LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Ndonjëherë i paguajmë shumë shtrenjtë disa vendime dhe veprime që marrim e bëjmë. Bëhet fjalë për një vajzë në Hampshire në Mbretërinë e Bashkuar, e cila nuk donte të kalonte natën në një shtrat me të dashurin, por vendimi i saj ka pasur pasoja jo dhe aq të dëshiruara. Ky vendim nuk i ka pëlqyer aspak Daniel Jones, të dashurit të Sophie Dalazell, i cili e ka konsideruar si një vendim poshtërues e ofendues për të. Ndërsa vajza ka ikur për të fjetur në shtëpinë e nënës së saj, ai, i acaruar tej mase, ka shkuar në banesën e të dashurës dhe duke e kapur prej flokësh, e ka nxjerrë jashtë. Pasi e ka detyruar të zhvishet tërësisht e të ngelë pa asnjë rrobë në trup, ai e ka lidhur në një pemë, disa metra larg banesës së Sophie-s. Më pas, i vetëkënaqur nga veprimi i tij, ka ulëritur duke thënë: “Kjo është ajo që i ndodh prostitutave si ti”. Më pas Daniel hipi në makinë dhe e la vajzën të vetme, në mes të të ftohtit dhe tërësisht të zhveshur. Fatmirësisht, vajza ka mundur të zgjidhet dhe ka kërkuar ndihmë tek një shtëpi aty pranë, në të cilën banonin një çift të moshuarish, që më pas kanë lajmëruar edhe policinë. Në fund, Daniel u dënua nga gjykata me 5 vite burg, për veprimin e tij meskin./a.s/noa.al