Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht

Aren

Anëtar i Respektuar
Ceremonial madhështor në Opera për 510 nxënësit e medreseve të Shqipërisë që kanë mësuar Kur'anin arabisht. Certifikohen dhjetë të dalluarit. I përshëndet vetë ministri i Kulturës, Bumçi

timthumb.php

Janë 510 nxënës të medreseve të Tiranës, Kavajës, Korçës, Cërrikut e Beratit, që mësojnë të lexojnë Kur’anin në gjuhën arabe. Në fund të një semestri, pasi kanë arritur ta lexojnë rrjedhshëm, dhjetë më të mirët certifikohen në një aktivitet kushtuar leximit të librit të shenjtë të myslimanëve. Komiteti Mysliman Shqiptar ua bëri këtë nder të rinjve në skenën kryesore të Tiranës, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, një hap më tej xhamisë së Et’hem Beut, pas faljes së të premtes.

“Kur’ani Famëlartë, udhërrëfyes për njerëzimin” ishte tema që mblodhi në sallë prindër, fëmijë, drejtues medresesh, myftinj, mësues nga i gjithë vendi, klerikë të lartë si Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, drejtori i fondacionit arsimor e kulturor “SEMA”, Asim Budak. Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi ishte aty, sepse çështjet fetare janë nën përgjegjësinë institucionale të dikasterit që drejton ai. Ceremonia u hap me himnin kombëtar shqiptar, himn të cilin e këndoi një kor vajzash, që herë pas here drejtonin dorën për lart, andej nga shikon Allahu famëlartë, udhërrëfyes për njerëzimin. Hafizi Enes Hyka, i cili është një nga djemtë që e njeh përmendësh Kur’anin, u ngjit në skenën e TOB-it për të përcjellë një pasazh nga libri. Pas Enesit, pasditja vijoi me poezi dhe këngë fetare.

Drejtori i fondacionit “SEMA”, Asim Budak përshëndeti në gjuhën shqipe pjesëmarrësit dhe përgëzoi djemtë dhe vajzat e medreseve në Shqipëri për përpjekjen e tyre. Fondacioni i drejtuar nga Budak është themeluar dhe e ka filluar aktivitetin kulturor dhe arsimor që në korrik të vitit 1994. Ky fondacion në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman drejton dhe financon zhvillimin arsimor e kulturor të medreseve në Shqipëri. U shfaq një video-klip, i cili njëlloj si edhe ilahi-të e kënduara nga nxënësit, tregoi rëndësinë e leximit të Kur’anit. “Ne si qenie njerëzore nuk jemi të vetëmjaftueshëm, prandaj Zoti ka zgjedhur të komunikojë me ne nëpërmjet librave. Ai mund të kishte zgjedhur shumë mënyra, por zgjodhi fjalën për të arritur tek ne dhe zemra jonë. Për çdo libër ka një herë të parë, ndërsa me Kur’anin dhe librat e tjerë qiellorë, Biblën dhe Torën nuk ndodh kështu. Leximi i tyre mbetet gjithnjë herë e parë”, tha në fjalën përshëndetëse Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi. Bumçi uroi nxënësit e medreseve për përkushtimin dhe pasionin e tyre në mësimin e Kur’anit: “Ju shpreh urimet më të përzemërta juve dhe mësuesve tuaj për këtë fillim të mbarë, që shërben si një pikënisje premtuese në rrugën tuaj drejt suksesit.”

Përkushtimin e “medreseve tona” përshëndeti edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muça. Përkushtimin për të mësuar në një kohë të shkurtër leximin rrjedhshëm në gjuhën arabe të librit të shenjtë. “Zoti i ka atribuar njeriut cilësinë e mëkëmbësit të Tij në tokë. Për ta nderuar edhe më shumë Ai ka zbritur Kur’anin, si manual orientues e ndihmës për ndërtimin e jetës mbi vlerat e moralit dhe virtytit”, tha Selim Muça. Një grup djemsh që vinin nga Turqia luajtën muzikë dhe kënduan ilahi të zgjedhura, në turqisht dhe arabisht më pas. Nxënësit Elona Kaçuli dhe Theodhor Tomorri kënduan pasazhe Kur’ani për t’ia lënë vendin ceremonisë së certifikimit të dhjetë nxënësve më të mirë. Atë moment shikoje prindër të cilët ngr ngriheshin për t’i bërë foto të dalluarve dhe fëmijë të cilët duartrokisnin sa dëgjonin se drejtori i medresesë së tyre ngrihej për të dorëzuar tre certifikata. Gjatë katër muajve, nën drejtimin e mësuesve, shumë prej të cilëve ishin të pranishëm, nxënësit mësuan të lexojnë pa gabime librin përmbyllës të revelatës hyjnore. Por emrat e këtyre nxënësve nuk u thërritën dhe as u lakuan ndonjëherë më vete gjatë ceremonisë. Sepse më të rëndësishëm se këta fëmijë është akti i tyre, përkushtimi i tyre në emër të fesë dhe Allahut.

Ishin një dorë 16-vjeçarësh, katër vajza dhe gjashtë djem, nga Tirana dhe nga qytetet e Kavajës, Cërrikut, Beratit, që kishin mbërritur atë mesdrekë në kryeqytet. Ata qëndronin aty: vajzat të veshura me funde të gjatë të zinj, me bluza të bardha dhe shami koke me ngjyra të ndryshme, në atë kokën që shumë pak e ngrinin lart; djemtë veshur me këmishë bojëqielli dhe pantallona të zeza, zgjasnin duart për të marrë certifikatën që ndoshta kishin kohë që e prisnin. Certifikatat dhe stimujt për nxënësit më të rinj të Kur’anit, i shpërndanë nënkryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra dhe myftinj të rretheve të tjera e drejtorë të medreseve. Në momentin e certifikimit ministri nuk dukej. Nxënësi i medresesë së Korçës, Xhoni Telku mbylli programin me këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”, një himn tjetër i shqiptarëve, të cilët pak ka që kanë dalë nga ethet e festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë

2. Shkolla fetare

Medresetë dhe shkollat jopublike fetare islame të ciklit të ulët dhe të mesëm funksionojnë me miratim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Në këto medrese programi shkollor është i njëjtë me programet që zhvillohet në shkollat publike në territorin e Shqipërisë, duke filluar që nga edukimi fizik a muzikor e deri te matematika. Dallimi mes këtyre dy shkollave është disiplina që ofrohet dhe shtimi i disa lëndëve fetare në medrese, si Historia e fesë islame, Historia e besimeve të tjera fetare, Leximi i Kur’anit apo Metodat e interpretimit të tij. Programi i lëndëve shkencore dhe sociale i tetë medreseve që ekzistojnë në Shqipëri, miratohet nga Ministria e Arsimit e Republikës së Shqipërisë. Programet mësimore për lëndët fetare që zhvillohen në shkollat fetare islame të të gjitha cikleve parauniversitare dhe për kurset që zhvillohen pranë xhamive miratohen nga kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

3. Ta mësosh librin e shenjtë në gjashtë muaj

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra thotë se është rriur ndjeshëm numri i nxënësve që mësojnë në tetë medresetë e vendit. "90% e nxënësve që arsimohen në medrese, fitojnë të drejtën për arsim të lartë, dhe jo vetëm në Shqipëri”, na thotë myftiu.

Sa i vështirë është mësimi i Kur’anit?

Për të mësuar nevojiten nga tre deri në gjashtë muaj. Jo të gjithë fëmijët janë njëlloj. Kurani ka 6666 fjali, t’i lexosh nuk është shumë e vështirë, por t’i komentosh, t’i interpretosh apo t’i mësosh përmendësh, është më e vështirë.

Sot 510 nxënës mësuan të lexojnë në arabisht librin e shenjtë të myslimanëve? Si është ky numër në raport me vjet dhe si pretendoni ju që të jetë në vazhdim?

Vjet nuk kemi organizuar asnjë aktivitet të këtij lloji, që me siguri do ta organizojmë edhe vitin që vjen. Vjet nuk ka pasur kaq shumë medrese dhe si rezultat ka pasur më pak nxënës dhe më pak lexues të Kur’anit në origjinal. Me shtimin e nxënësve e pamë të arsyeshme të shtojmë edhe medrese. Besoj se vitin tjetër do të ketë edhe më shumë nxënës, edhe më shumë interes për të mësuar të lexuarit në arabisht.

Kurani ekziston në gjuhën shqipe, sipas jush, pse është e rëndësishme që nxënësit ta mësojnë arabisht?

Të kesh një Kur’an në shqip është një domosdoshmëri për këdo shqiptar. Ky libër është përkthyer në shumë gjuhë të botës, por kjo nuk ndikon në heqjen dorë nga mësimi i leximit të tij në arabisht. Leximi në origjinal, gjithsesi është një ndjesi e veçantë dhe jo vetëm për Kur’anin, por për këdo vepër tjetër që ka bërë njeriu.

Janë rreth 600 faqe Kur’an. Përveç Ernesit që tashmë është një figurë e njohur, a ka të tjerë të rinj në Shqipëri që e dinë në përmendësh Kur’anin?

Po, ka disa, nuk është vetëm Hafiz Ernesi. Ka disa kohë që djem dhe vajza, nxënës të medreseve kërkojnë t’i dinë përmendësh vargjet e Kur’anit. Madje ka edhe nga ata që shprehin dëshirën që ta këndojnë Kur’anin në shtatë mënyra të ndryshme, por kjo është për profesionistët.

Sa zbatim gjen Kur’ani në jetën e besimtarëve shqiptarë?

Njerëzit duhet të njihen, të njohin Kur’anin, të njohin njëri-tjetrin. Libri i Kur’anit nuk detyron askënd dhe nuk obligon askënd tjetër që të bëhet mysliman dhe të ndjekë rregullat. Gjithçka varet sipas botës shpirtërore të gjithsekujt. Askush nuk mund të ndërhyjë në botën shpirtërore të dikujt tjetër. Këtë të drejtë nuk ta jep Kur’ani. Kështu që, Kur’ani gjen zbatim aq sa shpirti njerëzor dëshiron që ai të gjejë zbatim.

/Shekulli Print/Luela Myftari/Foto: Franc Zhurda/
 
Titulli: Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht

Sa i vështirë është mësimi i Kur’anit?

Për të mësuar nevojiten nga tre deri në gjashtë muaj. Jo të gjithë fëmijët janë njëlloj. Kurani ka 6666 fjali, t’i lexosh nuk është shumë e vështirë, por t’i komentosh, t’i interpretosh apo t’i mësosh përmendësh, është më e vështirë.

Zakonisht, pa u ngutur fare, 2 vjet te plota jane tamam. Une kam pasur shume deshire. Megjithese di goxha permendesh nga Kur'ani, nuk mjaftojne per mua. Kismet, te birin do e dergoj per ta mesuar permendesh, me te mbushur moshen 5 vjecare apo 7 !
 
Titulli: Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht

Mire qe mesojne nje gjuhe te huaj, qe e konsideroj si nje dritare me shume ne kulturen e cdo personi. Po shamijat ne koke keta gocat pse i kane vene. Apo do ti pershtaten 100% arabeve...!
 
Titulli: Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht

mire qe mesojne nje gjuhe te huaj, qe e konsideroj si nje dritare me shume ne kulturen e cdo personi. Po shamijat ne koke keta gocat pse i kane vene. apo do ti pershtaten 100% arabeve...!

po :d .........
 
Titulli: Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht

Mire qe mesojne nje gjuhe te huaj, qe e konsideroj si nje dritare me shume ne kulturen e cdo personi. Po shamijat ne koke keta gocat pse i kane vene. Apo do ti pershtaten 100% arabeve...!
i kane vene per inat tendin dhe me te tregu qe eshte i vetmi liber qe mesohet permendesh nga nje numr kaq i madhe njerzish
 
Titulli: Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht

......me cituan tre truthare qe nuk arrijne te japin nje pergjigje as te nje gomari!!
Te jeshe nje mysliman alla arab, do thote te mos jeshe aspak shqiptar. Nqs do mesonte Kuranin ne arabisht nje vjaze myslimane qe mbane minifund, e veshur alla franka, per ju, cfare eshte?
-Lover nuk meriton fare citim sepse pergjigjet i jep, o me tre fjale te tija te varfera, o me copy-paste..!
-Ado turku, aty e me keq se lover!
-Gafi, jo se te konsideroj ndryshe nga ata siper, por po te citoj per fjalet e fundit mbi Kuranin: Duke mesuar Kuranin permendesh keni humbur fare logjiken, logjika eshte ushqimi i trurit dhe jo mesimi per mendesh..;)
Pastaj nderhyrja ime ishte pse duhet te vishen vajzat si arabet me shamija ne koke;) dhe nuk fola per Kuranin. As deri ketu nuk arriten dot te koptojne tre islamike si ju.
 
Redaktimi i fundit:

po gomarit sa te duash jepi pergjigje prap skupton sepse eshte gomar !!!
 
po ja ju kaq logjike keni kaq tregoni . gjej ti kaq ateist qe ta dijne nje liber komplet qe ka afersisht 600 faqe . ne na e ka pastru logjiken nga e gabuara , e qka em ba qe dikush spo ka logjike hiq se .
 
Titulli: Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht

Pastaj nderhyrja ime ishte pse duhet te vishen vajzat si arabet me shamija ne koke dhe nuk fola per Kuranin. As deri ketu nuk arriten dot te koptojne tre islamike si ju.

Veshja e vajzes me shami ne koke, s'ka t'beje me arabet por me Islamin. Kete ju e dini shume mire, por keni merak aktrimin, edhe pse nuk te shkon per fytyre.

p.s. Une te citoj sepse t'dho shkolle + mend.
 
Titulli: Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht

Po te prisaja ty Lover nga qe ngele i fundit dhe t'ju kthej pergjigje te treve sebashku, kushtu kursej kohen time shume te çmuar..;)
Shamija apo mbulesa e femrave eshte preislame, shume me heret se islami yt!!! Por ajo ka hyre ne tesutin dhe kulturen islame, arabe. Per mua ka ndryshim islamizmi arab me ate shqiptar, dhe nuk ka asnje lidhje me traditat tona mbi te gjitha mbi veshmbathje. Jeni ju islamiket radikal te stilit arabo truke qe kerkoni tu jepni islamizmit shqiptar edhe paraqitjen e jashtme njesoj si ata. Kjo veln edhe per ju burrat qe po na visheni me çarçafe si arab shkretetire..;)
Nuk po e marr vesh pse nje femer myslimane, e mire sipas jush, duhet te ve shamine ne koke qe te mesoje Kuranin permendesh. Nuk mund ta mesoje Kuranin pa shami?
Do isha kurioz te di se kjo goca ketu ne foto poshte e di Kuranin permendesh apo jo.....!?! nga qe edhe kjo e ka shamine ne koke! Gjithsesi mua me pelqen dhe po e vlersoj, edhe nqs e din Kuranin permendesh..;)

islam34.jpg
 
Titulli: Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht

Lauri, ti nuk ke mundesi kurre ta njollosesh Islamin me njerezit t'cilet e praktikojne Islamin ne menyre te gabuar. Islami eshte i delire. Une kot s'kam thene 100 here, feja nuk gjykohet ne baze te pasueseve te tyre. Ti neser mund ta shohesh edhe nje Hoxhe me tanga, apo edhe nje goce me shami qe endet neper disko, por kurrsesi nuk mund t'ja mbeshtesesh keto vepra Islamit, sikurse priferinjet pedofil qe nuk perfaqesojne bazat dhe parimet e krishtera, ashtu qendron ne cdo besim fetar. C'te bej une me trurin tend qe nuk arrin t'i kuptosh dhe ti besosh nje here e pergjithmone drejt dhe sic duhet ? Njerezit si ti, nuk kane nevoje t'ma nesojne neve parimet Islame, jo vetem ti, por askush. Ai qe deshiron ta kete nje bindje te mire per Islamin, duhet se pari t'kete njohuri per Kur'anin (ta lexoje se pari), pastaj per Sunnetin, pasiqe keto dyja jane 2 burimet kryesore te Sheriatit Islam. Pa pasur njohuri per keto 2 burime, e kote eshte cdo tentim i juaji t'a sqaroje Islamin. Andaj, te keshilloj t'lexosh me shume, e mos t'mirresh me fotografi ne Google.

Nuk po e marr vesh pse nje femer myslimane, e mire sipas jush, duhet te ve shamine ne koke qe te mesoje Kuranin permendesh. Nuk mund ta mesoje Kuranin pa shami?

Nuk eshte shamia kusht per ta mesuar Kur'anin permendesh. Gocat ne kete artikull, jane t'gjitha ne moshe madhore, e qe sipas parimeve Islame, vajza obligohet te mbulohet me Hixhab, me te hyre ne pubertet. Ke goca te vogla qe kane mesuar Kur'anin permendesh, por s'kane hixhab. Besimi i forte ne Allahun e Plotfuqishem, nuk ia lejon nje goce ta mesoje Kur'anin permendesh, e te mos mbulohet pastaj. Ta mesosh Kur'anin permendesh, duhet BESIM i forte ne Allahun, jo cdo kush ia mesyn dhe e meson.

Do isha kurioz te di se kjo goca ketu ne foto poshte e di Kuranin permendesh apo jo.....!?! nga qe edhe kjo e ka shamine ne koke!

Gjeje gocen ne foto, dhe pyete ate, nqfs ke mundesi :respekt:
 
Titulli: Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht

Nuk e kam mesuar akoma !

Ti s'din c'eshte kontradikta, sepse te eshte bere truri me shibla t'cajit, s'te kam faj
 
Titulli: Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht

Keto shkolla po na kthejn 500 vjet mbrapa duke lejuar te mesohet gjuha apo abetarja arabe.Me kujtohet 1 filem i vjeter me اerاiz Topullin ku u tha:
Xhandari turk: nuk mendon se duhet ti falesh zotit?
Shqiptari: nuk ja zgjith dot fjalet
Xhandari turk :Tobe stafulla,po jan fjal te thena nga i madhi zot
Shqiptari: jan or jan,por sjan ne gjuhen shqipe,thot e ا'nuk thot
 
Titulli: Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht

Kur t'citosh, cito ne menyre te drejte, sepse nese ti je i verber, mos mendo se edhe te tjeret jane te verber o Laur Kaurri ^_^

Eshte turp per ty, si me i moshuar qe je, t'bejsh shtremberime te tilla. Cfare faji kemi ne, qe u mplake me nje pale mend ?:viol:

Koncepti eshte pikerisht ky pra ne islam, i njete si rregjimi komunist. Cdo gje per "sy e faqe", ne realitet eshte komplet tjeter. Si kjo fotoja qe te postova me siper: Mbulo koken per Kuranin, dhe zbulo prapanicen per qefin..;) Besimtar fals ;)
Ju po mundoheni pak e nga pak te sillni nje islam radikal ne Al, por kot e keni!!! Nuk do ja arrini qellimit ta beni shqiperine shqipekistan..;) ([AL]perfshije te gjitha trojet shqiptare)

islam27.jpg
 
Titulli: Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht

Po te prisaja ty Lover nga qe ngele i fundit dhe t'ju kthej pergjigje te treve sebashku, kushtu kursej kohen time shume te çmuar..;)
Shamija apo mbulesa e femrave eshte preislame, shume me heret se islami yt!!! Por ajo ka hyre ne tesutin dhe kulturen islame, arabe. Per mua ka ndryshim islamizmi arab me ate shqiptar, dhe nuk ka asnje lidhje me traditat tona mbi te gjitha mbi veshmbathje. Jeni ju islamiket radikal te stilit arabo truke qe kerkoni tu jepni islamizmit shqiptar edhe paraqitjen e jashtme njesoj si ata. Kjo veln edhe per ju burrat qe po na visheni me çarçafe si arab shkretetire..;)
Nuk po e marr vesh pse nje femer myslimane, e mire sipas jush, duhet te ve shamine ne koke qe te mesoje Kuranin permendesh. Nuk mund ta mesoje Kuranin pa shami?
Do isha kurioz te di se kjo goca ketu ne foto poshte e di Kuranin permendesh apo jo.....!?! nga qe edhe kjo e ka shamine ne koke! Gjithsesi mua me pelqen dhe po e vlersoj, edhe nqs e din Kuranin permendesh..;)

Shiko fotografinë 19016

ti din shum me ja bo qefin vetes :D kjo ktu sduket qe eshte shami po thjesht nje shall qe mundet gjdo kush ta veje ! pastaj ne turki kan edhe nje tradite qe ska te beje me Islam por vejn shalle si ne form shamie ose duket si kto ne foto por qe e qesin thjesht si tradit e aspak lidhje me Islam :D kete lloj tradite e kan edhe turqit ne prizren qe i vejne ne kete menyre ! po sidoqoft kete lloj menyre mundet me ven edhe nje femer nga europa !po ti knaqesh me gjera te tilla :D
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht

Keto shkolla po na kthejn 500 vjet mbrapa duke lejuar te mesohet gjuha apo abetarja arabe.Me kujtohet 1 filem i vjeter me اerاiz Topullin ku u tha:
Xhandari turk: nuk mendon se duhet ti falesh zotit?
Shqiptari: nuk ja zgjith dot fjalet
Xhandari turk :Tobe stafulla,po jan fjal te thena nga i madhi zot
Shqiptari: jan or jan,por sjan ne gjuhen shqipe,thot e ا'nuk thot

Ti ke shiku shum filma komunist ske faj !
 
Titulli: Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht

nje nga gjerat per te cilat jam e lumtur eshte qe prinderit e mi nuk kan ndikuar tek bindjet e mia fetare
 
Titulli: Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht

Po te prisaja ty Lover nga qe ngele i fundit dhe t'ju kthej pergjigje te treve sebashku, kushtu kursej kohen time shume te çmuar..;)
Shamija apo mbulesa e femrave eshte preislame, shume me heret se islami yt!!! Por ajo ka hyre ne tesutin dhe kulturen islame, arabe. Per mua ka ndryshim islamizmi arab me ate shqiptar, dhe nuk ka asnje lidhje me traditat tona mbi te gjitha mbi veshmbathje. Jeni ju islamiket radikal te stilit arabo truke qe kerkoni tu jepni islamizmit shqiptar edhe paraqitjen e jashtme njesoj si ata. Kjo veln edhe per ju burrat qe po na visheni me çarçafe si arab shkretetire..;)

Ti te pengojn mbulesat Islame , kurse ste pengojn ato te vejushkave apo te perdhunuarve "motrat e nderit" si i quajn qe rrijn ne kishat katolike-ortodokse !! zakonisht ato jan ose te leshuara nga burrat ose i kan perdhunu ose sju ka hec "dashuria" me 10-15 te dashur pastaj jan bere "motra te nderit" :D ato ste pengojn ty apo jo ? edhe ato kan veshje shami !
 
Titulli: Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht

pse ju myslimanet gjithmone do e mbroni veten duke argumentuar kundra te krishtereve ? kaq pak gjera keni per te thene
 
Titulli: Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht

Ti te pengojn mbulesat Islame , kurse ste pengojn ato te vejushkave apo te perdhunuarve "motrat e nderit" si i quajn qe rrijn ne kishat katolike-ortodokse !! zakonisht ato jan ose te leshuara nga burrat ose i kan perdhunu ose sju ka hec "dashuria" me 10-15 te dashur pastaj jan bere "motra te nderit" :D ato ste pengojn ty apo jo ? edhe ato kan veshje shami !

po tashi ishte e nevojshme te flasesh keshtu ,,,jo per gje po sja u ke mbajt as qiriun ...se dija qe pasi i kane perdhunu i marrin per murgesha. Shoqet e mija biles edhe nje komshi ka hy per murgeshe qe 15 vjec,,,dhe jam e sigurte qe as e ka perdhunu e as ka pas dashuri te deshtuar. Biles prinderit donin tja nderronin mendjen qe ajo te martohej. Ajo bravo i qofte eshte akoma murgeshe me zemer e me bindje.
 
Titulli: Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht

Dikur enveri detyroi gjith shqiptraret , dhe jo kosovaret te mesonin permendesh veprat e enverit , se kuranit i vu flaken se te fuste ne burg me te pa me kuran , ose me te pa me shami ne kok , Tani qe secili esht i lire te boj ci do qefi , Nuk me preukupon nr i femrave ose burrave qe mesojn permendesh kuranin , por me preukupon nje nr i vogel personash qe thon o si them un o bjer e vdis , Po a se veni re ndryshimin jemi ne 1 forum ku ka disa antar dhe 4 veta jeni te kris e rrini derdellisni posht e nalt ne kshu ne ashtu , e di ca jeni ju ? Jeni te gjore,gjynafqare,truthare ,dhe ju barazoj me shpelltare .I lumt gocave qe kan msu kuranin permendesh,do i duhet ne jete , kur te rrisin femijet , ne vend te fabulave ose prrallave , do i citojn kuranin :)
 
Titulli: Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht

Sidoqofte, i lumte qe kane arritur ta mesojne permendesh, vertete gje e veshtire por edhe e bukur. Te mesohet nje liber kaq me rendesi ne fene Islame, e qe njerezit sot e studiojne shume, vertet kenaqesi !
 
Te studiosh eshte e kunderta e te mesuarit permendesh Lover. Studim do thote te nxjerresh konkluzionet e saje qe ke lexuar, te mesosh permendesh do thote te skllaverosh trurin me vargje fjalesh ..;)
 
dukush e ka trurin e skllaveruar nga mosdija . gjerat bosh ia kan mbush trurin dhe per gjera te qmueshme nuk ka vend aty fatkeqesishte
 
Titulli: Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht

Quaje si te duash ate mesim permendesh Lauri, eshte e drejte e juaja.
 
Back
Top