Nuk je çmendur nëse flet me vete

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1444733061cmenduria.jpg


Nuk është çmenduri të flasësh me veten. Dhe kjo jo vetëm në privatësi në shtëpinë tënde, por në rrugë, duke ecur, në zyrë apo duke bërë pazar. Të flasësh me veten është mjaft ndihmuese dhe të jep siguri, thotë për Huffington Post, Gigi Engle, redaktore e Elite Daily.

Mes gjenive është Albert Einstein, i cili përsëriste frazat ngadalë. Të flasësh me vete është një mënyrë që të mos ndihesh vetëm, e bën trurin më efiçent dhe sipas një studimi të publikuar në Taylor & Francis Online, është i nevojshëm

1. Bëheni më inteligjentë
Kjo është një mënyrë që të rrisësh vetëvlerësimin. Psikologët e kanë treguar këtë nëpërmjet një eksperimenti të thjeshtë. 20 personave u është thënë të gjejnë një produkt në supermarket. Herën e parë ata e gjetën me vështirësi, ndërsa herën e dytë iu kërkua që të përsërisnin emrin e produktit dhe ata e gjetën me shumë lehtësi. Live Science shkruan se të përsërisësh me vete atë që kërkon, e bën më solide atë që kërkojmë.

2. Të flasësh me zë të lartë të ndihmon, por vetëm kur e dimë mirë se çfarë kërkojmë
Nëse kërkoni diçka, përsërisni emrin e asaj që kërkoni dhe do ju ndihmojë me familjarizimin e pamjes së objektit. Kështu do të jetë më e lehtë për ta gjetur.

3. Mësoni të flisni, siç bëjnë fëmijët

Kur jemi fëmijë mësojmë të flasim e të përsërisim ato që na mësojnë të rriturit. Live Science thotë se kemi nevojë të dëgjojmë zërin tonë, dhe të mësojmë ta menaxhojmë atë. Për shembull, i keni dëgjuar fëmijët të flasin me vete apo me lodrat e tyre. Për ta kjo është një mënyrë e kalimit të problemeve. I shihni më pas kur dilni shëtitje se si i njohin makinat apo objekte të tjera .

4. Ju ndihmon të organizoni mendimet
Duke i thënë vetes tuaj listën e prioriteteve është më e lehtë të organizoni mendimet që pushtojnë mendjen tuaj. Të dëgjosh cilat janë problemet që duhet të përballosh, sipas psikologes Linda Sapadin, të ndihmon të qetësohesh dhe të kuptosh vendimet e rëndësishme dhe të vështira. Të gjithë e dimë që mënyra më e mirë për të zgjidhur një problem është të flasësh. Në momentin që problemi është i juaji, pse të mos flasësh me vete?


5. Ju ndihmon të arrini objektivat
Të përsërisësh herë pas here ato që ke arritur të ndihmon të kalosh më me lehtësi hapat e tjerë. Psikologia Linda Sapadin thotë: “Duke folur për problemet tuaja, me zë të lartë, vëmendja do të përqëndrohet në thelb të çështjes dhe do të arrini të kontrolloni më mirë emocionet, të përgatisni planet që ju duhen për të ecur para.

/ Top Channel
 
Titulli: Nuk je çmendur nëse flet me vete

po nk ka gja t keqe nese je ne shtepi por n rrug tmendojne per ndryshme kshu si duhet ta mbyllesh shut ap iihhiiihihi:mendim:
 
Titulli: Nuk je çmendur nëse flet me vete

Une e kap veten disa here duke thene ndonje gje madje bej dhe mimika por jo shpesh.

Me shume flas me mendje ose kendoj kur eci vetem ne rruge dhe prap e gjej veten qe jam duke e hapur gojen :lol:
 
Titulli: Nuk je çmendur nëse flet me vete

Po më zhgenjen bella .
Keq puna me goje hapur. :P

hahahaha sa hapur thua ti jo si shpelle ahahhaha vetem une e kuptoj :P
 
Titulli: Nuk je çmendur nëse flet me vete

Dhe tflas me veten mduhet lol
 
Titulli: Nuk je çmendur nëse flet me vete

Shenjat e para te skizofresise .

- Nuk po flas per rastet kur thjeshte po imiton veten tende, ose nje fraze ne pasqyre .... por ne rastet kur njerezit ecin rruges duke folur me veten e tyre, dhe pretendojne qe vertet po flasin me dike.
 
Titulli: Nuk je çmendur nëse flet me vete

Po nese une si shqiptar flas me vehte ne gjuhen Angleze...cka i bie te jem? Ne rregull apo shizofren?
 
Titulli: Nuk je çmendur nëse flet me vete

Po nese une si shqiptar flas me vehte ne gjuhen Angleze...cka i bie te jem? Ne rregull apo shizofren?

Shqiptareve ju falet ... nje rast i tille i ben inteligjent :lekundje:
 
Sapo bera nje diskutim te gjate me veten, perfundimi “jemi dy tipa qe nuk na puqen karakteret” lol lol
 
Veq mos i meshoni vetes :p se tjerat lejohen :)
 
Mos me lente kurre zoti pa biseda me veten time. Opo e vetmja ne bote qe me don kaq pa kushte,ama dhe une ate. :)

PS: Ama bisedat duhet pa ndotje akustike zeri,se pastaj thone i/e cmendur. :P
 
Interesant, prej se kam lindur, gjithnjë kam menduarë se jam vetë i dyti;
bile, ai i dyti shpesh mu ka gjindur në ca situata të vështira! :)
 
Back
Top