*** Nuk do të kishte internet pa El-Havarizmin ***

Ado

FISEBILIL-LAH
*** Nuk do të kishte internet pa El-Havarizmin ***

Kryeredaktori i gazetës gjermane Frankfurter Algemajne Cajtung Wolfgang Günter Lerch tha se bota sot nuk do ta shihte me sy internetin e as kompjuterin sikur të mos ishin teoritë dhe konceptet e themeluesit të dy shkencave asaj të logaritmit dhe të algjebrës, si dhe autori i rregullave të shkencës së aritmetikës bashkëkohore, dijetari musliman Ebu Xhafer Muhamed ibën Musa El-Havarizmij.

Lerch tha që pionierët gjerman të shkencës së matematikës Adam Rezadhe Carl Friedrich Gauss, Kurt Javidal ndërtuan kërkimet e tyre shkencore mbi rezultatet që kishte arritur El – Havarizmij, të cilit i atribuohet koncepti i Havarizmit - algoritmit në matematikë dhe numërohet te disa matematicientë si baba shpirtëror i shkencës së aritmetikës.

Ai shtoi: “nuk diskutohet në asnjë temë shkencore rreth rëndësisë së internetit pa u argumentuar me havarizmite – algoritme të cilat i zbuloi astronomi dhe matematicienti i madh musliman, i cili vjen nga një vend i quajtur Havarizm tash gjendet në mes Uzbekistanit dhe Turkmenistanit“.

Lerch gazetari gjerman njohës i historisë dhe civilizimit islam përmendi gjithashtu që Havarizmi numërohet njëri nga shkencëtarët më të njohur në botën arabe dhe islame në lëmin e matematikës, astronomisë dhe aritmetikës. I njëjtë ishte edhe Ebu Rejhan El – Bejruni i cili vendosi themelet e para në shkencat e gjeografisë, të hartave si dhe shkenca të tjera.

Gazetari gjerman paralajmëroi që përkthimet e veprave të El-Havarizmit në mesjetë në gjuhën latine i ndihmuan Evropës që të arrijë deri te ato që i përdorë sot si teori të reja në shkencat e matematikës dhe aritmetikës, duke aluduar në autorin e librit “algjebra dhe intervista“ i cili është themeluesi i bazave të shkencave të algjebrës dhe llogaritjes së logaritmit, dhe i pari që e futi në funksion zeron në llogaritje, zbulues i shenjës së barazimit si dhe shumëzimit të mbledhjes dhe zbritjes.

Gjithashtu vuri në dukje që El – Havarizmi u mbështet në ekuacionet e tij matematikore në numra dhe shenja matematikore kurse grekët mbështeteshin në shkronja dhe vizatime.

Shtëpia e Urtësisë

El – Havarizmi pjesën e dytë të jetës së tij e kaloi në Bagdad kryeqytetin e artë të Kalifatit islam të Abasidëve që në kohën e tij shtrihej nga Afrika veriore e gjerë tek Azia qendrore.

Ai gjithashtu vuri në dukje rolin e kalifëve abasid në mbështetjen e diturisë dhe inkurajimin e muslimanëve që të hapen ndaj kulturave dhe civilizimeve të ndryshme. Kalifi Memun e kishte caktuar El – Havarizmin në krye të “Shtëpisë së Urtësisë “ në të cilën shkriheshin idetë dhe përvojat e dalluara të të gjithë dijetarëve si të atyre musliman e po ashtu edhe të tjerë.

Në fund kryeredaktori i gazetës Frankfurter Algemajne Cajtung shtoi : “edhe pse viti i lindjes së El – Havarizmit mbeti i panjohur mirëpo ndikimi i këtij dijetari të madh do të mbetët i madh dhe tregues për të gjitha kohërat dhe vendet“.
 
Pe: *** Nuk do të kishte internet pa El-Havarizmin ***

Ju kam then qe ne Muslimanet kemi qene te menqur çdoher dhe prej neve kan mesuar te tjeret.

Perseri ju them: Ne kemi qene dhe jemi !
 
Pe: *** Nuk do të kishte internet pa El-Havarizmin ***

Ju kam then qe ne Muslimanet kemi qene te menqur çdoher dhe prej neve kan mesuar te tjeret.

Perseri ju them: Ne kemi qene dhe jemi !

as qe e veme ne diskutim qe ka mysliman te zgjuar...Po do te thosha njeriu nuk behet i zgjuar se eshte mysliman ...Ate dhunti ja jep Zoti ska rendesi se ceshte ...mund te jete dhe i pa fe dhe eshte i zgjuar :)
 
Titulli: *** Nuk do të kishte internet pa El-Havarizmin ***

Un se di o beni vet luani rrolin ose jeni me te vertet nga natyra , cjan kto parralla aman e morem vesht qe myslimanet kan ndertu e kan ber.Se 1 shoku im qe doli nga burgu per vrasje mysliman u be ai ndihmoj ne rritjen e krimit jeni te zotet e di ,binladen shfarrosi gjith ato njerez esht kriminel me plot gojen qe me vjen turp qe jam mysliman prej sjelljes se tij .Jetesa cti bej se sflas dot sic duhet per arsye te pzicionit qe kam po te them vetem kaq , ti sje myslimane meqe thu kemi qen dhe jemi ;) pse 1 qe ka fe tjeter ska qene dhe esht .Hajd me te mira e citoni sa te doni tani se per mu 1 tuf me dele me ngjani .
 
Pe: *** Nuk do të kishte internet pa El-Havarizmin ***

Kriminelèt me te medhenj jane ata qe sjan musliman fare...

Shikoni dhe llogariteni vet...

Dhe pa ne muslimanet, bota sdo te mund te mbijetonte...
 
Pe: *** Nuk do të kishte internet pa El-Havarizmin ***

Nje material informues qe na ben te dijme me shume rreth personaliteteve qe kan kontribuar ne arritjet e sotme ose te motshme. KAQ. Se shoh aspak teme per te diskutuar si jane muslimant apo jo muslimanet.Kush eshte i zgjaur e kush jo. Si dhe s'ka pse te hidhet balte mbi nje figure me shembuj qe skan lidhje subjektin ne fjale.

Fshati qe duket nuk don kallauz. :)
 
Pe: *** Nuk do të kishte internet pa El-Havarizmin ***

Jo eshte per te diskutuar kush i menqur dhe kush jo, sepse pa el-Havarizmin sdo te kishit ju fare mundesi te jeni tani ne Forum virtual...

Mendoni edhe me gjat pa Internet...

Pra mos fshihni te ndriturit mbi muslimanet... sepse njerezit e kesaj kohe jane mesu te fshehin dhe te vjedhin punen e muslimaneve shum...dhe e hedhin lavdin vetes se tyre...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: *** Nuk do të kishte internet pa El-Havarizmin ***

Ji me e qete Jetesa, calm down lil bit !

p.s. Ky eshte vetem njeri nder te shumtet musliman qe kane kontribuar ne shkence.
 
Pe: Titulli: *** Nuk do të kishte internet pa El-Havarizmin ***

Ji me e qete Jetesa, calm down lil bit !

p.s. Ky eshte vetem njeri nder te shumtet musliman qe kane kontribuar ne shkence.


Faleminderit por skam pas asgje nevoj as per keshillen tuaj...

Njeriu nganjeher eshte i qet dhe nganjeher i teprohet ...

Faleminderit per mirkuptim...
 
Titulli: *** Nuk do të kishte internet pa El-Havarizmin ***

S'ka gje. Cdonjeri ka nevoje per keshilla, dhe muslimani duhet t'i mirepret keshillat.

Selam
 
Back
Top