Arfenilla
Themelues i Forumit
Dy ditë përpara ditëlindjes së 27-të, Stephanie u abuzua seksualisht nga një i panjohur. Kishte dalë me miqtë, por për shkak të të pirit më tepër sesa duhet, ata thirrën një taksi. Thuajse pa ndjenja, gjatë rrugës për në shtëpi, Stephanie u abuzua nga shoferi. Ajo s’mban mend asgjë në detaje, ndonëse i kujtohet kur ai iu afrua dhe nisi ta godiste. Të nesërmen vendosi të mos e diskutonte me askënd çfarë ndiente pas kësaj ngjarjeje.
“Njerëzit përpiqeshin të flisnin me mua, por unë e tejkaloja.”* tregon ajo, “Kisha frikë sepse duke e njohur shoqërinë ku jetojmë, do të ma vinin fajin mua.”
Veçse një ditë teksa lahej, vuri re se flokët po i binin. Dhe vazhduan t’i binin; Stephanie e kuptoi se nuk ishte një rënie e zakonshme flokësh.
“Unë nuk qaja, trupi im qante në vendin tim. Po më thoshte: ‘Nëse vuan, ke të drejtë. Nëse nuk do ta mendosh, po të jap diçka tjetër për të cilën të mendosh. Trupi im po më fliste.
” Mjekët i shpjeguan se trupi po reagonte ndaj traumës. Ajo u detyrua të qethej tullë, sepse flokët nuk reshtnin së rëni. “Nëse do t’i jepja një këshillë vetes tani, do të ishte: ajo që ndodhi nuk ishte normale. Do të doja t’ia kisha thënë që atëherë: nuk ishte OK, nuk ishte.”lajmi