Not përkrah peshkaqenëve

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
gruajapeshkaqen1-0503.jpg
Dashuria për natyrën dhe mbrojtjen e specieve e ka shtyrë Ocean Ramseyn në kufijtë e të paimagjinueshmes.

Një ish-modele dhe zhytëse, 27-vjeçarja ka zgjedhur të ndërrojë jetë dhe të notojë përkrah peshkaqenëve, për të treguar se shumë prej nesh kanë një mendim të gabuar duke i konsideruar peshkaqenët si vrasës të pamëshirshëm.

Ramsey, në një intervistë për “Daily Mail”, krenohet se ka notuar përkrah 32 lloj peshkaqenësh dhe se ka “kalëruar” një peshkaqen të bardhë 5 metra të gjatë, një prej specieve të konsideruara si më të agresivet ndaj njeriut.

gruajapershkaqen-0503.jpg


gruajapeshkaqen1-0503.jpg


”ثshtë e vërtetë se ndonjëherë peshkaqenët sulmojnë, por vetëm atëherë kur ngatërrojnë një njeri me një pre të zakonshme, siç mund të jetë një fokë. Megjithatë, peshkaqenët nuk janë aspak ata vrasësit e tmerrshëm që pasqyrojnë shumë filma rreth tyre”, deklaroi amerikania Ramsey.

gr2-0503.jpg
gr3-0503.jpg


gr4-0503.jpg


”Ndihem me shumë fat që kam kaluar disa prej momenteve më të mira të jetës sime përkrah peshkaqenëve të bardhë. Së fundmi, realizova notin tim të tretë përkrah tyre”, shtoi ajo. /tch

gr5-0503.jpg


Po ju sa trima jeni? Do notonit me peshkaqenat?
 
Titulli: Not përkrah peshkaqenëve

Waw kushedi sa adrenaline ka ndjere kjo :D
Une vec kur shoh nje meduse te vockel ne plazh terbohem :p
 
Pe: Not përkrah peshkaqenëve

Unë luaj loto, por jo me jetën!

Ja edhe ca të tjera ku ushqejnë peshkaqenët nën ujë:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Not përkrah peshkaqenëve

Nuk me plq ky heroizmin se bejn NJERZIT me rrezikun ...jeta eshte ne pytje ajo 1 her te jepet .
 
Të notosh me peshkaqenët

peshkaqeni-canabal.jpg


Vincent Canabal është një burrë i cili si shumë të tjerë kënaqet duke u larë në det, por ndryshe nga njerëzit e zakonshëm ai shoqërohet nga disa peshkaqenë të bardhë që njihen si peshkaqenët më të rrezikshëm për njeriun.

peshkaqeni-canabal1.jpg


Këto foto të 34-vjeçarit janë bërë në Bahamas nga fotografi Michael Patrick O’Neill, i cili shpjegon procesin e punës.

“Edhe pse janë të frikshëm, peshkaqenët në përgjithësi nuk i afrohen njerëzve. Duhet të jesh i kujdesshëm, duhet të notosh ngadalë dhe pa përplasur këmbët. Gjithashtu nuk duhet që të shkosh në drejtimin e tyre pasi ndihen të kërcënuar dhe të sulmojnë.”

peshkaqeni-canabal2.jpg


Që nga viti 2011 në Bahamas nuk lejohet peshkimi i peshkaqenëve dhe këto ujëra janë kthyer në një vend të shenjtë për 40 lloje të tyre. Tashmë këta peshkaqenë janë një atraksion turistik dhe shumë zhytës vijnë për t’i “takuar” në çdo periudhë të vitit.
TCH


peshkaqeni-canabal3.jpg
 
Titulli: Të notosh me peshkaqenët

Kane gjetur momentin e duhur pa te ishin te uritur peshkaqenet do i kishin ngren te gjithe ata qe ishin aty..
 
Titulli: Të notosh me peshkaqenët

ne egjypt, jane vendet kastile,ku te cojn qe te zhytesh,gjithmon
mbas orarit kur peshkaqenet jane te ngopur
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top