Nuk kam frikë nga vetmia. Kam frikë nga kjo dashuria moderne!

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
Kam kaluar shumë gjëra në jetë. Pra, është e sigurt të themi se kam përjetuar një sasi të mirë drame në jetën time. Unë kam ngecur në marrëdhënie toksike, u kam dhënë shanse njerëzve që më tradhtuan, kam qenë miq me njerëz që më zhgënjyen. Unë kam dashur njerëz që nuk e merituan jetën time.

Unë kam qenë budallaqe dhe naive. Por, me krenari mund të them që e gjithë kjo i takon së kaluarës. Sepse kam mësuar më në fund mësimet e mia. Të përfundoj e vetme nuk është ajo që më frikëson më së shumti. Në fakt, kur mendoj për të, të qëndroj vetëm derisa të takoj personin e duhur nuk është aspak një ide e keqe.

Janë takimet moderne të dashurisë ajo që më tmerron. Është mungesa e vlerave tradicionale që më frikëson mua. Është apatia e përgjithshme tek njerëzit që më bën të çmendur dhe më bën të dëshiroj të përkulem nën mbulesat e mia dhe kurrë mos të lëshoj shtëpinë time më.

1. Unë nuk kam frikë të ha vetëm – Unë kam frikë nga humbja e kohës time më njerëzit e gabuar
Nuk kam frikë se do të drekoj vetë. Nuk më vjen turp të ulem në kafene dhe të shijoj një drekë të këndshme vetë. Nuk më intereson sesi njerëzit më shikojnë, ose çfarë mendojnë për mua.

Unë thjesht e di që e ushqej mjaftueshëm veten time për të mos humbur kohën time tek njerëzit që janë të gjithë të gabuar për mua. Mund ta kem bërë në të kaluarën, por, kam mësuar mësimet e mia. Vetë-dashuria është gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për veten tuaj. Mos e harroni këtë.

2. Nuk kam frikë të bëjë dashuri – Unë kam frikë nga seksi i rastësishëm
Nuk dua të përfundoj me dikë që më thërret vetëm kur është i ndezur. E mendoj vërtetë këtë që e thash. Nuk dua të jem me dikë që më do vetëm për trupin tim. Dikush që më telefonon vetëm kur është i dehur. Dikush që më sheh vetëm si kukull seksi e tij.

Dua të dëshirohem. Me të vërtetë, me pasion, thellë, e dashuruar çmendurisht.

3. Unë nuk kam frikë nga gjumi i vetëm – Unë kam frikë nga gjumi me njeriun e gabuar
Në të vërtetë nuk është punë e madhe nëse do të shkoj në shtrat vetëm. Pas gjithçkaje që kam kaluar, është një përvojë e re, freskuese. Është një pjesë e jetës sime dhe jam plotësisht në rregull me të.

Gjëja që kurrë nuk do ta pranoja, është zgjimi i një djali të gabuar përkrah meje. Më mirë do të qëndroja vetëm, sesa të lidhesha gati për këdo.

4. Nuk kam frikë nga ajo që jam – kam frikë se mos përfundoj me dikë që dëshiron të më ndryshojë
Nuk dua të jem me dikë që ka një problem me personalitetin tim. Unë kam nevojë për një person që nuk do të përpiqet të më ndryshojë. Dikush që do të më bëjë të ndihem rehat të jem vetja ime e mirëfilltë. Dikush që do të më dojë mua për atë që jam. Dikush që do të më pranojë. Të metat dhe të gjitha.

5. Unë nuk kam frikë të jem e rezervuar – kam frikë nga dhënia e zemrës time për njerëzit që nuk do të kujdesen për të
Jashtë është fushë e minuar. Nëse nuk i shikoni hapat tuaj dhe nëse nuk llogaritni lëvizjet tuaja me mençuri, me siguri se do të pësoni.

Pra, në djall me këtë botë. Nuk do ta copëtoj zemrën përsëri. Nuk do ta lejoj njeri të më lëndojë më. Më mirë do të pretendoj të jem pa emocione sesa t’i jap zemrën time dikujt që nuk do të shqetësohet fare për tu kujdesur për të.

6. Nuk kam frikë ta kem edhe një më shumë – Kam frikë se më duhet t’ua shpjegoj të tjerëve pse nuk funksionoi
Ose më shumë si e mërzitur. Po, unë jam e sëmurë dhe e lodhur duke u shpjeguar njerëzve pse marrëdhënia ime e fundit nuk funksionoi. Kështu që, do të preferoja të isha vetëm, sesa ta përsërisja atë përsëri.

7. Unë nuk kam frikë nga qëndrimi vetëm – Unë kam frikë nga përfundimi me njeriun e gabuar
Do ta pranoj. Ishte një kohë kur mendimi se isha vetëm më trembte për vdekje. Por, ato kohë kanë kaluar. Unë jam një grua e rritur tani.

Dhe jam vërtet e lumtur vetë. Nuk kam më frikë të qëndroj vetëm. Është mundësia që të përfundoj me një njeri të gabuar ajo që më tmerron.
/filozofia.al

Autore: Stephanie Reeds
 
7. Unë nuk kam frikë nga qëndrimi vetëm – Unë kam frikë nga përfundimi me njeriun e gabuar
Do ta pranoj. Ishte një kohë kur mendimi se isha vetëm më trembte për vdekje. Por, ato kohë kanë kaluar. Unë jam një grua e rritur tani.

Dhe jam vërtet e lumtur vetë. Nuk kam më frikë të qëndroj vetëm. Është mundësia që të përfundoj me një njeri të gabuar ajo që më tmerron.

Fiks keshtu
 
Nje shkrim I mrekullueshem ....eshte per ne grate qe kemi vendosur te jemi te lira dhe mos te shohim hijen tone dhe te mendojne se sduhet te jemi vetem .....ndihem gati 90% te permbajtjes si person sepse thjesht kam zgjedhur te mos kem njeriun e gabuar ...apo te jap njeriu llogari cbej .....ose te kem frike te dhenies se zemres...por thjesht jam 100% e bindur te mos martohem kurre eshte deshira ime ..
 
Ajo qe askush ka kuptuar akoma eshte qe

UN NUK KAM FRIK;
jan te tjeret qe me kane.

Kush se mund te humbi kontrollin tek une
Kush kur ngrej zerin...
Kush kur kerkoj vetem dashuri...

Kam nje jet kshu
Dhe vazhdoj kshu
Por se di se sa do vazhdoj kshu
Me mbidhet brenda dhe behem kshu.
 
E verteta eshte qe pertej tigrit kemi dhe lepurin brenda nesh qe na lejon friken si dicka normale.

Njerezit janë kafshe shoqerore,mbijetesa jone varet nga te qenit pjese e nje grupi keshtu qe une skam turp ta pranoj qe sme pelqen te jem vetem. :D
 
Ata pak njerez te shpirtit tim i dua afer meje,se pa ta do me vdiste shpirti im.
Pa bota ne djall te shkoje sa per mua.
 
Nuk dua të jem me dikë që më do vetëm për trupin tim.

Gjithashtu une, sikur e paskesh pershkruar autorja, po shpresoja te mos me donin per trupin tim.
 
Na sillni nje shami ju lutna shume se jena bukos nga mallengjimi..:P
 
Ne shoqerine e sotme, dashurine duan ta blene ose ta komandojne si nje makine. Per mua kjo eshte shume e gabuar.

Dashuria eshte e bukur sepse ka larmi, ka hidherim po ka edhe gezim, ka te qara po ka edhe te qeshura, ka hije po edhe drite.

Sado e bukur te jete nje lule, nese ndaj asaj nuk dhurohet perkujdesje, perkedhelje, endrra,... dashuri, ajo do te vyshket shume shpejt.

Prandaj, bashkohem me mendimin e Marles, ne nuk duhet te qendrojme vetem, pasi kemi nevoje per njeri-tjetrin, edhe pse mund te rezultoje i/e gabuar, por emocionet jane te bukura pavaresisht se jane negative apo pozitive, sepse ato i japin kuptim jetes.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top