O ti që Zotit frikë s’i ke!

Besimtarja

Antarë
“Të All-llahut, i të cilit është gjithë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. ثshtë mjerim për mohuesit për dënimin e ashpër që i pret.” – Kur’an, 14:2

Shkruan: Avni Tafili

“Ti je i paforcë, ti s’ke asgjë nën pushtetin tënd veçse atë që caktoi Zoti që të krijoi, e që ti me atë pushtet, vetja të duket se je gjithçka!”

O ti njeri që Zotin, i Cili të krijoi frikë s’i ke, s’e respekton, madje as nuk e përfill, dije dhe të betohem, se shpejtë do të të vijë çasti, kur ti me dëshirë apo pa dëshirë, Atij do t’i përulesh, jo kokëlartë, por kokë përdhe, duke kërkuar mëshirën e Tij!

O ti njeri që Zotin, i Cili të krijoi frikë s’i ke, s’i ke frikë, sepse ti je edukuar që të mos kesh frikë nga asgjë, veçse prej gjësë që mbi kokë të rëndon, por dije, dhe të betohem se, shumë afër do të shijosh madhështinë e Tij, por madhështi që ty do të të gjej jo vetëm respektues, por edhe i nënshtruar përdhe duke kërkuar Faljen e Tij!

O ti njeri që Zotin, i Cili të krijoi frikë s’i ke, s’i jep asnjë konsideratë e as peshë, por dije se, dhe të jesh i sigurt, koha do të të mbaroj, edhe ti vetëm Atë do të gjesh, e askënd tjetër përveç Atij, por atë ditë, ti je i paforcë, i pavullnet, i pajetë, ti atë kohë më ke përfunduar!

O ti njeri që Zotin, i Cili të krijoi frikë s’i ke, për Të ke dëgjuar vetëm se falë, e është mëshirues, i butë e i urtë, por ti, as që dëshiron të dëgjosh e as të ndjesh madhështinë e Ashpërsisë së Tij, Dënimit të Dhimbshëm, por ka për të ardhur çasti, kur ti nga pendimi do të bresh edhe majat e gishtërinjve!

O ti njeri që Zotin, i Cili të krijoi frikë s’i ke, jo vetëm që e mbulon tërheqjen e shpirtit për Të, por edhe e lufton atë ndjenjë, jo larg, do të gjesh vetveten në humnerën e padrejtësisë, në gërmadhën e kryelartësisë, por jo vetëm kaq, ti një ditë, e ajo dije se, të vjen befas, do të ndjesh edhe me tërë shqisat tua, që prekin e s’prekin, Lartmadhërinë e Krijuesit tënd, që ti sot e mohon!

O ti njeri që Zotin, i Cili të krijoi frikë s’i ke, për Të s’e mundon veten aspak, madje as nuk ndjehesh keq, e as e kërkon të drejtën e të vërtetën, shumë shpejtë ti do të ndjesh nevojë për Të, dije se, më shumë se njëherë Ai të ka ndihmuar, por do të vijë çasti kur ti i zhytur në thellësitë e padrejtësive tua, do të dëshiroje të mos kishe qenë fare kurrë në jetë!

O ti njeri që Zotin, i Cili të krijoi frikë s’i ke, tallesh kur emri ALLAH përmendet, e kur Fjalët e Tij thuhen, por dije dhe të siguroj i betuar, se ti tanimë i dënuar je, por që ti emërtimin s’ia di, e ti vetëm dhembje ndjen, por dije se dënimin e njëmendtë shumë afër e ke, e prej këtij dënimi vetëm çasti i vdekjes të ndan!

O ti njeri që Zotin, i Cili të krijoi frikë s’i ke, jetën që ti e çnderove, dinjitetin, që ti e nëpërkëmbe, shpirtin, që ti e torturove, ndjenjat, që ti i tradhtove, dije dhe ji i sigurt, se je njeriu më i padrejtë në fytyrën e tokës; ty gjithçka lojë e dëfrim të duket, por edhe mos harro: gjithçka, edhe loja e dëfrimi yt ka një fund, por jo si çdo fund, që mund të ketë fillim tjetër e të ri, por fund me përjetësi të mjerë!

O ti njeri që Zotin, i Cili të krijoi frikë s’i ke, pasha Atë, që është Jetëdhënës dhe Jetëmarrës, secili njeri në një ditë të madhe, që quhet DITA E GJYKIMIT, do të dalin para Tij, një ditë e llahtarshme, ku frika, tmerri e trishtimi, ku vuajtja, mundimi e lodhja, marrin kuptim të vërtetë, e çdo gjë e jetës së mëparshme – ku ende je ti, i humbet kuptimi!

O ti njeri që Zotin, i Cili të krijoi frikë s’i ke, je i dobët, je i paaftë, ti s’mund të bësh asgjë, ti vetëm sillesh sikur je dikush, ti as veten s’e njeh, ti vetveten po e mashtron, ti të pastrën e të bukurën po e ndytë, jo ti s’e ndytë dot, ti vetveten po e poshtëron! Vetja të duket sikur je më shumë se një pikë, po ti në pikë do të kthehesh!

O ti njeri i paedukuar drejtë, e i pa arsimuar me dritën e udhëzimit të drejtë, ti je asgjë pa Zotin që të krijoi! A nuk e sheh se si ti po dobësohesh! Ti ishe foshnje, u rrite, e tani mund të jesh ende në kohën e rinisë, por mund të jesh edhe “i pjekur” e “burrë” i moshuar, por ti në cilëndo moshë të jesh, do të vyshkesh, do të rrudhesh, do të deformohesh, vallë, ende s’e ke kuptuar paaftësinë tënde për të mbijetuar ashtu siç do ti!

Ti je i paforcë, ti s’ke asgjë nën pushtetin tënd veçse atë që caktoi Zoti që të krijoi, e që ti me atë pushtet, vetja të duket se je gjithçka! A nuk e sheh se si ti plakjen tënde s’e ndalon dot! Jo po ti o njeri që vetes hallin s’ia di, të ka cytur epshi, të ka cytur mendjemadhësia, të ka cytur padituria, të mos ndjesh e as të mos mendosh veçse çka ty të bën të ndjehesh ashtu siç ta do ëndja. E ç’ëndje ke, vallë! ثndje që të humb, e ndaj Zotit tënd, që ty e gjithçka krijoi, nuk i ke frikë e as nuk e respekton!

Jo, ti vazhdon të tallesh e të dëfrehesh! Prit, edhe unë jam duke pritur!

O Allah, Zoti im, Ty të takon tërë Lavdia dhe Falënderimi, që atyre, të cilët të drejtohen me lutje dhe sinqeritet, ua mundëson të të njohin Ty dhe vetëm Ty të të binden dhe të nënshtrohen, dhe i emërtove: muslimanë!

El hamdu lilah!


(Artikujt tjere prej te njejtit autor: Zeri i Pendes Islame )
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top