Nuk ka komb kosovar ......

Arfenilla

Themelues i Forumit
harta%20e%20bashkimit%2001.jpg


Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka kritikuar të hënën ata që mendojnë dhe kanë përhapur idenë se ekziston një komb kosovar. Ai u ka thënë të gjithë atyre që mendojnë kësisoj se nëse nuk e ndiejnë veten se i takojnë kombit shqiptar, le ta ndërrojnë kombin.

Gjatë një fjalimi në hapjen solemne të konferencës dyditore me temën “Shekulli i shtetit shqiptar”, ambasadori Lauka ka hedhur kritika ndaj atyre që e kanë vënë në qarkullim tezën, siç e quajti ai, pseudo-shkencore, të ekzistimit të kombit kosovar. Ai shtoi se bartësit e kësaj ideje e kanë vetëm një qëllim, që ta lënë kombin shqiptar pa histori, dhe si rrjedhojë e kësaj, ta lënë atë edhe pa të ardhme.“Ju e dini se kohëve të fundit na kanë dalë disa teza, edhe të prodhimit vendor, por edhe nga importi, për një histori alternative, një histori tjetër nga jo që njohim deri tani. Me gjykimin nga ato që di, me këto teza pseudo-shkencore, bartësit e tyre kanë vetëm një qëllim. Cili është qëllimi i tyre? Që shqiptarët t’i lë pa histori, t’ua vjedhin historinë, t’i lënë pa kujtesë historike dhe duke e lënë pa histori dhe pa kujtesë historike do të thotë që t’i lëmë pa të ardhme, sepse një popull dhe një komb pa histori nuk ka as të ardhme”, ka thënë Lauka.Ndërsa, ambasadori Lauka u është drejtuar atyre që mendojnë se ekziston kombi kosovar, duke u thënë se mbi ç’bazë dhe ide u ballafaquan, qëndruan dhe luftuan shqiptarët e Kosovës përballë Serbisë. Sipas tij, e tërë ajo qëndresë u bë mbi motivin e kombit shqiptar, kulturës e gjuhës shqipe.

“Përgjigja është fare e thjeshtë edhe për kalamajtë e shkollës, e lë më për këta manipuluesit dhe spekuluesit e rinj, mohuesit e Tiranës dhe Prishtinës. Kjo përgjigje është kjo që po them më poshtë dhe që ju e dini dhe të gjithë e dinë që shqiptarët e Kosovës fituan me gjuhën shqipe, fituan me kulturën shqiptare, me traditat shqiptare, ata u udhëhoqën nga modelet e heronjve shqiptarë, realë, të gjallë, jo mitikë, por me emra konkretë”, ka thënë ai.Për ata që e mohojnë se i takojnë kombit shqiptar, ambasadori Lauka e ka një porosi, ta kërkojnë ndonjë komb tjetër.“Ai që e ndjen veten se nuk i takon këtij kombi, është i lirë të zgjedh një komb tjetër, sepse jemi në demokraci, s’ka problem. Bën zgjedhjen e vet. Kush e ndjen se s’e ka kombin e vet, është i lirë të kërkojë, sepse edhe mund ta gjejë. Por në gjykimin tim, shqiptarët e Kosovës nuk kanë nevojë të kërkojnë komb, ata e kanë, dhe jo vetëm e kanë, por janë lulja e kombit shqiptar”, ka thënë ai.Z,K
 
Titulli: Nuk ka komb kosovar ......

Jam plotesishte me ambasadorin e shqiperise ne kete rast ,ata qe pretendojne se egziston nje komb kosovar ata njerez nuk ja duan te miren shqiptareve edhe perpiqen qe me qdo kusht te na zhdukin nga etniteti i te qenit shqiptar qe eshte krenaria jon me e madhe .
Jan do pseudo gazetaruca ne kosove edhe do ne shqiperi qe kan fillu me kete teorin e re konspirative qe thirret komb kosovar ku e marrrin ata ate komb kosovar e krijuan ne laboratoret e serbise apo ku dreqin e marin ..
Eshte fyerje per me teper se 95% te popullsise te ju thuash se ju jeni nje komb tjeter jeni komb kosovar ,ne mundemi me qen dy shtete te ndryshme per shkak te marrezive te politikaneve tone edhe per shkak se bota e ka gjet nje dyshek te bute e vazhdon te kerceje mbi te por une jetoj ne kosove jam shtetas i kosoves ama kombesia jem oshte shqiptar nuk do futem kurre ne nje thes me pakicat tjera qe jetojne ne kosove...


Koha e Maskarenjeve Por Kosova eshte e Shqiptareve.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top