Sa e sigurt është që një lidhje e mirë ndihmon në shëndetin tonë, po kaq e sigurt është që një lidhje e keqe mund të na sëmurë! Një studim i Universitetit të Ohajos tek 4 çifte e vërteton këtë. U kërkua nga 80 persona të presin shumë pak pëllëmbën e tyre. Dhe më pas, për disa orë çdo ditë, diskutonin problemet e tyre. Tek ato çifte që menaxhonin problemet e tyre me qetësi dhe me dëshirë, plaga në pëllëmbën u mbyll 40% më shpejt sesa tek çiftet që përdornin përgjigje sarkastike dhe me ironi. Madje, u zbulua që reagimi organik i. femrave ndaj komente e të shëmtuara është shumë më i madh nga ai i meshkujve. Dhe kjo ndodh për dy arsye: Femrat i perceptojnë plotësisht komentet personale dhe sarkastike, ndërsa meshkujt nuk duket se i perceptojnë gjithmonë me të vërtetë. Akoma dhe kur meshkujt bezdisen ose nxehen nga ndonjë koment, e harrojnë shumë shpejt. Ndërsa femrat kanë tendencën të përjetojnë dhe të ripërjetojnë zemërimin e tyre.gazetajone