Nuk i jep pije alkoolike, minorenët e rrahin

My Self

Born To Be Happy
minorenet-alkool.jpg


Në një lokal në Lido di Camaiore (në Toskanë të Italisë), një barist refuzoi t’i jepte pije alkoolike një grupi minorenësh dhe në këmbim është rrahur nga këta të fundit.

Baristi është dërguar në spital si pasojë e goditjeve me grushta e shkelma nga një grup prej pesë djemsh, katër prej të cilëve minorenë.

Burri nuk kishte pranuar t’i jepte pije alkoolike djalit që kishte mbushur moshën kur kuptoi që porositë ia dërgonte më pas shokëve minorenë.

Kur baristi i ka kërkuar të largohen nga lokali, djemtë e kanë dhunuar fizikisht.

TCH
 
Titulli: Nuk i jep pije alkoolike, minorenët e rrahin

Nje veprim shume i mire nga baristi ! Po ato rrahje do te jene vetem meshire per shpirtine tij .
 
Back
Top