Loyalty
Anëtar i Nderuar
-
- Anëtarësuar më
- Jul 19, 2008
-
- Mesazhe
- 3,770
-
- Reagimet e mara
- 298
-
- Vendndodhja
- Milano
-
- Website i juaj
- violabanajblog.wordpress.com
Noël Coypel (Paris 25 dhjetor 1628 - Paris 24 dhjetor 1707) qe një piktor francez, pjesëtar i shkollës klasike dhe ndjekës i Poussin-it. Qe biri i një artisti që kishte shumë pak sukses dhe nxënës i piktorit Noël Quillerier. U cilësua falë punës së ofruar nga Charles Errard në lidhje me disa piktura për Louvre dhe fitoi famën e tij me disa shërbime ndaj mbretit. Pjesëtar i "Akademisë Mbretërore të pikturës dhe skulpturës" nga 1663 dhe profesor ne 1664, drejtoi akademine e Francës në Romë nga 1673 deri ne 1675.
Coypel mori pjesë në dekorimin e Kështjellës së Versailles, nën drejtimin e Charles le Brun, në parlamentin e Rennes, Pallatin Tuillerie dhe Hotelin e invalideve.
Fëmijët dhe nipërit e tij gjithashtu u bënë piktora.