“Nuk të kërkoj të qëndrosh përgjithmonë pranë meje”. Fjalët e Frida Kahlos për bashkëshortin e saj
Frida Kahlo i tha këto fjalë bashkëshortit të saj, Diegos: “Nuk të kërkoj të më japësh puthje. Mos më kërko falje, as kur unë mendoj se ke gabuar. Nuk do të kërkoj as të më përqafosh kur të kem nevojë, nuk do të kërkoj të ma shprehësh kur dukem e bukur, edhe nëse do të ma thuash duke më gënjyer. Nuk do të kërkoj as të më shkruash gjëra të bukura.
Nuk do të kërkoj të më telefonosh për të më pyetur se si e kam kaluar ditën, as të më thuash se po të mungoj. Nuk do të kërkoj të më falenderosh për gjërat që bëj për ty. As mos u shqetëso për mua, kur do të ndihem keq, dhe sigurisht, unë nuk do të kërkoj të më mbështesësh në zhgënjimet e mia. Nuk do të kërkoj të më dëgjosh, as kur të kem mijëra histori për të treguar. Nuk do të kërkoj të bësh gjë, as të qëndrosh përgjithmonë pranë meje. Sepse nëse këto gjëra do t’i kërkoja, nuk do t’i doja më prej teje”.
Këto janë ndoshta fjalët më të bukura dhe më të vërteta në një çift. Heshtja ndonjëherë flet më tepër se fjalët dhe nuk është e nevojshme ta shprehësh diçka që personi tjetër ta kuptojë se çfarë duhet të bëjë. Nëse vërtet e do dikë, e kupton se për çfarë ka nevojë dhe ndërhyn. Nëse e shpreh atë për të cilën ke nevojë dhe personi tjetër ta ofron, me siguri nuk do të ketë të njëjtën vlerë.
Sigurisht që për disa gjëra nuk mund të bëhen parashikime, por nëse kalon kohë me dikë, e kupton edhe çfarë po kalon apo po ndjen. Mbështetja dhe dashuria e shfaqur, nuk është asnjëherë tepër. Ama nëse ajo kërkohet, sigurisht nuk ka të njëjtën vlerë…
bota.al