Nobody "Je suis Pakistan"

Quku

Marakli Krapit
Të paktën 60 persona u vranë dhe rreth 200 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në qytetin pakistanez të Lahores.

Shpërthimi ndodhi në një park të madh në jugperëndim të qytetit, ku ishin mbledhur shumë njerëz pasditen e së dielës. Policia pakistaneze tha se hetimet paraprake kanë ngritur dyshime për një sulm kamikaz, ndërsa ende askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Mediat vendase raportojnë se objektiv i sulmeve ishin familjet e krishtera të mbledhura në park për të festuar Pashkët, por kjo nuk konfirmohet nga autoritetet.

Të gjitha spitalet e mëdha të zonës janë në gjendje emergjence për t’u përballur me pasoja e shpërthimit.

Ky i fundit ndodhi në hyrje të parkur Gulshan-e-Iqbal, në një zonë që zakonisht shërben si parking për makinat.

Një prej zyrtarë të policisë lokale tha se shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë. Dëshmitarë okularë treguan për panikun që pushtoi turmën pas shpërthimit dhe njerëzit që shkelin mbi njëri tjetrin për t’ia mbathur.

Lahore është kryeqyteti i provincës Punjab, më e madhja dhe më e pasura në Pakistan. Punjabi është gjithashtu edhe baza e fuqisë politike të kryeministrit aktual Sharif. Vitet e fundit, Pakistani është përballur me sulme të shpeshta terroriste të kryera nga talebanët, por nuk mungojnë as konfliktet fetare.

/ Top Channel
 
Titulli: Nobody "Je suis Pakistan"

Gjynah ...u prehshin ne psqe
Prandaj duhen evitu kto ambientet e mbipopulluara se te plasin si fishekzjarr..pff
 
Titulli: Nobody "Je suis Pakistan"

Sdim cfare te jemi me para... U prehshin ne paqe, dhe drejtesia erdht ne vend....
 
Titulli: Nobody "Je suis Pakistan"

Paska plasur dhe andej?
Te rrojne tjeret
 
Titulli: Nobody "Je suis Pakistan"

U prehshin ne Paqe...Amen!
Me vjen keq per keta njerez qe humbin jeten me qindra e mijera cdo dite..per interesa te forta politike :(
 
Titulli: Nobody "Je suis Pakistan"

Gjynah ...u prehshin ne psqe
Prandaj duhen evitu kto ambientet e mbipopulluara se te plasin si fishekzjarr..pff

c'duan te krishteret qe festojne ne qytet, aty pari ne Nepal eshte Himalaya 8000m. Le te marrin malin Lol
 
Titulli: Nobody "Je suis Pakistan"

ثshtë tu marr fund kjo botë, ja kshu dalë ngadalë. :(
 
Titulli: Nobody "Je suis Pakistan"

"Je suis.." perdoret per keta te Evropes, Pakistani eshte shume larg!
 
Titulli: Nobody "Je suis Pakistan"

"Je suis.." perdoret per keta te Evropes, Pakistani eshte shume larg!

Ne qe jemi nje kat me poshte, te vdesim ne... tha ai te pallati 176 :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top