Nuk është dakord me planet e klubit, Conte largohet nga Interi

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
conte 1 600x338



Inter dhe Antonio Conte do të ndahen. Heshtja e trajnerit, i cili nuk dha intervista as gjatë festës së titullit kampion të zikaltërve për të shmangur pyetjet mbi të ardhmen e tij, vërtetoi frikën e tifozëve. Sot, “La Gazzetta dello Sport” dhe “Corriere dello Sport” i hapën faqet e para të gazetave me lamtumirën e Contes, i cili nuk i pranon dot kushtet e reja të klubit.
Suning ka vendosur që të ulë 20% të pagës së futbollistëve dhe të investojë në merkato 100 milionë euro. Sipas trajnerit, kjo nuk është e mjaftueshme për të përmirësuar ekipin.
Zyrtarizimi i ndarjes do të bëhet në 48 orët e ardhshme dhe Inter do të mundohet që të bindë Massimiliano Allegrin. Nëse nuk arrin që ta bindë ish-trajnerin e Milanit dhe Juves, do të përpiqet të sigurojë shërbimet e Maurizio Sarrit apo Sinisa Mihajlovic.
Ndërkohë, Conte do të marrë gjysmën e 12 milionë eurove që i takojnë nga viti i fundit i kontratës, por largimi i tij mund të çojë në largimin e disa lojtarëve të rëndësishëm që kanë marrëdhënie të shkëlqyer me të. Bëhet fjalë për Hakimi, Lautaro dhe Lukaku.

A2news.com
 

Attachments

  • conte-1.jpg
    conte-1.jpg
    33.2 KB · Shikime: 1

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top