Tuana
Nada é por acaso!
“New York Times”, në artikullin kushtuar 52 vendeve që duhen vizituar për vitin 2014, e përfshinë Shqipërinë në katër vendet e para.
Në vendin e katër nga 52 që këshillon NYT është bregdeti i Shqipërisë që konsiderohet dëshmi e qyteteve në transformim, ku mund të shihen kafshë ekzotike, mund të eksplorohet e shkuara dhe shijohet plazhi para se ato të mbi popullohen nga turmat e turistëve.
Në përshkrimin për Shqipërinë thuhet se në bregdetin e saj mund të gjendet bukuria e bregdetit të Dalmacisë, me rrënojat e pazbuluara të Turqisë apo Greqisë, ku mblidhet natyra karakteristike e vendeve rurale të Italisë.
Gazeta shkruan se, zhvillimi i shfrenuar që kërcënon të kthejë gjithçka në beton në vitet pas komunizmit, por frenohet nga qeveria e re që ka premtuar për ta mbajtur bregdetin autentik./NA/
http://www.nytimes.com/interactive/2014/01/10/travel/2014-places-to-go.html?_r=2