Oazi çlodhës i familjes Haloci

Love

βeℓℓe â๓e
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Disa kilometra larg Tiranës, përgjatë rrugës me ullishte në Farkë, është shtëpia e familjes Haloci. Për Fredin, Majlindën dhe 3 fëmijët e tyre, Keni, Brendon dhe Sendi që në përditshmërinë e tyre jetojnë në një apartament në qendër të Tiranës, kjo është shtëpia që u sjell ndjesinë e lirisë.

“Këtu jemi në një qetësi absolute, në paqe me natyrën. Unë kur vij këtu, nuk merrem me fëmijët pasi ata dalin e luajnë të sigurt në oborr. Në verë nuk shkoj në supermarkete pasi të gjitha i gjej në oborr”, thotë Majlinda.

Shtëpia ka një pozicion të lakmueshëm, e ndërtuar në një kodër mes gjelbërimit të barit dhe pemëve frutore, të fton të kalosh aty sa më shumë kohë të mundesh. Familja kalon 3 muajt e pushimeve të verës dhe rikthehet thuajse çdo fundjavë gjatë stinëve të tjera të vitit, shpesh me miq.

“Qëndrojmë me miqtë deri në mesnatë duke shijuar freskinë në oborr dhe frutat e stinës që i kultivojmë vetë”, shprehet Majlinda.

Shtëpia është arreduar me shumë finesë. Ambienti brenda është mesdhetar, stil neoklasik. Salloni është plot ngjyra, gjallëri e lule. Zbukurimet janë punime dore dhe perdet gjithashtu. Në fasadën e shtëpisë gardhi i ulët me lule rrethuar, e lyer me bojë të bardhë të sjell në mendje fermat amerikane.

Në oborr gjithçka është ndërtuar për të sjellë qetësi dhe shplodhje:“Në arredimin e shtëpisë ka ndihmuar im shoq pasi ai është profesionist.Shtëpia ka kudo lidhje me oborrin.”

Një shtëpi e ndërtuar me shumë dëshirë, pa shumë shpenzime, por që fal shumë lumturi për familjen Haloci. Nëse nuk do të ishte vështirësia infrastrukturore, ata do të jetonin përgjithmonë në të.
TCh
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top