Numri 13, simbolika dhe mistika

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Shiko fotografinë 1424431

13-ta, numri i cili është në qendër të shumë supersticioneve dhe teorive lidhur me atë çfarë simbolizon. Disa njerëz e kanë simbol të gëzimit dhe lumturisë, ndërsa për të tjerë simbolizon frikën.
Po ashtu shumë numri 13 rrethon boten fetare, historike apo matematikore duke mbartur kuptime sa të ngjashme ashtu edhe të kundërta.

Kuptimi në fe
Në religjionin e krishterë , shifra 13 është një simbol i interpretimit të darkës së fundit ku Jezusi kishte dymbëdhjetë Apostujt të mbledhur rreth tij, e personi i trembëdhjetë, Juda, i konsideruar si tradhtar. Kështu që shifra 13 u shoqëruar me dhimbje dhe vuajtjet e Jezusit pas darkës me Judan.

Fobia
Në shekullin e katërt para Krishtit Philip II i Maqedonisë, mendonte se në statujën e tij të shtonte edhe 12 zotat. Por ai u ekzekutua menjëherë pas kësaj deklarate.Në letrat Tarot, 13 herë simbolizion vdekjen e herë rilindjenNë tarot, e nuk ka asnjë emër numri 13, vetëm se paraqitet një skelet duke korrur. Disa në këtë numër e shohin vdekjen, ndërsa të tjerë rilindje. Trembëdhjetë është më shumë një burim i mosbalancimit dhe bie në pjesën e kundërt të hyjnores, dhe shënon një evolucion drejt vdekjes, përfundimin e një fuqie dhe të një arritje.

Kalendari Maja
Kalendarët maja dhe aztekë përmbanin njëzet muaj dhe trembëdhjetë ditë. Në Babiloni në muajin e 13-të të vitit të brishtë shaqej një korb kobsjellës.

Numrat matematikor
Numri është i ndashëm me 2, 3, 4 ose 6 ndërsa 13 është i ndashëm me vetëm 1 ose vetëm nga vetë ai.

13 e premtja e zezë
Zanafilla e paragjykimit mund të vijë nga një legjendë nordike. Të Premten ishte emri i Frigga-se, perëndeshë e dashurisë dhe pjellshmërisë. Kur nordiket dhe fiset gjermanike janë konvertuar në krishtërimin, Frigga është mallkuar dhe dërgohet në një mal dhe duke u konsideruar si një shtrigë.

13 e premtja e lumturisë
Dihet që në antikitet, e premtja ishte një ditë kushtuar perëndeshë së dashurisë, që ajo është quajtur Afërditë, Venus apo Frigga. Kjo ditë janë konsideruar më të gëzueshmet e javës. Për më tepër, edhe sot, e premtja duket të jetë një ditë me fat për disa popuj dhe komunitete fetare./gazetaidea/
 
Pe: Numri 13, simbolika dhe mistika

Di dmth qe numri 13 perfaqeson perjashtimin, mungesen, fallitetin.

Numri 12 perfaqeson ate qe une quaj numrin kozmik, sepse kete numer e gjejme kudo ne shkrimet e shenjta, ne filozofi ne histori, kudo, dhe perfaqeson numrin perfekt, ndersa numri 13 perfaqeson ate cka nuk eshte kozmike qe nuk i perket kozmosit drites, perfeksionit...etj
 
Pe: Numri 13, simbolika dhe mistika

Keshtu thone ndaj avionet dhe hotelet nuk kane numer 13 anjehere...
 
Titulli: Numri 13, simbolika dhe mistika

Mua 13 dhe dite e premte me solli gezimin me te madhe dhe me te kendshmin. Me 13 gusht 2004 (dite e premte) ka lindur goca ime.
 
Titulli: Numri 13, simbolika dhe mistika

mua me kushton si nr fati 3 shi dhe 13-ta zakonisht me kushtojne me ndryshime te medha dhe mezi e kam pritur k'te vit 2013-ten, dhe vertet ka qene vit me shume ndryshime per mua dhe akoma pres gjer ne mbyllje.....

gjithashtu numrat tek ne pergjithesi kane me shume fat per mua , se ato cift!
 
Titulli: Numri 13, simbolika dhe mistika

Epo ti hysh me koke ketyre gjerave behesh me fiksime..por une sbesoj
 
Edhe data 13 edhe e premte! ''TERS''?

Për supersticiozët numri 13 sjell ters, po ashtu edhe dita e premte, por edhe kur bëhen bashkë këto dyja, si dita e sotme, mundohen të shmangin lëvizjet, të shtyjnë për një ditë tjetër punën dhe planet e tyre.

72834.jpg


Ekzistojnë disa teori mbi origjinën e kombinimit të kësaj date dhe dite. Rrënjët e këtij supersticioni shkojnë deri në shekullin XIX. Sipas studiuesve ky kombinim lidhet me vdekjen e Gioachino Rossini, i cili vdiq një të premte më datë 13.
Numri 13 është numër ters që thyen numrin e plotë 12.

Dymbëdhjeta shihet si numër i plotë, si reflektim i 12 muajve të vitit, 12 numrave të orës, 12 perëndive të Olimpit, 12 fiseve të Izraelit, 12 apostujve të Jezusit, 12 ndjekësve të Muhametit në besimin islam shiit, 12 shenjave të zodiakut e të tjera.
Sa i përket së premtes, ajo konsiderohet një ditë ters të paktën që prej shekullit XIV. Gjithashtu e premte ishte edhe dita e kryeqëzimit të Jezu Krishtit.

Megjithatë, ka autorë që thonë se të gjitha referencat për ''tersin'' e së premtes nuk ekzistonin para vitit 1907.

Ata argumentojnë se popullariteti i së premtes 13 mori përmasa pas publikimit të novelës së Thomas W.Lawson "E premte, 13-të" të cilën një punonjës i paskrupullt i "Wall Street" e shfrytëzoi për të përhapur panik, po në atë vit.

Ky kombinim shihet ters në shumë kultura, por ka të tjera që e vlerësojnë krejt ndryshe. Në Itali numri 13 konsiderohet si fatsjellës, ndërsa kombinimi ters është dita e premte në datën 17.
BalkanWeb

 
Titulli: Edhe data 13 edhe e premte! ''TERS''?

Nuk u besoj ketyre gjerave fare,s"ka me keq se sa njeriu te jete i varur prej supersticioneve..
 
Titulli: Numri 13, simbolika dhe mistika

hahah me ka kujtu nje filmi, personalisht per mua ska asnje domethenie,por dita e premte po,eshte dite feste per mua,pa marr parasysh daten,cdo e premte eshte fest....e xhuma
 
Back
Top