhe arritjeve. Vendimi mahnitës për dorëzimin e çmimit Nobel për Paqe, në thelb, retorika e tij, do të nevrikosë me siguri kundërshtarët e tij në Amerikë më shumë se kënaqësia që i jep mbështetësve të tij."
"Konservatorët në Amerikë, shumë prej të cilëve kohët e fundit shprehën gëzimin se Obama dështoi në skenën ndërkombëtare në përpjekjet e tij për të fituar Lojrat olimpike për Chicago, do të denoncojnë çmimin e Obamës si një farsë. Edhe disa kritikë neutral do të pajtohen se çmimi duket, minimalisht i parakohshëm." Fitzpatrick dhe kolegët e tij në Institutin Ndërkombëtar të Studimeve Strategjike reagoi në të njëjtën mënyrë: "A është një shaka? Ne të gjithë menduan se ishte një shaka." TO
 
Histori nga اmimi Nobel
Alfred Nobel, shpikësi i dinamit, ishte i sigurtë se krijimi i tij do të ndihmonte për ta çuar në fund luftën. "Kur dy ushtritë e fuqisë të barabartë mund të asgjësojnë njëra-tjetrën në një çast," shkroi njëherë ai, "atëherë të gjithë popujt e civilizuar do të arrinin në një marrëveshje dhe do ti shkrijnë trupat e tyre." Gjërat nuk shkuan krejtësisht sipas këtij plani. اfarë ka punuar, megjithatë, është vendosur një çmim vjetor, themeluar në 1901, dhe mban emrin e tij. Ato mbeten çmimet intelektuale më prestigjioze në botë. اmimi i parë Nobel në mjekësi, për vitin 2008, shkoi për të Harald zur Hausen për zbulimin lidhjen midis HPV dhe kancerit çervikal, si dhe Francoise Barre-Sinoussi dhe Luc Montagnier për zbulimin e tyre të HIV-it. Yoichiro Nambu, Makoto Kobayashi dhe Toshihide Maskawa mori çmimin Nobel në fizikë për punën e tyre në simetrinë e thyer, ose mënyrat në të cilën ligjet e fizikes prishen. Pjesa tjetër e Nobels do të shpallet gjatë ditëve të ardhshme. Një beqar gjatë gjithë jetës, Nobël jetoi një jetë të vetmuar dhe kaloi pjesën më të madhe të kohës duke u ngatërruar me shpikje, duke fituar 355 patenta deri në kohën kur ai vdiq në vitin 1896. Pas vdekjes së Nobelit, pasuesit e tij zbuluan se ai kishte krijuar fshehurazi pesë çmime vjetore-kimi, fizikë, letërsi, mjekësi dhe atë të paqes në dëshirën e tij për të nderuar "përfitimin më të madh për njerëzimin." E gjitha erdhi si një surprizë e qetë. "Ai mori pesë vjet për të hapur çmimet, sepse secili rezultonte jashtë." thotë Hans Jornvall, sekretari i Komitetit Nobel në Karolinska Institutet-grupi që zgjedh اmimin Nobel në mjekësi. Nobel fillimisht dhuroi 33 milionë korona suedeze (rreth $ 4.6 milion Euro); çmimet vijnë nga interesat e pasurisë vjetore. اdo çmim është vendosur nga ana e institucioneve të veçanta të cilat formojnë asambletë për të vendosur çmimin e pranuesit aktual. Disa çmime (mjekësi) i kërkojnë anëtarëve të asamblesë së اmimit Nobel të mbeten aktive në fushat e tyre, ndërsa të tjerët (letërsi) emërohen anëtarë përgjithmonë. اmimi i Paqes është vendosur në të vërtetë nga pesë anëtarë të parlamentit norvegjez. Fituesit e اmimit Nobel duhet të jetojmë-nuk ka çmime pas vdekjes. اdo vit, komitetete e Nobel-it shpërndarjnë forma të emërimit një numri të pazbuluar marrësish-fituesit e fundit, institucionet e shquara, anëtarë të respektuar të fushë-të cilët janë të lejuar të zgjedhin aq shumë kandidatët sa duan. Vetë-emërimi nuk është i lejuar. Fituesi është i vendosur me një shumicë të thjeshtë votash. Literatura dhe çmimet për paqen rregullisht inspirojnë polemika. Zhan Pol Sartri kundërshtoi çmimin e tij në literaturë në 1964, edhe pse familja e tij u përpoq për të kërkuar paratë e çmimit pas vdekjes së tij. Pablo Neruda donte çmimin Nobel aq shumë saqë ai i piu dhe i hëngri shkrimtarët suedezë dhe akademikët në vilën e tij bregdetare; ai më në fund e fitoi në vitin 1971. Bob Dylan ka qenë nominuar gjashtë herë, Jerry Lewis një herë. Në vitin 2004, çmimi i letërsisë i shkoi feministes austriake Elfriede Jelinek, në një masë kaq të diskutueshme saqë një anëtar i asamblesë dha dorëheqjen në shenjë proteste. Henry Kissinger dhe Le Duc Tho e ndau اmimi për Paqe në 1973 duke negociuar fundin e Luftës së Vietnamit. Tho refuzoi dorëzimin e tij, duke thënë se nuk kishte paqe në vendin e tij. Pranimi i Kisinger shkaktoi zhurmë, në pamje të parë roli i ish-Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare në një luftë të fshehtë kundër Kamboxhias dhe përmbysjen e qeverisë kiliane nuk u pëlqye. Disa اmime Nobel kanë shkuar në zbulime që dolën se ishin të gabuar. اmimi Nobel në mjekësi në 1926 i shkoi Johannes Fibiger, për zbulimin e disa gjeneve që shkaktonin kancer ( nuk ishte e vërtetë). Një vit më vonë, psikiatri Julius Wagner-Jauregg fitoi për injeksionin e pacientëve të trajtuar me malarien (nuk ishte një ide e mirë). Të laureuarit e kaluar janë ekspozuar eugjenikë, kundër shkollimit publik, duke iu bashkuar partisë naziste, dhe deklaruan se sulmet e 11 shtatorit ishte një punë e brendshme. Por shumica e çmimeve kanë shkuar për zbulime si (rrezet-x, fizika kuantike, penicilinë) dhe udhëheqësit e respektuar (Martin Luther King, Albert Einstein, Nelson Mandela). Fituesit e këtij viti do të vijnë nga larg me një medalje, 10 milionë korona (rreth $ 1.4 milion), dhe kënaqësia e të qënit në një nga klubet më ekskluzive në histori.
 
Lista e fituesve të Nobelit për Paqe që prej 1964-ës

• 2009 - Presidenti amerikan Barack Obama
• 2008 - Martti Ahtisaari
• 2007 - Paneli ndërqeveritar për ndryshimet klimaterike, Al Gore
• 2006 - Muhammad Yunus, Banka Grameen
• 2005 - Agjencia Ndërkombetare e Energjisë Bërthamore, Mohamed ElBaradei
• 2004 - Wangari Maathai
• 2003 - Shirin Ebadi
• 2002 - Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter
• 2001 - Kombet e Bashkuara, Kofi Annan
• 2000 - Kim Dae-jung
• 1999 - Mjekët pa kufij
• 1998 - John Hume, David Trimble
• 1997 - Fushata ndërkombëtare për ndalimin e fushave të minuara, Jody Williams
• 1996 - Carlos Filipe Ximenes Belo, Jose Ramos-Horta
• 1995 - Joseph Rotblat, Konferenca e Shkencës dhe Punëve të Jashtme
• 1994 - Yasser Arafat, Shimon Peres, Yitzhak Rabin
• 1993 - Nelson Mandela, F.W. de Klerk
• 1992 - Rigoberta Menchu Tum
• 1991 - Aung San Suu Kyi
• 1990 - Mikhail Gorbachev
• 1989 - Dalai Lama i 14-të
• 1988 - Forcat Paqeruajtëse të OKB-së
• 1987 - Oscar Arias Sanchez
• 1986 - Elie Wiesel
• 1985 - Fizikantët ndërkombetare për parandalimin e luftës bërthamore
• 1984 - Desmond Tutu
• 1983 - Lech Walesa
• 1982 - Alva Myrdal, Alfonso Garcia Robles
• 1981 - Zyra e komisionerit të lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatët
• 1980 - Adolfo Perez Esquivel

• 1979 - Nënë Tereza
• 1978 - Anwar al-Sadat
• 1977 - Amnesty International
• 1976 - Betty Williams
• 1975 - Andrei Sakharov 1
• 1974 - Seلn MacBride, Eisaku Sato
• 1973 - Henry Kissinger, Le Duc Tho

• 1971 - Willy Brandt
• 1970 - Norman Borlaug
• 1969 – Organizat Ndërkombëtare e Punës
• 1968 - René Cassin
• 1965 - United Nations Children's Fund
• 1964 - Martin Luther King Jr.
 
Si pak shpejt eshte per ti dhene nje cmim te tille,gjithsesi uroj ta meritoj !
 
Zizina, nga keta qe ke vene ne list vetem Martin Luther King Jr. mendoj se ka bere dicka, duke bere dicka madheshtore per levizjen civile ne vitet 1960. Por paqe asnjeri nga keta nuk ka sjelle ne bote. Edhe Nene Tereza takoi shume, ndihmoi, por nuk i solli paqe botes. Cmimi i paqes per mendimin tim i jepet perpjekjes per paqe jo realizimit te saj. Me gjithe keta emra e gjithe keto cmime bota do ishe si ne parajse tani, por nuk eshte. Paqja nuk eshte tak-fak. Eshte mundimi dhe perpjekja qe mund te cojne atje.
 
Vajza une nuk thash qe Obama duhet ta kishte bere token PARAJSE, thjesht per mendimin tim eshte sh shpejt ti merte kete cmim, mbase do i pershtatej me shume mbas 4 vj kur do kishte mbaruar mandatin e presidentit dhe do ekish mbajtur fjalen per ato qe ka premtuar...
 
Bravo Obama...

Kam frike se do behen komente negative me kete teme (jo ketu ne forum, ne boten jasht e kam fjalen). Nejse, une prap mendoj se ai e meriton.

e meriton se eshte jevg. per ate ja dhane, c'a kujtove ti, se solli paqe vertete ne toke per disa dite ne post ? Lol
 
Back
Top