“Nuk kam nevojë për këmbët që të ndihem seksi”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1442950859kanya-lajmi.jpg


Një vajzë 23-vjeçare e cila ka lindur pa këmbë punon si modele të brendshmesh në SHBA, duke fituar 1000 $ në ditë. Kanya Sesser, nga Los Angeles, nuk e ka problem aspak që fotot i tregojnë shumë qartë handikapin e saj.

Modelja është braktisur në një tempull budist në Tajlandë kur ishte vetëm 1-javëshe dhe u adoptua nga një çift në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kur mbushi 5 vjeç.

“Unë jam ndryshe nga të tjerat dhe kjo gjë më bën seksi. Nuk më duhen këmbët për të qenë tërheqëse. Më pëlqen të fitoj para’ nga modelingu”, thotë Kanya.

23-vjeçarja ka zbuluar se shpreson që njëkohësisht të vazhdojë karrierën si modele dhe të stërvitet për Lojrat Paralimpike të vitit 2018. Gjithashtu, Kanya po shkruan një libër për udhëtimin e saj të guximshëm nga jetime në modele.

/ Top Channel

kanya-lajmi1.jpg


kanya-lajmi2.jpg


kanya-lajmi3.jpg


kanya-lajmi4.jpg


kanya-lajmi5.jpg

kanya-lajmi6.jpg
 
Titulli: “Nuk kam nevojë për këmbët që të ndihem seksi”

Mendja kjo gje kaq e madhe!
 
Titulli: “Nuk kam nevojë për këmbët që të ndihem seksi”

23vjec..jetime... pa kembe.. arrin te behet modele.. te pranoje jeten per ceshte te mos fshihet nga shikimet e njerzve..te luftoje kundra mangesive , te tregoj forcen ,po shkruan liber... po inkurajoj sa e sa te gjymtuar .
sdi perse me kujtoj librin perseri ne kembe ku personazhi kryesor humbi kembet ne punen vullnetare te ndertimit te hekurudhes elbasan tr mos gaboj "DINI"i cili ndertoj kembet e tij te reja gdhendi drurin cdo nate per ti bere ..vrau kofshet per ti matur e per te qendruar mbi to ..i dhane cmimin hero i punes ..un do doja te kishte edhe te kurajos..te deshires per te jetuar..per te patur nje jete normale qe ne kemi dhe shume here e harrojme... me pelqejn njerzit e forte e koklartesine e zgjuarsine qe cdo "shaka te fatit"e trasformojne per te vecante keto jan njerez te vecante ..
 
Titulli: “Nuk kam nevojë për këmbët që të ndihem seksi”

Ishalla bahet 100 vjece :P
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top