Nuri Sahin rikthehet tek Dortmundi

cent

...Lontano
Mesfushori i kombëtares turke, Nuri Sahin, rikthehet në radhët e Borusias së Dortumundit, pas dy etapash të pasukssshme në radhët e Realit të Madridit dhe Liverpulit.
2609yyh.jpg
Sahin ishte një titullar bazë dhe udhëhoqi Dortmundin drejt titullit të vitit 2010-11, por në fund të sezonit vendosi të mos rinovonte dhe u transferua për 12 milionë euro tek Reali.

Megjithatë, nën urdhërat e Mourinhos, futbollisti i formuar në akademinë e Borusias, klub me të cilin debutoi në Bundesligë që në moshën 16-vjeçare, nuk gjeti kurrë hapësira dhe u huazua në fillim të sezonit në Premier League, por edhe tek Liverpool nuk mundi të shndërrohej kurrë në titullar.

Rikthimi i 24-vjeçarit në “Signal Iduna Park” vjen pasi ishte vetë ai që i kërkoi drejtuesve të Dortmundit që “ta rikthehnin në shtëpi”.

Liverpooli, ku futbollisti ishte huazuar për një vit, pranoi që të prishte marrëveshjen dhe tashmë turku rikthehet tek Borussia i huazuar deri në fund të sezonit, kur klubi gjerman do të ketë një opsion blerje.

Sipas të përditshmes “Kicker”, tashmë marrëveshja është arritur dhe mesfushori ka rënë dakord që të pranojë një reduktim të ndjeshëm të pagës./Tch
 
Back
Top