Lufton kundër martesave me shkuesi, mbron të drejtat e atyre që shtypen ende sot nga traditat e lashta. Kjo është shkrimtarja anglo-indiane, Jasvinder Sanghera
Martesa me shkuesi, krime nderi, fytyra të shpërfytyruara nga acidi, vetëvrasje. Këto gjëra ndodhin edhe në botën perëndimore. Ka vajza të cilave u ndalohet përdorimi i celularit dhe produkteve kozmetike. Nuk duhet të mbajnë flokë të gjatë që të mos tërheqin vëmendjen e meshkujve. Gjithashtu janë të detyruara të pranojnë në heshtje burra me shkuesi. Në rast refuzimi ndodh që edhe të vriten.
Jasvinder Sanghera, 45 vjeçe, indiane e lindur në Britaninë e Madhe, ka pasur guximin të refuzojë gjithçka dhe t’ia “denoncojë” këtë fakt botës. Për këtë arsye ka fituar edhe titujt “British Woman of the Year 2007” dhe “Pride of the Year Award 2009”.
Së fundmi, shkrimtarja ka publikuar edhe një libër autobiografik: “I huaji me ëndrra të mëdha”. Edhe të shkruarit nuk ka qenë i mjaftueshëm për të denoncuar fenomenin, prandaj Jasvinder ka themeluar një shoqatë për mbrojtjen e grave: “Refuge e Karma Nirvana”.
“Gjithmonë jam paraqitur si qytetare britanike. Ndihem e tillë”, thotë Sangera. “Jam lindur e rritur në këtë vend dhe për këtë ndihem krenare. Megjithatë, kjo nuk e vë në diskutim origjinën time indiane”. Jasvinder ka lindur në Derbi. Si të gjitha bashkëmoshataret e saj në atë kohë, edhe ajo kishte ëndrra të mëdha: fillimisht të përfundonte studimet, të dashurohej me një djalë të bukur dhe më pas të zbulonte dalëngadalë jetën. Mirëpo në moshën 15-vjeçare e ëma i tregoi fotografinë e bashkëshortit të ardhshëm. Edhe pse protestoi dhe u rebelua si asnjëherë më parë, nuk mund të bënte dot asgjë. Kur Jasvinder i rrëfeu të ëmës se ishte dashuruar pas një djali tjetër, ajo e mbylli në shtëpi.
“I provova të gjitha mënyrat e mundshme: u përpoqa të dialogoja, iu përgjërova të logjikonte, por ishte e kotë”, tregon ajo. “Kështu një ditë, ndërsa po kthehesha nga shkolla, ndalova në një kabinë telefonike dhe i telefonova nënës sime. I thashë se nuk do të shkoja më në shtëpi, që kisha vendosur të jetoja me Jassey-n, të dashurin tim. Ajo m’u përgjigj me një ton të ashpër duke më thënë se që në atë moment unë isha e vdekur për familjen time”.
Historia e saj është treguar në dy libra: “Shame”, i pari dhe “Daughters of Shame” i dyti.
“Jam ndier fajtore për vite me radhë. Kam vuajtur nga depresioni dhe jam përpjekur shumë herë të vras veten. Më pas erdhi momenti i vendimit: motra ime Robina, e cila kishte pranuar një martesë me shkuesi, vrau veten duke u djegur, për t’i shpëtuar dhunës familjare. Ajo ishte një rreze drite për mua: që nga ai moment nuk ndihesha më fajtore. Vazhdoj ende të jetoj me tre fëmijët e mi në Derbi, aty ku kam themeluar edhe shoqatën “Karma Nirvana” e ku jeton familja ime. Nëse një ditë do të takoheshim rastësisht në rrugë, të dy palët do të bëjmë sikur nuk njihemi”.
Si është e mundur që ende sot lidhjet me shkuesi dhe krimet e nderit janë realitete të eksportuara nga botën perëndimore? “Familja ime vazhdon të respektojë një sistem të fortë kastash: në Panxhabi, Indi, ku ka lindur babai im, përfshi pasanikë e varfanjakë, të gjithë respektojnë traditat e vjetra indiane. Qeveritë perëndimore nga frika se mos akuzohen për racizëm, nuk i dënojnë kurrë këto tradita.
Justifikimi i martesave me shkuesi është një lexim i gabuar i shkrimeve fetare myslimane. Unë dhe shoqatat e mia theksojmë se një lidhje e sforcuar është thjesht e gabuar dhe duhet dënuar”, thotë. Sot Jasvinder beson shumë në Kryeministrin britanik, David Cameron, dhe në premtimin e tij që së shpejti martesat me shkuesi të ndiqen penalisht. “Kjo do të ishte një kthesë e madhe. Nëse para 30 vjetësh do t’i kisha thënë nënës sime se ajo që po bënte me mua ishte e paligjshme, do të kishte reaguar ndryshe”, thotë shkrimtarja.
Për momentin, statistikat lidhur me fenomenin në fjalë janë të frikshme. Shoqata “Karma Nirvana” merr 400 kërkesa në muaj: vajza indiane, iraniane, afgane dhe pakistaneze vriten, sepse refuzojnë të martohen me burra që nuk i duan (si Banaz Mahmod, 20-vjeçarja irakiane, që u vra nga i ati dhe xhaxhai, trupin e të cilës më pas e futën në një valixhe dhe e varrosën në kopshtin e shtëpisë, në Birmingam në vitin 2007. Vajza u kishte kërkuar ndihmë autoriteteve, por ata as që e vunë ujin në zjarr).
“Shteti duhet të reagojë me forcë. Aktivistja angleze, William Wilberforce, udhëhoqi një fushatë tepër të rëndësishme kundër skllavërisë në shekullin XVIII dhe fitoi. Nëse një angleze e bardhë arriti të vinte pikat mbi i, për një çështje mjaft shqetësuese, nuk e kuptoj arsyen pse nuk mundemi ne. Gjithsesi, as politikanët anglezë dhe ata indianë nuk kanë dhënë ndonjëherë mbështetjen e tyre për këtë gjë. ثshtë e turpshme”, thotë.
Sanghera-s i duhet të gjejë financime për të mbajtur gjallë aktivitetin e saj. Shteti anglez nuk financon shoqata bamirëse, të cilat kanë arritur një status të privilegjuar fiskal. Për këtë arsye, shkrimtarja organizon konferenca për sensibilizimin e opinionit publik lidhur me problemin e saj, por duke ushqyer edhe urrejtje për kundërshtarët.
“Gjithmonë është dikush në publik që del kundër meje. Sigurisht, nëse është grua më vjen shumë keq, por përpiqem ta kaloj, sepse tashmë jam mësuar. Kam pasur kërcënime nga të gjitha llojet: rrëmbim, përdhunim, sulme personale kundër meje dhe fëmijëve të mi. Kam marrë edhe letra kërcënuese nga një kushërira ime 18-vjeçare të cilën nuk e kam parë kurrë në jetën time. ثshtë e trishtueshme, megjithatë mendoj se as ajo nuk e di se për çfarë po flet”.
Cilat janë statistikat e fundit mbi martesat me shkuesi?. “Për momentin kemi në dorë vetëm të dhënat e divorceve, nga martesat e detyruara: dymijë ndarje vetëm në Britaninë e Madhe në vitin 2008”, shton Sanghera. Mes viktimave nuk ka vetëm gra, por edhe shumë burra, që janë detyruar nga familjet të pranojnë lidhje me shkuesi. Në Britaninë e Madhe nuk ekzistojnë qendra strehimi për meshkujt që largohen nga familja.
“Jeta reale nuk është një film Bollivudi. Ka autore shumë të zonja, pjesë e borgjezisë së lartë indiane, që nuk i kritikojnë lidhjet me shkuesi, nga frika se mos humbasin popullaritetin. Ka edhe shkrimtarë me famë ndërkombëtare si Vikram Seth, Salman Rushdie, Arundhati Roy dhe Jhumpa Lahiri, të cilët janë pro lidhjeve me shkuesi. Me siguri nuk e kanë përjetuar vetë gabimin e kësaj eksperience. T’u premtohesh burrave të panjohur më parë, siç më ndodhi mua dhe shtatë motrave të mia, është e tmerrshme. Nuk ka fjalë për ta përshkruar këtë gjë. Për mua është krim”.
Krenare për tre fëmijët e saj, Sanghera i ka edukuar me respektin më të madh për veten: “I kam mësuar që liria duhet fituar. Mua më është dashur të luftoj më shumë se ju gratë jomyslimane, por jam e bindur se edhe ju keni betejat tuaja të përditshme për të përballuar, kundër një shoku, apo një kolegu prepotent. Për të qenë të lirë që të jetoni si të doni, duhet të luftoni”.klealove